titleToAlt
Në librin "Sapiens", Youval Noah Harari eksploroi të shkuarën tonë. Te "Homo Deus", ai hodhi vështrimin tek e ardhmja. Tani një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të kuptuar çështjet e saj më të nxehta. Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri? Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme? A janë kombet dhe fetë ende domethënëse? Çfarë duhet t'u mësojmë fëmijëve? "27 leksione për shekullin e 27" i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë, Harari na njeh me sfidat e rrjedhës së jetës në përballjen me ndryshimin konstant dhe të pa orientuar dhe shtron pyetje të rëndësishme ekzistencialiste që secili nga ne duhet t'ia bëjë vetes për të siguruar mbijetesën. Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon? Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë? Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit? Pse është në krizë demokracia liberale? Aftësia unike e Hararit për të shpjeguar nga vijmë e ku shkojmë, ka ngacmuar imagjinatën e miliona lexuesve. Këtu ai na fton të marrim në konsideratë vlerat, kuptimin dhe angazhimin personal në një bote të tejmbushur me zhurmë dhe pasiguri. Kur rrethohemi nga informacione të pavërteta qartësia është pushtet. Paraqitja e sfidave komplekse dhe bashkëkohore në mënyrë të qartë e të kuptueshme, e bën "27 leksione për shekullin e 21" një libër thelbësor për t'u lexuar.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ai që beson se shkencat historike dhe arkeologjike në pergjithesi jane ekzakte, nuk njeh proçesin zhvillues ciklik të të njëjtave disiplina dhe punën emocionuese e njëkohësisht të lodhëshme të interpretimit të vazhdueshëm të koncepteve. Grekët e lashtë e quajtën "Egjipt", tokën e vjetër të Kcra-it, çka do të thotë "mister" dhe "enigmë". Brenda kësaj enigme kemi zgjedhur zonën e qytetit të lashtë të quajtur Tebas. A ekziston ndonjë "histori tjetër" e Egjiptit dhe rjedhimisht, edhe e Tebasit? Nuk ekziston një variant i tillë i saktë, por ekzistojnë tradita që mund të shërbejnë si alternativa të mundshme ose të pakten, që janë disi më të mundshme sesa ato që ofron shkenca zyrtare. Me Tebasin do përpiqemi të heqim vellon, që mbulon misteret e Egjiptit te lashtë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Homo deus 2018
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Çfarë misteteri i lashtë fshihet prapa origjinave të Masonërisë? Një secret aq i fuqishëm, saqë vet vllazëria është në kërkim të tij për më shumë se treqind vjetësh. Libri i jashtëzakonshëm i Lorenc Gardanit u zbulon më në fund të vërtetën të gjithë atyre që pyesin me vete se cilat janë origjinat e kësaj shoqërie të fshehtë misterioze. Autori, vetë ai mëson për më shumë se njëzet vjet hap portat e sancta sanstrumi-t të Tempullit Mason. Në këto faqe, që përfaqësojnë pikëmbërritjen e shumë viteve kërkimesh arkivore, zbulohen sekretet çelës të Masonërisë dhe kthehet në dritë ajo botë e zhdukur; në të cilën kanë qënduar të varrosura për shekuj.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
“365 fakte mbreselenese dhe rekorde mbi gjithçka” , është një botim me shumë vlera: me fakte. rekorde dhe figura të mahnitshme mbi qytetërimet e lashta, fenë, hapsirën, natyrën, kafshët, teknologjinë, vendet, popujt, artin, mbi gjithçka. Kur fluturoi njeriu i parë në hapësirë? Kush janë popujt më të lashtë të planetit tonë? Hur u shpik aeroplani? Pse janë të papërsëritshme veprat artistike të antikitetit e shumë pyetje të tjera gjejnë përgjigje të sakta në këtë enciklopedi të sheqëruar me fakte të sakta dhe të ilustruar me mjeshtëri.
Price: 1900 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania