titleToAlt
Vepra e katërt e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Një nga të tre, Belaja, E dala huq, Mashtrues pa dashje, Shpifja, Shkrepesja suedeze, Nata e krishtlindjes, 7500, Komediani, Hakmarrja e femrës, Në gjueti, Oh! Gra, gra!, Perpetuum mobile, Leximi, Trifoni, Njeriu krenar, U grind me gruan, Kirurgia, Kultura e përgjithshme, Provimi i ngritjes në detyrë, Lotët që s'i pa bota, Në varrezë, Lumturia e grave, Dasma e kuzhiniores, Muri, Në dhe të huaj, Kaposhi i detit, Porosi për ata që duan të martohen, Ninocka, Qeni i shtrenjtë, Martesat pas 10-15 vjeteve, Pleqëri, Pasqyra, Propozimi, I jashtezakonshmi, Shshsht, Mullis, Oratori, Jubileu, Vanjka, Ishte ajo, Fundi i mirë, Sirena, Zinoçka, Doktori, Hakmarrësi, Mesimet e shtrenjta, Kriza, Këpucari dhe qoftëlargu, Hajdutët, Gusevi, Tregimi i nje të panjohuri, Studenti, Ne karro, Mes miqsh Njeriu në kallëf, Rast nga praktika, Në përrua, Peshkopi, Letra.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e tretë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Kosa e gjelber (Një roman i vogël), Takimi u bë, por, Lulet e vonuara, Budallai, Vëllaçkoja, Një natyre misterioze, Dinaku, Kuvendimi, Hajduti, Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, Vjehrra avokate, Provimi i greqishtes së vjetër, Maçoku, Si u lidha me martesë, Një herë në vit, Djalka i lig, Paja, E bija e albionit, Skllavi ne lirim, Tutori, E çoi në vend porosinë, Përshpirtja, Pjese nga ditari i një lëneshe, Në det, Mysafiri, Gënjeshtarët, Kryefamiljari, Hapi serioz, Koristja, Rara avis, Fatkeqësia e tjetrit, Bashkëshorti, Fatkeqesia, Çorapi rozë, Vogëlsi jete, Hetuesi, E puthura, Drama, Telashi, Pa titull, Dua gjumë, Bukuroshet, Ditëlindja, Një histori e mërzitshme, Historia e një ndermarrjeje tregtare, Pavioni nr. 6, Ariadna, Pecenjegu, Në folenë prindërore.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e dytë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Ai dhe ajo, Dy skandale, Idili! Ah e uh!, Pasqyra shpërfytyruese, Gëzimi, Rrëfimi, Mënyra e vetme, Hipnotizuesi, Ikja, Gruaja pa paragjykime, Falënderuesi, Qullacja, Martesa me prike, Midhjet, Pema e vitit të ri, Qejfprishuri, Bëzhdila, Njëri më i mire se tjetri, I pashpresi, Jeta është e mrekullueshme, Gjahtari i çifligarit, Parathënie e domosdoshme, Zonjat, I njohuri, Ilumturi, Në vile, Nga mërzia, Tmerret, Farmacistja, Të tepërtit, Fshehti, Kazaku, Takimi, Basti, Dueli, Frika, Vrasja, Shtepla me pullazine, Pas krishtlindjes, Muzhikët, Shpirtka, Prishje drejtpeshimesh
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e parë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Në ndjeksh dy lepuj, nuk kap asnjërin, Babushi, Gjithçka mori fund, Një histori e ndyrë, Zonja, Malli i gjallë, Dy njerëz brenda në një, Në gozhdë, Këshilla, Shampanja, Lypsari, Një histori e ndyrë, Kashtanka, Rast nga praktika gjyqësore, Vdekja e nëpunësit, I trashi dhe i holli, Kameleoni, Maska, Kapteri Prishibejev, Uniforma e kapitenit, Bashkëbisedimi njeriut me qenin, Heqja e gradës, Sorsa, Mbiemer kali, Fëmijët, Pikëllimi, Anjuta, Shakaja, Agafia, Ujku, Torturat e Vitit të Ri, Stepa, Pilivricka, Pas teatrit, Fragmenti, Komshinjtë, Mësuesi i letërsisë, Bashkëshortja, Jeta ime, Zonja me kone.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Çfarë pamje të madhërishme kishte im atë kur dilte nga studioja i kënaqur nga ç'kishte bërë. Lëvizte më shkathtësi, fytyra e tij qe e gëzuar, sytë të qeshur. Ndonjëherë rrotullohej mbi njërën thembër ose ngrinte këmbën mbi mbështetësen e karriges.” -Aleksandra Tolstoi “Në thelb ç'është vepra e Tolstoit? Është klithmë e ndërgjegjes së përbotshme. Është ndërgjegjja e gjithësecilit nga ne, e shprehur sinqerisht nga me e zjarrta dhe më e ndjeshmja zemër e tij. Popullariteti i Tolstoit në botë shpjegohet vetëm me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e doktrinës së tij, që i drejtohet gjithkujt duke i kujtuar njerëzve të njëjtën të vërtetë të madhe, të njëjtën përpjekje të madhe morale, realizimin e Dashurisw.”-Lev L'vovic Tolstoj “[Tolstoi në shtratin e vdekjes] Në një qoshe nuk dergjej një mal, por një plakush i drobitur, një nga ata pleqtë e krijuar nga Tolstoiuno, e përshkruar në dhjetra faqe nga ai. Gjithkund përreth rriteshin bredha të rinj. Dielli në perëndim shenjonte dhomën me katër fasha drite të pjerrëta.”-Boris Pasternak “Kontradiktat e tij e bëjnë Iartërisht të besueshëm. Është e vetmja figurë e së shkuarës që në kohën tone mund të merret seriozisht.”-Elias Canetti “Ne kemi dy Carë: NikoIIën II dhe Lev Tolstoin. Cili është më i forti? Nikolla II është i pafuqishëm ndaj Tolstoit, nuk mund ta trondisë fronin e tij, ndërsa Tolstoi pa dyshim është në gjendje ta trondisë fronin e Nikollës dhe të dinastisë së tij. Nëse dikush provon ta prekë Tolstoin, bota e tërë do të ulërasë.”-Aleksej Suvorin “Kur lexoni Turgenievin e dini se po lexoni Turgenievin. Kur lexoni Tolstoin, e lexoni sepse nuk mund te ndaleni më.”-Vladimir Nabokov “Mbetet në shumë drejtime profeti i parë i kohës sonë. Nuk ka sot asnjë që të ketë të thelle.”-Albert Einstein “Tolstoi qe drita më e pastër që e ka ndriçuar rininë tonë në atë muzg të errët hijesh të përzishme të shek. XIX, që po perëndonte.”-Romain Rolland
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kui-tesencë artistike. Emri tij i shtohetasaj vijës së jashtëzakonshme ruse, doktor-shkrimtar. Ai ka fituar çmime të shumta dhe pjesët e tij teatrale shfaqen në mbarë Rusinë. Në vitin 2005, ndërsa punonte në spitalin rajonal në Tarusa, Maxim Osipov, si humanist vizionar, themeloi një fondacion humanitar për të siguruar mbijetesën e këtij spitali. Veprat e tij letrare janë përkthyer deri tani në më shumë se 18 gjuhë. Aktualisht jeton në Tarusa, i njohur si qytet artistësh, pikërisht 101 kilo-metra nga Moska.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Vepra e vërtetë e Pavël Florenskit, nuk janë librat e tij, as mendimet e tij dhe fjalët, por ai vetë, dhe gjithë jeta e tij që ka kaluar gjatë kapërcyellit të këtij shekulli dhe shekullit që do të vijë”-At Serge Boulgakov
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një version artistik tërheqës i ngjarjeve historike të zhvilluara para më shumë se 70 vjetësh. Procesi i Nurenbergut është gjyqi ndërkombëtar i ish-drejtues-ve të Gjermanisë së Hitlerit. Një histori brilante përcjellë përmes jetës së pabesueshme të heronjve të saj, një trekëndësh dashurie dhe intriga spiunazhi. Në romanin e Alexandër Zviagincev, mjeshtrit të një zhanri me përmbajtje të mprehtë, të hulumtimeve serioze të epokës, dokumentet e zverdhura të historisë marrin jetë nga ngjyrat e shumëllojshme të emocioneve dhe pasioneve njerëzore.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
"Zahok" është ndër romanet e rralla sot, që përmban gjithçka në përmasat e duhura: një histori të pasur, një strukturë me shumë ngjyra, zëra origjinalë të personazheve, një gjuhë që të emocionon, një përzierje me finesë të së kaluarës me trillimin. Madje ai tingëllon edhe si një aluzion i eposit iranian nga i cili merr edhe titullin disi misterioz. Romani rrëfen një histori njerëzore të dhunshme, ku "forca e pushtetit të detyron që të heqësh dorë nga idealet, që të sakrifikosh jetën për ata që janë rretheqark teje... rrëfen një histori që mund të ndodhë në çdo vend dhe në çdo kohë, atje ku ligji nuk egziston. — Gorki media
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani “Jeta dhe fati” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndaluan nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradese. Përmes përgjithësimeve të goditura dhe trajtimit të problemeve universal, Grossman ka arritur të na përcjellë me realizëm një portret të saktë të senies njerëzore. Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman jashtëzakonisht origjinal fragmentet e rigjetura vendosen në ekspozitë: imazhet dhe anekdotat, kujtimet e përziera që përbëjnë jetën e një gruaje. Një shall i mëndafshtë dhe një kuti argjendi cigaresh; një monedhë floriri dhe një tufë flokësh; nga fotografi të zbehta shfaqen fytyrat e një brezi që thjesht sapo ka ikur, tashmë i humbur përgjithmonë ... Koha lëviz me një ritëm më të shpejtë, më të dhunshëm dashurie dhe humbjeje, tradhtie dhe mërgimi. "Mbresëlënës dhe thellësisht i ndjerë - karakteristika që jo gjithmonë shkojnë së bashku - dhe meriton një numër të gjerë lexuesish". TIMES LITERARY SUPPLEMENT "Një hapësirë mjeshtërore, magjepsëse rrëfimi dhe reflektime me ritëm të lartë. Me indinjatën dhe dhimbjen e saj, Ugreshiçi flet. për shumë njerëz, për shumë përvoja. Ajo është një srikrimtare që duhet ndjekur. Një shkrimtare që duhet dashur fort." SUSAN SONTAG
Price: 700 monedha
titleToAlt
Arrestimi!! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush?Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri? Gjithësia ka kaq ëndrra, sa qenie të gjalla ka në të. Secili prej nesh është qendër e gjithesisë, por bota shkërmoqet, kur ju fishkëllejnë: "Jeni i arrestuar!" .. .Por truri i errësuar është i paaftë t'i përfshijë këto ndryshime të botës; edhe më të rafinuarit, madje edhe më të thjeshtët prej nesh në atë moment, nga e tërë përvoja e jetës, nuk janë në gjendje të shqiptojnë asgjë tjetër përveç se: -Unë?? Për ? Çfare?!?.. pyetje që me miliona e miliona herë është përsëritur para nesh, por që asnjëherë nuk mori përgjigje. ... Arrestimi… është një kapërcim befasues dhe i menjëhershëm, një zhvendosje, një rishtresëzim i habitshëm nga njëra gjendje në tjetrën. Ju. Ju... jeni i arrestuar! Dhe nuk gjeni dot as edhe një fjalë për t'u përgjigjur, përveç një blegërime të mekur. - U-unë?? Për cfarë??.. Ja çfarë është arrestimi: ai ngjason me shpërthimin verbues dhe goditjen, prej të cilave e tanishmja papritur zhvendoset në të kaluarën, kurse e pamundura shndërrohet në të tanishme me të drejta të plota. ... Arrestimi tradicional... vazhdon akoma, pas shoqërimit të varfanjakut: brutalitet i paparë për disa orë me radhë në apartament. Kjo do të thotë: shkatërrim i orendive, shqyerje edhe flakje të objekteve të varura në mure; përmbysje të rafteve dhe tavolinave, grisje librash e dokumentesh, shkelje qelqurinash me cizme dhe pirgje me sende të hedhura mbi dysheme. Asgjë njerë zore nuk vihet re gjatë kohë së bastisjes.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Oh çfarë dashurie ishte ajo, e lirë, e paparë, nuk ngjante me asgjë! Ata mendonin siç këndojnë të tjerët! E dashuronin njëri –tjetrin jo nga pashmangësia, jo “të ndezur nga pasioni”, siç përshkruet shpesh rrejshëm. Ata e dashuronin njëri-tjetrin, sepse këtë e donte gjithçka përreth tyre: toka nën këmbët e tyre, qielli mbi kokat e tyre, retë dhe pemët. Ajo dashuri u pëlqente gjithçkaje e të gjithëve që i rrethonin, ndoshta, më shumë se vetë atyre. Të panjohurve në rrugë, largësive të rreshtura për shëtitje, dhomave, në të cilat ata banonin e takoheshin. Ah, po, pikërisht kjo ka qënë kryesorja që i bashkonte dhe i afronte! Kurrë kurrë madje edhe në çastet e lumturisë më të madhe, më të çmendur nuk i braktiste gjëja më e lartë dhe më interesante: kënaqësia nga ngjizja e përgjithshme e botës, ndjesia e përkatësisë së vetë atyre ndaj gjithë tablosë, e përkatësisë ndaj bukurisë së gjithë pamjes, ndaj tërë kozmosit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
E bija e kapitenit, qe romani i preferuar i Çehovit. Tolstoi parapëlqente Pushkinin prozator më shumë se Pushkinin poet, duke thënë se "gjëja kryesore te Pushkini është thjeshtësia dhe kompaktësia e veprës së tij". Gogoli madje shkonte aq larg sa thoshte se "krahasuar me E bija e kapitenit, veprat tona janë përsheshe të ëmbla". Dostojevski ndërkaq vlerësonte natyrshmërinë e veprës
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Shënime nga bodrumi u botua për herë të parë në 1864, në stinën më të errët të karrierës së Dostojevkit. Ndër të parat romane të autorit, është si doracak i krejt filozofisë së tij dhe njëherësh vepra që u priu romaneve të mëdha të mëvonshme, si Idioti, Krim dhe ndëshkim, e vëllezërit Karamazov. “në shënime nga bodrumi , prapa historisë së një neuroze mund të rindërtohet lehtë historia e shndërimit të neurozës vetë në roman. Hyrja e gjatë por jo e tejzgjatur, psikiko-ideologjike e veprës, e cila i qëndron si premisë ngjarjes së pjesës së dytë, rrëfen në fakt një tjetër histori, atë të artistit në luftë të vazhdueshme me subjektin e tij. Si Pirandello te gjashtë personazhe në kërkim të autorit Dostojevski na rrëfen se misteri i vërtëtë nuk qëndron tek protagonisti aq sa tek autori...” shkruan Moravia në një parathënie kushtuar librit
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mire. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kerkojnë llogari. Ne do të pergjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshire në rutinën e shërbimit, ku çifligaret bënin jete të shthurur dhe mungonte detyrimi. ...Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbe të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbet... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mire. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kerkojnë llogari. Ne do të pergjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshire në rutinën e shërbimit, ku çifligaret bënin jete të shthurur dhe mungonte detyrimi. ...Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbe të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbet... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Vepra 1 2017
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Vepra 2 2017
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pra, çfarë njeriu jeni? Më shpejt - filloni, rrëfemëni historinë tuaj. - Historinë! - thirra unë i trembur, -" historinë! Kush ju tha se unë kam një histori timen? Unë nuk kam histori... - Po si keni jetuar kur nuk keni histori? - ma preu fjalën duke qeshur. - Krejt pa asnjë histori kam jetuar, të asnjë trajte. Jetoja, siç thuhet nga anët tona, krejt i ndarë nga tufa, pra fare fillikat... I vetëm, i vetëm fare... E kuptoni se çfarë nënkupton i vetëm fare? - Po si vallë, krejt i vetëm? Pra, ju kurrë nuk keni parë ndokënd? -Oh jo, për të parë, kam parë - e megjithatë jam i vetëm. - Po ju nuk fjalosni, vallë, me asnjë? - Në kuptimin e ngushtë, me asnjë. - Po kush jeni ju, shpjegohuni! - Heshtni dhe dëgjoni. Para së gjithash, po vë një kusht: mos ma prisni fjalën, përndryshe, besoj se do të ngatërrohem. Pra, dëgjoni urtë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. Nëse njerëzit keqbërës do të të mbushin me hidhërim e urrejtje të pakapërcyeshme, me ngasjen për tvu hakmarrë ndaj tyre - mbyte këtë ndjesi; nisu menjëherë të kërkosh vuajtje, sikur edhe ti të jesh fajtor për keqbërësit Pranoji ato vuajtje dhe duro - zemra jote do të paqtohet dhe do të kuptosh që edhe ti je fajtor, sepse mund t’ua kishe ndriçuar mendjen keqbërësve, por nuk e ke bërë. Përndryshe, me dritën tënde do tvua kishe ndriçuar rrugën dhe ata nuk do të kishin bërë vepra keqbërëse. Nëse përpiqesh që me dritën tënde t’i ndihmosh njerëzit, por ata as kështu nuk do të shpëtojnë -mbahu fort dhe mos dysho në forcën e dritës qiellore; beso pa u lëkundur - nëse ata nuk shpëtuan tani, do të shpëtojnë më vonë. Nëse përsëri ata s’do të shpëtojnë - bijtë e tyre do të shpëtojnë, sepse drita jote nuk vdes as pas vdekjes tënde.
Price: 1400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania