titleToAlt
Robert Shuman dëshmoi se çështjet e mëdha politike dhe kolektive tejkalojnë fatet tona vetjake dhe kërkojnë nga ne marrjen përsipër të përgjegjësive, pa kërkuar kurrë ndonjëherë shpërblim për këtë. Këtu gjendet edhe sekreti i harmonisë dhe qetësisë së një jete si ajo e atit të Evropës: përballë konvulsioneve të historisë ai diti të mbjellë kopshtin e tij të brendshëm, pak a shumë si ai në Si-Shazel, për të rimarrë frymë dhe për të pranuar të shkojë gjithmonë e më larg drejt solidaritetit. Do të ishte me shumë vlerë sikur lexuesit e shumtë, sidomos ata që ushtrojnë dhe do të ushtrojnë përgjegjësi në gjirin e shoqërisë, të mund të gjenin në këto faqe frymëzimin dhe kurajën për t'i shërbyer një njerëzimi së fundmi të çliruar nga frika dhe urrejtja e të rimerrnin rrugën e vëllazërimit që nuk njeh asnjë kufi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Agim Nesho është diplomuar në inxhinieri elektrike dhe më pas në drejtësi. Ka punuar si asistent profesor në Universitetin e Tiranës, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare për dokumentacionin Shkencor e Teknik - në Akademinë e Shkencave dhe më pas President i Fondacionit për Çështjet Europiane. Në vitin 1997 ka qenë këshilltar politik i Kryeministrit dhe më pas emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York. Për një periudhë njëvjeçare mbajti edhe detyrën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 2009 bashkëthemeloi Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë. Kontribuon në shtypin ndërkombëtar si në Foreign Policy, The National Interest, Fox News International etj. Botimeve të tij të mëparshme, «Në mirëbesim: Shënime të një Ambasadori» 2006 dhe «Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme»; Për një diplomaci aktive në shekullin XXI» 2013, i shtohet edhe eseja «Një marrëveshje në lojë-shahun e Fuqive të Mëdha. Ballkani në shekullin XXI» që keni në dorë...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“...Leonidha Mërtiri ka arritur që përpara lexuesit ta paraqes të gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve të brendshme dhe të ndikimit të jashtëm, t'i shpalosë të gjitha dilemat e momenteve historike, t'i tregojë kahjet përmes ngjarjeve, përmes personaliteteve dhe rolit të tyre në këto procese. Ai këtë nuk e bën nga mençuria e kohës së tashme për të kaluarën, por ai këtë e jep ashtu çfarë ka qenë në atë kohë, me faktografinë dhe me argumentet dhe me vlerësimet e atëhershme. Këtu qëndron dinjiteti i shkrimit, i besueshmërisë, i dëshmisë e i përshkrimit, duke i lënë lexuesit gjykimin dhe konkluzionet, pa as më të voglin imponim. Kjo, në asnjë rast nuk do të thotë se proceset ecin vetvetiu dhe ato duhet vetëm regjistruar. Përkundrazi, libri të kaplon të tërin dhe për asnjë moment nuk të lë indiferent. Nuk mundesh pa u mishëruar me ngjarjet, me proceset dhe me njerëzit, nuk mundesh të mos ndiesh dhimbjen, mllefin apo gëzimin, të mos ndiesh keqardhjen apo falënderimin, të mos ndiesh krenarinë apo përçmimin. ...Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm për të kuptuar një vend dhe një kohë, për të kuptuar proceset dhe ngjarjet, për të kuptuar lindjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut, raportet e brendshme, por edhe marrëdhëniet e jashtme, si një dëshmi, si një vështrim, si një raport dhe një analizë që ka vlera të pakapërcyeshme edhe sot, për të kuptuar drejt determinanten si dhe pse ngjau.”- Ramush Tahiri, Politolog, Prishtinë
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Një analizë e argumentuar e politikës së pas Luftës së Ftohtë, e cila përmbys supozimet e parapëlqyera dhe na shtrëngon ta rishikojmë përsëri dialektikën komplekse të liberalizmit dhe liberalizmit". GEORGE SOKOS "E mprehtë, depërtuese, dërmuese: një analizë e paharrueshme se për ç'arsye drita e liberalizmit u shua në Europën Lindore, si dhe përse pakënaqësia kundrejt imitimit të Perëndimit ushqeu furitë e revoltës populiste". MICHAEL IGNATIEFF "Shpjegimi më origjinal që kam lexuar rreth vetëshkatërrimit të liberalizmit Perëndimor si utopi universale. Analiza e tij i ka rrënjët në një kuptim të pashoq të revoltës së ushqyer nga pakënaqësia (dhe të pakënaqësisë revoltuese) të elitave politike që kërkuan ta imitojnë Perëndimin dhe, për të njëjtën arsye, përfunduan duke e urryer atë. Tronditëse, gjithsesi e vërtetë!" PETER POMERANTSEV "Ky është një libër që kopjimin e shndërron në një argument origjinal. Duke vepruar kësisoj na rikujton se demokracia liberale nuk varet dhe aq nga proceset mekanike sesa nga origjinaliteti njerëzor". TIMOTHY SNYDER
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky botim sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për formimin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në VVashington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi... Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe. Për herë të parë, libri sjell detaje nga përplasjet e forta te udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia. Përse Tito kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Ndryshimet shoqërore të analizuara këtu e kanë transformuar vendin në dekadat e fundit. Ato përbëjnë realitetin socio-politik dhe ekonomik në të cilin jeton shqiptari sot. Mirëpo, brezat e ardhshëm do të jenë larg të përjetuarit të këtyre rrethanave të sotme si aktorë dhe spektatorë të kohës sonë. Shpresohet natyrshëm që ata të duan të dinë se nga çfarë horizonti është nisur shoqëria ku do të jetojnë në atë mot. Nëse do të jenë duke jetuar në një shoqëri më të zhvilluar, do të duan të dinë: çfarë kanë përballuar, çfarë gabimesh kanë bërë, çfarë kanë ndërmarrë prindërit ose gjyshërit e tyre, që i hapën udhë një Shqipërie tjetër. Përkundrazi, nëse do të jetojnë në një shoqëri në krizë dhe në rrënim, sikurse nuk e urojmë, atëherë do të shohin këtu dëshminë e gabimeve që paraardhësit e tyre kanë bërë dhe do të duan, jo vetëm t'i korrigjojnë, por, mbi të gjitha, të mos i përsërisin ato. Ky është detyrimi që kam ndjerë për ta! Vetëm ata do ta dinë nëse e kam plotësuar ose jo!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Mund të thuhet se Ten Hsiao Pini gjithmonë i është përmbajtur vizionit botëror për Reformën dhe Hapjen, dhe ka vazhduar në bindjen e tij të palëkundur për ndërtimin ekonomik, si dhe mençurinë e tij largpamëse politike, praktikën strategjike ushtarake dhe diplomacinë e lirë. Kjo është e rrallë në historinë moderne të Kinës dhe në botën moderne. Kombi kinez gjithmonë do të kujtojë këmbënguljen e Ten Hsiao Pinit lidhur me Reformën dhe Hapjen, duke iu përmbajtur vijës themelore të Partisë për 100 vjet dhe duke çuar përpara konceptin e Ten Hsiao Pinit mbi çështjen e ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një përmbajtje e shkëlqyer e veprave më kryesore politike, nga Makiaveli deri në ditët e sotme.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar”. -MICHELA WRONG autore e It's Our Turn to Eat "Cheeseman dhe Klaas i kanë rënë në kokë: në shumë vende zgjedhjet janë një mashtrim. Problemi po përkeqësohet, teksa komuniteti ndërkombëtar lejon që ti hidhet hi syve. Pasojat për politikën publike janë të rënda dhe do të duhen vite që të ndreqen. Një libër i jashtëzakonshëm.” -SIR PAUL COLLIER autor i Wars, Guns and Votes "Manipulimi i zgjedhjeve është kthyer në një art për të cilin vihen në dispozicion një larmi e jashtëzakonshme, edhe në vendet më të varfra. Kjo vepër është një shtesë me vlerë për të gjithë ata që janë të shqetësuar për këtë pjesë të rëndësishme të mozaikut demokratik nga i cili varen kaq shumë liri themelore.” -JOHN GITHOGO aktivist anti-korrupsion dhe CEO i Inuka Kenya Trust “Një vështrim konciz dhe depërtues i përse dhe si, një numër i madh qeverish po manipulojnë zgjedhjet, i mbushur me shembuj tregues dhe rekomandime praktike se si aktorët ndërkombëtarë zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar! mund të ndihmojnë më shumë në zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar.” -THOMAS CAROTHERS Fondi Carnegie për Paqen Kombëtare "Një thirrje për zgjim e ardhur në kohë për paradoksin më të madh politik të kohëve tona. Megjithëse po mbahen më shumë zgjedhje se kurrë më parë, ne jemi dëshmitarë të minimit të demokracisë dhe proceseve demokratike. Ky libër duhet lexuar nga kushdo që lufton për qeverisjen demokratike dhe për zërat e qytetarëve dhe njerëzve të zakonshëm! -WINNIE BYANYIMA Drejtor Ekzekutiv, Oxfam International
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Një njeri që e mban vazhdimisht dorëheqjen në xhep, s’mund të jetë ndryshe, veç njeri i ndershëm dhe atdhetar i pathyeshëm. Jeta e Mirash Ivanajit ishte e lidhur me idealet dhe jo me kolltukun apo interesat vetiake...” Dr. Lazër Radi
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Liria 2020
KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Liria, është një vështrim sociologjik i një prej temave të përhershme të mendimit politik. Bauman mendon se koncepti i lirisë është ndërtuar historikisht dhe jo një vlerë universale: se ka lindur në një shoqëri të caktuar (e që mund të zhduket me të) si e bashkëlidhur me individualizmin dhe kapitalizmin. Sipas Bauman-it, sot liria individuale reduktohet para së gjithash si liri e konsumatorit në zgjedhjen mes kënaqësive më të mëdha a më të vogla që ofron tregu në formën e mallit apo të shërbimit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nënë Tereza i lutet Clinton (Uashington, 1997): "Zoti President! Ky është Presidenti im dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova. Të lutem, ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Presidenti Clinton (te varri i Nënë Terezës, 2001): "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend porosinë! Tashmë, populli yt, në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë." Presidenti Ibrahim Rugova (2005): "Pavarësia e Kosovës është kompromisi i shqiptarëve". Kryeministri Sali Berisha (2006): "Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme". Presidenti George W. Bush (Tiranë, 2007): "Pavarësia është qëllimi. Kjo është çka populli i Kosovës duhet të dijë". Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë (17.2.2008). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (22.7.2017): "Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk është në shkelje të drejtës ndërkombëtare".
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Eksod 2005
... Kronika dhe fantazia, shoqërorja dhe vetjakja, politika dhe dashuria, gëzimi dhe zhgënjimi, tronditësja dhe e rëndomta, shtëpia dhe qyteti... gjithçka gërshetohet në mënyrë organike dhe harmonike në romanin "Eksod". Heroi kryesor i romanit është intelektuali që ndjek hap pas hapi ngjarjet, nga të cilat gëzohet dhe trishtohet, mbi të cilat mediton dhe mban qëndrim kritik. Nuk u jep kurrë "çek të bardhë" as ngjarjes dhe as shokëve dhe miqve, qofshin këta edhe me bindje politike si të tijat. Transformimi, kalimi nga njëra parti në tjetrën, përpjekja e paskrupullt për protagonizëm politik, paaftësia e shtetit demokratik, rritja e papunësisë, korrupsioni dhe kriminaliteti që marrin udhë, ca rrethana familjare, dëshira dhe ëndrra vetjake, e shtyjnë drejt rrugës që pati shmangur për shumë kohë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Qyteti i Diellit, një utopi politiko - fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë" parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik. Ndërsa përshkohet nga kuptime e simbolika të ndryshme, lëkundet mes besimit, astrologjisë dhe magjisë, Qyteti i Diellit përcjell metaforikisht idetë abstrakte të filozofisë politike të Campanella-s në një përfytyrim konkret. Kritika bashkëkohëse e ka interpretuar mendimin e tij paradoksal edhe si pasqyrim të klimës politike e sociale të Rilindjes së vonë' ltaliane, ndërkohë që shumëkush te kjo vepër ka parë një pararojë të mendimit marksist.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Lëvdava për Kisingerin ♦"Kur një historian i shquar shkruan për një nga diplomatët më të mëdhenj, rezultati është një kryevepër- dhe pikërisht i tillë është jetëshkrimi i Nill Fergusonit mbi Henri Kisingerin". - XHEJMS A. BEJKËR III sekretar shteti (nr. 61) ♦"Ky është një jetëshkrim i shkëlqyer dhe i domosdoshëm për të kuptuar evolucionin e njërit prej arkitektëve më të rëndësishëm dhe tërheqës të politikës së jashtme amerikane të kohëve tona". - K0ND0LIZA RAIS sekretare shteti (nr.66); profesoreshë mbi biznesin global dhe ekonominë, në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Stenford ♦"Me gjithçka që është shkruar mbi Kisingerin përgjatë këtyre viteve, dukej sikur nuk kishte mbetur më asgjë e re për t'u thënë. Nuk është ashtu. Kisingeri: Idealisti nga Nill Ferguson, e zhvendos gjithë trajektoren e studimeve mbi Kisingerin. Përherë i hollësishëm, shpesh befasues dhe ndonjëherë thellësisht emocionues, ky është një jetëshkrim i jashtëzakonshëm i një studiuesi, burri shteti dhe strategu, nga më të rëndësishmit e kohëve tona, paraqitur nga një prej historianëve më të shquar. Nuk duhet lënë pa lexuar". XHON LUIS GADIS Universiteti Jeil
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Një shikim i imtësishëm në jetën e zonjave të para të Amerikës moderne, që nga Xheki Kenedi, Nensi Regan e deri te Mishel Obama. Detyra e zonjës së parë të Amerikës nuk është shumë e vlerësuar, megjithatë prej tyre kërkohet kaq shumë: ato duhet të jenë udhëheqëse frymëzuese; duhet të planifikojnë më së miri çdo lëvizje apo aktivitet; duhet të jenë gjithaq politikane të mira sa bashkëshortët e tyre, që kanë në dorë timonin e gjithë botës; duhet të jenë bashkëshorte dhe nëna që i kryejnë këto dy detyra nën qindra sy vëzhgues dhe kritikë; si edhe drejtuese të afta të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë. Ashtu si në librin e saj të parë, "Rezidenca - brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë", edhe këtë herë, autorja Kate Andersen Brower sjell për lexuesit në mbarë botën detaje të brendshme, të marra nga stafi i ngushtë presidencial, por edhe nga vetë zonjat e para të Amerikës. Libri "Zonjat e para" na njeh me historitë e dhjetë grave të mrekullueshme, të cilat kanë lënë gjurmë në histori, si zonjat e para më të diskutuara, që prej vitit 1960. Kjo biografi në grup na ndihmon të kuptojmë çfarë ka ndodhur ndër vite pas dyerve të adresës më të fuqishme në botë.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë romanet dhe dëshiron të bëhet shkrimtare. I pëlqejnë minifundet dhe këmbët e saj. Djaloshi i duket i shkëlqyer; ai kërkon të martohet me të. Ajo quhet Brizhitë dhe ai Emanuel. “Ai sapo kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një biografi dhe portret intim i Zonjës së Parë Franceze, Brigitte Macron. Përmes rrëfimeve dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë se si një grua e borgjezisë së vogël të provincës, e rritur me të motrat, pati guximin e madh për t’u përballur me familjen e saj dhe moralin shoqëror për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vjet më të ri se ajo. Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishte shtyrë Brizhitën të ‘shkatërronte vatrën e saj’ për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’ia mbushte mendjen? Kur kishte filluar saktësisht lidhja e tyre? C’mrekulli kishte ndodhur që fëmijët e Brizhitës e kishin pranuar aq lehtë këtë njerk jo si të tjerët (kështu thotë versioni zyrtar), ndërkohë që as dyzetvjeçarët e afirmuar nuk e pranojnë që nëna e tyre të dashurojë njeri tjetër veç babait? Në korrik 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazieres”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Tek furgoni m'u bë zemra mal teksa pashë banorët e "Unazës" që ishin ende përballë rajonit duke protestuar. Për një çast e harrova të keqen që më kishte zënë për të parën herë në jetë dhe që s'e kisha përfytyruar kurrë, pasi rrugën time që nga shkolla e politikës, e mendoja se do kalonte nëpër kancelari, tribuna konferencash apo takime të përmalluara me elektoratin. Por kurrë arrestim! Shqipëria jetonte një kohë tjetër nga ajo që shënonte në kalendar.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Komente rreth librit: Në këtë rrëfim plot shpirt dhe zbavitës... Johnson e ndërthur këndshëm historinë mes luftës, politikës dhe jetën vetjake. Observer Energjia e Çërçillit, përpjekja e tij e palodhur për emocionet, lavdinë dhe pushtetin, i kërkon shkrimtarit të apasionuar ta tregojë drejt historinë. Johnson-i është ky shkrimtar. Mail on Sunday I përkryer... Borisi është shkrimtar i shkëlqyer dhe ka një sens mjaft të kapshëm humori. Independent Një vepër shumë e lartë që na jep vlerësimin për arritjet e një njeriu të madh. Daily Telegraph Një arritje e përsosur... Johnson-i jo vetëm ka ngritur në qiell Çërçillin me këtë libër, por e ka rivalizuar me mjeshtërinë e tij. Financial Times Studimor por jo pedant, i shpejtë por jo pa peshë... një libër që të shpaloset me lehtësi Daily Express
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming - Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t'u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513, trajton sesi merret pushteti, si konsolidohet dhe si duhet të sillet një sundimtar me armiqtë, aleatët dhe nënshtetasit e tij. Ekziston një moral për atë që duhet të nënshtrosh dhe një moral për atë prin, që frymëzohet nga përgjegjësia për të mbajtur në këmbë një shtet të qëndrueshëm e në dobi të të gjithëve. «Në çdo shtet ka dy orientime të ndryshme politike: ai i popullit; që nuk dëshiron të shtypet nga fisnikët dhe këta të fundit që duan të sundojnë dhe shtypin popullin; nga këto dy dëshira të kundërta, lind një nga tri zgjidhjet e mundshme politike: principata (Urania), republika (demokracia), ose anarkia e plotë. Të gjithë e dinë sa e lëvdueshme është për një sundimtar që të mbajë fjalën e dhënë e të jetojë me nder, pa qenë dinak e gënjeshtar. Megjithatë, përvoja e ditëve tona ka treguar se ata që kanë arritur të përmbushin dëshirat e tyre, e kanë bërë duke mos i mbajtur premtimet e dhëna dhe duke mashtruar njerëzit. Një sundimtar i mënçur nuk mund dhe nuk duhet ta mbajë fjalën e dhënë, kur ajo bie ndesh me interesat e tij dhe kur shkaqet që e detyruan të jepte fjalën nuk do të ishin më në fuqi. Miqësitë e bazuara në këmbim të favoreve dhe jo në bazë të madhështisë dhe fisnikërisë së shpirtit, janë si diçka e marrë hua që nuk mund të shpenzohet. Mënyra më e lehtë për të qeverisur një shtet, i cili ka qenë i lire para pushtimit, është t'ua besosh qeverisjen qytetarëve të tij. Të jesh i mirë për të gjithë, do të thotë... të jesh i keq për vete.
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania