titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kut u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deeptuater Horizon, apo kur autorizon Operacionin ' Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër trajtohet farefisnia në zonat paraurbane. Lëvizjet e mëdha demografike në Shqipëri pas vitit 1990 u shoqëruan me ndryshimin e vendbanimit të 34-tave të popullsisë duke zgjeruar periferitë e qyteteve të mëdha, por më së shumti Tiranës dhe Durrësit. Një prej zonave më tipike ku u vendosën banorët e rinj është Kamza. Ndryshimi i vendbanimit nuk do të thotë ndryshim i menjëhershëm kulturor dhe shkëputje e prerë me të shkuarën. Ky studim synon të krahasojë dhe analizojë përvijimin ose jo të lidhjeve farefisnore të banorëve të ardhur. Kamza gjatë këtyre 27 viteve u popullua kryesisht me banorë të zonave veriore dhe verilindore, por duhet thënë se ky vendbanim mban bashkë banorë që vijnë nga rreth 34 qytete të Shqipërisë. Autori duke marrë pjesë në jetën e përditshme në komunitet përmes punës etnografike në terren, si dhe studimit të asaj çfarë ndodh në të tashmen në jetën e banorëve të rinj, synon të shqyrtojë objektivisht gjithë dinamikat sociale.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Filozof, jurist dhe politikan gjerman, lindur në Hanover, dishepull i K. Krausit dhe interpret i shkëlqyer i doktrinave dhe i filozofisë krausiane në gjysmën e parë të shek. 19. I përkushtohet aplikimit të këtyre doktrinave në politikë dhe, i përfshirë në lëvizjet politike gjermane, detyrohet të mërgojë në Paris për arsye politike. Qe profesor i filozofisë në Universitetet e Parisit, Brukselit, Gracit dhe Lajpcigut. Leksionet e tij mbi të drejtën natyrore dhe filozofinë e të drejtës, e rendisin mes filozofëve bashkëkohës. Ndër veprat kryesore të tij: - Shkenca politike e bazuar mbi filozofinë dhe antropologjinë. - Kurs i të drejtës natyrore - Mbi veprën e Fihtes - Enciklopedia juridike
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Kur shkruan për Europën, Fatos Tarifa ofron një analizë të shkëlqyer dhe perspektive.” Lord Anthony Giddens ‘Fatos Tarifa është një europian shqiptar i orëve të para.’ Prof. Bas de Gaay Fortman “Fatos Tarifa na ofron ekspertizën e tij mbi Europën, duke evidentuar disa nga problemet me të cilat ndeshet ajo ndërsa përballet me sfidat e shekullit të 21-të. Ai argumenton se Europës nuk i mungojnë resurset për të qenë një lider botëror, por i mungon vullneti politik për t'i përdorur këto resurse kolektivisht. Ky është problemi më i madh i Bashkimin Europian.” Prof. Ron Westrum “Prof. Tarifa kupton qartë dhe e përdor me efektivitet imagjinatën sociologjike, siç mund të bëjë një sociolog i shkolluar mirë dhe me eksperiencë. Por, përtej kësaj, ai vetë personifikon imagjinatën sociologjike në një mënyrë të veçantë dhe të pazakontë.” Prof. Jay Weinstein
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse bashkimi kombëtar i shqiptarëve në të ardhmen është dhe do të mbetet një qëllim strategjik për çdo parti politike dhe për çdo qeveri që do të drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, suksesi i realizimit të këtij qëllimi do të varet kryesisht nga konjukturat ndërkombëtare që mund të krijohen, por edhe nga qartësia dhe vendosmëria me të cilën mendohet, planifikohet, drejtohet dhe veprohet sot, nga vetë ne, shqiptarët, për ta arritur këtë qëllim. Ky nuk është një mision, përmbushjen e të cilit duhet ta kërkojmë e ta presim nga Edi Rama dhe Albin Kurti. Ky është një mision për çdo qeveri shqiptare në të ardhmen, këtej dhe andej kufirit që sot na ndan. Ky është një mision në emër të brezave të ardhshëm të'shqiptarëve, të cilët, nëse nuk do arrijnë të bëhen qytetarë të Bashkimit Europian, do të duhet të kenë atdheun e tyre të përbashkët në një Europë post-BE.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Misioni im 2021
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të janë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presiont politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguarse dinë ta bëjnë. Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t'i qasemi çështjes sonë kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t'i kthyer shqiptarët në kontribuesit e vyer në rajon dhe në Europë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Ky libër është fryti i ideve të autores, të formuluara e të përpunuara gjatë një jete të gjatë, të mbushur me aksione shoqërore e politike, me studime e reflektime. Është ndalesa e natyrshme e Valentina Leskajt për të hedhur në letër një pjesë të rëndësishme të përvojës së saj të pasur dhe unike, në shoqërinë civile ashtu edhe në politikë. Si aktiviste e si politikane, ajo e sheh demokratizimin e shoqërisë si një proces ku duhen kërkuar rrugëdaljet dhe jo domosdoshmërisht kundërvëniet, vë gishtin mbi plagë, por shpejt kërkon zgjidhjen, te kundërshtari politik sheh programin dhe jo personin, te politika, si edhe te shoqëria civile, sheh mjetin për të përmirësuar shoqërinë dhe jo forcimin e pushtetit të një grupi të caktuar. Të gjitha këto Valentina Leskaj i paraqet me një stil të veçantë e origjinal, pasqyrë e personalitetit të saj. Ajo përshkruan deri në detajet më të thella vështirësitë e procesit demokratik, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet shprehëse stilistikore për të interpretuar dhe diskutuar çështje me mjaft rëndësi - që vetëm një dorë e shkathët dhe e sprovuar mund t'i përdorë me kaq mjeshtëri. Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.”-DIANA ÇULI
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Ky është një vëllim i shkëlqyer mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara si demi-urg dhe lider i rendit të sotëm botëror. Autorët e tij kanë përfaqësuar, si ambasadorë, interesat e Shqipërisë në kryeqytete të rëndësishëm të botës demokratike dhe në organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe, në këtë cilësi, kanë mundur të këshillojnë qeverinë shqiptare lidhur me politikën e saj të jashtme dhe marrëdhëniet e saj me shoqërinë ndërkombëtare. Përvoja e tyre diplomatike shumë e pasur, e shoqëruar nga një përvojë akademike shumë e gjatë dhe po aq e pasur në fushën e marrëdhënieve, të institucioneve dhe të së drejtës ndërkombëtare, reflektohen më së miri në këtë vëllim. Në fakt, zor se mund të gjenden në Shqipëri dy autorë që do të mund të ofronin një analizë kaq të informuar dhe kaq brilante mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në rendin e sotëm botëror si Tarifa dhe Krisafi.” -Eva Tafili (Hyskaj)
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Tregimi i ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë protestuesve. Denoncimi i Top Channel dhe skema okulte që u zhbë nga News 24. Reflektimi i Alexander Arvizu, një dekadë pas krimit dhe mosndëshkimit. "21 janari i vitit 2011, ngjarjet dhe personat që e krijuan atë, më përfshinë edhe mua në një takim të hershëm me vdekjen, në formën që e kisha mbajtur më shumë larg: vrasjen me plumba, në mes të ditës, në mes të bulevardit. Unë nuk doja të përfshihesha në këto ngjarje, më shumë sesa në rolin tim si gazetar. Por rrjedha e tyre, para dhe pas 21 janarit 2011, më bënë të isha dëshmitar, gazetar, protagonist dhe antagonist. Më bënë “puçist” e të përfshirë, dhe në fund të pozicionohem e të pranoj për herë të parë në jetën time publike, se në këtë vit isha i njëanshëm." Autori
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetës në lidhje me lirinë e medies, do t'i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike. Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: "janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit". Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit. Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
Price: 2200 Lekë
titleToAlt
Fatos Tarifa është Profesor i Sociologjisë dhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Ai ka fituar gradën PhD nga University of North Carolina, Chapel Hill (SHBA) dhe ka qenë ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Fatos Tarifa është një ndër studiuesit më interesantë dhe me kreativë të kohës sonë. Unë do ta rendisja atë pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij që kam njohur nga Furopa Lindore....Tarifa ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si edhe imagjinatën sociologjike për t'i trajtuar ato në një mënyrë të re dhe kreative. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë se komuniteti ndërkombëtar i shkencave sociale një ditë do ta njohë Fatos Tarifën si një influencë shumë të rëndësishme. Ne në Perëndim e kemi kurorëzuar atë si sociologun shqiptar më të shquar....Unë besoj se ai do të krijojë studime mbi Shqiperinë dhe Europën Lindore të cilat do të mbahen mend dhe do të përbëjnë një kontribut jetëgjatë në historinë e ideve” -Prof. Barbara HEYNS, New York University “Situatat dhe talentet e Dr. Tarifës janë të rralla. Unë qëllimisht e evitova fjalën 'unike', pasi ka edhe të tjerë që, si sociologë dhe diplomatë, janë gjendur në një pozitë të ngjashme për të vëzhguar, komentuar dhe përdorur imagjinatën sociologjike siç ka bërë ai. Kjo, natyrisht, në asnjë mënyrë nuk i ul vlerën arritjeve të tij. Përkundrazi, po të shohësh disa nga individët që i përkasin këtij grupi të vogël njerëzish, kontributet e Fatos Tarifës spikasin akoma më shumë si të jashtëzakonshme.” -Prof. Jay WEINSTEIN, University of Miami
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Fatos Tarifa është një ndër studiuesit më interesantë dhe më kreativë të kohës sonë. Unë do ta rendisja atë pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij që kam njohur nga Europa Lindore....Tarifa ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si edhe imagjinatën sociologjike për t'i trajtuar ato në një mënvrë të re dhe kreative. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë se komuniteti ndërkombëtar i shkencave sociale një ditë do ta njohë Fatos Tarifën si një influencë shumë të rendësishme. Ne në Perëndim e kemi kurorëzuar atë si sociologun shqiptar më të shquar....Unë besoj se ai do të krijojë studime mbi Shqipërinë dhe Europën Findore të cilat do të mbahen mend dhe do të përbëjnë një kontribut jetëgjatë në hisrorinë e ideve.” -Prof. Barbara HEYNS, New York University “Situatat dhe talentet e Dr. Tarifës janë të rralla. Unë qëllimisht e evitova fjalën 'unike', pasi ka edhe të tjerë që, si sociologë dhe diplomatë, janë gjendur në një pozitë të ngjashme për të vëzhguar, komentuar dhe përdorur imagjinatën sociologjike siç ka bërë ai. Kjo, natyrisht, në asnjë mënyrë nuk i ul vlerën arritjeve të tij. Përkundrazi, po të shohësh disa nga individët që i përkasin këtij grupi të vogël njerëzish, kontributet e Fatos Tarifës spikasin akoma më shumë si të jashtëzakonshme.” -Prof. Jay WEINSTEIN, University of Miami
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur. Paul Scharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni "Harpy" i Izraelit e deri tek anija robotike amerikane "Gjahtari i Detit", e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar edhe çështjet etike e ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve. "Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme" (Bruce Schneier), Ushtria e askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të nxjerrë në pah pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve, nëse lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen. Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane. Por, kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme. "Një nga librat më interesantë që kam lexuar ndonjëherë mbi çështjet ushtarake." -THOMASE RICK, NEW YORK TIMES, PËRSHTYPJE PËR LIBRIN. "Një libër që duhet lexuar nga kushdo që interesohet për Inteligjencën Artificiale dhe luftën e së ardhmes." -TASK&PURPOSE "Një parashikim i kthjellët dhe i besueshëm mbi automatizimin e fushës së betejës, i cili shumë shpejt do të karakterizojë konfliktet e ardhshme ushtarake". -SCIENCE
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Kurba J 2020
“Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, nje set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese" - Francis Fukuyama, autor i librave The End of History and the Last Man "lan Bremmer ka krijuar një mënyrë të zgjuar e origjinale për të menduar se si shtetet zhvillohen. Kurba J shkon në thelb dinamikës së ndryshimit që po prek zona të tëra të botës.” Fareed Zakaria, autor i librit The Future of Freedom "Bremmer argumenton bindshëm se diplomacia e zgjuar amerikane, duke shfrytëzuar forcat e globalizimit, mund t'i nxisë shoqëritë e mbyllura qe të hapen pa u rrënuar. Në kohën e duhur, i thelle, e i shkruar me entuziazëm dhe qartësi, kjo është një punë mbresëlenëse analizuese dhe udhëzuese" -Strobe Talbott, president i Institutit Brookings, ish-zëvendës sekretar i shtetit
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Findi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke i shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për sjelljen e tregjeve të lira në çdo vend. Ian Bremmer, një ekspert mbi udhëkryqin midis ekonomisë dhe politikës, ka ndjekur rritjen e firmave shtetërore në Kinë, Rusi, shtetet Arabe të Gjirit Persik, Iran, Venezuelë dhe në shtete të tjera. Ai demonstron sfidën gjithnjë e më të vështirë që kapitalizmi shtetëror do të paraqesë për të gjithë ekonominë globale. Ndër pyetjet që trajtohen: A jemi në pragun e një lloji të ri të Luftës së Ftohtë, e cila i vendos sistemet konkurrente ekonomike në një betejë për mbizotërim? A mund të konkurrojnë shtetet me treg të lirë, me fuqitë kapitaliste shtetërore, për sa u përket marrëdhënieve me shtete që kanë elemente të të dy sistemeve - si për shembull India, Brazili dhe Meksika? A ka jetëgjatësi kapitalizmi shtetëror? Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia. Në librin "Forca e Faktit" profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara. E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik. Sa frymëzues, aq edhe syçelës, plot e përplot me ndodhi gazmore dhe përjetime prekëse, "Forca e Faktit" është një libër që duhet lexuar një orë e më parë, i cili do jua ndryshojë rrënjësisht këndvështrimin për botën.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Robert Shuman dëshmoi se çështjet e mëdha politike dhe kolektive tejkalojnë fatet tona vetjake dhe kërkojnë nga ne marrjen përsipër të përgjegjësive, pa kërkuar kurrë ndonjëherë shpërblim për këtë. Këtu gjendet edhe sekreti i harmonisë dhe qetësisë së një jete si ajo e atit të Evropës: përballë konvulsioneve të historisë ai diti të mbjellë kopshtin e tij të brendshëm, pak a shumë si ai në Si-Shazel, për të rimarrë frymë dhe për të pranuar të shkojë gjithmonë e më larg drejt solidaritetit. Do të ishte me shumë vlerë sikur lexuesit e shumtë, sidomos ata që ushtrojnë dhe do të ushtrojnë përgjegjësi në gjirin e shoqërisë, të mund të gjenin në këto faqe frymëzimin dhe kurajën për t'i shërbyer një njerëzimi së fundmi të çliruar nga frika dhe urrejtja e të rimerrnin rrugën e vëllazërimit që nuk njeh asnjë kufi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“...Leonidha Mërtiri ka arritur që përpara lexuesit ta paraqes të gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve të brendshme dhe të ndikimit të jashtëm, t'i shpalosë të gjitha dilemat e momenteve historike, t'i tregojë kahjet përmes ngjarjeve, përmes personaliteteve dhe rolit të tyre në këto procese. Ai këtë nuk e bën nga mençuria e kohës së tashme për të kaluarën, por ai këtë e jep ashtu çfarë ka qenë në atë kohë, me faktografinë dhe me argumentet dhe me vlerësimet e atëhershme. Këtu qëndron dinjiteti i shkrimit, i besueshmërisë, i dëshmisë e i përshkrimit, duke i lënë lexuesit gjykimin dhe konkluzionet, pa as më të voglin imponim. Kjo, në asnjë rast nuk do të thotë se proceset ecin vetvetiu dhe ato duhet vetëm regjistruar. Përkundrazi, libri të kaplon të tërin dhe për asnjë moment nuk të lë indiferent. Nuk mundesh pa u mishëruar me ngjarjet, me proceset dhe me njerëzit, nuk mundesh të mos ndiesh dhimbjen, mllefin apo gëzimin, të mos ndiesh keqardhjen apo falënderimin, të mos ndiesh krenarinë apo përçmimin. ...Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm për të kuptuar një vend dhe një kohë, për të kuptuar proceset dhe ngjarjet, për të kuptuar lindjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut, raportet e brendshme, por edhe marrëdhëniet e jashtme, si një dëshmi, si një vështrim, si një raport dhe një analizë që ka vlera të pakapërcyeshme edhe sot, për të kuptuar drejt determinanten si dhe pse ngjau.”- Ramush Tahiri, Politolog, Prishtinë
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Një analizë e argumentuar e politikës së pas Luftës së Ftohtë, e cila përmbys supozimet e parapëlqyera dhe na shtrëngon ta rishikojmë përsëri dialektikën komplekse të liberalizmit dhe liberalizmit". GEORGE SOKOS "E mprehtë, depërtuese, dërmuese: një analizë e paharrueshme se për ç'arsye drita e liberalizmit u shua në Europën Lindore, si dhe përse pakënaqësia kundrejt imitimit të Perëndimit ushqeu furitë e revoltës populiste". MICHAEL IGNATIEFF "Shpjegimi më origjinal që kam lexuar rreth vetëshkatërrimit të liberalizmit Perëndimor si utopi universale. Analiza e tij i ka rrënjët në një kuptim të pashoq të revoltës së ushqyer nga pakënaqësia (dhe të pakënaqësisë revoltuese) të elitave politike që kërkuan ta imitojnë Perëndimin dhe, për të njëjtën arsye, përfunduan duke e urryer atë. Tronditëse, gjithsesi e vërtetë!" PETER POMERANTSEV "Ky është një libër që kopjimin e shndërron në një argument origjinal. Duke vepruar kësisoj na rikujton se demokracia liberale nuk varet dhe aq nga proceset mekanike sesa nga origjinaliteti njerëzor". TIMOTHY SNYDER
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndryshimet shoqërore të analizuara këtu e kanë transformuar vendin në dekadat e fundit. Ato përbëjnë realitetin socio-politik dhe ekonomik në të cilin jeton shqiptari sot. Mirëpo, brezat e ardhshëm do të jenë larg të përjetuarit të këtyre rrethanave të sotme si aktorë dhe spektatorë të kohës sonë. Shpresohet natyrshëm që ata të duan të dinë se nga çfarë horizonti është nisur shoqëria ku do të jetojnë në atë mot. Nëse do të jenë duke jetuar në një shoqëri më të zhvilluar, do të duan të dinë: çfarë kanë përballuar, çfarë gabimesh kanë bërë, çfarë kanë ndërmarrë prindërit ose gjyshërit e tyre, që i hapën udhë një Shqipërie tjetër. Përkundrazi, nëse do të jetojnë në një shoqëri në krizë dhe në rrënim, sikurse nuk e urojmë, atëherë do të shohin këtu dëshminë e gabimeve që paraardhësit e tyre kanë bërë dhe do të duan, jo vetëm t'i korrigjojnë, por, mbi të gjitha, të mos i përsërisin ato. Ky është detyrimi që kam ndjerë për ta! Vetëm ata do ta dinë nëse e kam plotësuar ose jo!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Mund të thuhet se Ten Hsiao Pini gjithmonë i është përmbajtur vizionit botëror për Reformën dhe Hapjen, dhe ka vazhduar në bindjen e tij të palëkundur për ndërtimin ekonomik, si dhe mençurinë e tij largpamëse politike, praktikën strategjike ushtarake dhe diplomacinë e lirë. Kjo është e rrallë në historinë moderne të Kinës dhe në botën moderne. Kombi kinez gjithmonë do të kujtojë këmbënguljen e Ten Hsiao Pinit lidhur me Reformën dhe Hapjen, duke iu përmbajtur vijës themelore të Partisë për 100 vjet dhe duke çuar përpara konceptin e Ten Hsiao Pinit mbi çështjen e ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo vepër është rezultat i punës kërkimore-shkencore disavjeçare të autores në arkivat gjermane dhe austriake, çka sjell per here te pare para publikut shqiptar dokumente ku dëshmohet interesimi dhe angazhimi specifik i shtetit gjerman për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ndërkohë që fqinjët ballkanikë po planifikonin copëtimin e plotë të Shqipërisë.” - Prof. dr. Gazmend Rizaj Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik
Price: 1300 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania