“Fatos Tarifa është një ndër studiuesit më interesantë dhe më kreativë të kohës sonë. Unë do ta rendisja atë pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij që kam njohur nga Europa Lindore, dhe si një ndër analistët më të mirë të çdo moshe që kanë shkruar mbi periudhat e tranzicioneve politike. Analizat e tij mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike në Shqipëri janë gjithnjë profetike. Tarifa ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si edhe imagjinatën sociologjike për t'i trajtuar ato ne një mënyrë të re dhe kreative. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë se komuniteti ndërkombëtar i shkencave sociale një ditë do ta njohë Fatos Tarifen si një influencë shumë të rëndësishme. Ne në Perëndim e kemi kurorëzuar atë si sociologun shqiptar më të shquar...Unë besoj se ai do të krijojë studime mbi Shqipërinë dhe Europën Lindore të cilat do të mbahen mend dhe do të perbëjnë një kontribut jetëgjatë në historinë e ideve.”- Prof. Barbara Hyens, New York University.
“Në nivel personal, Fatos Tarifa reflekton elementet më te rafinuara të elegancës, sofistikimit, freskisë, gjerësisë së interesave dhe sharmit europiano-lindor. Në nivel profesional, ai është jashtëzakonisht i informuar në dy disiplina—sociologji dhe shkencë politike—dhe stimulon shkallë të lartë interesimi për një diapazon të gjerë çështjesh. Nëse përdor një fjalë, c cila në Amerikë pcrdoret gjithnjë e më shumë me nostalgji për një kohë të humbur në jetën akademike dhe letrare të këtij vendi, Tarifa është një intelektual, një intelektual i vërtetë. Ai është, mbi të gjitha, një njeri, i cili vazhdimisht gjykon duke diferencuar (për Kantin ky është testi i një njeriu kozmopolit), çka, me fjalë të tjera, do të thotënjeri i zgjuar.”- Prof. Raymond ROSFNFELD, Eastern Michigan University.
“Situatat dhe talentet e Dr. Tarifës janë të rralla. Unë qëllimisht e evitova fjalën unikë pasi ka edhe të tjerë që, si sociologë dhe diplomatë, janë gjendur në një pozitë të ngjashme për të vëzhguar, komentuar dhe përdorur imagjinatën sociologjike siç ka bërë ai. Kjo, natyrisht, në asnjë mënyrë nuk i ul vlerën arritjeve të tij. Përkundrazi, po të shohësh disa nga individët që i përkasin këtij grupi të vogël njerëzish, kontributet e Fatos Tarires spikasin akoma më shumë si të jashtëzakonshme.”- Prof.Jay WEINSTEIN University of Miami.
Price:
1300 Lekë