titleToAlt
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetës në lidhje me lirinë e medies, do t'i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike. Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: "janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit". Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit. Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
Price: 2200 Lekë
titleToAlt
Kurba J 2020
“Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, nje set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese" - Francis Fukuyama, autor i librave The End of History and the Last Man "lan Bremmer ka krijuar një mënyrë të zgjuar e origjinale për të menduar se si shtetet zhvillohen. Kurba J shkon në thelb dinamikës së ndryshimit që po prek zona të tëra të botës.” Fareed Zakaria, autor i librit The Future of Freedom "Bremmer argumenton bindshëm se diplomacia e zgjuar amerikane, duke shfrytëzuar forcat e globalizimit, mund t'i nxisë shoqëritë e mbyllura qe të hapen pa u rrënuar. Në kohën e duhur, i thelle, e i shkruar me entuziazëm dhe qartësi, kjo është një punë mbresëlenëse analizuese dhe udhëzuese" -Strobe Talbott, president i Institutit Brookings, ish-zëvendës sekretar i shtetit
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Findi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke i shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për sjelljen e tregjeve të lira në çdo vend. Ian Bremmer, një ekspert mbi udhëkryqin midis ekonomisë dhe politikës, ka ndjekur rritjen e firmave shtetërore në Kinë, Rusi, shtetet Arabe të Gjirit Persik, Iran, Venezuelë dhe në shtete të tjera. Ai demonstron sfidën gjithnjë e më të vështirë që kapitalizmi shtetëror do të paraqesë për të gjithë ekonominë globale. Ndër pyetjet që trajtohen: A jemi në pragun e një lloji të ri të Luftës së Ftohtë, e cila i vendos sistemet konkurrente ekonomike në një betejë për mbizotërim? A mund të konkurrojnë shtetet me treg të lirë, me fuqitë kapitaliste shtetërore, për sa u përket marrëdhënieve me shtete që kanë elemente të të dy sistemeve - si për shembull India, Brazili dhe Meksika? A ka jetëgjatësi kapitalizmi shtetëror? Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pasione 2020
"Tërë jetën kam qenë me fat, me shumë fat, mbase edhe me tepër fat, kur mendoj ata që nuk kanë rrugë tjetërpërveçse të përballen me zymtinë e një përditshmërie dëshpëruese dhe, shpeshherë, të dhimbshme. Nuk është se jeta m'i ka kursyer sprovat. Edhe unë kam pasur hisen time të dështimeve profesionale dhe personale. Madje më duket se ndonjëherë më është dashur ta paguaj shtrenjtë suksesin dhe famën. Porse asnjëherë, kurrën e kurrës, nuk e kam provuar se ç'është mërzitja. Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t'u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di përse-në e kësaj prirjeje kaq të ngulitur brenda meje, të paktën kam pasur dëshirën për ta shpjeguar sesi-në e saj. Më është dashur shumë kohë përpara se të futem në këtë rrugëtim të një të vërtete që dua të jetë më e sinqerta e mundshme, ndonëse e di që ajo, per vetë natyrën e saj, do të jetë relative."
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Robert Shuman dëshmoi se çështjet e mëdha politike dhe kolektive tejkalojnë fatet tona vetjake dhe kërkojnë nga ne marrjen përsipër të përgjegjësive, pa kërkuar kurrë ndonjëherë shpërblim për këtë. Këtu gjendet edhe sekreti i harmonisë dhe qetësisë së një jete si ajo e atit të Evropës: përballë konvulsioneve të historisë ai diti të mbjellë kopshtin e tij të brendshëm, pak a shumë si ai në Si-Shazel, për të rimarrë frymë dhe për të pranuar të shkojë gjithmonë e më larg drejt solidaritetit. Do të ishte me shumë vlerë sikur lexuesit e shumtë, sidomos ata që ushtrojnë dhe do të ushtrojnë përgjegjësi në gjirin e shoqërisë, të mund të gjenin në këto faqe frymëzimin dhe kurajën për t'i shërbyer një njerëzimi së fundmi të çliruar nga frika dhe urrejtja e të rimerrnin rrugën e vëllazërimit që nuk njeh asnjë kufi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Agim Nesho është diplomuar në inxhinieri elektrike dhe më pas në drejtësi. Ka punuar si asistent profesor në Universitetin e Tiranës, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare për dokumentacionin Shkencor e Teknik - në Akademinë e Shkencave dhe më pas President i Fondacionit për Çështjet Europiane. Në vitin 1997 ka qenë këshilltar politik i Kryeministrit dhe më pas emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York. Për një periudhë njëvjeçare mbajti edhe detyrën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 2009 bashkëthemeloi Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë. Kontribuon në shtypin ndërkombëtar si në Foreign Policy, The National Interest, Fox News International etj. Botimeve të tij të mëparshme, «Në mirëbesim: Shënime të një Ambasadori» 2006 dhe «Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme»; Për një diplomaci aktive në shekullin XXI» 2013, i shtohet edhe eseja «Një marrëveshje në lojë-shahun e Fuqive të Mëdha. Ballkani në shekullin XXI» që keni në dorë...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“...Leonidha Mërtiri ka arritur që përpara lexuesit ta paraqes të gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve të brendshme dhe të ndikimit të jashtëm, t'i shpalosë të gjitha dilemat e momenteve historike, t'i tregojë kahjet përmes ngjarjeve, përmes personaliteteve dhe rolit të tyre në këto procese. Ai këtë nuk e bën nga mençuria e kohës së tashme për të kaluarën, por ai këtë e jep ashtu çfarë ka qenë në atë kohë, me faktografinë dhe me argumentet dhe me vlerësimet e atëhershme. Këtu qëndron dinjiteti i shkrimit, i besueshmërisë, i dëshmisë e i përshkrimit, duke i lënë lexuesit gjykimin dhe konkluzionet, pa as më të voglin imponim. Kjo, në asnjë rast nuk do të thotë se proceset ecin vetvetiu dhe ato duhet vetëm regjistruar. Përkundrazi, libri të kaplon të tërin dhe për asnjë moment nuk të lë indiferent. Nuk mundesh pa u mishëruar me ngjarjet, me proceset dhe me njerëzit, nuk mundesh të mos ndiesh dhimbjen, mllefin apo gëzimin, të mos ndiesh keqardhjen apo falënderimin, të mos ndiesh krenarinë apo përçmimin. ...Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm për të kuptuar një vend dhe një kohë, për të kuptuar proceset dhe ngjarjet, për të kuptuar lindjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut, raportet e brendshme, por edhe marrëdhëniet e jashtme, si një dëshmi, si një vështrim, si një raport dhe një analizë që ka vlera të pakapërcyeshme edhe sot, për të kuptuar drejt determinanten si dhe pse ngjau.”- Ramush Tahiri, Politolog, Prishtinë
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Një analizë e argumentuar e politikës së pas Luftës së Ftohtë, e cila përmbys supozimet e parapëlqyera dhe na shtrëngon ta rishikojmë përsëri dialektikën komplekse të liberalizmit dhe liberalizmit". GEORGE SOKOS "E mprehtë, depërtuese, dërmuese: një analizë e paharrueshme se për ç'arsye drita e liberalizmit u shua në Europën Lindore, si dhe përse pakënaqësia kundrejt imitimit të Perëndimit ushqeu furitë e revoltës populiste". MICHAEL IGNATIEFF "Shpjegimi më origjinal që kam lexuar rreth vetëshkatërrimit të liberalizmit Perëndimor si utopi universale. Analiza e tij i ka rrënjët në një kuptim të pashoq të revoltës së ushqyer nga pakënaqësia (dhe të pakënaqësisë revoltuese) të elitave politike që kërkuan ta imitojnë Perëndimin dhe, për të njëjtën arsye, përfunduan duke e urryer atë. Tronditëse, gjithsesi e vërtetë!" PETER POMERANTSEV "Ky është një libër që kopjimin e shndërron në një argument origjinal. Duke vepruar kësisoj na rikujton se demokracia liberale nuk varet dhe aq nga proceset mekanike sesa nga origjinaliteti njerëzor". TIMOTHY SNYDER
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky botim sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për formimin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në VVashington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi... Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe. Për herë të parë, libri sjell detaje nga përplasjet e forta te udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia. Përse Tito kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Ndryshimet shoqërore të analizuara këtu e kanë transformuar vendin në dekadat e fundit. Ato përbëjnë realitetin socio-politik dhe ekonomik në të cilin jeton shqiptari sot. Mirëpo, brezat e ardhshëm do të jenë larg të përjetuarit të këtyre rrethanave të sotme si aktorë dhe spektatorë të kohës sonë. Shpresohet natyrshëm që ata të duan të dinë se nga çfarë horizonti është nisur shoqëria ku do të jetojnë në atë mot. Nëse do të jenë duke jetuar në një shoqëri më të zhvilluar, do të duan të dinë: çfarë kanë përballuar, çfarë gabimesh kanë bërë, çfarë kanë ndërmarrë prindërit ose gjyshërit e tyre, që i hapën udhë një Shqipërie tjetër. Përkundrazi, nëse do të jetojnë në një shoqëri në krizë dhe në rrënim, sikurse nuk e urojmë, atëherë do të shohin këtu dëshminë e gabimeve që paraardhësit e tyre kanë bërë dhe do të duan, jo vetëm t'i korrigjojnë, por, mbi të gjitha, të mos i përsërisin ato. Ky është detyrimi që kam ndjerë për ta! Vetëm ata do ta dinë nëse e kam plotësuar ose jo!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Mund të thuhet se Ten Hsiao Pini gjithmonë i është përmbajtur vizionit botëror për Reformën dhe Hapjen, dhe ka vazhduar në bindjen e tij të palëkundur për ndërtimin ekonomik, si dhe mençurinë e tij largpamëse politike, praktikën strategjike ushtarake dhe diplomacinë e lirë. Kjo është e rrallë në historinë moderne të Kinës dhe në botën moderne. Kombi kinez gjithmonë do të kujtojë këmbënguljen e Ten Hsiao Pinit lidhur me Reformën dhe Hapjen, duke iu përmbajtur vijës themelore të Partisë për 100 vjet dhe duke çuar përpara konceptin e Ten Hsiao Pinit mbi çështjen e ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo vepër është rezultat i punës kërkimore-shkencore disavjeçare të autores në arkivat gjermane dhe austriake, çka sjell per here te pare para publikut shqiptar dokumente ku dëshmohet interesimi dhe angazhimi specifik i shtetit gjerman për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ndërkohë që fqinjët ballkanikë po planifikonin copëtimin e plotë të Shqipërisë.” - Prof. dr. Gazmend Rizaj Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Një përmbajtje e shkëlqyer e veprave më kryesore politike, nga Makiaveli deri në ditët e sotme.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar”. -MICHELA WRONG autore e It's Our Turn to Eat "Cheeseman dhe Klaas i kanë rënë në kokë: në shumë vende zgjedhjet janë një mashtrim. Problemi po përkeqësohet, teksa komuniteti ndërkombëtar lejon që ti hidhet hi syve. Pasojat për politikën publike janë të rënda dhe do të duhen vite që të ndreqen. Një libër i jashtëzakonshëm.” -SIR PAUL COLLIER autor i Wars, Guns and Votes "Manipulimi i zgjedhjeve është kthyer në një art për të cilin vihen në dispozicion një larmi e jashtëzakonshme, edhe në vendet më të varfra. Kjo vepër është një shtesë me vlerë për të gjithë ata që janë të shqetësuar për këtë pjesë të rëndësishme të mozaikut demokratik nga i cili varen kaq shumë liri themelore.” -JOHN GITHOGO aktivist anti-korrupsion dhe CEO i Inuka Kenya Trust “Një vështrim konciz dhe depërtues i përse dhe si, një numër i madh qeverish po manipulojnë zgjedhjet, i mbushur me shembuj tregues dhe rekomandime praktike se si aktorët ndërkombëtarë zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar! mund të ndihmojnë më shumë në zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar.” -THOMAS CAROTHERS Fondi Carnegie për Paqen Kombëtare "Një thirrje për zgjim e ardhur në kohë për paradoksin më të madh politik të kohëve tona. Megjithëse po mbahen më shumë zgjedhje se kurrë më parë, ne jemi dëshmitarë të minimit të demokracisë dhe proceseve demokratike. Ky libër duhet lexuar nga kushdo që lufton për qeverisjen demokratike dhe për zërat e qytetarëve dhe njerëzve të zakonshëm! -WINNIE BYANYIMA Drejtor Ekzekutiv, Oxfam International
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Një njeri që e mban vazhdimisht dorëheqjen në xhep, s’mund të jetë ndryshe, veç njeri i ndershëm dhe atdhetar i pathyeshëm. Jeta e Mirash Ivanajit ishte e lidhur me idealet dhe jo me kolltukun apo interesat vetiake...” Dr. Lazër Radi
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Mbi fushën e veprimtarisë së shtetit u shkrua në 1791-1792, bot. 1851. Eshtë artikulimi politik klasik i traditës humaniste e liberale gjermane. Humboldi-i i vë kufij shtetit kundrejt individit, sepse njeriu është qëllimi, kurse shteti është thjesht mjet: në të kundërt, në mos shteti, turma do ta mbyste atë. Njeriu, sipas tij është i paracaktuar për zhvillimin e plotë të vetvetes dhe kjo është e pamundur pa lirinë: Liria është kushti i qenies njerëzore. Detyra e shtetit është vetëm siguria, e kuptuar si zotërimi i pacenuar i lirisë së njeriut, e pra shteti vendoset për të ruajtur liritë dhe ndërhyn veç kur njëri dëmton lirinë e tjetrit. parim që Humboldt-i e futi në mendimin politik. Vepra shprehet kundër kufizimit të lirisë - çka është kundër dinjitetit njerëzor - për hir të mirëqenies, lumturisë a kënaqësist së qytetarëve - për këtë giykojnë ata vetë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nënë Tereza i lutet Clinton (Uashington, 1997): "Zoti President! Ky është Presidenti im dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova. Të lutem, ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Presidenti Clinton (te varri i Nënë Terezës, 2001): "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend porosinë! Tashmë, populli yt, në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë." Presidenti Ibrahim Rugova (2005): "Pavarësia e Kosovës është kompromisi i shqiptarëve". Kryeministri Sali Berisha (2006): "Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme". Presidenti George W. Bush (Tiranë, 2007): "Pavarësia është qëllimi. Kjo është çka populli i Kosovës duhet të dijë". Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë (17.2.2008). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (22.7.2017): "Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk është në shkelje të drejtës ndërkombëtare".
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Qyteti i Diellit, një utopi politiko - fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë" parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik. Ndërsa përshkohet nga kuptime e simbolika të ndryshme, lëkundet mes besimit, astrologjisë dhe magjisë, Qyteti i Diellit përcjell metaforikisht idetë abstrakte të filozofisë politike të Campanella-s në një përfytyrim konkret. Kritika bashkëkohëse e ka interpretuar mendimin e tij paradoksal edhe si pasqyrim të klimës politike e sociale të Rilindjes së vonë' ltaliane, ndërkohë që shumëkush te kjo vepër ka parë një pararojë të mendimit marksist.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Lëvdava për Kisingerin ♦"Kur një historian i shquar shkruan për një nga diplomatët më të mëdhenj, rezultati është një kryevepër- dhe pikërisht i tillë është jetëshkrimi i Nill Fergusonit mbi Henri Kisingerin". - XHEJMS A. BEJKËR III sekretar shteti (nr. 61) ♦"Ky është një jetëshkrim i shkëlqyer dhe i domosdoshëm për të kuptuar evolucionin e njërit prej arkitektëve më të rëndësishëm dhe tërheqës të politikës së jashtme amerikane të kohëve tona". - K0ND0LIZA RAIS sekretare shteti (nr.66); profesoreshë mbi biznesin global dhe ekonominë, në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Stenford ♦"Me gjithçka që është shkruar mbi Kisingerin përgjatë këtyre viteve, dukej sikur nuk kishte mbetur më asgjë e re për t'u thënë. Nuk është ashtu. Kisingeri: Idealisti nga Nill Ferguson, e zhvendos gjithë trajektoren e studimeve mbi Kisingerin. Përherë i hollësishëm, shpesh befasues dhe ndonjëherë thellësisht emocionues, ky është një jetëshkrim i jashtëzakonshëm i një studiuesi, burri shteti dhe strategu, nga më të rëndësishmit e kohëve tona, paraqitur nga një prej historianëve më të shquar. Nuk duhet lënë pa lexuar". XHON LUIS GADIS Universiteti Jeil
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
"Kultura e terrorizimit" përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës "Regan", dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane. Në të trajtohet përfshirja e qeverisë amerikane në akte të terrorit suprem të hapur dhe të fshehtë, për të paraqitur studimin e rastit, që ka një rëndësi të madhe sot dhe mësimet e të cilit nuk duhet të harrohen. Këto skandale shkaktuan disa rrëmuja dhe zmbrapsje, duke diskredituar disa prej politikave më të dhunshme, ndaj së cilave ishin ekspozuar pjesërisht planifikuesit e shtetit dhe ideologët e tyre. Përfundimi më i rëndësishëm për t'u nxjerrë nga këto ngjarje është se, edhe një herë, ato demonstrojnë që edhe në një shoqëri gjerësisht të depolitizuar, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa parti politike apo presion të shtypit përtej spektrit të ngushtë të konsensusit të dominuar nga biznesi, për veprimin popullor është e mundur që të ketë një ndikim domethënës mbi politikën, megjithëse tërthorazi. Ky ishte një mësim i rëndësishëm i nxjerrë nga luftërat e Indokinës, që gjithashtu u nënvizua edhe një herë me përvojën e 1980-ës në Amerikën Qendrore. Dhe kjo duhet mbajtur mend për të ardhmen.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
- Dardania është trekëndëshi i pare për krijimin e gjuhës më të pastërt të shqipes. Ajo është e shkruar me atfabetin simbolik-siç e thotë autori- dhe shtrihej në trekëndëshin gjeografik "Nishë-Sofije-Shkup", me një organizim shtetëror dhe kulturorë autoktone... Isuf B. Bajrami - Autori këtij libri nuk është aspak i kënaqur me rrjedhat politike që po zhvillohen në Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të pavarur. Në një seri artikujsh që i boton në vazhdim të këtij libri, e të cilët i ka lexuar nëpër tubime të ndryshme apo edhe që i ka botuar, shpreh indinjatën e tij kundër strukturave të ndryshme politike, që po e udhëheqin politikën e Kosovës... - Lexojeni këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni... Prof. Mr. Muhamet Rogova
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania