titleToAlt
Gjithçka që ju keni nevojë të dini për gjuhën shqipedhe perdorimin e saj studiues, studentë, gazetarë dhe për shkollat shqipe jashtë atdheut. - gramatikë në formatin alfabetik - paraqitje e plotë e gramatikës së shqipes - përqasje për kuptimin dhe përdorimin e saj - shtjellime dhe shpjegime të kategorive gramatikore të gjuhës shqipe - zgjedhime të plota të disa foljeve tipike të gjuhës shqipe - terma për kategoritë e gramatik - shembuj dhe tabela gramatikore etj
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në librin "Sintaksi i shqipes", botuar fillimisht më 1942 dhe kushtur klasave të II, III, IV të shkollave të mesme, At Justin Rrota, kur nis që të shpjegojë subjektin (kryefjalën), jep në mes tjerash këto fjali-shembuj: “- Krijuesi sundon shekullin. - Nieri do të vuejë shumë. - S'asht marre me këqyrun punën. - Fort vështirë asht mos me gabue kurr. - T'urtin gjithkush e çmon. - Të parët tanë kjoshin bekue! Të kenunit i ndërgjegjshëm për punën që ke në dorë reflektohet deri n'detaj.”
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim autori parashtron: shkrime kushtuar normës gjuhësore në përgjithësi dhe normës në sistemete ndryshme, si nësistemin emëror, sistemin foljor, normën gjuhësore në publicistikën shqiptare, shkrime për çështje të ndryshme të kulturës së gjuhës, çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, çështje për toponiminë, referime jashtë shtetit për arritjet e gjuhësisë shqiptare dhe për aspekte të ndryshme kulturore që lidhen me shqipen e Shqipërinë, shkrime kushtuar figurave të ndryshme vendase e të huaja që lidhen me gjuhën shqipe dhe artikuj publicistikë, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme të shndërrimeve demokratike në Shqipëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen artikuj të botuar në revista gjuhësore e përmbledhje studimesh gjyhësore, si dhe kumtesa të mbajtura në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Gjuha dhe veçanërisht sintaksa e saj janë vazhdimisht në një dinamikë tëpandërprerë, vetë sintaksa përfaqëson nivelin më të lartë në piramidën hierarkike të një gjuhe, prandaj nga kjo fushë do të ketë gjithmonë çështje për diskutim.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ky punim paraqet një përshkrim të plotë të të frazës a periudhës kohore në gjuhën shqipe, por është paraqitur vetëm një tip i saj: periudha a fjalia e përbërë kohore e mirëfilltë ose e drejtpërdrejtë. Kjo monografi i drejtohet në radhë të parë studiusve dhe pedagogëve të gjuhës shqipe, studentëve , mësueve të gjuhës shqipe si dhe të interesuarve për studimet nga fusha e sintaksës së gjuhës shqipe.
Price: 550 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania