titleToAlt
“Nëpërmjet këtij libri, dilemat dhe sfidat e prindërve gjatë rritjes së fëmijës marrin një drejtim orientues dhe lehtësues. Rrëfimet e sinqerta dhe praktike të autores i ndihmojnë prindërit në përballimin e ankthit që përjetojnë në situata të ndryshme të sjelljeve të fëmijëve. Gjithashtu i ndihmon ata për t’i zgjidhur këto situata, duke u dhënë atyre besimin se mund t’ia dalin mbanë pozitivisht në procesin e rritjes dhe të edukimit të fëmijëve. Ky libër udhëzues u ofron prindërve burimin e suksesit, dukë mënjanuar me mençuri dhe durim format e papërshattshme të prindërimit, ku ata mund të ndihen të frustruar dhe, si rrjedhojë, të dështuar. Në përfundim, mendoj se vlerësimi i këtij libri praktik meriton të vijë në jetë edhe nga lexuesit shqiptarë, me ‘guximin’ e prindërve për ta lexuar dhe pë ta praktikuar me fëmijët e tyre.” – Denada Toçe
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Plot pasion, por objektiv - libri i parë praktik që ju mëson për prindërimin, duke sjellë fakte, e jo duke hamendësuar, se si t'i rritni sa më mirë fëmijët tuaj. ZBULO FORCËN E DASHURISË mes teje dhe fëmijës; mëso se prekja, e qeshura dhe loja nxitin hormonet që zhvillojnë aftësinë për të dashuruar jetën. ZBULO TË VËRTETËN për strategjitë e përkujdesit ndaj fëmijëve, duke hulumtuar mënyrat se si e brumos përvoja trurin e foshnjës. MËSO T'U PËRGJIGJESH shpërthimeve të çastit e të lotëve, që ta ndihmosh fëmijën dhe veten për të bërë gjumë të ëmbël gjatës natës. Shkruar nga psikoterapistja për fëmijë, autore librash për shëndetin mendor dhe e nderuar me çmime të ndryshme, Margot Sunderland. Shpjegon gjithçka në mënyrë shkencore pa u shkëputur nga realiteti i rritjes së një fëmije
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër... eksperienca që mund të shpalosin një situatë të re për familjen tuaj. Çdo faqe e këtij libri do t'ju ndihmojë të kapërceni sfidat dhe vështirësitë me të cilat ju përball çdo ditë roli juaj si prindër. "Kjo shtëpi nuk është hotel!" Sa herë e keni dëgjuar këtë pasthirrmë kur ishit vetë adoleshentë? Sa herë e keni përsëritur nën zë, në rolin tuaj si prindër? Në një fjali gjendet kuptimi i këtij rrugëtimi të gjatë e të vështirë të rritjes: vjen një moment në jetën e fëmijës suaj, në të cilin prindërit dhe shtëpia ku ata janë rritur shndërrohet në një element të pazëvendësueshëm, por gjithsesi kjo është relative. Dhe kjo ndodh kur fëmija juaj kupton se jashtë kësaj shtëpie "është e gjithë bota", atëherë kur miqtë jashtë kësaj shtëpie ofrojnë gjëra më interesante dhe tërheqëse nga ato që ofron nëna dhe babai. Kështu fëmija juaj një ditë kupton që gjithçka që ndodhet jashtë katër mureve të shtëpisë është më interesante dhe më argëtuese, e cila ka fuqi më shumë mbi të se sa ne që e rritëm, edukuam dhe mbështetëm deri në ato momente. Megjithatë një gjë është e qartë: kjo fole, pra shtëpia e tyre mbetet vendi më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për ta. Edhe pse jashtë mureve të shtëpisë së tij ndjehet i mbështetur, i argëtuar, i emocionuar, ai përsëri e kupton dhe do të vazhdojë ta konsiderojë shtëpinë e tij si folenë në të cilën është rritur, ku janë rrënjët e tij dhe nuk ka më të rëndësishme se nëna dhe babai, fjalë të cilat nuk mund të shuhen e të harrohen kurrë, e që mbartin në vetvete rëndësinë më të madhe. Qëllimi i këtij libri, është të "ndriçojë" apo të qartësojë, mbi atë çka ndodh me protagonistët e këtyre ngjarjeve, adoleshentët. Ky libër tenton të kthehet në një aparat fotografik për imazhet që krijohen në mendjen e një të riu, duke u përpjekur të bëjë çdo gjë të prekshme dhe të dukshme, që normalisht ju nuk mund të shihni: mendimet e tij, gjendjen emocionale që shpesh reflektohet me veprime dhe reagime të papritura. Në fund të këtij libri hapet një dritare e vogël mbi: "Botën e fshehtë të adoleshentëve". Disa adoleshentë... kanë shkruar shumë letra për nënat dhe baballarët, por që nuk u dorëzuan kurrë në destinacionin përkatës. Letrat përmbanin ngjarje, histori, ndjenja dhe emocione që nuk u treguan kurrë me zë të lartë, por që në të vërtetë mendojnë që prindërit e tyre duhet të jenë në dijeni. Nëpërmjet leximit të tyre çdo nënë dhe baba do të kuptojë më shumë rreth fëmijës së tij adoleshent, do ta njohë më mirë atë, dhimbjen dhe zemërimin e tij/saj dhe dëshirën për të bashkëbiseduar dhe për të qenë i mbështetur dhe i mirëkuptuar.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Rritja e fëmijës botohet në bashkëpunim me Practical Parenting, revista për prindër më e lexuar në Britani. Ai ju ndihmon në shumë prej shqetësimeve më të zakonshme prindërore. Libri mbulon gjithçka që doni të dini, që nga përkudesja ndaj toshnjës deri te ndihma në zhvillimin e fëmijës për të qenë aktiv dhe i përgatitur për veprimtaritë parashkollore. • Këshilla nga ekspertët e Practical Parenting të cilave mund t'i besoni plotësisht. • Përgjigje të qindrave pyetjeve, duke filluar nga shëndeti, të nxënët, zhvillimi dhe sjellja. • Zgjidhje të suksesshme të problemeve të zakonshme, si përshembull përgjumja e foshnjës, mësimi me oturakun dhe kalimi i krizave të inatit.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky libër trajton në mënyrë komode dhe të thjeshtë një eksperiencë të madhe botërore, të traditës dhe asaj shumëvjeçare të autores mbi rritjen e fëmijës dhe gjithashtu tregon që rritja e fëmijës në radhë të parë është zgjedhje dhe përgjegjësi e prindërve. Autorja, tregon se rritja dhe edukimi i fëmijës është i lidhur direkt me veten dhe njerëzoren, dhe sa i zoti është i rrituri ta transmetojë dhe zhvillojë më tej tek i parrituri.
Price: 890 Lekë
titleToAlt
Për mendimin tim, formulën më të mirë për prindërit, të afërmit dhe aktorët e tjerë të mjedisit ku jeton një subjekt autik, të paktën deri tani për aq sa kam parë, dëgjuar e lexuar për autizmin dhe autikët, e kanë përcaktuar Judy Barron dhe i biri Sean në një libër me titull “There's a boy in here “ është historia e Sean-it vetë, fëmijë autik që falë dashurisë, mirëkuptimit e durimit të prindërve të tij dhe, sigurisht, me ndihmën e mjekëve, u shpëtoi praktikisht kthetrave të autizmit. Tri fjalë të thjeshta - nga më e lehta te më e vështira për t'u konkretizuar në jetën e përditshme: DASHURI pa kushte, empatike , MIRËKUPTIM që njeh luhatje,pikëpyetje, por pa kthim prapa, DURIM që kërkon nerva të çelikta dhe që vë në provë qëndresën shpirtërore të prindërve.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ngritje-uljet e mëdha, drita dhe hijet, lojërat e fshehta, zënkat, grindjet, dashuritë, si rezultat i pjekurisë së moshës, betimet e mëdha për të ardhmen, harresat e bukura për çdo gjë, interesat që shtohen vazhdimisht, lënia mënjanë e mësimeve etj., etj. Problemi i madh i adoleshentëve është shkolla dhe familja, shoqëria dhe grupi i tyre shoqëror, lojërat e pafundme, tërheqjet seksuale, bisedat e “kripura” me sharje e fjalë të pista, rruga dhe dallimet e mëdha midis individëve, midis qendrave qytetare dhe atyre rurale. Problemet e adoleshentëve nuk pretendohet se zgjidhen me një të goditur dhe vetëmn në shkollë. Autorja tërheq vëmendjen rreth mjaft problematikave që shoqërojnë shkollën sot në lidhje me adoleshentët...
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania