titleToAlt
Me rrugëtimin e një shkrimtari drejt një destinacioni ku do të jetë dëshmitar ngjarjesh të çuditshme fillon përmbledhja e plotë e prozës së shkurtër të Antonio Munoz Molina-s... Tek Asgjë e jashtëzakonshme zbulohet një Antonio Munoz Molina zbavitës, vetëkritik dhe i pazakontë. Një humor i mprehtë kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, në të cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin më të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Vetë Esmeralda është personazh i krijueses, është brenda saj. Është personazhi që shpreh botën femërore të provincës për të parë dritën e vetvetes. Vetëm ajo mund të bëjë diçka më shumë për ta kuptuar krijuesen e saj. Dhe, nëse do t'i vejë zëri deri tek ajo, mund t'i kërkojë të ndryshojë diçka a shumëçka. Ne, të jashtmit, presim. Vetëm të marrët mendojnë se dinë më shumë se krijuesit. Krijuesin, si të tillë, askush s'e ka parë. Titulli i librit "Tregimet e një personazhi" është një paradoks apo shkon drejt mosarsyes? Titulli lidh lëndën në mendimin e tij. Në rastin e Esmeraldës, ai është edhe shprehës i metodës së të shkruarit të saj, sepse ajo është personazhi kryesor i krijueses së saj. Dhe ky titull sjell diçka të re në teorinë e titujve. Shkruajnë... personazhet.” -Vasil VASILI Pjesë nga parathënia
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Qiproja filloi të krijojë profilin e saj letrar duke u mbështetur në traditat e në historinë e vet si pjesë e veçantë e helenizmit të shpërndarë, me tendenca gjithmonë qendërsynuese, por edhe me sprova të veta identiteti letrar, prirje që në ditët tona paraqesin një autonomi tematike të qartë. Kjo përmbledhje e përgatitur dhe e përkthyer nga Vangjel Zafirati sigurisht që nuk përbën "Antologjinë e tregimit qipriot". Nuk qe ky qëllimi i tij. Bëhet fjalë për përzgjedhje tregimesh përfaqësuese, cilësore nga letërsia qipriote, qëllim i cili mendoj se është realizuar me sukses. Është një përfaqësim i kufizuar, por cilësor, që i jep mundësi lexuesit shqiptar që nëpërmjet tregimit të njohë arritjet e letërsisë qipriote. Që të bëhet i dukshëm kuadri historik dhe lexuesi të ketë mundësi komunikimi me produktin shpirtëror, me të drejtë përzgjedhësi solli dhe përktheti tregime mes të cilave të pasqyrohet Qiproja dhe populli i saj - heronjtë e tregimeve na çojnë në momente të njohura historike.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Mihail Shollohovi (1905-1984), shkrimtar me emër botëror, vjen me Fati i njeriut, një rrëfim i jashtëzakonshëm, që përpihet me një frymë. Bie në sy fakti se Çmimi Nobel iu dha Shollohovit në vitin 1965 jo për të gjithë krijimtarinë, por pikërisht për romanin Doni i Qetë. Akademia e Suedisë në vendimin e saj shprehet qartë: «Çmimi Nobel për letërsinë i jepet Mihail Aleksandroviç Shollohovit në shenjë mirënjohjeje për forcën dhe ndershmërinë që ka shpalosur në krijimin e epopesë për Donin, kushtuar fazave historike të jetës së popullit rus.» Anders Osterling, kryetari i Komitetit të Çmimit Nobel, deklaroi: Doni i Qetë është nga të gjitha pikëpamjet një vepër e fuqishme, që mjafton vetëm ajo për ta përligjur çmimin Shollohovit, pak me vonesë, por për fat të mirë jo shumë vonë. «Njeriu që shkroi romanin më të madh historik të letërsisë ruse pas Lufta dhe paqja eTolstoit, gjen sot vendin që i shkon për shtat midis klasikëve të letërsisë botërore», - ka shkruar sekretari i Çmimit Nobel, shkrimtari Karl Gierov...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Nga veranda jote duket shtëpia ime" është përmbledhja e parë me tregime e autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës. Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg çdo shablloni. Tregimet e tij nuk përfaqësojnë thjesht të qenit shqiptar, ato janë tregime për qenie njerëzore, që vuajnë, grinden, qeshin, bëjnë marrëzira, dashurojnë dhe urrejnë. "Nga veranda jote duket shtëpia ime" u rendit si një ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit "Strega" 2018, çmimi më i rëndësishëm letrar në Itali. “Të ndihesh mirë ose jo diku, nuk varet nga vendi kuje, por nga vetvetja. Kudo që shkon, merr gjithnjë me vete diçka që, në fund të fundit, e bën çdo vend njësoj si gjithë të tjerët.” “Në tregimet e Malajt [...] matet gjithë largesa mes ëndrrës dhe realitetit, tregohet se ç'do të thotë "i huaj" qoftë në Itali, qoftë në Shqipëri.” Luca Formenton “Prania e një narratori kryesisht të" jashtëm dhe gjithëpërfshirës, së bashku me këndvështrimin ironik dhe zgjedhjen e një gjuhe të ngjyrosur nga një "realizëm i pisët", krijon mundësinë për të ruajtur largesën e duhur (emocionale, por edhe kulturore) si nga shoqëria pritëse, ashtu edhe ajo amtare.” L'indice dei libri del mese
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Janë 22 tregime shkruar brenda 60 ditëve të karantinës 12 mars -12 maj. Libri përbëhet nga dy nënndarje Cikli Apollonik dhe Kronika të pashkruara, ku përpunohen disa tematika tabu, të panjohura për lexuesin. Mjaft subjekte ishin projektuar më parë në trajtë sinopsesh, ose të përfshira në njësinë e Kronikave. Tregime si Zarfi me kordon të zi, Komploti i Klubit të gazetarëve, janë ideuar gjatë përpunimit të evidencave dhe memories. Shënimet mbajtur gjatë punës si gazetar televiziv në terren, para dhe gjatë trazirave të vitit 1997, por dhe gjatë luftës së Kosovës më 1999, kanë rezultuar të vlefshme në rimarrjen e disa ngjarjeve dhe situatave të krimit si në tregimet Beratoktoni Altin Dardha dhe Kollçikët e mbretit Gent lidhur me plaçkitjen e artefakteve ilire të Muzeut Arkeologjik të Durrësit më 1997-99.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"Elefantët" - një histori ku tregohet sesi një qytet përfundon nën thundrat e elefantëve dhe "Shtamba" - një histori e dhimbshme gjakmarrjesh që nis nga thyerja e një shtambe.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
E lindur në qytetin e Shkodrës, me 14 shtator 1942, Sadija do të pikaste herët pasionin e saj për letërsinë, gjë që do të bënte të niste studimet në Tiranë në Fakultetin e Letërsisë. Ajo i përket brezit të parë të studentëve që dolën nga auditorët e Filologjikut që do të kishin më pas një kontribut në historinë e redaktimit dhe letërsisë shqipe. Për gati gjysmë shekulli përkrah një prej personazheve më të njohur të letrave shqipe Sadije Agolli diti të ruante personalitetin e një gruaje model duke krijuar gjithë hapësirat e duhura për t'ia bërë më të lehtë veprimtarinë e tij krijuese dhe jo vetëm. Bashkëshortja e shkrimtarit të popullit ishte lexuesja dhe redaktorja e parë e veprave të tij, duke i qëndruar pranë për 52-vite. Sadije Agolli u bashkua përjetësisht me Dritëro Agollin në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, në shkurt 2019. Sadije Agolli ka qenë gazetare dhe redaktore për vite me radhë duke i dhënë një kontribut të madh publicistikës shqiptare: Gazeta Mësuesi", Revista "Skena dhe Ekrani". "Një grua e cila e njihte mirë kulturën dhe artin. Ka shkruar dhe vetë tregime dhe ka dhënë kontributin e saj në gazetarinë shqiptare, madje ka punuar në revistë të specializuar, "Skena dhe ekrani". Pra ajo kishte profilin e vet. Një profil që është i dokumentuar në qindra fletë të shkruara dhe të botuara në shtyp. Sadija jetoi, bashkëpunoi me një shkrimtar të famshëm e me autoritet siç ishte Dritëroi. Madje mund të them se faktori proverbial për ta mbajtur gjallë Dritëroin, ka qenë pikërisht gruaja e tij Sadije Agolli. Sadija është shpirti binjak i Dritëroit. Në njohjet e mia gati 40-vjeçare më dukej se ishin të dy shpirtrat në një trup." -Moikom Zeqo
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Vepra të autorëve më të njohur në botë përsa i përket tregimeve të shkurtra janë sjellë në shqip të përkthyera nga Roland Gjoza. Antologjia përfshinë zëra të njohur si: Guy de Maupassant, Doris Lessing, Graham Greene, Isaac Babel, Prosper Marimee, Ernes Hemingway, Grace Paley, Paula Fox, Yukio Mishima etj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
José Acosta, si rrëfimtar, pi ujë në burimin e realizmit magjik, rryma letrare, e cila solli atë që u quajt Boom Latinoameikan, e përfaqësuar nga kolosë të tillë të letërsisë hispanike si Rulfo, Marquez, Llosa, Fuentes, e të tjerë. Autori domenikan të mban pezull e të çon nga një e papritur te një tjetër e papritur me një mënyrë të magjishme të rrëfyeri, të ngjashme me atë të prozatorit tjetër të talentuar latinoamerikan, Roberto Bolaño. Përkthyesi
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër paraqiten 20 tregime të zgjedhura nga krijimtaria e 10 prej autorëve më të shquar të Amerikës Latine SI Borges, Mario Vargas Losa, Gabriel Markez, Carlos huentes, Cristina Peri Rossi etj.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Vepra e katërt e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Një nga të tre, Belaja, E dala huq, Mashtrues pa dashje, Shpifja, Shkrepesja suedeze, Nata e krishtlindjes, 7500, Komediani, Hakmarrja e femrës, Në gjueti, Oh! Gra, gra!, Perpetuum mobile, Leximi, Trifoni, Njeriu krenar, U grind me gruan, Kirurgia, Kultura e përgjithshme, Provimi i ngritjes në detyrë, Lotët që s'i pa bota, Në varrezë, Lumturia e grave, Dasma e kuzhiniores, Muri, Në dhe të huaj, Kaposhi i detit, Porosi për ata që duan të martohen, Ninocka, Qeni i shtrenjtë, Martesat pas 10-15 vjeteve, Pleqëri, Pasqyra, Propozimi, I jashtezakonshmi, Shshsht, Mullis, Oratori, Jubileu, Vanjka, Ishte ajo, Fundi i mirë, Sirena, Zinoçka, Doktori, Hakmarrësi, Mesimet e shtrenjta, Kriza, Këpucari dhe qoftëlargu, Hajdutët, Gusevi, Tregimi i nje të panjohuri, Studenti, Ne karro, Mes miqsh Njeriu në kallëf, Rast nga praktika, Në përrua, Peshkopi, Letra.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e tretë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Kosa e gjelber (Një roman i vogël), Takimi u bë, por, Lulet e vonuara, Budallai, Vëllaçkoja, Një natyre misterioze, Dinaku, Kuvendimi, Hajduti, Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, Vjehrra avokate, Provimi i greqishtes së vjetër, Maçoku, Si u lidha me martesë, Një herë në vit, Djalka i lig, Paja, E bija e albionit, Skllavi ne lirim, Tutori, E çoi në vend porosinë, Përshpirtja, Pjese nga ditari i një lëneshe, Në det, Mysafiri, Gënjeshtarët, Kryefamiljari, Hapi serioz, Koristja, Rara avis, Fatkeqësia e tjetrit, Bashkëshorti, Fatkeqesia, Çorapi rozë, Vogëlsi jete, Hetuesi, E puthura, Drama, Telashi, Pa titull, Dua gjumë, Bukuroshet, Ditëlindja, Një histori e mërzitshme, Historia e një ndermarrjeje tregtare, Pavioni nr. 6, Ariadna, Pecenjegu, Në folenë prindërore.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e dytë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Ai dhe ajo, Dy skandale, Idili! Ah e uh!, Pasqyra shpërfytyruese, Gëzimi, Rrëfimi, Mënyra e vetme, Hipnotizuesi, Ikja, Gruaja pa paragjykime, Falënderuesi, Qullacja, Martesa me prike, Midhjet, Pema e vitit të ri, Qejfprishuri, Bëzhdila, Njëri më i mire se tjetri, I pashpresi, Jeta është e mrekullueshme, Gjahtari i çifligarit, Parathënie e domosdoshme, Zonjat, I njohuri, Ilumturi, Në vile, Nga mërzia, Tmerret, Farmacistja, Të tepërtit, Fshehti, Kazaku, Takimi, Basti, Dueli, Frika, Vrasja, Shtepla me pullazine, Pas krishtlindjes, Muzhikët, Shpirtka, Prishje drejtpeshimesh
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e parë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Në ndjeksh dy lepuj, nuk kap asnjërin, Babushi, Gjithçka mori fund, Një histori e ndyrë, Zonja, Malli i gjallë, Dy njerëz brenda në një, Në gozhdë, Këshilla, Shampanja, Lypsari, Një histori e ndyrë, Kashtanka, Rast nga praktika gjyqësore, Vdekja e nëpunësit, I trashi dhe i holli, Kameleoni, Maska, Kapteri Prishibejev, Uniforma e kapitenit, Bashkëbisedimi njeriut me qenin, Heqja e gradës, Sorsa, Mbiemer kali, Fëmijët, Pikëllimi, Anjuta, Shakaja, Agafia, Ujku, Torturat e Vitit të Ri, Stepa, Pilivricka, Pas teatrit, Fragmenti, Komshinjtë, Mësuesi i letërsisë, Bashkëshortja, Jeta ime, Zonja me kone.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar. Në më të shumtën e herëve, përmbledhur në fraza të gatshme, në një renditje të rastësishme të tyre, preteksti tingëllon kështu: ne kemi qenë të persekutuar nga ju, jo ju nga ne; ne jemi zot të kësaj toke dhe të kësaj prone qysh prej krijimit të botës, ju po përpiqeni të na e merrni ose tamam na e keni marrë; ne jemi këtu bashkë me ju, por nëse do të pranojmë të bashkëjetojmë ende, një ditë ju do të bëheni më të fortë se ne dhe do të na robëroni; ne jemi autoktonë, ju jeni ardhacakë; ne jemi të qytetëruar, ju jeni barbarë; ne jemi në rrugën e drejtë, ju jeni në rrugën e gabuar; ne jemi të pastër, ju jeni të ndyrë; ne jemi të zhvilluar, ju jeni të prapambetur; ne jemi në qendër, ju jeni në periferi; ne kemi histori, traditë, ju nuk keni; ne jemi pronarë, ju jeni skllevër; ne jemi të zgjedhur të Zotit, ju jeni të mallkuar etj.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kui-tesencë artistike. Emri tij i shtohetasaj vijës së jashtëzakonshme ruse, doktor-shkrimtar. Ai ka fituar çmime të shumta dhe pjesët e tij teatrale shfaqen në mbarë Rusinë. Në vitin 2005, ndërsa punonte në spitalin rajonal në Tarusa, Maxim Osipov, si humanist vizionar, themeloi një fondacion humanitar për të siguruar mbijetesën e këtij spitali. Veprat e tij letrare janë përkthyer deri tani në më shumë se 18 gjuhë. Aktualisht jeton në Tarusa, i njohur si qytet artistësh, pikërisht 101 kilo-metra nga Moska.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Diamanti poetik i librit është, për mendimin tim, tregimi i shkurtër lirik, por dhe melankolik, Ata që vraponin si kuaj, një tekst ekzistencial për brishtësinë e trupit (të lulëzuar) dhe përfundimisht për vetminë lakuriqe të njeriut... Ky tregim s'ka pse ta ketë zili as tregimin kryevepër të Papadiamantisit Dashuri në dëborë.”-Profesor Jorgos Kehajiogllu Universiteti i Selanikut “Nuk ekziston asgjë njëdimensionale në tregimet e Kristos Haxhipapasit, as në gjuhë, as në narrativë, as në tematikën e tij. Kjo tregon kujdesin e tij të vazhdueshëm dhe përpjekjen e vetëdijshme me krijimin, çka e bën veprën e tij tejet interesante.” -Emilios Solomos shkrimtar Shkrimtari në vëllimin e tij të pestë me tregime Dashnorë nga raca armiqësore arrin të ndërthurë historinë me realitetin dhe trillimin, duke gërshetuar në mënyrë mjeshtërore ankthin ekzistencial me problematikën sociale dhe shqetësimin njerëzor. Kompozon një peizazh të përshtatshëm për zhvillimin dhe kultivimin e një ligjërimi befasues narrativ, me një prejardhje të qartë ideologjike. Ky vëllim rrezaton emocionalisht shpirtin qipriot, të mbingarkuar me pushtim, por në të njëjtën kohë posedon dhe pasionet "civile".
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Tregimet e përfshira në këtë botim të Mopasanit janë: Zonjusha Perlë/ Dramë e një zemre të përulur/ Kokoja/ E bija e Rokës/ Eremiti/ Në varkë/ Në udhëtim/ Lumturia/ Ime shoqe/ Historia e një Shërbëtoreje/ Fuçia e vogël/ Babai/ Shtëpia Telje/ Zonjusha Fifi/ Dy miq/ E çmendura/ Xha Miloni
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja "Rikthimi i Sherlok Holmsit" përbëhet nga 13 tregime, të shkruara mes viteve 1902-1903, botuar në Revistën Strend në Londër. Autori deshi të bënte një pushim e ta mbyllte kapitullin e Sherlok Holmsit, ndaj tek tregimi Problemi i Fundit planifikoi vdekjen e personazhit kaq të famshëm. Mirëpo këmbëngulja e madhe e lexuesve të apasionuar pas detektivit gjeni e detyroi që të vazhdonte me rastet e vrasjeve që kërkonin zgjidhje. Te tregimi i parë i përmbledhjes Dojli shpjegon edhe rrethanat në të cilat Sherlok Holmsi kishte mbijetuar.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania