“...Një libër i ri studimor, ku përfshihen studime, përsiatje, refleksione përditshmërie, skica,
analiza që kanë objekt letërsinë. Boshtin kryesor të librit e përbëjnë përsiatjet e autores rreth
veshjes dhe ngjyrimeve lirike të tekstit letrar në përgjithësi. Në të vërtetë, dihet se emocioni,
ndjenja në art, edhe ajo e fjalës, pra, është përbërëse e përhershme, prani e nënkuptueshme që
nga fillimet e saj, por dozimi në llojet zhanrore, vjen shtigjeve, natyrave, perspektivave, ngasjeve
të ndryshme. Këtë shtresim nxitës rreh ta gjurmojë dhe ta thellojë përmes qasjes fare të veçantë
dhe origjinale, Rama, sidomos përmes vargjeve lirike të Rembosë, Bodlerit, Lamartinit, Lorkës,
Bërnsit dhe poetëve të tjerë nga poezia botërore, si dhe poezisë lirike të Lasgush Poradecit, Ali
Asllanit, Dritëro Agollit, Podrimjes, Shkrelit, Camajt dhe lirizmin te poezia e një sërë autorësh të
rinj të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Është për t’u veçuar analiza për dy kryeveprat e
Jeronim De Radës: “Këngët e Milosaos” dhe “Serafina Topia”, ai për “Procesin” e Kafkës, etj.
Përsiatjet, esetë dhe refleksionet janë dëshmi se autorja priret nga ngasje të ndryshme që vijnë
shtigjeve dhe fushave të shumta, dëshmi edhe e kërshërisë që libri do të nxisë te lexuesi.
Majlinda Nana Rama, s’ka dyshim se është lexuesi kreativ i tekstit letrar dhe sjell një qasje të
sajën, të veçantë dhe të suksesshme në fushën e studimeve letrare te ne...”
Price:
1000 Lekë