titleToAlt
Kina ka hyrë në një epokë reforme të thellë, periudhë kjo që e tregojnë një numër karakteristikash të reja, mes të cilave spikat ajo e kontradiktave të mëdha dhe e mundësive strategjike. Periudha e "Normalitetit të Ri", e cila u shfaq si një rezultat i rritjes në dekada të ekonomisë, rezultoi të ishte një katalizator për tranzicionin dhe rritjen e strukturës ekonomike dhe një ndërrim radikal në mënyrën e zhvillimit ekonomik. Si pasojë, Kina kaloi përtej "qëndrimit vend-numëro" dhe tani po lëviz kah vendeve më të zhvilluara. Në aspektin politik, duke pasur në nivelin më të lartë të saj Partinë Komuniste dhe modelin e saj unik të zhvillimit politik, rregullat dhe ligjet e saj do të jenë më të arrira dhe më të konsoliduara në prag të vitit 2020, stili dhe mënyra e saj e qeverisjes do të jenë më shkencore dhe më demokratike, duke i prirë një faze të re modernizimi të qeverisjes. Në aspektin kulturor, do të reformohet edhe më tej sistemi kulturor, duke u mëshuar edhe më tej vlerave socialiste dhe zhvillimit të ngadaltë kulturor kinez i cili po rritet në shkallë botërore. Në aspektin social, synimi është që të kryhet procesi i ngritjes së një shoqërie mjaftueshëm mirë nga të gjitha anët, në prag të vitit 2020, kohë kur shoqëria do të jetë më harmonike dhe jeta e njerëzve do të jetë përmirësuar. Sa i përket ndërtimit të një qytetërimi ambientalist, ky i fundit do të jetë më i përsosur dhe ndërtimi i një Kine të bukur do të jetë më i frytshëm.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Komente rreth librit: Në këtë rrëfim plot shpirt dhe zbavitës... Johnson e ndërthur këndshëm historinë mes luftës, politikës dhe jetën vetjake. Observer Energjia e Çërçillit, përpjekja e tij e palodhur për emocionet, lavdinë dhe pushtetin, i kërkon shkrimtarit të apasionuar ta tregojë drejt historinë. Johnson-i është ky shkrimtar. Mail on Sunday I përkryer... Borisi është shkrimtar i shkëlqyer dhe ka një sens mjaft të kapshëm humori. Independent Një vepër shumë e lartë që na jep vlerësimin për arritjet e një njeriu të madh. Daily Telegraph Një arritje e përsosur... Johnson-i jo vetëm ka ngritur në qiell Çërçillin me këtë libër, por e ka rivalizuar me mjeshtërinë e tij. Financial Times Studimor por jo pedant, i shpejtë por jo pa peshë... një libër që të shpaloset me lehtësi Daily Express
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ikonomi … ka gërshetuar në një jo vetëm këmbnguljen e studiuesit , por edhe pragmatizmin dhe kureshtjen e etshme të gazetarit. Gazeta Mapo Libri i Ilir Ikonomit … është botim me rëndësi të madhe kombëtare . Gazeta Shqip Punim i mrekullueshëm, i shkruar në mënyrë elegante . Top Chanel Autori e ndriçon këtë figurë natyrshëm pa rënë në kurthin e idolatrisë , por dhe pa cinizëm dhe dashakeqësi . Tirana Observer
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri që keni në dorë do t'ju vlejë shumë! Pavarësisht se cili jeni dhe çfarë bëni në jetën tuaj të përditshme! Mund të jeni gazetar, por ju, megjithatë, duhet ta dini sesi funksionojnë dhe brenda cilit kuadër etik dhe profesional veprojnë ata që ju japin informacionin që vjen nga agjencitë publike ose private, apo nga institucionet e vendit. Mund të jeni deputet, kandidat për një vend pune, për një post në jetën profesionale ose politike, duhet të dini sesi ta paraqisni veten tuaj sa më mirë përpara atyre që do t'ju zgjedhin ose emërojnë. Mund të jeni artist, shkrimtar, aktor, keni nevojë si të komunikoni me publikun dhe ta përmirësoni imazhin tuaj si personazh shoqëror. Mund të jeni student në gazetari dhe në shkencat e komunikimit. Dijeni se në fushën e marrëdhënieve publike keni një të ardhme profesionale, prandaj duhet ta njihni mirë këtë fushë. Mund të jeni biznesmen, thjesht pronar i një kafeneje, apo edhe i një njësie tregtare mesatare. Duhet të dini ta fitoni besimin e klientëve tuaj jo vetëm me shërbimin që ofroni, por edhe me pamjen, sjelljen, mënyrat tuaja të dialogimit. Sikurse është thënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga qytetari më i thjeshtë deri te Presidenti, të gjithë kemi nevojë "të shitemi". Jo të shesim vlerat tona, por në kuptimin që pozicioni ynë në shoqëri, suksesi në punët tona, nuk varet vetëm se sa të zotët jemi realisht, por edhe se si t'i paraqesim ato në mënyrë që të kuptohen, pranohen, pëlqehen nga publiku i gjerë apo njerëzit që na rrethojnë. Akademik prof. dr. Artan Fuga
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Fatos Tarifa, sociolog, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomat, është Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Për shumë vjet me radhë ai ka mbajtur një sërë pozicionesh akademike në disa universitete amerikane si: The University of North Carolina (Chapel Hill), Camp-bell University, Webster University dhe Eastern Michigan University. Autor i 32 librave dhe i më shumë se 50 artikujve studimorë të botuar në revista akademike të indeksuara në SHBA dhe në Europë, Tarifa është ndër anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe të Shkencave në vitin 2011, anëtar i Akademisë së Shkencave Politike në New York (nga viti 1995) dhe anëtar i Shoqatës Sociologjike Amerikane (nga viti 1992). Ai është themeluesi dhe kryeredaktori i revistës akademike Sociological Analysis, si edhe anëtar i bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare Journal of Social Sciences dhe Journal of Applied Social Science.
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Albumi studimori ilustruar "Vetëqeverimi i Korçës sipas të përkohshmeve "Adriatiku" dhe "Gazet' e Korçës"" (Dhjetor 1916 – gusht 1918) trajtesë dhe dokumente,me autore Prof. dr. Kaliopi Naska, i është kushtuar 100 vjetorit të Krahinës Autonome të Korçës 1916 – 2016. Trajtimi i tij është mbështetur në dokumente origjinale të kohës, të hulumtuara në arkivat shqiptare dhe franceze,si dhe në materialet e shtypit shqiptar të kohës në Bibliotekën Kombëtare. Trajton dhe pasqyron këtë ngjarje të Korçës, me të cilën u mor shtypi shqiptar, dhe konkretisht dy organe të përkohshme, gazeta e pavarur ADRIATIKU (dhjetor 1916 - shkurt 1917), dhe gazeta GAZET E KORÇËS (dhjetor 1916 – gusht 1918). Botimi i tyre u lidh me këto dy ngjarje, që kanë hyrë në historinë e shtetit shqiptar: veprimet pushtuese të ushtrive të huaja të Antantës dhe kryesisht të ushtrisë franceze në frontin e Lindjes në krahinën e Korçës gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe krijimi i Krahinës Autonome të Korçës dhe funksionimi i saj. Të dy gazetat sollën këndvështrimin e tyre, për të pasqyruar dhe bërë pjesë të debatit publik në vend. Spikasin: figura e Themistokli Gërmenjit, një nga figurat kryesore të Krahinës Autonome të Korçës që diti të drejtojë me sukses Prefekturën e Policisë, prej nga vareshin forcat e armatosura shqiptare të saj, dhe zbatoi vendimet e Këshillit Qeveritar, dhe figura e Kolonelit francez Henri Descoins, Komandanti i Territorit të Korçës, si dhe mjaft personalitete të tjerë shqiptarë dhe francezë. Vend të veçantë në gazetat në fjalë zënë pasqyrimi i nënshkrimit të protokollit të 10 dhjetorit 1916, i cili përbën aktin e vetëm politik të nënshkruar gjatë Luftës së Parë Botërore mbi baza pariteti midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe forcave të ndryshme pushtuese. Analizohen përfitimet e të dy palëve. Në album gjejnë pasqyrim veprimet e përbashkëta, për ngritjen e strukturave që do të organizonin dhe siguronin rendin dhe qetësinë në vend; politikat ekonomike,organizimi i gjykatës dhe funksionimit të saj, zhvillimi i arsimit shqiptar, kujdesi shëndetësor, ngrija e një sistem të rregullt postar, si dhe jepen dhe arsyet e ndryshimit të politikës franceze,dënimi i Themistokli Gërmenjit. Mbi bazën e dokumenteve franceze jepen arsyet e shfuqizimit të protokollit të datës 10 dhjetor 1916, me abrogimin e tij nga Komanda Franceze në 18 shkurt 1918. Me marrjen fund të Krahinës Autonome të Korçës, u mbyllën dhe gazetat në fjalë, të cilat si organe të shtypit, luajtën një rol në funksion të përmbajtjes dhe formës së tyre në pasqyrimin e veprimtarisë të kësaj administrate të dyfishtë, asaj kombëtare dhe asaj të pushtimit. Me mbarimin e Luftë së Parë Botërore, më 26 maj të vitit 1920, forcat ushtarake franceze u larguan nga Korça, dhe ajo kaloi përfundimisht nën administrimin e qeverisë shqiptare të Sulejman Delvinës.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
"Chomsky është një fenomen global...Ai ka të ngjarë të jetë shkrimtari më i lexuar amerikan për politikën e jashtme në planet."-The New York Times Book Review. "Me një logjikë të pamëshirshme Chomsky na ofron të dëgjojmë nga afër atë që na thonë udhëheqësit dhe të zbulojmë atë që nuk na thonë... Jemi apo nuk jemi dakord me të, duke mos e dëgjuar humbasim."-BusinessWeek. "Si arritëm të bëheshim perandori? Librat e Noam Chomsky-t, qytetarit më të dobishëm të Amerikës, janë përgjigjja më e mirë për këtë pyetje."-The Boston Globe. "Ka të ngjarë, që nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjekin rrugën e Britanisë së shekullit XIX, interpretimi i Chomsky-it do të jetë standardi i historianëve edhe njëqind vite më vonë."-The New Yorker. "Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për botën ku jetojmë... ka vetëm një përgjigje të thjeshtë: lexoni Noam Chomsky-n."-New Statesman.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri është i përbërë nga 100 analiza dhe është një vështrim i thellë analitik për zhvillimet më të rëndësishme politike dhe diplomatike të rajonit tonë gjatë dhjetë viteve të fundit. Është hera e parë, që në një botim antologjik deshifrohen zhvillimet e reja rajonale në një interpretim dhe në një këndvështrim diplomatik me vulë shqiptare. Personalitetet e historisë dhe diplomacisë njëzëri thanë se analizat dhe interpretimi i zhvillimeve në rajon i jep librit peshën dhe vlerën e një manuali tepër të dobishëm diplomatik. Në të gjitha analizat e tij për zhvillimet në vende të veçanta apo në raportet e vendeve të Ballkanit me njëri-tjetrin apo me fuqi jashtë Ballkanit, autori është nisur gjithmonë nga këndvështrimi i efekteve që kanë apo mund të kenë këto zhvillime për interesat e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në faqet e këtij libri autori u hedh një vështrim analitik ngjarjeve që dominuan marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet e para të hapjes së Shqipërisë pas përmbysjes së regjimit komunist dhe që u acaruan në mënyrë të skajshme dy herë: në verën e vitit 1993, pas deportimit të një kleriku grek nga Shqipëria, dhe në pranverë 1994, pas sulmit në repartin ushtarak shqiptar në Peshkëpi të Gjirokastrës, autorësinë e të cilit e mori përsipër organizata MAVI (Fronti për Çlirimin e Epirit të Veriut). Libri hapet me një kronikë referuar një shkrimi të gazetës amerikane Wallt Street Journal, ku thuhej se parashikohet konflikt i armatosur në zonën e minoritetit (mars 1993) dhe mbyllet me vzitën e presidentit grek, Kostis Stefanopulos në Tiranë, (mars 1996), kur mes të dy vendeve u nënshkrua Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Për periudhën që përfshihet në libër, autori ka qenë i vetmi gazetar shqiptar i akredituar në Greqi dhe i ka përcjellë aktivisht të gjitha zhvillimet; në këtë sens libri përfiton një vlerë të veçantë dhe hedh dritë mbi shumë ngjarje, për të cilat publiku i gjerë mund të ketë pasur vetëm një imazh të trubullt e të zbehur edhe më shumë nga distanca kohore.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Aleanca mes Greqisë dhe Jugosllavisë është në qendër të këtij libri, të shkruar nga një autor grek që denoncon intrigat historike mes këtyre shteteve në dëm të shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Libri ndalet në kohën e diktatorit Milloshevic dhe mbështetjen që ai gjeti tek qeveritë greke për të shtypur Kosovën.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ditar i çrregullt i muajve të nxehtë : dimër 2003-dimer 2004
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pas librit “Vilsoni dhe Genci” Sadik Bejko në një tjetër libër hedh poshtë me argumente, dokumente dhe analiza të ashtuquajturit disidentë në letërsi, të cilët mashtrojnë me “burgjet” apo “persekutimet”, kur në të vërtetë kanë qenë spiunë dhe vegla të sigurimit të shtetit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ngjarjen e rrallë të shndërrimit të politikës së jashtme në një bestseller e realizoi ky libërth i R.Kagan.
Price: 480 Lekë
titleToAlt
Ndarjet 2008
Historia e bujshme e ndarjes së presidentit francez Sarkozi nga ish- bashkëshortja e tij Sesilia dhe lidhja me Carla Brunin.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Valid Fariz është prej një kohe të gjatë ndër shkollarët më të mirë informuar të Lindjes së Mesme, popujve të atyshëm, kulturave të saj, si dhe lëvizjeve radikale atje”. Senatori Xho Liberman.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje shkrimesh në lidhje me ngjarjen e 11 shtatorit 2001. Autoret: Sali Berisha, Ilir Meta, Ismail Kadare, Aurel Plasari, Avni Hoxha. Ali Oseku, Arian Starova, Beqr Ajazi, Blegina Agolli, Dhori Kule, Fahri Balliu, Ilir Nikolla, Kujtim Harshova, Maks Velo, Ndricim Kulla, Ylli Pango sjellin qëndrimin e tyre në lidhje me këtë ngjarje.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
…”ky libër i imi nuk u pat ndaluar në kohën e tij në Itali, por edhe në Gjermani, në Austri, në Spanjë…në tërë ato vende ku, ose prej arbitraritetit të një diktatori ose për shkak të zvetënimit të institucioneve demokratike, liritë publike dhe private qenë mbytur dhe shtypur…”-Autori
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Si Karl Rouv e bëri President Xhorxh W.Bushin
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët janë populli më i madh me shumicë myslimane i Europës. Sot ata shtrojnë pyetjen se kujt i përkasin: botës islame apo Europës së krishterë .Çështja shqiptare , veçanërisht e ardhmja e Kosovës, ka vënë në punë edhe politikën europiane. Ky libër paraqet historinë e pasur dhe me ndryshime të shpeshta të shqiptarëve në Europën Juglindore nga antikiteti e deri më sot dhe krijon kështu një bazë për ta kuptuar më mirë këtë rajon.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Dr. Belina Budini: Drejtuese e departamentit të Marrëdhënieve Publike dhe Komuntkimit në Universitetin Europian të Tiranës. Si pedagoge dhe studjuese, fusha e saj e ekspertizës janë mediat dhe shkencat e komunikimit. Kjo është monografla e dytë e saj, e publikuar në këtë fushë, pas "Edi Rama, politikani pop(utist)-star" në vitin 2009, libër i cili kurorëzoi studimet pasuniversitare në Goldsmiths College, University of London. Libri ”Tri kohë të Shqipërisë në Time, 1923-2013" lidhet gjithashtu me studimet e saj pasuniversitare, për marrjen e gradës Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tiranës, në dhjetor 2013. Projekti kërkimor i nisur me revistën më të madhe amerikane të aktualitetit, revistën Time, në kuadër të Doktoraturës së kryer, vijon që prej një viti, edhe me të përditshmen amerikane New York Times në cilësinë e kërkuesës shkencore pranë shkollës doktorale, në UET. Autorja publikon rregullisht artikuj shkencorë dhe recenca librash në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kontribuon me artikuj publicistikë dhe analiza mediatike edhe në të përditshmet e aktualitetit të përgjithshëm.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri më i fundit i Brzezinskit reflekton talentin e tij për të shpleksur çështjet e ndërlikuara historike dhe forcën e tij në përkrahje të zgjidhjes së tyre. “Vizioni strategjik” është një vështrim i qartë, i gjallë, i vendit të Amerikës në botën e sotme. Një nga strategët e paktë, nga mjeshtrit e vyer të Amerikës, na pikturon një tablo bindëse të një bote gjithnjë e më të ngatërruar në të ardhmen dhe na paraqet një politikë të Shteteve të Bashkuara për ta kontrolluar atë. I ngjeshur, i mprehtë dhe i logjikshëm. Kjo është një analizë e thellë, nxitëse dhe stimuluese, që duhet lexuar nga të gjitha ata që lidhen me stabilitetin dhe zhvillimin global.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania