titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Toni Grizi ëndërron të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve kampionë që stërvit babai i tij. Për fat të mirë apo të keq, sulmuesi kryesor i skuadrës është lënduar gjatë pushimeve dhe duhet gjetur një zëvendësues sa më shpejt. Edhe pse babai i tij, Grizli, nuk është dakord dhe gjithë të tjerët mendojnë se ai është shumë i vogël dhe i brishte... Toni do të bëjë gjithçka për t'u futur në klubin e ëndrrave të tij. Këshilla ime: « Bëje jetën tënde ëndërr dhe ëndrrën realitet» Shprehje nga libri "Princi i vogël" i Saint-Exupery.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Sulmuesi Mikael Ribo, pas rikthimit, ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadres makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves, janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri... A do të mund ta kalojë Toni këtë sprovë? Në cilën fushë gjendet kundërshtari i vërtetë?
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Emocione 2017
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Në këtë vit jubilar për Basketbollin Shqiptar, është një kënaqësi e veçantë për mua që të ndaj me ju disa nga imazhet më të mira në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, si një dëshmi e historisë së këtij sporti, pa pretenduar se ky album pasqyron rrugëtimin e plotë të basketbollit në Shqipëri. Kjo përmbledhje imazhesh është thjeshtë një fragment i kësaj historie të madhe, sepse historia e vërtetë janë ish-djemtë e vajzat basketbolliste të së shkuarës dhe vajzat e djemtë basketbollistë të ditëve të sotme...”-Avni Ponari, President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Libri “Një jetë me sportin” i ish- futbollistit dhe ish-drejtuesit të lartë të sportit Mehdi Bushati, është një libër historik- biografik që përmban rrëfime të patreguara më parë nga ish-futbollisti Bushati. Libri ndahet në tre pjesë ku pjesa e parë flet për hapat e parë të Bushatit në sport, rrëfen karrierën me Dinamon dhe Kombëtaren.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Sport Enciklopedi” është libri më i ri për sportin, që është sjellë për lexuesit nga Prof. Dr. Lumturi Markola dhe Dr. Stavri Bello. Në të përfshihet gjithë historia e sportit shqiptar, që nga koha e ilirëve, pjesëmarrjet në Olimpiada dhe veprimtari të tjera ndërkombëtare, medaljet dhe titujt të fituara ndër vite. “Sporti, fuqia që ndryshon botën”, është lajtmotivi i librit ë fundit të botuar për sportin. Bëhet fjalë për enciklopedinë për sportin, të botuar nga Prof. Dr. Lumturi Markola, punonjëse shkencore, lektore në Universitetin e sporteve dhe Mjeshtre e Merituar Sporti me bashkëautor Dr. Stavri Bellon. “Sporti si vlerë kombëtare, – thotë Prof. Markola në këtë enciklopedi, – ku del në pah jo vetëm puna e sportistëve por edhe të gjithë strukturave sportive, ecuria e sportit tonë ndër vite, medaljet, titujt, etj.” “Në kopertinë ndodhet fotoja e kombëtares sonë të futbollit dhe jo pa qëllim, thotë, Prof. Markola. Kjo sepse ajo uron që puna e filluar me këtë ekip, të kurorëzohet me kalimin e përfaqësueses në finalet e Evropianit “Francë 2016”.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
11 Tetor 2015, data që hyri në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja Shqiptare ka shkruar historinë, duke bërë ëndrrën realitet. Pas fitores 3-0 me Armeninë, për herë të parë kuqezinjtë janë kualifikuar në një kompeticion të rëndësishëm, siç është ai Europian, duke u renditur në mesin e skuadrave elitare të futbollit.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Në sport është e vështirë të përcaktohen sportistët e një shekulli, pasi të paktën në çdo 15-20 vjet duhet të dalin më të mirët e kohës. Në rastin konkret, nuk e teproj kur them se bota e boksit, që nga fillimi i saj e ka mbretin e vet: dhe ky është Muhamed Ali. Ky libër është një vlerë e madhe për boksin dhe jo vetëm. Nëpërmjet jetës sportive të të madhit Kasus Klei, Muhamed Ali, na transmetohet bindshëm forca, guximi, vullneti, mirësia, shpresa...”-Teodor Janku, Mjeshtri i Merituar i Sportit
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Pasioni dhe dashuria shpeshherë të çojnë atje ku dëshiron. Cili është zëri që të thërret drejt suksesit? Askush nuk di ta thotë dhe në fund e gjithë përpjekja është një punësim në ato ndjenja që thamë më sipër, një vuajtje ku dominon shpresa, për t’u bërë i madh dhe i dëgjuar. Ky është një mikrob që shkakton sëmundjen më të ëmbël dhe më të dëshiruar për sportistët.
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Nuk janë të pakët futbollistët sulmues që e kanë filluar lojën nga porta. Kështu ka ndodhur edhe me futbollistin tonë të madh Panajot Pano, kështu ka ndodhur edhe me Mylerin. Më vonë ata pëlqyen sulmin. Për Mylerin, goli u bë shenjti i tij. Ai vlerësoi atë më të rëndësishmin e një loje futbolli. Të shënosh, t’ia hedhësh edhe portierit, kjo është çështja.
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Sot në qiellin e futbollit botëror, Messi është ylli më i afërt. Sigurisht që e kemi pranë, që e shikojmë dhe kënaqemi me të, e vlerësojmë ose e mbivlerësojmë më shumë se të se të tjerët. Po cili është Messi në të vërtetë?
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Kristiano Ronaldo është libri kushtuar yllit të futbollit botëror. Në të do të gjeni se si ka ndikuar fama, golat, kupat, diamantet, makinat më të mira dhe femrat më të bukura në jetën e tij. Çdo fëmijë kur të rritet dëshiron të bëhet si Ronaldo, të jetë i bukur dhe i famshëm si ai. Nëpërmjet këtij libri ju do të merrni informacion mbi jetën, aktivitetin e tij sportiv dhe rrugëtimin që ka ndjekur ky futbollist për të kapur majat e futbollit.
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Libri është një reflektim për ecurinë, uljet dhe ngritjet e futbollit shqiptar në këto 7 dekada që nga koha e komunizmit dhe në këto vite tranzicion. Gazetari Balla rrëfen marrëdhënien e tij me futbollin dhe kombëtaren duke sjellë në këtë libër një rrëfim personal kur shoqëronte që fëmijë babain e tij në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, momentin kur guxoi t’i merrte autograf Franz Beckenbauer-it të madh pas një ndeshje në Qemal Stafa. “Ky libër botohet në 70-vjetorin e ndeshjes së parë ndërkombëtare të futbollit të kuqezinjve, në shenjë modeste mirënjohjeje dhe falënderimi për gjithë ata që kontribuuan në një vit historik, kur pjesëmarrja e Kombëtares në finalen e Kampionatit Europian na bëri të gjithëve të ndiheshim të barabartë, për dhjetë ditë, me të gjithë vendet e kontinentit”, shkruan në hyrje të librit autori. Ndërsa si pasthënie ai ka zgjedhur pikërisht momentin kur ai akoma një fëmjë takon idhullin e tij gjerman. “Kisha qenë në ndeshjet e Kombëtares dhe të “17 Nëntorit” për vite të tëra rresht. Shtëpia ime e dytë ishte stadiumi “Qemal Stafa”. Por për herë të fundit kisha qenë aty më shtator 1990. Dy herë. “Dinamo” kampione ndeshej me kampionët e “Olympic Marseilles”. Nuk di se si gjeta mënyrën të çaja kordonin policor për të hyrë në fushë. Deri aty ku trajneri i francezëve po testonte fushën, i shoqëruar nga një gazetar i “Sporti Popullor”. Idhulli im dhe i miliona tifozëve, Franz Beckenbauer, si dhe Robert Papa, pranë tij, ngelën të habitur. Një djalë i ri, me syze, bëri aktin e paprecedent: po i kërkonte Kaiserit një autograf, mbi një foto të tijën, me ngjyra, me Kupën e Botës që kishte ngritur dy muaj më parë, në Romë. Kaiseri firmosi foton dhe më pas fshiu dorën nga djersa e dorës sime të sikletosur që iu drejtua për ta shtrënguar. Gazetari i “Sportit Popullor” lajmëroi policët, të cilët më intervistuan me hollësi, por qëllimi ishte tjetër. Ata kërkonin të shihnin se çfarë letre kishte firmosur gjermani i famshëm. Për më tepër, njëri prej tyre tentoi ta griste, por duhet të ketë ndeshur në sy njerëzish të inatosur. Ishin kohë të vështira për regjimin. Njerëzit braktisën shkallët e stadiumeve dhe iu drejtuan ambasadave dhe shesheve e, më pas, edhe porteve dhe kufijve. Në stadium nuk do ktheheshin për shumë vite me radhë. Bashkë me ta, as unë….”– shkruan Balla.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Materiali që ju ofrohet në faqet e këtij libri është tentativa më serioze e bërë deri më sot për dokumentimin dhe pasqyrimin me vërtetësi e paanësi të përpjekjeve, sakrificave, përkushtimit e arritjeve të shumë brezave, në ngritjen dhe përsosjen e një vlere të vërtetë kombëtare në fushën kulturoreartistike në vendin tonë. Në vitet 1930-1935, disa të rinj guximtarë, të nxitur nga artistë endacakë që erdhën nga vende të ndryshëm të botës hodhën hapat e para në këtë fushë me fuqi të madhe magnetike. Të tjerë i pasuan dhe dalëngadalë filloi të marrë trajtë shtëpiza e artistëve tanë të cirkut, që vit pas viti e dekadë pas dekade u rrit dhe u pasurua duke u transformuar në një ndërtesë të bukur, të pëlqyeshme e të dashur për artistët dhe artdashësit e cirkut. Materiali i ofruar është interesant dhe tërheqës jo vetëm për personat e fushës, por edhe për cilindo lexues, i cili do ta gjejë të pëlqyeshëm dhe joshës, për të mësuar diçka më shumë në jetën e tij për artin magjik të cirkut dhe artistët që e trajtojnë atë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libri im i parë i futbollit është një udhëzues hap pas hapi nga stërvitja deri te fishkëllima e arbitrit. Në të do të gjeni gjithçka që duhet të dini për të përmirësuar lojën tuaj. Fotografi të mrekullueshme ilustrojnë çdo aspekt të këtij sporti. Gjithashtu do të njiheni me lojtarët e mëdhenj të të gjitha kohërave.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër më dyqind fjalë-tituj zbulohen sekretet, karakteristikat teknike, aspektet e jetës publike dhe private të njërit prej futbollistëvë më të famshëm të planetit: Andrij Shevçenkos.nKy libër është çelësi, i thjeshtë por efikas, për të treguar dhe për të njohur sekretet e Andrij Shevçenkos, një nga lojtarët më të famshëem në botë, i cili pasi ka shënuar qindra gola me bluzën e Milanit dhe Ukrainës, ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të jëtës së tij, fitimin e Topit të Artë.nKy është një fjalor i vërtetë, që të dhuron kënaqësinë e leximit, ilustruar me fotografitë e kampionatit ukrainas.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
"Historiku i botërorëve të futbollit", i pasur me fotografi, skema dhe statistika, ku nuk mungojnë as gazmoret, ju sjell një përmbledhje të betejave më të spikatura në fushën e gjelbër. Kupa e Botës - një udhëtim në historinë e kampionateve plot kujtime mbresëlënëse, njëkohësisht mbushur plot aventurë dhe spektakël. Skuadrat më të famshme dhe lojtarët-yje ndjekin njëri-tjetrin botëror pas botërori, duke krijuar kështu një mozaik rrëzëllues. Kupa ishte një ide e FIFA-s, që u hodh në vitin 1921, vendimi u mor më 1928-n, ndërsa turneu u zhvillua më 1930-n. Është një takim, që bëhet çdo katër vjet, ku merr pjesë e gjithë bota dhe të gjithë drithërohen. Është një gjuhë universale, e thjeshtë, emocionuese, që shprehet me lëvizjen spektakolare të topit me këmbë, që ndriçohet nga krosimet e bukura dhe që të ekzalton me golat.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Midis dëshirave dhe shqetësimeve tona të përditshme, bën vend një skuadër që nuk është thjesht e vetëm skuadra e zemrës, por ndoshta shumë më tepër se aq.nNë faqet e këtij libri nuk do të mungojnë as rekordet. Rekord - një nga ato fjalë që thuhet kështu në pothuaj të gjitha gjuhët. Sidoqoftë, rekordet janë bërë për t'u thyer dhe për të mbetur në histori, por edhe për të dalë prej saj.nNdërkaq, rekorde të reja vendosen, emra të rinj shfaqen për të mos u harruar kurrë...nDhe futbolli mbetet po aq popullor sa dikur, përherë e më i dashur, më mbresëlënës.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Një bashkëbisedim mes Michel Platinisë dhe gazetarit francez Gerard Ernault. Me një parathënie nga gazetari Andi Bushati. "Michel Platini, për shumë shqiptarë të viteve ’80, ishte një nga simbolet e asaj bote të ndaluar, magjinë e së cilës ne mund ta perceptonim vetëm nga ekrani. Dy dekada më pas, ato ditë vjeshte kur Michel Platini sapo kishte nisur fushatën promovuese të këtij libri, “Të flasim për futbollin”, menjëherë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, e gjeta veten mes një turme të madhe tifozësh kuq e zi, 20-25 vjeçarë, që e shanin mbarë e prapë, idhullin e brezit tonë të shndërruar tashmë në zyrtarin më të lartë të UEFA-s. Për ta ai ishte thjesht një hileqar, i cili u kish rrëmbyer padrejtësisht pikët e kombëtares."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i fuqishëm se qeveritë.” Nelson MANDELA
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i ekipeve italiane të futbollit, Juventusit, Napolit, Romës, Torinos, ka provuar gjatë jetës së tij shumë goditje, me top e pa top. Dy prej tyre shohim se i ka të gdhendura thellë në memorie. E para lidhet me akuzat “Calciopoli”, prej ku buron dhe një nga motivet e të shkruarit të këtij libri tërheqës, me synimin për të nxjerrë sportdashësin nga qorrsokaku, dhe e dyta, një goditje me grusht. “… Isha ftuar për darkë në shtëpinë e deputetit La Russa, një interist i çmendur, dhe në një moment, djali i tij afrohet tek i ati dhe e pyet, i sigurt që unë nuk po e dëgjoja: ‘O ba, po ky është ai zotëria që vjedh ndeshjet e kampionatit?’, dhe e qëllon me grusht. Ishte përpos se grushti i një nëntëvjeçari.”
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania