titleToAlt
Shkëputur nga libri: “Kohën të skalitur në trup,/ Gatitet sërishmi për rrugë,/ E njëjta erë në vela,/ E njëjta kripësirë në buzë.// Vetullat vrenjtur nga dhimbja,/ Vështroj thellë në horizont,/ Lë pas si copëra pasqyre /Kujtime të shpërndara dhe dhëmb.// Fati im prej druri gatitur /Gjuhën e fshehtë të valëve njeh,/ Trëndafila të bardhë... miliona,/ Deteve të egërsuara mbledh.// Lumturia s'është vajzë e bukur,/ As lule që aromë e nektar jep,/ Ëndërr e përzënë nga flladi është,/ Shkon ta zësh, nëpër duar të shket.”
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Poezitë e Gaqo Apostolit mbeten këngë, sepse kur i lexojmë ndjejmë të përfshihemi nga bota e muzikës, nga gjuha e saj universale, ku dashuria dhe bukuria e saj hyjnore janë vetë kuptimi i jetës. ‘Kisha shekuj që të kërkoja në gjithësi./ dhe kur të gjeta/ ndjeva menjëherë,/ se do të të humbisja përsëri...’ Ashtu si në këngët e hershme kur njeriu i këndonte dashurisë, mrekullisë së krijimit, ndjenjës gjithëpërfshirëse të qenies në plotni të bukurisë të saj, edhe sot njeriu endet në kërkimin e tjetrit për të mbetur në harmoni të përsosur pavarësisht frikës së humbjes. Dashuria si mesazh hyjnor, është ajo çka ne mbartim me vete në rrugëtimin tonë kudo qofshim, shoqëruar nga frika e madhe e humbjes dhe kërkimit të përhershëm.” -Entela Kasi
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim poetik është një peng i hershëm i Gaqo Apostolit. Për të, arti ka qenë një bashkudhëtar që nuk e ka tradhtuar asnjëherë: ai ka skicuar dhe ka shkruar poezi të ndjera që kur ishte maturant i gjimnazit " Qemal Stafa" në Tiranë edhe kur ishte student, edhe kur ndodhej mes punëtorëve të Kombinatit të Autotraktorëve, edhe kur komunikonte si pedagog me studentët në auditorët e Universitetit Politeknik, edhe në sallën e Kuvendit, madje edhe në bordin e avionit apo gjatë një shëtitjeje, ecjeje të shpejtë apo vrapimi të lehtë nëpër rrugët dhe monopatet rreth kodrave të Liqenit Artificial... “Bota poetike e Apostolit përshkohet nga një spektër i gjerë jetësor; në hapësirën e motiveve poetike. ..., -kryefjalë është Dashuria.” “Humanizmi është Fryma bashkëkohore që përcjell poezia e Gaqo Apostolit. Si me qenë apostull i ri, përhap e bekon njeridashje, dritë, mirësi; në emër të tyre, kur duhet, zemërim. Sfidon me dashuri. Urrejtjen e kursen, si municionin në luftë.” “Politika dhe Poezia! Të dyja fillojnë me "po"... shfaqen si një qënie me dy kokë, që përfyten e duan t'i hanë kokën njera tjetrës. Apostoli ka vite që vozit në dy dete. Midis të dyve, me sa duket, vetiu zgjedh të dytin: Poezinë... Vetiu e ndjen se e dyta, poezia, njerëzon të parën, politikën. E shpëton nga damkosja.” “Poeti ish aty. Pa dhe dëgjoi. Të heshtte do të thosh të ishte pjesëmarrës në krim. Po ai ndjehet qytetar i një bote të lirë, për të vetflijon Fjalën e Lirë. Askujt s'i ka dhembur ky Dhë sa poetëve. Askush sa ata s'i ka ndjerë aq thellë tragjeditë dhe gazavajet e tij.”- Xhevahir Spahiu
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Sikur të mungonte një gërmë nga poezia e Zhulianës, mbase edhe një notë nga muzika ime, "Këngët e Rinisë" nuk do të ekzistonte... Zhuliana Jorganxhi është NËNA e këngës shqiptare...” AGIM KRAJKA, Kompozitor - Mjeshtër i Madh - Nder i Kombit “Nëse ndonjëherë do të hartohet një histori e llojeve dhe nënllojeve të krijimtarisë letrare, emri Zhuliana Jorganxhi do të qëndrojë në krye të atyre poetëve që kanë shkruar poezi të këndueshme. E shfaqur në të njëjtën kohë me poetët e brezit post-Kadare, ajo shumë shpejt gjeti një udhë të ngushtë, por të suksesshme krijimtarie, duke u identifikuar si autore tekstesh... Ajo e ktheu këtë nënlloj të poezisë në mjeshtëri.” Prof. Dr. SHABAN SlNANi, Studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist “Ajo mendon poetikisht, ajo flet me poezi apb ndjen me vargje, është për të një vuajtje e thellë që shpesh e ka fare pak të dallueshme gëzimin apo dhimbjen, sepse në thellësi të poetikës së saj nuk ka klasifikime estetike të ngjyrosura moralisht.” Prof. PËRPARIM KABO, Studiues, kritik arti “Janë dy profesione që krijojnë vargje, parolier dhe poet. Është e pabesueshme se si të dyja ngjizen në një emër: Zhuliana Jorganxhi! Fjala e saj i jep vlerë muzikës, i jep forcë tingullit dhe drithërimë zërit. Është një mundësi e artë për kë interpreton. Në fund, të duket sikur të ka lexuar shpirtin!” ARDIT GJEBREA, Kantautor
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër përmban poema dhe balada, vargje të përzjera pranverat, ankthe dhe vegime e fjalë të pambaruara.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
‘’I pastër nga pështjellime metaforash të kota, i kthjellët në imazhe e lexim. Librat e përsosur nuk janë botuar kurrë, por këtu do gjeni poezi të cilat lexohen me ëndje e nganjëhere "e zgjidhin përfundimisht dilemën e zgjimit të brymës". —ARBËR AHMETAJ Zvicër “...në poezitë e freskëta të librit të saj poetik autorja i këndon me patos, dashurisë, jetës, bukurisë së natyrës dhe atje ku gjen zhgënjim me forcë dhe dinjitet di të dalë nga kjo gjendje edhe më e fortë, më e bukur e plot dinjitet.” —KRISTAQ TURTULLI Kanada “...gjëja e parë që më bie në sy, është ndryshimi i saj nga njëri libër, tek libri pasardhës... Jam i bindur që ka rritje ose më mirë më bind libri i saj, që këto prurje poetike janë në rritje, sidomos në aspektin cilësor, i cili është treguesi më bindës i mbrothësisë së një poeti.” —ILJAZ BOBAJ Greqi
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Rrathë të brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është një tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i ndërton kuptimet e veta me zhdërvjelltësi stilistike, ngaqë autori prej pesë dekadash e koncepton shkrimin e poezisë jo si pauzë meditimi, por si një proces të pandërprerë navigimi në galaksinë e mundësive shprehëse.” Gëzim Basha
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky doracak është ftesë për një lexim të poezisë, i cili nuk ndalet në leximin e parë, në përshtypjet dhe përjetimet e menjëhershme, por rikthehet dhe kërkon përshtypjet dhe përjetimet që e presin lexuesin pak më thellë poezisë dhe vetvetes. Është ftesë për katër lexime për një poezi: leximin e sipërfaqes, leximin e teknikës, leximin e mendimit dhe të vetes. Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia e mirë të zgjon dëshirën dhe nevojën për ta rilexuar
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Vepra e plotë e Ungaretti-t përfshinë: Arsyet e nji poezie, Alegria 1914-1919, Ndjenja e Kohës 1919-1935, Dhimbja 1937-1946, Toka e premtueme 1935-1953, Ditari i Plakut 1952-1960, Proverba 1966-1969, Dialog 1966-1968, Të reja 1968-1970, Poezi t'shpërndame, Tjera poezi t'gjetuna.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Dafina Mamusha Roka u lind më 22.06.1980 në Gjakovë. Shkollën e mesme dhe studimet themelore për Gjuhë shqipe dhe letërsi i përfundoi në Gjakovë, ndërsa studimet Master për Letërsi shqipe i ka përfunduar në fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në SHMLE "Kadri Kusari" në Gjakovë, ku punon prej dymbëdhjetë vitesh. Krahas mësimdhënies është aktive edhe në fusha të tjera, veçmas në ato që trajtojnë probleme të ndryshme sociale, të cilat prekin qytetin e Gjakovës e më gjerë. Në vitin 2019 botoi vëllimin poetik " Fjalë zemre" (Pegi, Tiranë) vëllim që paraqet pasionin e jetës së autores. Ndërsa në vitin 2020 botoi librin me receta gatimi "Libri i recetave" (Pena, Prizren). Dafina Roka ka punuar edhe si bashkautore në librin shkollor "Libër mësuesi Gjuhë shqipe 6" (Pegi, Tiranë, 2019), i cili përdoret nga mësuesit si libër alternativ. Tani vjen me vëllimin e dytë poetik "Kohë e përgjumur".
Price: 621.25 Lekë
titleToAlt
Dashuria është maja më e lartë e / ndjesisë njerëzore. / Lum kush e arrin këtë maje dhe di të qëndrojë/ pa u lëkundur aty./ Poshtë kësaj maje merr rrokullimën nëpër/ ndjesi gjithnjë e më të dobëta dhe në fund e /sheh veten në llumin e urrejtjes.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Poeti e ngre kokën deri në qiell, që të shohë pafundësinë, ndërsa shkencëtarët dhe dijetarët përpiqen ta fusin qiellin brenda kokave të veta, dhe kokat e tyre pëlcasin... Poezia është firma e vetme autentike e qenies njerëzore...” G.K.Chestertoni
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Poezi 2020
Pjesë nga libri: Lakuriq vjen liria,/ në malet siriane/ në kampe refugjatësh,/ me këmbët zhytur mes baltës/ me duar të rrjepura nga të ftohtët dhe/ vuajtjet./ Ajo ecën./ Kalon/ i ngërthehen për krahësh bijtë e saj/ që rrugës bien./ Qan/ por përpara çan./ I këpusin këmbët,/ ajo përpara vazhdon./ Në fyt e therin/ ajo këngën vazhdon.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Janë të pashoqe antologjitë si kjo, e porsasjellë nga Maksim Rakipaj. Përzgjedhja tematike e poetëve shqipëruar është sugjeruar natyrshëm prej ekperiencës së përkthyesit, një ish i përndjekur politik. Kriteri politiko-shoqëror i kësaj përzgjedhjeje, sidoqoftë, nuk ka komprometuar qëllimin e sjelljes në jetë të këtij libri: vërshimin e një poezie të madhe nëpërmjet përkthimesh mjeshtërore. Dhe është pikërisht ky nivel i lartë që i lejon kësaj antologjie të konsiderohet pasurim edhe i kulturës kombëtare shqiptare.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky botim i veprave letrare të autorit poet, dramaturg, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Andon Zako Cajupit përfshin disa nga krijimtaritë më të njohura të tij: Baba Tomori, Poezi të ndryshme, Baba Musa lakuriq, Fabulat e La Fontenit, 14 vjeç dhëndër, Pas vdekjes, Publicistikë Epistolari...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Në këtë përmbledhje poetike mendova të sjell në shqip shtatë autorë: Maram Al Masri, Siri (Francë), Jorgos Hronas (Greqi), Gema Bocardo Clavijo (Spanjë), Duska Vrhovac (Serbi), Julijana Velichkovska (Maqedonia e Veriut), Nansi Daneli (Greqi) dhe Zdravka Sheiretova (Българи). Për ngjyrat, stilin, motivet dhe veçoritë që ka poezia e secilit autor veç e veç, po edhe e marrë së bashku, përmbledhjen poetike mendova ta titulloja Ylber ndjesish. Me pasionin për përkthimin, jam përpjekur që këto ngjyra poetike t'i sjell në ngjyrat dhe tingëllimën e bukur të gjuhës shqipe. Shpresoj që shijet estetike që ndihen në gjuhët origjinale të këtyre poezive l'i kem përcjellë po aq natyrshëm edhe në gjuhën tonë.” –Përkthyesi Dashamir Malo
Price: 600 Lekë
titleToAlt
FENIKS?! Ti buzëqeshësh diellit kur ka re./ Ti lutesh hënës kur është veshur në gri./ Të digjesh me shpresën se je feniks/ e të mos ringjallesh dot/ se nuk ka mbetur hi./ Të shohësh sesi digjen e ringjallen/ nga hi i vjedhur/ E mbiquhen feniksë/ Nuk është më risi...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
DETI ËSHTË GRUA Deti i mban të gjitha!/ Në bark:/ gjallesat, errësirën, enigmat, intrigat.../ Në shpinë:/ divorcet, dashuritë, mosmirënjohjet trishtimin e qyteteve, mjegullat mendore.../ Sa vështirë të jesh det!/ Det i shpirtit, Det i dhimbjes, Deti është grua!/ Shkon në gjumë me dhimbje, zgjohet në dhimbje / Gjithmonë na pret me buzëqeshje në pëshpëritjet tona/ Vetëm deti e di kur vijnë erërat dhe yjet, / kur qiejt janë të argjendtë dhe të shtresuar, / Vetëm deti e di sa të bukur mund të vijnë agimet, / bashkë me eksitimin nëpër erë të barabelave.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Përzgjedhja e krijimtarisë e sidomos mohimi i një pjese të saj nga ana e autorit është proçesi më i vështirë në studion e tij, i cili dëshmon, nga njëra anë talentin dhe nga ana tjetër përgjegjësinë e tij përpara lexuesit si dhe ç’është më kryesorja, flet për mjeshtërinë e tij artistike. Në rastin e poetes Elvira Malo, ky proçes tregon se krijimtaria e saj poetike nuk është shprehje e ekzibicionit apo e rastësisë, por rrjedhojë e talentit dhe këmbnguljes së saj të gjatë për të ardhur deri te ky libër, për përgatitjen e të cilit, ajo është kujdesur vetë në përzgjedhjen e poezive të saj nga dosja voluminoze, e mbushur për vite me rradhë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Dy sy që e shohin botën ndryshe nga miliona sy të tjerë, dy veshë që i dëgjojnë zërat e botës, ndryshe nga miliona veshë, një zemër që, ndryshe nga shumë zemra të tjera, rreh me ritmin e kësaj bote, me ecjen e hapave njerëzore dhe, njëherësh, me shpejtë sinë e trupave kozmikë. Një shpirt që jeton çdo çast me poezinë. Një fytyrë që ngryset nga dhimbjet e planetit më shumë se nga shqetësimet e trupit të saj, natyrisht don që të shfaqet ndryshe para gjindjes. - DEMIR GJERGJI
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania