titleToAlt
Meditime 2021
Janë të pakta veprat e lashta që kanë të njëjtin ndikim si Meditimet e Marcus Aurelius, filozofit dhe perandorit romak (161-180 p. K.). Një seri ushtrimesh shpirtërore të mbushura me mençuri, udhëzime praktike dhe një kuptim të thellë të sjelljes njerëzore, ky libër mbetet një nga veprat më madhore të reflektimit shpirtëror dhe etik që është shkruar ndonjëherë. Njohuritë dhe këshillat e Marcus-it, që nga jetesa e deri te përballja me vështirësitë dhe bashkëveprimi me të tjerët, e kanë bërë librin Meditime thelbësor si për shtetarët, ashtu dhe për filozofët, ndërsa breza të tërë lexuesish të zakonshëm kanë reaguar pozitivisht ndaj stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe intim. Për këdo që ka vështirësi të pajtojë kërkesat e lidershipit me shqetësimin për integritetin personal dhe mirëqenien shpirtërore, Meditime mbetet po aq i vlefshëm tani, sa ç'ishte dymijë vite më parë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Tërheqja që dikush gjen në ngjyra dhe në tingull e bën njeriun të pyesë nëse fshihet një mister pas tyre, nëse ka një gjuhë me ngjyra dhe tinguj që mund të mësohet. Dhe përgjigjja është se gjuha e ngjyrës dhe e tingullit është gjuha e shpirtit dhe se është gjuha jonë e jashtme ajo që na bën të hutojmë për kuptimin e asaj gjuhe të brëndshme. Ngjyra dhe tingulli janë gjuha e jetës. Jeta shprehet në të gjitha rrafshet e ndryshme të ekzistencës në formën e ngjyrës dhe tingullit. Por manifestimet e jashtme të jetës janë aq të ngurta dhe të dendura sa që sekreti i natyrës dhe karakterit të tyre është varrosur poshtë. Pse bota quhet iluzion nga mistikët? Sepse natyra e shfaqjes është e tillë që ajo e fsheh sekretin e vet brenda vetes dhe shfaqet në një formë kaq të ngurtë, saqë fshihen imtësi, bukuri dhe mister i karakterit të saj, Prandaj, kërkuesit e së vërtetës së jetës, studentët e jetës, janë dy lloje të kundërta. Njeri dëshiron të mësojë nga pamja e jashtme. Tjetri dëshiron të zbulojë sekretin që fshihet pas tij. Ai që mëson nga e jashtmja e merr njohurinë nga e jashtmja, të cilën ne e quajmë shkencë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ligji 2019
Kur dikush dëshiron të vlerësojë një libër, ai parasheh që ky libër do të lexohet edhe pas njëqind vjetësh. Për herë të parë ky libër u botua në formën e pamfletit, në qershor të vitit 1850 dhe, meqenëse të vërtetat e tij janë të përjetshme, do të lexohet edhe shekullin e ardhshëm. - Sheldon Riçmen
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Pavarësisht debateve dhe paqartësive lidhur me autorin e kësaj vepre, është pranuar tashmë se ajo është shkruar nga Li Er, i cili sipas legjendës, ka pasur mjekër dhe vetulla të bardha qysh në lindje, prandaj nga pasardhësit u quajt Laozi (Plaku / Plaku i urtë). Laozi ka lindur në fund të periudhës së pranverë-vjeshtës, pra rreth 2500 vjet përpara dhe konsiderohet si filozof, mendimtar e historian i madh i Kinës antike, si themelues dhe përfaqësuesi kryesor i shkollës së Taoizmit. Po kështu Laozi është cilësuar si një ndër njerëzit më të famshëm të kulturës botërore si dhe renditet ndër 100 historianët më të famshëm të botës. Doktrina e tij ka luajtur rol të rëndësishëm për gjithë zhvillimin e filozofisë kineze.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një nga mësuesit filozofë më të mëdhenj në botë, Krishnamurti, ofron urtësinë e tij frymëzuese për shumë nga vështirësitë që hasim në jetë, që nga marrëdhëniet dhe dashuria, e deri tek ankthi dhe vetmia. Ai u jep përgjigje pyetjeve të tilla si "Cili është kuptimi i jetës?", "Si mund ta jetoj jetën me gjithçka që ofron ajo?", për të nxjerrë në pah mënyrën më të mirë për të qenë vetvetja. I lexuar nga miliona njerëz të të gjitha sferave të jetës, Krishnamurti na tregon se nuk kemi pse ndjekim asnjë rrugë, asnjë autoritet më të lartë, asnjë guru dhe se në fund të fundit mënyra se si e jetojmë jetën tonë është përgjegjësi e jona. "Një nga pesë shenjtorët e shekullit të 20-të."-Revista TIME "Krishnamurti ka ndikuar thellësisht në jetën time."- DEEPAK CHOPRA "Mrekullisht i mençur." -JACK CORNFIELD
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Pas një leximi plot ëndje dhe vëmendje, në çastin që e mbarova përkthimin e Qasje artit poetik të Aristotelit nga Anton Nikë Berisha, disa mendime m'u përvijuan vetvetiu në mendje. Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e skajshëm për ta prurë sa më pranë burimores këtë vepër. Kjo më pëlqeu edhe më shumë, duke qenë një veçori e përkthimit të tij, që duke e sjellë sa më kuptueshëm në shqip, 2300 vite pas shkrimit të kësaj vepre, ai ka ruajtur gjithsesi frymën burimore, tiparet dhe formën e vetë Aristotelit, sepse përndryshe vepra do të ishte padyshim e përçudnuar (si ndodh shpesh në përkthimin e klasikëve të lashtësisë), duke humbur përmbajtjen dhe tingullin e saj të mirëfilltë. Është këndshëm kur vepra ndihet e lashtë, edhe kur e lexon në 2020, po sërish është e kuptueshme, e kjo është merita e veçantë e këtij përkthimi. Qasje artit poetik rrjedhimisht do të përbëjë ndoshta një pikënisje, një udhëzim për përkthyes të tjerë, që duan të lëvrojnë letërsinë antike.” -Elvi Sidheri
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Ne kemi tashmë shumë të rinj e të reja që shkruajnë e botojnë libra, por jo të gjithë dinë të shkruajnë e të nyjëtojnë qartë e me mëtime të dukshme për saktësi e duke e tëholluar mirë brumin e shqipes. Kaon Serjani e ka nisur mbarë e mirë udhën e shkrimtarisë. Ai e ka në thua të shkruarit, por ka edhe zellin e përkushtimin për të bërë emër në letrat shqipe. Mbas romanit "Qelia e lirisë" dhe sprovave të tjera i është shtruar prozës filozofike e teologjike. Kemi nevojë për porozatorë që u qasen edhe lavrave studimore që kërkojnë dije e mençuri, sikundër është edhe libri Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin, të cilin e lexova me ëndje. Më duket se, në personin e Kaon Serjanit, ish-studentit tim të mirë, kemi një hulumtues të urtë e me perspektivë." Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj Akademik Emeritus "Kaon Serjani i prezanton lexuesit shqiptar me plot sukses të dhëna të reja empirike për sa i përket të së vërtetës, religjionit dhe moralit. Kjo është një prurje meritore për kuadrin e mendimit historik shqiptar për tri temat bosht që ka preokupuar kronologjikisht gjithë qytetërimin perëndimor. Autori ka përfituar të japë një përgjigje sa epistemologjike, pragmatike, etike po kaq edhe ontologjike bazuar në perceptimet, kërkesat dhe pikëpamje postmoderniste që po zotërojnë modelin dhe paradigmën e re jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë këto dy dekadat e fundit" Dr. Femi Cakolli Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante "Kaon Serjanin e kam patur student në Seminarin e Denverit, ku shkëlqeu në lëndët që ndoqi, duke treguar premisa të mëdha për studiues. Këtë libër bën mirë ta lexojë cilido që po përpiqet të bëjë lidhjen e pjesëve të mozaikut të jetës sipas kuptimit të tyre." Dr. Douglas Groothuis Profesor i filozofisë dhe etikës në Seminarin e Denverit, Kolorado, SHBA.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"Pas Hegelit nuk do të ketë më filozofi", një frazë kjo shumë e përhapur në shekullin e shkuar. Sistemi filozofik i Hegelit, pas atyre të Aristotelit, Thoma Akuinit dhe Kantit, ka qenë në të vërtetë projekti i fundit filozofik, i gjerë dhe i plotë, i cili është paraqitur dhe është gjykuar si i arrirë. Pas Hegelit, asnjë mendimtar tjetër nuk ka prodhuar një sistem të tillë të mbyllur, që të ketë pasur një ndikim të denjë për t'u shënuar lidhur me mënyrën se si shkon bota. Në këtë kuptim, Hegeli është vërtet "filozofi i fundit". Ka shumë arsye për ta lexuar Hegelin. Disa mendojnë se ai është paraardhësi i marksistëve. Për të tjerë, ai ka qene pararendësi i ekzaltimit fatal të shtetit, Por edhe në këtë rast, para se të pohojmë diçka të tillë, më parë mund të njohim Hegelin. Duhet shumë durim për të ndjekur gjurmët e mendimit të Hegelit, por një pasion edhe më i madh, ndërsa më i madhi që mendmi njerëzor ka provuar në rrjedhën e historisë së tij, është pasioni që të drejton te ky mendim". Kështu, lexuesi grishet të jetojë pak me këtë pasion të mendimit, ose të paktën “ta shijojë" atë. Ky libër është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhimtë druajturtë mendimittë fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të kuptojë gjithnjë e më shumë, duke ndërthurur tekstet hegeliane me komente, nën drejtimin e Ralf Ludvvig, njërit prej njohësve më të mirë të Hegelit.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Pragmatizmi, është një lëvizje filozofike, e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, e cila pohon qëndrimin sipas të cilit si domethënia ashtu dhe e vërteta e një ideje është në funksion të rezultatit të tij praktik. Pra, thelbësisht pragmatizmi është një antiabsolutizm i fortë: bindja që të gjitha parimet lipset të shihen më shumë si hipoteza në zhvillim e sipër se sa si aksioma rreptësisht metafizike. Si një shprehje moderne e empirizmit, pragmatizmi lulëzoi e arriti të ndikonte mjaft në jetën amerikane që në gjysmën e parë të shekullit XX, duke u prirur ti trajtonte rezultatet tradicionale filozofike nën dritën e zhvillimeve shkencore dhe sociale.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Si vepra e dytë monumentale e Nietzsche-s, pas "Kështu doli Zarathoustra", ky libër mund të shihet edhe i përshtatur me vetë nëntitullin e tij: Prelud i një filozofie të së ardhmes. Kjo pasi autori shpreh, me anë të po asaj gjuhe të zgjedhur e plot metafora të Zarathustrës, të buruara nga zemra e një dashurie vetmitare për njeriun dhe të ardhmen e tij - koncepte dhe opinione të ndryshme për historinë natyrale dhe morle, për paragjykimet e filozofëve, për shpirtin e lirë dhe qënien fetare, për popujt dhe shtetet, e së fundi, edhe për të virtytshmit dhe aristokratët.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Aristoteli 2003
Leksionet e Hegelit mbi Aristotelin, në natyrë të njëjtë me ato mbi Platonin, përbëjnë një monografi autentike, që konsiderohet absolutisht si një nga shtjellimet më të mira të filozofisë aristoteliane. Megjithëse nuk është aspak e volitshme të përcaktohet me siguri momenti kur Hegeli nisi të studionte Aristotelin në greqisht, as etapat, sipas të cilave u përshkallëzua rimendimi i filozofemave aristoteliane thelbësore, përsëri është e pamundur të nënvlerësohet rëndësia që Stagjiriti ka patur në formimin dhe konfigurirnin përfundimtar të mendimit hegelian. Në veçanti, mbi ndryshimin aristotelian mes potencës dhe aktit, Hegeli ka moduluar një prej dallimeve kapitale të dialektikës së vet, atë mes Në-vetvete dhe Për-vetveten [An-sich dhe Fur-sich]. Në hyrjen e "Leksione mbi Historinë e Filozofisë" ndodhet pjesa e rëndësishme në vazhdim: "Natyra e Idesë është thelbësisht ajo e zhvillimit dhe e kuptimit të vetvetes vetëm duke u zhvilluar, për t'u bërë ajo që është... Për të kuptuar se çfarë është zhvillimi duhen dalluar, për të thënë kështu, dy gjendje. E para njihet si "prirje", "potencë", si Të qenit-në-vetvete (siç e quaj unë), potentia, dynamis. Përcaktimi i dytë është Të qenit-për-vetveten, Realiteti (actus, energeia)". Duke u nisur prej këtej mund të kuptohet më mirë se përse i tërë trajtimi hegelian mbi Aristotelin është mbështetur te këto dy koncepte: bëhet fjalë, mes të tjerash, pikërisht për gërshetimet spekulative, për të cilat Hegeli i është veçanërisht borxhli Aristotelit.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
“Dy kryevepra të filozofisë botërore, "Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohrave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit. E veçanta e këtij përkthimi është se ka substancën e një gjuhe të përpunuar filozofike, aq sa ta bëjë të dallueshme duke ringjallur skenat e mëdha të Akademisë dhe teatralitetin filozofal të Greqisë antike. Stili akribik i Radit është menduar në një plan të detajuar, për t'iu shmangur semiotikës polivalente aq sa është e mundur prej ambiguitetit që rezervon kjo gjuhë. Shmangia e lokucioneve dhe e sintetizmit të tepruar morfologjik e dallojnë përkthimin e një teksti filozofik nga letërsia. Dhe vetëm ata që e njohin shkrimin e letërsisë, mund të krijojnë një tekst filozofik qoftë edhe në përkthim, duke i rezistuar epshmërisë së mendimit më të lartë filozofal që kulmon te "Apologjia" dhe "Simpoziumi". Ardhja në shqip e Platonit fillimisht më 1993, mund të quhet edhe si fillim i erës së filozofisë perëndimore në literaturën shqipe. Lazër Radi një nga personalitetet e ringjalluara të viteve '30, diplomuar në Romë për jurisprudencë në vitet '40, e justifikon famën e atyre viteve, sikur t'i mbetet edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit.” -Leka Ndoja “Ardhja në shqip e Platonit, ishte misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit. Mbas një gjysëm shekulli diktaturë, ai ishte i bindur se shoqëria shqiptare ishte përballë një kataklizme të thellë të bjerrjes së vlerave; ndaj ai u shfaq me veprën e Platonit, si me një dorë hyjnore ndaj krejt atyre që luanin, të çoroditur, buzë greminës...” -Jozef Radi
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t'ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm? Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Jiddu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur. Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t'i frymë-zojnë, do t'i sfidojnë dhe do t'i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t'u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi. "Unë mendoj se pikëpamja e Krishnamurtit për kohën tonë është se njeriu duhet të mendojë vetë dhe jo të ndikohet nga ndonjë besim i jashtëm apo nga autoritetet shpirtërore."- Van Morrison "Ta dëgjoje Krishnamurtin ishte njëlloj si të dëgjoje nj'ë ligjëratë të Budës... një autoritet i lindur dhe tepër i fuqishëm." -Aldous Huxley
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
O njerëz, e përse duhet të shkatërroni, kur mund të krijoni? Krijoni, sepse edhe ju jeni të krijuar. Thirrini njëherë të vetme nga thellësitë e shpirtit dhe të zemrës. Kërkojini ato ndjenja humane brenda tyre dhe vetëm atëherë do ta kuptoni përse quheni njerëz. Jeni ju ata që keni frikë nga vdekja, sepse ajo ju shoqëron hap pas hapi. Ajo kurrë nuk ju lë vetëm, sepse e keni pranuar atë të hyjë lirshëm në çdo skaj të jetës suaj. Ajo del përpara si një siluetë e zezë në çdo moment, në çdo hap të rrugës sate dhe ju verbon. Ju errëson shikimin dhe ju pengon në rrugën e jetës. Por edhe pse keni frikë, ju përsëri nuk guxoni ta largoni. Rrezikoni aq shumë, vetëm e vetëm të jetoni, të merrni frymë dhe të ndiheni të gjallë mes vdekjes suaj. Në këtë mënyrë, mendoni se jetën tuaj brenda vdekjes e kaloni bukur. Dëgjoni zërin e zemrës dhe të shpirtit tuaj. Ai vjen nga thellësitë dhe është i kulluar. Rruga e gjatë që ka bërë, e ka pastruar dhe e ka filtruar nga të gjitha mikrobet që jeni munduar t'i infektoni. Vetëm ky do të jetë ilaçi që ka për të kuruar sëmundjen tuaj. Tashmë ajo ka përparuar dhe po ju infekton të gjithëve. Pastërtia e tij do tju udhëheqë drejt .
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ese 2019
ESE-të e përzgjedhura përvijojnë një hartë besnike të përballjes së autorit me probleme të caktuara politike, etike, shoqërore apo historike, siç janë çështja e dhunës apo ajo e së keqes, çështja e praktikave të drejtësisë apo e autoritetit, praktikat politike të historiografisë, të vetes dhe të tjetrit, si dhe të dialogut e analizës së disa përfaqësuesve të shquar të mendimit. Ricoeur nuk formulon drejtpërdrejt teori politike a një konceptualizim të politikës si të tillë, por, edhe pse nuk e teorizon drejtpërdrejt politikën (ose politiken) si të tillë, Ricoeur e takon dhe e trajton parreshtur atë si në teori, ashtu edhe në praktikën e saj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Liria 2020
KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Liria, është një vështrim sociologjik i një prej temave të përhershme të mendimit politik. Bauman mendon se koncepti i lirisë është ndërtuar historikisht dhe jo një vlerë universale: se ka lindur në një shoqëri të caktuar (e që mund të zhduket me të) si e bashkëlidhur me individualizmin dhe kapitalizmin. Sipas Bauman-it, sot liria individuale reduktohet para së gjithash si liri e konsumatorit në zgjedhjen mes kënaqësive më të mëdha a më të vogla që ofron tregu në formën e mallit apo të shërbimit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri "Në kërkim të kuptimit në jetë", shkruar nga Viktor Frankëlli, është një nga veprat më madhështore të epokës sonë. Në përgjithësi, nëse një libër ka një fragment, një ide që mbart fuqinë për të transformuar jetën e njeriut, kjo është një arsye e mirë për ta lexuar, për ta rilexuar dhe për ta vënë në reshtin e parë të raftit. Ky libër ka shumë fragmente të tilla. Para së gjithash, ky është një libër për mbijetesën. Si shumë hebrenj nga Gjermania dhe Evropa Lindore, të cilët mendonin se ishin të parrezikuar në vitet 1930, Frankëlli përfundoi në rrjetin nazist të kampeve të përgendrimit dhe shfarosjes. Ai shpëtoi për mrekulli. Mbijetoi ashtu siç thuhet në Bibël: "një urë zjarri e shkëputur nga zjarri". Por rrëfimi i tij në këtë libër ka të bëjë më shumë me burimet e forcës për të mbijetuar sesa me mundimet, vuajtjet dhe humbjet që përjetoi. Disa herë në këtë libër, Frankëlli konfirmon shpesh thënien e Niçes: "Ai që ka një Arsye për të jetuar, mund të përballojë çdo mënyrë jetese". Ai përshkruan me tone prekëse ata të burgosur që hoqën dorë nga jeta, që kishin humbur gjithë shpresën për të ardhmen dhe vdiqën pashmangshmërisht të parët. Ata vdiqën më shumë për shkak të mungesës së shpresës, mungesës së një kauze për të jetuar, sesa për shkak të mungesës së ushqimit apo ilaçeve
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Princi 2017
Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. I shkruar në shekullin XVI, me një qasje të re për kohën, përbën një nga veprat e para të filozofisë moderne, veçanërisht filozofisë politike. Princi, dhuratë jo e rastësishme (ndaj 'qëllimi arsyeton mjetin') për Lorenco de Mediçin, trajton temat kryesore që preokuponin princat; të kuptuarit dhe llojet e principatave, fitimi dhe ruajtja etyre, çfarë (nuk) duhet të bëjnë princat; çdo gjë që — një njeri që ka pushtet ose dëshiron të fitojë — duhet të ketë parasysh. "Në shumicën e rasteve, ata që duan t'i hyjnë në zemer një Princi e kanë për zakon që të ofrojnë ato gjëra që i vlerësojnë si më të dashurat për ta ose që vërejnë se i pëlqejnë më tepër Princit; për këtë arsye shumë herë shohim të ofrohen kuaj, armë, coha të arta, gurë të çmuar dhe stoli të tilla të denja për madhështinë e një princi. Duke dashur pra unë që t'i ofroj Madhështisë Suaj ndonjë dëshmi të dëshirës sime për t'ju shërbyer, nuk gjeta mes pasurive të mia asnjë gjë që ta çmoj apo ta vlerësoj më shumë sesa dijenitë lidhur me veprat e njerëzve të mëdhenj, të mësuara nga unë falë një reflektimi të gjatë mbi ngjarjet e epokës moderne dhe një studimi të vazhdueshëm mbi ngjarjet e së shkuarës: tanimë po jua dërgoj juve, pasi që i kam shqyrtuar me shumë zell, kam medituar lidhur me to dhe i kam përmbledhur në një vëllim të vogël. Dhe, ndonëse e gjykoj të padenjë për t'u paraqitur para jush kjo vepër, megjithatë kam fort besim se falë përmbajtjes së saj, ajo do të bëhet e pranueshme duke konsideruar se nga ana ime nuk mund t'ju bëhet dhuratë më e madhe, se të krijuarit për ju të mundësisë që brenda një kohe tejet të shkurtër të kuptoni gjithçka që unë, përgjatë shumë viteve dhe mes aq shumë vështirësive dhe rreziqeve, kam njohur dhe kuptuar. Dhe ta dini që nuk e kam stolisur këtë vepër me periudha retorike dhe me fjalë pompoze e madhështore ose me çfarëdo joshjeje tjetër apo stolie pavend, gjëra me të cilat shumëkush i mbush dhe zbukuron veprat e veta; sepse unë kam dashur fort që asgjë të mos e hijeshonte këtë vepcr, dhe që vcçse risia që ngërthen në vetvete argumenti dhe rëndësia e subjektit për të cilin flitet ta bëjnë atë të këndshme" - Nikolo Makiaveli
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Qyteti i Diellit, një utopi politiko - fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë" parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik. Ndërsa përshkohet nga kuptime e simbolika të ndryshme, lëkundet mes besimit, astrologjisë dhe magjisë, Qyteti i Diellit përcjell metaforikisht idetë abstrakte të filozofisë politike të Campanella-s në një përfytyrim konkret. Kritika bashkëkohëse e ka interpretuar mendimin e tij paradoksal edhe si pasqyrim të klimës politike e sociale të Rilindjes së vonë' ltaliane, ndërkohë që shumëkush te kjo vepër ka parë një pararojë të mendimit marksist.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh. Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perën-dimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin. Eshtë historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë. Gjatë udhëtimit të tij, Siddharta ndeshet me asketë, murgj budistë, tregtarë të suksesshëm, një kurtizane të quajtur Kamala dhe një varkëtar të thjeshtë që ka zbuluar të vërtetën e jetës. Takimi me këta njerëz dhe përjetimi i fazave kryesore të jetës - dashuria, puna, miqësia dhe atësia - e bëjnë Siddhartën të zbulojë se dija e vërtetë drejtohet së brendshmi.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania