titleToAlt
Robin Sharma, lideri dhe eksperti i performancës elitare, prezantoi konceptin Klubi 5 e mëngjesit 20 vjet më parë, bazuar në një regjim mëngjesi revolucionar. Ky koncept ka ndihmuar klientët e tij të rrisin produktivitetin e tyre, të bëhen më të shëndetshëm dhe të ruajnë qetësinë shpirtërore në këtë epokë jashtëzakonisht të ndërlikuar. Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Përmes një historie të këndshme dhe shpesh argëtuese me dy të huaj që takojnë një pasanik ekscentrik, i cili bëhet mentori i tyre i fshehtë, Klubi 5 e Mëngjesit është: ■ një tregues se sa shumë njerëz të mençur në botë e flllojnë mëngjesin e tyre me një metodë të caktuar, për të pasur rezultate mahnitëse; ■ një formulë për t'u zgjuar çdo ditë në 5 të mëngjesit, duke u ndier të frymëzuar, të përqendruar dhe të mbushur plot me energji; ■ një metodë që ju krijon mundësi të keni kohë edhe për të pushuar, edhe për t'u stërvitur, edhe për t'u argëtuar, edhe për t'u rritur individualisht; ■ një praktikë e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në ngritjen shpirtërore, duke ju dhënë kohë të çmuar që të mendoni, të shprehni krijimtarinë tuaj dhe të fllloni ditën në mënyrë paqësore, në vend që të shpejtoni për gjithçka; ■ një libër që nxit besimin tuaj për të arritur më të mirën e për të kapur majat. Nëse i vini synim vetes për t'i realizuar qëllimet e tuaja, mund t'ia dilni! Një libër që do t'jua ndryshojë jetën përgjithmonë!
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
JETËSHKRIM Zekerija Idrizi lindi në vitin 1969, në lagjen e Dizhonit në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen "Medreseja Isa Beu" i kreu me sukses, me rezultatin "shkëlqyeshëm", në Shkup. Studimet i ndoqi në religjion dhe filozofi, pranë Fakultetit të Shkencave Islame, në Sarajevë. Botoi qindra shkrime në revistën informative, kulturore e shkencore islame "Hëna e re', organ ky i Bashkësisë Fetare Islame, në Maqedoni. Herë pas herë, botoi edhe në gazetat të tjera shqip si në: "Flaka" (Shkup), "Fakti" (botimi në diasporë dhe Shkup), "Koha ditore" (Prishtinë) dhe "Bota sot" (Cyrih). Gjithashtu botoi edhe në revistat: "Familja" (Tiranë) dhe'"Dituria islame” , organ ky i Bashkësisë Islame të Kosovës. Deri më tani ka përkthyer nga boshnjakishtja veprën kapitale "E drejta islame" të autorit dr. Jusuf Kardavi dhe si ështëbashkëpërkthyes nga arabishtja për veprën: "Tc vërtetat esenciale të Islamit" të autorit Abdullah Sead.
Price: 850 Lekë
titleToAlt
1. Asnjëherë mos errësoni figurën e eprorit tuaj. 2. Mos tregoni besim të madh te miqtë tuaj, mësoni si t'i përdorni armiqtë tuaj. 3. Fshihni synimet tuaja. 4. Përherë të thoni më pak nga sa është e nevojshme. 5. Varet shumë nga dinjteti -mbrojeni atë me jetën tuaj. 6. Kujdesuni të jeni në qendër të vëmendjes me çfarëdolloj çmimi. 7. Vini të tjerët të punojnë për ju, por gjithnjë ta korrni ju lavdinë dhe njohjet e tyre. 8. Bëni të tjerët të vijnë te ju - përdorini si karrem, nëse është e domosdoshme. 9. Fitoni me veprimet tuaja, asnjëherë me bashkëbisedim dhe mosmarrëveshje. 10. Kujdes, rrezik infeksioni: largohuni prej mjeranëve dhe fatkeqëve. 11. Bëjini njerëzit që të varen nga ju. 12. Përdorni ndershmërinë e duhur dhe bujarinë, që të çarmatosni viktimën tuaj. 13. Kur kërkoni ndihmë, mbështetuni tek egoizmi i të tjerëve, asnjëherë te dhembshuria ose bujaria e tyre. 14. Bëni miq dhe punoni si spiun. 15. Thërrmojeni armikun tuaj plotësisht. 16. Përdorni mungesën, që të rrisni respektin dhe ndikimin që ju japin të tjerët. 17. Mbajini të tjerët në një gjendje terrori të zgjatur: kultivoni një atmosferë të paparashikueshme. 18. Mos ndërtoni fortesë që të mbroheni - vetmia është e rrezikshme. 19. Të dini me cilin keni të bëni - mos dëmtoni njeri të gabuar. 20. Mos u ngatërroni me asnjë njeri. 21. Bëni si klloun që të ngrini kurth për një palaço - të dukeni budalla për qëllimet tuaja. 22. Përdorni taktikën e dorëzimimit: kthejeni dobësinë në forcë. 24. Luani rolin e oborrtarit të përkryer. 25. Rikrijoni vetveten. 26. Mbajini duart tuaja të pastra. 27. Përfitoni nga nevoja e njerëzve të cilët ju besojnë, që të mund të krijoni përkrahës të cilët do t'ju adhurojnë. 28. Veproni me guxim. 29. Bëni plane të studiuara mirë. 30. Kujdesuni që arritjet tuaja të duken të lehta. 31. Kontrolloni zgjidhjet e ndryshme: vendosini të tjerët të luajnë me letrat që u shpërndatë. 32. Shfrytëzoni fantazitë e të tjerëve. 33. Zbuloni vidën e çdo njeriu. 34. Të jeni mbret me mënyrën tuaj: veproni si një mbret dhe të tjerët të sillen ndaj jush si të ishit mbret. 35. Përkryeni artin tuaj të sinkronizimit. 36. Përbuzni gjërat që nuk mund t'i fitoni dhe hakmarrja më e mirë është t'i injoroni. 37. Shfaquni mbresëlënës në publik. 38. Mendoni si të doni,por silluni si gjithë të tjerët. 39. Turbulloni ujërat, që të kapni peshk. 40. Përbuzni gjithçka që është dhuratë. 41 Largohuni të ndiqni gjurmët e një burri të madh. 42. Nëse do të vrisni çobanin, bagëtia do të shpërndahet. 43 Punoni sipër zemrave dhe mendjeve të njerëzve. 44. Çarmatosini dhe zemërojini me mashtrimin e pasqyrës. 45. Bëjeni të ditur nevojën për ndryshim, por mos bëni shumë reforma të menjëhershme. 46. Asnjëherë të mos dukeni i përkryer. 47. Mos shkoni më tej se objektivi juaj, mësoni se kur duhet të qëndroni dhe kur jeni fitimtar. 48. Të jeni të zhdërvjellët.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Warren Buffett, e admironte kaq shumë mendësinë dhe mësimet e Dale Carnegie-t, saqë me të drejtë shprehej: "Në zyrën time nuk do ta shihni të varur diplomën nga Universiteti i Nebraska-s. Nuk do ta shihni të varur as diplomën nga Universiteti i Columbia-s. Në zyrën time do ta shihni të varur certifikatën e diplomimit 'Dale Carnegie' të cilën e mbaj me shumë krenari."
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Çdo punë kërkon mund e sakrificë. E pra, edhe problemi i martesës suaj kërkon të impenjoheni dhe madje “të investoni”. Dhe mos harroni: Nuk është turp të kërkosh të martohesh… Vetëm se nëse mendoni që ka ardhur koha për t’u martuar, mos lejoni askënd t’ua ndryshojë rrjedhën e jetës… Përndryshe jeta ikën dhe pasuria më e madhe që do t’ju mbetet si çiflig prej vetmisë suaj është menopauza dhe shumë-shumë ndonjë kone e vogël për t’ju bërë shoqëri. Prandaj, zgjohu! Ti nuk je e destinuar të mbetesh vetëm. Familja, është vlera më e madhe e marrëdhënieve njerëzore. -Rovena (përkthyesja)
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Një roman misterioz marramendës... Yalom sjell në këtë veprër artistike një mjeshtëri autentike të teknikave të psikoterapisë si edhe një gjenialitet për t 'i treguar lexuesit se çfarë shtillet në të vërtetë në kokën e një psikoterapisti teksa ai ose ajo është duke trajtuar dikë. — LOS ANGEL TIMES Një rrëfenjë e koklavitur gazmore... Ky mund të jetë romani më zbavitës dhe më i ndjeshëm i shkruar për psikanalizën. — SAN JOSE, MERCURY TIMES Depërtimi i Yalom-it nëprofesionin e tij është i mprehtë e i pamëshirë, që të sjell në mendje Oliver Sacks-in dhe Stud Turke-in. Ky është një roman për këdo që dëshiron të dijë se si punon me të vërtetë mendja e një psikoterapisti. — SAN FRANCISCO CHRONICLE
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Të paktën një e treta e njerëzve që njohim, janë intovertë. Ata preferojnë të dëgjojnë, në vend që të flasin: të krijojnë, por jo të promovohen: të punojë në vetmi dhe jo në grup. Ky libër është për intovertët: për Roza Parksin, për Shopenin, për Dr. Suajsin, për Stiv Uozniakun, të cilëve shoqëria jonë u detyrohet aq shumë! Në librin ‘’Pushteti i të heshturve’’, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë intovertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tone.Përveç këtyre, na prezanton me intovertë të sukseshëm. Susane Cain Ka hulumtuar me pasion dhe ka sjellë këto histori të vërteta. Ky libër ka fuqinë të ndyshojë këndvështrimin e të gjithëve për intovertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gj aknxehtësinë A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. POR AMA, mund të na dalë nga kontrolli, duke bërë që të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati yt bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty. Udhëzuesi Çtë bësh kur të shpërthen zemërimi i orienton fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren per trajtimin problemeve me zemërimin. Shembujt përfshirës, ilustrimet e gjalla dhe udhëzimet hap pas hapi u mësojnë fëmijëve një sërë metodash "për ta racionuar" zemërimin, "për t'i ftohur" mendimet gjaknxehta, si dhe për t'i mbajtur nën kontroll veprimet e zemërimit, duke i bërë fëmijë të qetë dhe efektivë. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që i ndihmon ata të ndryshojnë për të mposhtur zemërimin.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë për një jetë më të mirë, libri Pushtet i pakufishëm do t'ju tregojë si të arrini atë cilësi të jashtëzakonshme jetese që e dëshironi dhe e meritoni dhe si të zotëroni jetën tuaj personale dhe profesionale. Anthony Robbins u ka vërtetuar miliona njerëzve përmes librave të tij, regjistrimeve dhe seminareve, se duke shfrytëzuar fuqinë e mendjes mund të bëni, keni, arrini dhe krijoni gjithçka që dëshironi për jetën tuaj. Ai u ka treguar krerëve të shteteve, familjeve mbretërore, atletëve Olimpikë dhe profesionistë, yjeve të filmave dhe fëmijëve se si të arrijnë atë që duan. Me Pushtet i pakufishëm, ai zbulon me pasion dhe rrjedhshinëri, shkencën e arritjes personale dhe ju mëson: • Si të zbuloni se çfarë doni vërtct • Shtatë gënjeshtrat e suksesit • Si të riprogramoni mendjen tuaj brenda pak minutave për të eliminuar frikën dhe fobitë • Sekreti për të krijuar raport të menjëhershëm me cilindo që takoni . • Si të dubloni suksesin e të tjerëve • Pesë çelësat e pasurisë dhe të lumturisë Pushtet i pakufishëm është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t'ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve. Do t'ju japë njohurinë dhe kurajën që të ribëni veten dhe botën tuaj. Pushtet i pakufishëm është një libër udhëzues për performancën e lartë, në një epokë suksesi.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Dashuria nuk përcaktohet nga sasia, po nga cilësia. Dashuria rritet kur ju e ndani me dikë/ dhe vdes kur e mbani në vetvete. Nëse jeni dorështrënguar në dashuri -ajo do të shuhet. Harxhojeni veten tuaj. S'ka rendesi kujt ia jepni dashurine tuaj - ky mendim e varfëron mendjen. "Do t'ua fal dashurinë njerëzve me cilësi të caktuara", -thotë koprraci. Ju nuk e kuptoni se brenda jush ka shumë dashuri, një re e tërë, për të cilen s'ka rëndësi vendi ku do të derdhet: mbi gurë, kopshte, oqean.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Pastrimi është një meditim më i thellë se përgatitja. Njeriu do ta kishte të lehtë të përgatitej, por pastrimi presupozon një zhytje më të thellë në meditim, zhytje të plotë, që të transformohet gjithcka e padenjë tek njeriu. Të gjitha ndjenjat si urrejtja, zilia, makutëria kanë energji. Kur këto ndjenja zhduken, energjia e çliruar ju jepet në formë të pastër. Kurse ndjenjat e padenja me të vërtetë mund të zhduken. Makutëria shndërrohet në mëshirë e bujari, urrejtja - në dashuri. Të gjitha të metat shndërrohen në një kopsht të lulëzuar.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Friedrich Nietzsche ka qënë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se mbinjeriu, rnishërimi njerëzor i hyjnores, është pas-ardhësi i tij. Me fuqinë që shndrit dhe poetikën madhështore, Nice argumenton se kuptimi i jetës nuk duhet kërkuar në devocionet fetare a nënshtrimet përulëse por në forcën e jetës së plotfuqishme: pasionante, kaotike dhe të lirë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Dashuria më është dukur gjithmonë ndjenja njerëzore më e fuqishme dhe më pak e studiuar, e rrethuar dhe e mbrojtur nga një mori e trefishtë paragjykimesh, misteresh dhe hipokrizish, të cilën njerezit e qytetëruar shumë shpesh e njohin me anë të vjedhjes së trupit. Poetë, filozofë artistë e ligjvënës i shkëpusin pak nga pak zotit të madh një copë nga rrobat dhe mishi i tij dhe nxitojnë ta fshehin mirë atë si vjelja e një fruti të ndaluar. M’u duk një punë e madhe ta studjoja dashurinë si një dukuri të jetës dhe një forcë gjigante, e cila shpaloset në njëmijë mënyra në raca dhe kohe të ndryshme: ta studjoja si një bazë e shëndetshme e individit dhe e brezave dhe mendova se qe një nder edhe vetëm të provoja ta bëja këtë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shumica e njërezve krenohet se zotëron në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyhej nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e saj në këtë fushe, duke propozuar që njohur itë e saj të verifikohen në praktike. Mirëpo, si rregull ata që duan ta kuptojnë seriozisht natyrën e njeriut e mësojnë sa vlejnë në të vërtetë njerëzit e tjerë nëpërmjet bashkëpërjetimit ose gjatë krizave jetësore vetjake, ose duke vëzhguar krizat e të tjerëve dhe duke e identifikuar veten me ta. Studimi i natyres së njeriut mund të quhet art, në dispozicion të të cilit janë shumë instrumente. Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë zgjerimi i njohurive tona për njerëzit, domethënë ai duhet të na japë mundesinë për t'u bërë natyra më të mira më të plota më të pastra
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Një Fëmijë është kureshtar. Ai bën shumë pyetje dhe pret përgjigje të sakta dhe bindëse. Nuk bëhen hile me pyetjet e një fëmije. Kur po më shoqëronte ne një manifestim kundër një projektligji për emigracionin, vajza ime,dhjetë vjeçe, më pyeti për racizmin. Ne biseduam gjatë. Fëmijet janë në gjendje të të kuptojnë më shumë se kushdo tjetër se njeriu nuk lind racist,por bëhet. Ky libër që përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve të vajzës sime, u drejtohet: fëmijëve që nuk kanë ende paragjykime dhe duan të kuptojnë: prindërve mësuesve, edukatorëve. Më shumë se dhjetë vjet pas këtij bashkbisedimi me Merjemen, unë doja ti këmbeja këto mendime me fëmijët nga gjithë bota, të cilët vazhdoj ti takoj. Sepse ne së bashku konstatojmë se racizmi jo vetëm nuk është sprapsur por është bërë i zakonshëm bile në disa raste është përkeqësuar. Ne përpiqemi të kuptojmë format e reja të shfaqjes së tij: rritja e antisemitizmit dhe islamofobisë, diskriminimet, viktima të të cilit janë emigrantët dhe futja në skenë e indetitetit kombëtar...”
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Tashmë, sapo iu kanë rënë në dorë të fshehtat më mbrësëlënëse të njohura ndonjëherë nga njëriu, të gatshmë për t'u përdorur prej jush që të merrni pasurinë, ndikimin dhe gëzimin që keni kërkuar gjithmonë! Duke përdorur fuqinë tronditësë të këtyre sekreteve të vjetra të ruajtura me fanatizëm nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim në histori -shumë shpejt do të zbuloni se si të krijoni një dallgë pasurie në jetën tuaj... si të fitoni ndikim dhe kontroll mbi të tjerët... të sillni romancë të re në martesën tuaj apo në jëtën shoqërorë... si të fitoni respektin e menjëhërshëm të sëcilit që takoni... si të kapërcëni çdo kërcënim që po përballeni tani! Këtu është fuqia e lashtë e Mjështrave Mistik, gati për tju ndihmuar të arrini majat e pasurisë, famës dhe pushte tit!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky liber do t'ju bëjë të vini në diskutim gjithçka mendonit se dinit rreth jetés, që nga lumturia dhe pasuria, deri te qëllimi dhe pushteti. Është një hartë revolucionare per t'u bërë versioni më i mire dhe i jashtëzakonshëm i vêtes. Pikë. Deiv Asprei, biohaker dhe themelues i Bulletproof Exec dhe Bulletproof Coffee Po sikur t'i jepnit vetes leje për të menduar si mendjet më të mëdha krijuese të epokës sonë, të vinit në diskutim dhe të sfidonit rregullat e vjetra dhe të krijonit rregulla të reja rreth idesë së dashurisë, edukimit, përshpirtërisë. punës, lumturisë dhe domethënies? Mos ndiqni konvencione. Kodi i Mendjes sé Jashtëzakonshme ju mëson të jeni të suksesshëm sipas termave tuaj. Nuk ka rëndësi nga niseni, ju mund të ndërtoni një jetë që është vërtet e jashtëzakonshme dhe të Jini një gjurmë në univers. Në këtë liber ju do të mesoni té përkulni realitetin, të vini në diskutim gjepurat, të tejkaloni peizazhin kulturor. të përqafoni thirrjen tuaj, të praktikoni inxhinierinë e vetëdijes, të jetoni nën disiplinën c lumturisë dhe ta shtyni njerëzimin përpara, në mënyrë që të krijoni më tepër lumturi domethënie dhe impakt në bote. Më tepër sesa thjesht një liber fizik, Kodi i Mendjes së Jashtëzakonshme ju lidh me një platforme të tërë mësimore globale dhe me një komunitet, ku ju mund të zhyteni më thellë në çështje, të ndërveproni me autorin, të dëgjoni nga të ftuar të veçantë dhe të lidheni me lexues të tjerë. Bëhet fjalë për një shndërrim në një nivel krejtësisht të ri. Le t'ia nisim.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur ju thonë më shtruar apo mos u shqetësoni, a ju vjen t'ua ktheni qepeni gojen Sepse, po të ishte aq e lehtë, do ta bënit vetë, kështu? Nuk jeni vetëm, për më tepër, ka edhe një mënyrë për ta hequr qafe stresin. I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t'ju japë forcën për të mposhtur në qoftë
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër Profesoresha Delia Steinberg Guzman na ofron një tregues të mirë entuziazmi filozofik, i cili zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më te mira të traditës pitagoriane dhe sokratiane. Filozofia te ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur veten tonë, për ta përmirësuar atë dhe për t'u harmonizuar me ligjet më të thella të universit. Për autoren nuk ekzistojnë fjali të mbyllura dhe absolute, por pyetje të thella dhe të hapura, këshilla zemre, të cilat ofrohen me nje qëndrim bujar që na shoqëron përgjatë dialogjeve me veten tonë. Delia Steirtberg Guzman është Drejtuese e Organizmit Ndërkombëtar "Akropoli i Ri” që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë, Kulturës dhe Vullnetarizmit ne më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Shumë prej veprave të saj janë perkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë ne revista dhe gazefa në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në pirgjithësi Ka shktruar më shumë se tridhjetë libra dhe manuale mbi Fifozofinë Praktike,Psikologjinë Qytetërimet e Lashta, Astrologjinë, etj.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
-Si të keni sukses në dashuri, duke përdorur shenjat e duhura me lojën erotike, dhe si të çkodoni qëllimet e të tjerëve. -Si të dailoni kur dikush thotë gënjeshtra ose përpiqet të fshehë diçka. -Si të përcillni mendimin tuaj dhe të zgjidhni bashkë-punëtorë të përshtatshëm. -Si të shfrytëzoni mjedisin tuaj të punës. -Si të bëni përshtypje pozitive dhe të jetoni së bashku në mënyrë harmonike me të tjerët. Të gjitha këto janë brenda në këtë libër me shpjegime të shumta, shembuj, skica dhe fotografi. Blijeni librin dhe zbatojini këto këshilla, duke fiiluar qysh sot.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër shtrohen pyetje që i’a bëjmë çdo ditë vetes; ngrihen ndjesi dhe makthe që na pengojnë për të ecur para, etj. Do të gjeni përgjigje tej mase të vlefshme për këto pyetje që mbase do t’i keni pasur të vështirë për t’ju dhënë përgjigjet e duhura apo gjetur këshilluesin e mirë: A keni dëshiruar ndonjëherë më shumë vetëbesim në aftësitë tuaja? A ju vijnë mendime negative, duke krahasuar veten me të tjerët? A keni pasur ndonjëherë frikë të flisni, sepse mendoni që opinioni juaj nuk ka vlerë? Nuk jeni vetëm dhe ekziston një mënyrë që të përballeni me vetëvlerësimin e ulët.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania