titleToAlt
"Këtu qe e pafaj rranja njerzore/ frute këtu gjithmonë ka dhe pranverë". Mbretëria e dytë danteske, "atje ku shpirti njerëzor pastrohet/ dhe i denjë ai bahet për me hypë në qiell", është, nga të tria, ajo që sjell në strukturën e saj, si fizike ashtu dhe morale, risinë më të madhe të trillimit artistik: mund të thuhet, madje, që është një botë, si në pamje ashtu dhe në frymë, vetëm danteske. Qarkullon nëpër gjithë "Purgatorin" një atmosferë që nuk përcaktohet lehtë, si një magji e thellë, që e mbështjell lexuesin qysh nga fillimi dhe e shoqëron në prag të Parajsës: të kapësh frymën e ajrisë delikate që mbështjell çdo gjë, është rruga për të kuptuar "Purgatorin" dantesk në bukurinë e thellë që e dallon.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Në qiellin lart, që ma me forcë shëndrit/ prej tij, unë qeshë; dhe pashë çka me tregue/ as di, as mundet kush andej ka zbrite". E treta "sublimis cantica" - siç e quajti autori i saj, me vetëdije dhe bukuri të thellë - përmban në vetvete diçka të papërsëritshme, që e dallon nga të gjitha krijimet e tjera të letërsisë. Ajo duket ndryshe edhe prej dy pjesëve të tjera të poemës, të cilat janë aq revolucionare në krijimin e gjuhës. Sepse poezia e "Parajsës" nuk rrëfen ngjarje njerëzish, nuk përshkruan peizazhe. Ajo sendërtohet nga gjëra të padukshme dhe që, vetëm falë besimit, shpresohen. Gjithsesi, sidomos këtu, gjeniu dantesk arrin të shprehet me vargje të një fuqie të madhe, që ngelen përgjithmonë në mendjen e lexuesit me imazhe të një force sugjestive të jashtëzakonshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Na kemi arrijtë n'atë vend ku t'pata thanë,/ ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,/që fillin e arsyes humbun e kanë." (Ferri III: 16-18) Në tridhjetë e katër këngët e "Ferrit" Dante rrëfen fillimin e udhëtimit të tij në botën e përtejme, duke nisur nga humbja në "pyllin krejt errësi", aty ku takon prijësin e tij, poetin Virgjil, për të vazhduar nëpër rrathët përposhtë deri në pamjen e tmerrshme të Luciferit dhe në ngjitjen e lodhshme për me ia dalë "prap me pa yjtë e vezllueshëm". Një itinerar në shpirtin njerëzor përgjatë të cilit Dante takon personazhe të paharrueshme (Pavlin dhe Françes-kën, Farinatën, kont Ugolinin, Uliksin...), ngjarjet e të cilëve i vëzhgon me gjykim të prerë, por edhe me një pietas (mëshirë) që është ndoshta shenja më e madhe e njëjtësimit të tij të thellë me shpirtin njerëzor. Nga ky qëndrim thellësisht modern rrjedh universaliteti i "Ferrit", që e bën përvojën e Dantes në botën e përtejme një udhëtim që mund të jetë i të gjithëve.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Odisea është vepra, që ka ndikuar më shumë në psikologjinë dhe literaturën evropiane, pa të cilën as Servantes, as Defoe, as Stevenson, as Kafka, as Joyce, nuk do të kishin kryeveprat e tyre. Është poema epike së cilës Perëndimi i ka besuar kuptimin më të thellë të kërkimit, të udhëtimit, të fantazisë, të ëndrrës, të kthjelltësisë, të ironisë, të maskës, të aftësisë së pafundme të metamorfozës: ajo zë një pozicion kryesor pa të barabartë në formimin e identitetit perëndimor.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Odisea është vepra, që ka ndikuar më shumë në psikologjinë dhe literaturën evropiane, pa të cilën as Servantes, as Defoe, as Stevenson, as Kafka, as Joyce, nuk do të kishin kryeveprat e tyre. Është poema epike së cilës Perëndimi i ka besuar kuptimin më të thellë të kërkimit, të udhëtimit, të fantazisë, të ëndrrës, të kthjelltësisë, të ironisë, të maskës, të aftësisë së pafundme të metamorfozës: ajo zë një pozicion kryesor pa të barabartë në formimin e identitetit perëndimor.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky botim i veprave letrare të autorit poet, dramaturg, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Andon Zako Cajupit përfshin disa nga krijimtaritë më të njohura të tij: Baba Tomori, Poezi të ndryshme, Baba Musa lakuriq, Fabulat e La Fontenit, 14 vjeç dhëndër, Pas vdekjes, Publicistikë Epistolari...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër mblodha shkrimet e mia mbi kozmologjinë poetike të poetit Moikom Zeqo, të shkruara gjatë këtyre dy viteve të fundit 2018-2019. Poezia e Moikomit është një model i paparë më parë në poezinë tonë. Ajo ka sjellë jo vetëm një tematikë krejt të re. Por, mbi të gjitha, një koncept krejt të ri modern mbi krijimtarinë poetike. Risija e tij ka të bëjë me procesin e perceptimit dhe të mishërimit konceptual të realitetit dhe me "rimagnetizimin" e figurave artistike, të metaforës dhe të alegorisë. Ai arrin të krijojë figura të plota dhe të pandara midis subjektit dhe objektit, midis tokësores dhe universales, duke arritur një pasqyrim kompleks të përmbajtjes të procesit të mendimit dhe po aq të stërholluar të perceptimit artistik. -Vangjush ZIKO
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ç’të bësh, atdhe! Këtu arriti puna. Kujtoja se me ty jam shkrirë përgjithnjë. Po sot s’u dashka arti im, as unë, Me ç’po shoh, tani s’u dashkam më!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra ka në bazë dy ide qendrore : njëra ngjan me idenë e shprehur nga De Rada te "Këngët e Milosaos" se nuk mund të ketë lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetër është se atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë çlirimtare. Ideja e parë shtjellohet nëpërmjet linjës së dashurisë. Së dytës i kushtohet një linjë e veçantë me tablo të gjalla nga betejat e shqiptarëve me osmanët. Ide të tjera që rrezaton ideja qendrore, janë ideja e domosdoshmërisë së një udhëheqjeje të fortë dhe ideja e bashkimit të shqiptarëve, ideja e vitalitetit të kombit, e virtyteve të larta që e dallojnë atë, ideja e luftës për ta ruajtur të pastër, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve të tjera.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
NËSE ... Nëse lumturia ime është e lidhur me fatkeqesinë e te tjerëve, preferoj të vuaj. Nëse mirëqënia ime rrjedh nga varfërimi i të tjerëve, preferoj varfërinë. Nëse jeta ime është e varur nga vdekja e njerëzve të pafajshëm, Vrasës s‘bëhem kurrë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Jug’ e bardhë fryn e lehtë dhe Kosovën qetësoi... Çun’i mirë i Mitrovicës pasi Dielli perëndoi...
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Me librin Një ballkanas në Londër, Rudolf Marku është nisur drejt një visi të ri, më të pasigurt se streha që ofron antologjia: drejt një visi të shenjuar si kuturu, “përtej frikës dhe përtej guximit”. Dhe, në vend të autoportretit legal të artistit në rini, në vend të formës kanonike të krijimtarisë së vet dhe të mënyrës se si dëshiron ta shohin pasardhësit, ai zgjodhi të pazakonshmen: jo trashëgiminë, por gjurmën e freskët, atë që rrezikon të mos vihet re në çastin kur shfaqet dhe që, zakonisht, bashkëkohësit nuk e mbajnë mend. Edhe në këtë rast, ky poet i shmanget konformizmit letrar, duke na sjellë krijimtari të re, një libër të ri, kapriçoz: librin e ballkanasit të shkulur nga toposi, por jo nga etnosi i vet (Një ballkanas në Londër, Malet); librin e dashurive pranuese, fajtore apo të lumtura, veçse për pak (Ti ishe Anglia, Vjeshtë, Mendimet e një adoleshenti për dashurinë); librin e zhgënjimeve, të cilat pjekuria i bën të mos shënohen te humbjet, por te përvojat (Gënjeshtarë të ëmbël, Pafajësi); librin e rikthimeve dhe të të rikthyerve, që bëjnë plane të fshehta arratie nga bota dhe nga kjo jetë (Në ditën e nesërme pas mbërritjes në Itakë, Trieste, Një pasdreke maji); një libër humbjesh dhe pengjesh të përjetuara si të ishin çlirim, të cilat poeti na siguron se do t’i kemi përherë më të shumta se përmbushjet (Dialog i pamundur, Vaterlo, Ju lutem, mos gjetët diçka të humbur?); një libër mbi kotësinë dhe keqkuptimet, që do të na shfaqet në çdo hap të jetës (Teatri Globus, Southwark, Një hanë u mbyt në lumin e Tamizit, Sketch); një libër kulturash, që rreken të bashkëjetojnë, duke përdorur si ndërmjetësues poetin.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihen: Bagëti e Bujqësia; Lulet e Verësë; Ëndërrimet; Dëshira e vërtetë e shqipëtarëve; Dashuria; Shqipëria; Pellazgët – Shqipëtarët.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Vepra 1 2008
Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore. Këtu përfshihen: Baba Tomorri; Vjersha të tjera.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Bagëti e bujqësi” është poemë e shkruar nga Naim Frashëri. Konsiderohet një nga veprat monumetale të letërsisë sonë. Në pjesën e parë të veprës “Bagëti e bujqësi” paraqitet jeta barishtore, ndërsa në pjesën e dytë paraqiten bukuritë e natyrës. O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë. ...
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Kjo poemë me 22 pjesë rrefen mitologjitë e lekurëkuqëve të Amerikës së Veriut.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Gjithë vepra e Lautréamont-it, por veçanërisht Këngët e Maldororit, luajtën rol shumë vendimtar në zhvillimet letrarë të shekullit XX. Edmond Jaloux ka thënë: “Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldorori prej veprës së tij... Duke i lënë lamtumirën Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t’i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha”.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Poemth i kristaltë Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast buron nga Krishti që takon. Kjo botë s'ka të brendshme ta fshehë Nuk mvesh magji drite as mister terri. Ato rrudhat brazda në të çarat e dheut S'mbijnë asnjë brendi, janë veçse udha E brengës sonë endacake për një krisje Farash, që s'i mbollëm dot në këtë botë. Botë e pabotë, rrënjëshkulura me rrënjë Pisha, bredhi në shi, qajnë lot krokodili Jepet ajo e gjitha në lojën që i luan rasti Ku llavës eros i shkrehemi e shkrihemi T'i brendashkruajmë vetvete kësaj bote Hijë truar hiresh, ku hiri skajet shenjon. Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast buron nga Krishti që takon. Botë që krekoset kot tek shkëlqimi i yllit Kuptimi i prajtë nga mërmërimat e pyllit E papërgjegjshme botë, që s'din të gjegjet Për rrëmete e zotësi me tepri, pa vetvete Ysht të ulet sipari si një qefin triumfi fuqi S'ka ndal ne inskenime dhe gjëmime apel Skenë ku hyn e ndryn kortezhi i korbave Për aktin ku ia luan fenë dhe sythit që çel Porse aq sytha sa dëshironi t'i ketë për vete Njeriu ia ka dalë t'i mbrojë dhe t'i mbrujë Me eros drite brerore skrupujsh njerëzore Epifani vajesh, akuarel, nota, penë e penel. Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet. Dhe secili çast kris diamantin që përfton. Nga një sisë njeriu thithet aq afsh melodi Sa e tërë cicërima e krejt trumbave ajrore Por, pa një shushurimë të së parrokshmes S'do t'jehonte askush një trajtë tingullore Vjen një çast e llava ngop kurmin brendie Dhe lënda kris kallëpin të urojë shtatoren Mbarë e plastë! Çdo pikël mrekulli shpështjell çastin e vet Dhe secili çast shpërthen Krishtin që i përket.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Demon 2016
Përmbledhja e pjeses me pak fjalë është që Demoni pa një vajzë të bukur (Tamarën) dhe për herë të parë ra në dashuri. Ditën e dasmës së Tamarës me princin, ky i fundit ra në pritë dhe vritet. Nga mërzitja Tamara vendos të futet murgeshë, por përsëri ajo nuk gjen qetësi dhe herë pas here i shfaqet imazhi i princit. Në një nga këto netë asaj i shfaqet Demoni që i shpreh ndjenjat e tij...
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Jam Shqiptar e Kosovar Jam Shqiptar, e Kosovar; Zot, e krenar, Zot, e bujar, mbi këtë dhé, q'e kam si fe, e përmbi fé: e kam Vatan! e kam Atdhe! që gjysh stërgjysh,që brez pas brez,që gjithëmonë. Ti shqa thërret,ti shqa bërtet,gjer lartë në retë,se jam barbar. Jo, s'jam,si bërtet ti,si buçet ti,ti, Mal i Zi. Po vendin tim e dua, lirinë e dua,e s'dua,Zot mbi mua.
Price: 400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania