titleToAlt
Kur gazetarja amerikane, Pamela Drakermen, solli në jetë fëmijën e saj në Paris, nuk aspironte të ishte një prind parisian, por, krejt papritur, vërejti se fëmijët francezë fillonin të flinin gjithë natën që kur ishin dy apo tremuajsh. Ata hanin presh të gatuar. Prindërit e tyre pinin qetësisht kafe, ndërsa fëmijët luanin vetëm. Fëmijët francezë janë edhe kureshtarë dhe tepër krijues. Po pse? Me një bllok të fshehur në çantën e pelenave, gazetarja amerikane kupton se francezët jo vetëm që kanë një filozofi të ndryshme prindërimi, por edhe një këndvështrim krejt ndryshe për fëmijën. Në bazë të vëzhgimeve të saj të mençura dhe interesante, Drakermeni na rrëfen se si zbuloi që fëmijët, përfshirë edhe të vetin, janë të aftë të kuptojnë plotësisht dhe të kenë pavarësinë e tyre, ashtu siç asaj nuk ia kish marrë mendja kurrë. Këtë libër, ku përfshihen këndvështrime dhe receta nga "Bebe Day by Day: 100 Keys to French Parenting", duhet ta kenë të gjithë ata prindër, të cilët duan të rrisin fëmijë të shkëlqyer e me sjellje të patëmetë, pa cenuar jetën e tyre.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Udhëzues i përgjithshëm që shpjegon cdo gjë që duhet të dini dhe që mezi po prisni ta zbuloni gjatë rreth nëntë muajve tuaj të mahnitshëm; që nga ngjizja deri te lindja e më tej. Përmban një pasqyrë javore të foshnjës si dhe informacione vetëm për baballarët. Shpjegimi i shtatzënisë, përgjigjet për pyetjet rreth saj, çmitizimi i trupit tuaj që nga koka (çfarë t'u bëni atyre dhimbjeve të kokës) deri te këmbët (pse janë aq të enjtura) dhe që nga shpina (si t'i ndalojmë dhimbjet e saj) deri te barku (pse nuk mund ta dalloni gjininë e foshnjës nga forma e barkut të nënës).
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Udhëzime që nuk vijnë bashkë me foshnjat, por që janë aq të nevojshme për prindërit e rinj. Ky udhërrëfyes kaq i dashur dhe i shitur në botë, vazhdimi i "Çfarë të presësh, kur vjen një fëmijë", ju ofron çdo gjë që duhet të dini rreth përkujdesit (dhe ushqyerjes) së foshnjës suaj. Ai përmbledh rritjen dhe zhvillimin mujor, ushqyerjen gjatë çdo moshe dhe faze, strategjitë e gjumit që funksionojnë vërtet, si dhe mënyrat më të mira për ta stimuluar foshnjën tuaj (edhe duke u argëtuar në të njëjtën kohë). Ai është plot me zgjidhje praktike (si ta pomponi qumështin që keni prodhuar, si të bëni banjën e foshnjës, si ta bëni të gromësijë, si t'ia përgatisni ushqimin, si t'ia dilni me kolikat), këshiilat mjekësore më të fundit (të rejat e fundit rreth ndenjëseve të makinës, sigurisë në shtëpi, vaksinave, shtesave me vitamina, trajtimit të sëmundjeve të zakonshme, parandalimin e SIDA-s) e të tjera. Gjithashtu: si të bësh kalimin drejt të qenit prind.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim (libër) i dedikohet të gjithë nënave dhe baballarëve që kujdesen për fëmijën gjatë rritjes fizike dhe trupore, jo vetëm për të ripohuar parimin "mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë", por edhe sepse, siç është e njohur për të gjithë, çdo dëmtim i funksionit mund të shfaq të meta të formës dhe çdo dëmtim i formës dhe i strukturës së organeve që përfaqësojnë lëvizjet, mund të jetë shkaku i patologjive, që tentojnë të bëhen kronike dhe që shfaqen tek adultët me shqetësime shumë më të rënda sesa te fëmija, duke paraqitur shpesh fillimin e patologjisë artrozike-degjenerative, të cilat sot paraqesin një nga sëmundjet më të përhapura në botën e civilizuar. Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në një farë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti. Ky libër u dedikohet prindërve, por është i dobishëm edhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë, specialistë të ndryshëm sidomos dhe për vetë pediatrët, të cilëve u takon përgjegjësia të ndjekin zhvillimin e fëmijës, të mbledhin anomalitë e mundshme, dhe ta drejtojnë atë te specialisti përkatës.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëzues themelor për kujdesin ndaj vetes dhe foshnjës, nga ngjizja e fëmijës deri në moshën trevjeçare. Tërësisht praktik, i ilustruar plotësisht dhe i indeksuar.
Price: 2500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania