titleToAlt
 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme ku virgjëria e një vajze i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë stërviten të mashtrojnë burrat më të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction - romantike, erotike dhe që të mban në ankth. “Duke qenë pjesërisht roman historik, pjesërisht përrallë, pjesërisht romancë dikensiane, “Kujtimet e një geishe" e fut lexuesin në një botë ekzotike. Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe mbreslënëse” The New York Times
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
ALASKË, 1974 Sporova përfundimtare për një familje në krizë Erni Ollbrajt, një ish-i burgosur lufte, kthehet nga Vietnami i shndërruar në një njeri tjetër. Pasi humbet disa punë njëra pas tjetrës, ai merr një vendim drastik: të shpërngulet bashkë me familjen në veri, në Alaskë, ku të gjithë bashkë do të jetojnë larg trazirave që kanë përfshirë vendin. Trembëdhjetëvjeçarja Leni, një vajzë që po rritet në kohë të vështira, e ngecur në rrjetën e dashurisë së prindërve të saj, në një marrëdhënie pasioni të sëmurë, guxon të ëndërrojë se familjen e saj e pret një e ardhme më e mirë në atë tokë të re. Ajo kërkon me çdo kusht të gjejë vendin e saj në jetë. Kora, nëna e Lenit, do të bëjë çmos dhe nuk do të ngurrojë t'i shkojëpas kudo burrit që dashuron, edhe nëse kjo do të thotë të niset drejt së panjohurës... Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe. "Parajsa e bardhë" është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Në zemër të luftës, ajo solli në jetë zërin e njerëzve të thjeshtë. ...dhe gjeti veten. Historia e vërtetë e gjeniut të letrave amerikane, Ernest Heminguejit, dhe gruas së tij të tretë, korrespondentes së luftës, Marta Gellhornit. Në vitin 1937, njëzetetetëvjëçarja Marta Gellhorn niset e vetme drejt Madridit për të raportuar mizoritë e Luftës Civile në Spanjë dhe tërhiqet nga historitë e njerëzve të thjeshtë në atë konflikt shkatërrues. Kjo është mundësia e saj për t'i provuar vetes se është një gazetare e denjë, në një fushë ku mbizotërojnë burrat. Atje, ajo dashurohet me Ernest Heminguejin, një burrë që ka nisur rrugëtimin e tij drejt të qenit legjendë. Në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe pas prapavijave të trazuara të Madridit dhe Kubës, zë fill marrëdhënia e Martës dhe Ernestit, si dhe karriera e tyre profesionale. Mirëpo, kur Ernesti boton veprën më të suksesshme të karrierës së tij, "Për kë bie kambana", ata nuk janë më të barabartë dhe Marta kupton se duhet të krijojë rrugëtimin e saj, si grua dhe si shkrimtare. Paula McLain, e cilësuar si "ylli i ri i prozës letrare historike", sjell historinë e Marta Gellhornit, duke e lartësuar këtë të fundit si heroinën e epokës: një grua që do të rrezikonte gjithçka për të gjetur zërin e saj.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Kjo sagë magjepsëse e shkrimtares së mirënjohur ADRIANA TRIGIANI, vendoset në fillimin e viteve '40 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën e lulëzimit të grupeve muzikore. Shikrimtarja rrëfen historinë e dy të rinjve të talentuar që vijnë nga shtresa punëtore, por me dëshirën e zjarrtë për të çarë në rrugën së muzikës dhe për t;u bërë të famshëm. Kiki dhe Saverio arrijnë që të bashkohen me grupet legjendare të Glen Millerit, Tom Dorsit dhe Ben Gudmanit. Karriera e tyre arrin kulmin në të kënduarin live, nëpër klube por edhe në radio dhe televizione. Kur fama e tyre ka arritur kulmin, ata duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Kush prej tyre duhet të sakrifikojë artin në emër të familjes dhe cili do të vazhdojë të ndjekë shkallët e karrierës? Nga bregu i Xhersit, në Las Vegas, pastaj në Hollivud dhe me të gjitha gjarpërimet që sjell jeta, kjo histori që kapërcen kohën dhe vendin është plot gjallëri dhe ngjyra historike duke ruajtur në thelbin e saj, muzikën më të bukur të atyre viteve nostalgjike. Romani 'GRUAJA E TONIT" është një epikë dramatike e mrekullueshme e jetës në një familje tradicionale italiane, e cila pëson ndryshime tronditëse dhe me ritme të shpejta. Kjo histori e shkëlqyer njerëzore; me personazhe të paharrueshme me një botë të pasur shpirtërore, nxjerr në pah cilësitë e shkrimtares Adriana Trigiani, për të rrëfyer deri në detaje, dhimbjen, dashurinë dhe psikologjinë familjare.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
"Ka pasione që ndizen si zjarre, derisa fati i mbyt me një të rënë të putrës. Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin". Historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei: një ngjarje që del përmbi kohën dhe endet lirisht nga Polonia e Luftës së Dytë Botërore në San Franciskon e ditëve tona.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Pëshpërima e fundit" është një roman që të bën për vete; ngjarjet e tij shtrihen në mijëra kiiometra e në dhjetëra vite, ai eksploron fuqinë e dashurisë, këmbënguijen e ndonjëherë dhimbjen që ajo shkakton. Si reziston dashuria e vërtetë në kohë e hapësirë përballë shtypjes dhe egërsisë? Kur fillon fuqia e mbijetesës nga kujtimet nostaigjike për t'i shkatërruar mundësitë e një të tashmeje të bukur dhe një të ardhmeje premtuese? Këto janë pyetjet me të cilat Pëshpërima e fundit e sfidon lexuesin të debatojë që nga paragrafi i parë e deri te fundi i tij prekës. Michael Jackson-Kryeredaktor i Black Intellect Journal
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
«Për çfarë doje të më pyesje?» Ajo ndien sërish valën e vogël të alarmit t'i ngjitet nga brenda. «Pse mrekullia është e papërkyer?» Ai ia ngul sytë, në pritje. Ajo pyet veten nëse duhet të japë një përgjigje të zgjedhur me kujdes apo ta kalojë me një batutë, por në fund flet pa u menduar: «Sepse nuk zgjat.» Gjithçka ndodh në Provansë, në vjeshtë, në stinën që përzien mjegullat e para të lagështa me një vazhdë ngrohtësie pothuajse verore. Lagjet dhe vilat po zbrazen nga banorët dhe turistët. Po ndërkaq po përgatitet edhe një ngjarje e madhe. Pothuajse befasisht, në fushën lokale të aviacionit do të mbahet koncerti i një grupi të famshëm anglez, Bebonkers, pak për qëllime humanitare e pak për të kremtuar martesën e tretë të Nik Kruikshenkut, vokalist i grupit dhe lider tejet tërheqës i tij. Përgatitjet ziejnë, gjithçka organizohet me përpikëri nga Ailina, gruaja e ardhshme e Nikut. Në fshat është një dyqan akulloresh që e administron Milenë Miljari, një vajzë e re italiane që akulloret i krijon, i mendon dhe i eksperimenton me pasion artisteje. Një inat i vazhdueshëm që sillet rreth ekuilibrit të paqëndrueshëm të akullores, rreth mrekullisë së saj të papërkryer, sepse është konceptuar për t'u konsumuar ose për të shkrirë, për të mos zgjatur. Milena u ka thënë lamtumirë meshkujve dhe bashkëjeton që prej disa vitesh me Vivianën. Po ndërkaq, ylli i rokut anglez dhe vajza italiane kryqëzojnë fatet e tyre brenda tri ditësh, nga e mërkura në të premte. Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. Një ndryshim i vazhdueshëm - që është bukuria e jetës, mundësia për të qenë me të vërtetë deri në fund ata që jemi.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, "me bukuri garmatuese", sic e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni. Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubl¬jana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj -kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo "do thjesht te jetojë, të gëzojë" jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, "thjesht" të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët. Libri i D. Jancar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijëshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
«Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.» Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të theilë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t'i ndryshojnë përgjithmonë. "E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, s/ ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reogojmë" "Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dike: thjesht ndiq fatin tend, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon." "Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Për dashurinë që vdes, flasin ata që e kanë humbur atë, por edhe ata që e jetojnë ende. Të parët flasin për diçka që ka ndodhur, kurse të dytët e bëjnë këtë gjë nga frika e humbjes së saj. Po Denisi ku bënte pjesë? Në të parën apo në të dytën? Në fakt, as në të parën dhe as në të dytën. Sepse në rastin e tij nuk mund të flitej për një dashuri që vdes, ndërkohë kur dashuria tek ai nuk kishte lindur asnjëherë. Ai kishte humbur thjesht Silvian, trupin e saj. Nuk kishte humbur as dashurinë e Silvias për të, as dashurinë e vet për Silvian. Dashuria mes tyre nuk ekzistonte jo më tani që ishin ndarë, por nuk kishte ekzistuar asnjëherë më pare. Njeriu nuk mund të humbasë diçka që nuk e ka patur. Dy njerëz kurrë nuk mund ta bëjnë një botë të tërë të ndjehet e lumtur, por kur dy njerëz janë të lumtur me njëri-tjetrin, ata mendojnë se e gjithë bota është e përfshirë në këtë lumturi. Dashuria e vërtetë nuk është si një fije bari, që sot bleron e nesër thahet. Ajo nuk është as si një lule, sado e bukur që të jetë, që sot shkëlqen e nesër vyshket. Dashuria e vërtetë është si një pemë e madhe me rrënjë të thella, të ngulura fort deri në skajet më të largëta të shpirtit dhe të trupit, atje ku nuk arrin dot asnjë ndjenjë tjetër veç dashurisë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Asnjehere s'e kam ditur tamam cdo te thote grua shume femerore apo burre shume burrnor, nese nuk eshte para se gjithash ai ose ajo qe dashurojme. Atehere, me premto. Me premto se brengen tende nuk do ta shnderrosh ne lehtesi, ne dredhi. Nje banese gri e qarkuar prej ferrash e rrenojash. Ah, jo! Nuk dua qe vdekja te fitoje me shume nga sa mund te marre me vete. Ti nuk do te mbyllesh me shtate pale kyçe prapa mureve te kujtimit. Nuk dua ta ndihmoj gurin. Kemi qene te lumtur dhe kjo na sjell detyrime kundrejt lumturise. Nuk di se çfare t'ju them tjeter pervec kesaj: une i dhashe gjithcka dhe tani e tere kjo me ka mbetur ne dore. Dashuria eshte e vetmja pasuri qe rritet me shkaperderdhje. Sa me shume te japim, aq me shume na mbetet. Une kam jetuar fale nje gruaje dhe nuk e di si mund te jetohet ndryshe.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 400 Lekë
titleToAlt
"Mos prisni që dikush t'u sjellë lule. Mbillni kopshtin iuaj dhe dekoroni shpirtin tuaj - Luther Burbank, Kjo thenie me vjen ndër mend teksa lexoj poezitë e artistes Flutura Maçi, pasi pikërisht ajo me talentin e saj mbjell art dhe dekoron shpirtin artistik të njerëzve. Flutura si artiste nuk ka shkruar poezi ashtu si ka pikturuar qysh kur ishte një vajzë e vogël, por me pjekurinë artistike ka rizgjuar dashurinë për poezine, duke ndërthurur vargjet me pikturën, ngjyrat me ndjenjën dhe emocionin poetik. Dashuria për letërsinë në përgjithësi e poezinë në veçanti është' rritur nga leximi i shkrimtarëve të ndryshëm, që e kanë fiymëzuar në udhëtimin si artiste. Kështu kanë marre udhë librat "Luvri im" - biografi dhe ndjesi, që u prit shumë mirë nga lexuesit dhe kritika, "Në qiellin e fshtatë" dhe "Vargje& skica". Libri i ri të sjell para syve ate vajzë të re, që ende nuk ka filluar të grimohet, por eshte e e bukur dhe e dashuruar pas gjithçkaje të bukur, siç i eshte vetë Flutura. Pjesa e preferuar e të qenit poete ështesfida që vjen me të qenit artiste, shënuar nga fuqia hyjnore per të krijuar. Duke pasur parasysh se poezia nuk ka kufij dhe rregulla akademike, ajo ka lirinë dhe aftësinë per të përdorur fuqinë e penës lirshëm, siç i rrjedh frymëzimi. perveç Ieximit dhe shkrimit, më të preferuar ajo ka pikturen, që e ka bërë një piktore profesioniste të njohur,ndaj arti mbetet oksigjeni i saj, pa të cilin ajo nuk mund tëjetojë. Tema e preferuar e saj mbetet dashuria, natyra. romanca.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Antologji me poetë shqipetar. 92 poezi
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Te “Shtrat trëndafilash”, stilistja e luleve Ema Grant, bashkë me shoqet, po arrin majat e suksesit në agjencinë e dasmave Uau. Edhe dashuria duket se po lulëzon për të. Ndonëse e rrethuar nga plot meshkuj, nuk e ka gjetur ende njeriun e duhur. Dhe e ka atë mu përpara hundës. Eshtë pikërisht Xhek Kuku. Aq i afërt me vajzat e Uaut, sa, praktikisht, është si pjesëtar i familjes. Por tani arkitekti ka filluar t'i pohojë vetes se ndjenjat e tij për Emën shkojnë shumë më përtej se ato të miqësisë. Dhe kur Ema bëhet dashuria e tij, kur puthjet pasojnë njëra-tjetrën, ata mund të besojnë te historia e tyre... dhe te zemrat e tyre...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në moshën tridhjetedyvjeçare, Rasëll Grini i ka të gjitha: një grua magjepsëse, një vajzë të dashur gjashtëvjeçare, karrierë të suksesshme si punonjës reklamash dhe një shtëpi të kushtueshme në Sharlotë. Ai po jeton ëndrrën dhe martesa me Vivianën e bukur është në qendër të saj. Por, poshtë sipërfaqes së shkëlqyer të kësaj jete të përsosur, fillojnë të përvijohen probleme... dhe askush nuk është më i habitur se vetë Rasi kur i shikon të gjitha këto aspekte të jetës së tij të kthehen përmbys. Vetëm gjatë pak muajve, Rasi e shikon veten pa punë e pa grua, duke u kujdesur për vajzën e tij të vogël teksa lufton të përshtatet me këtë realitet të ri e çoroditës. Duke iu futur xhunglës së prindërimit të vetëm, Rasi nis një rrugë që është tmerruese dhe shpërblyese njëkohësisht, një rrugë që do të vërë në provë aftësitë dhe ndjenjat e tij përtej çdo kufiri që kishte përfytyruar.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Një roman që autorja ia kushton lexuesve që e kanë ndjekur fatin e Kinsterëve që në shfaqjen e tyre të parë dhe fton lexuesit e rinj të bëhen pjesë e këtij rrëfimi, një histori dashurie. Protagonistët janë Porcia dhe Sajmoni. Dy njerëz që ndjeheshin të plotësuar me njëri-tjetrin. "I besonte ndershmërisë së tij, vullnetit të tij dhe, ajo që ishte më me rëndësi, i kish besuar atij zemrën. Besimi, fuqia, siguria dhe dashuria. Ai dhe ajo i kishin të gjitha këto".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Të dashurova para se ta merrja vesh dhe ndoshta vetëm kështu dashurohet” – këtë ndjesi rrok mjeshtrisht romani i konsideruar fenomen letrar, dhe që pati rekord absolut shitjes, fillimisht në Portugali dhe më pas në të gjitha tregjet botërore. "Premtoj të gaboj" është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Histori dashurie në Oksford” ose “Culika Dobson”, një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufizuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja. Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me një bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilegjuar, dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit XX. Edhe The Guardian e ka përfshirë në një listë të ngjashme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo ese e gjatë e autores së madhe angleze është kthyer tashmë në një tekst referencë të literaturës feministe. Woolf përcjell idenë se “seksi i dytë”, si do ta quajë më vonë Simone de Beauvoir gjysmën e njerëzimit, pra gjininë femërore, është i aftë njësoj si gjysma tjetër të përftojë art e letërsi, po të ketë kushtet e duhura të shkollimit e të punës. Pra nëse do të ketë një dhomë më vete si dhe të ardhura të mjaftueshme për të qenë e pavarur dhe e lirë. Romanciere, eseiste, feministe e moderniste, një nga themelueset e Grupit të Bloomsburyt, Virginia Woolf është një nga intelektualet më ndikuese të shekullit XX.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Emri i Pirandellos, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1934, është tashmë i njohur për lexuesin shqiptar, sidoqë jo aq sa duhet e sa e meriton ky shkrimtar i madh. Romancier, novelist e dramaturg i shquar sicilian, shumë i diskutuar para dhe pas vdekjes, ai është një shkrimtar me individualitet të theksuar dhe plot dritëhije. Përzgjedhja e tregimeve të mrekullueshme të autorit të famshëm, në të cilën bëjnë pjesë tituj tashmë klasikë të letërsisë italiane, si Jeta lakuriq, Qypi etj., i vjen në dorë lexuesit shqiptar përkthyer mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Një roman kushtuar kohës, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Jorgo Dhukareli, arkeolog dhe pedagog në Universitetin e Athinës, kthehet në ishujt e Cikladheve të Vogla njëzet vjet pas gërmimeve arkeologjike, të cilat e bënë të famshëm dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e tij personale dhe profesionale. Tashmë Dhukarelit i duhet të bëjë edhe një gërmim tjetër, por këtë herë në thellësi të shpirtit të tij. Duke u endur në ato vende ku jetoi dhe punoi dikur, midis
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë? E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë “kujtimet a tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më”. Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra. Por ky është vetëm një iluzion. Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania