titleToAlt
Parime 2021
Ray Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohës sonë - dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet. "E dua absolutisht këtë libër. Është i shkruar bukur dhe i mbushur me mençuri të tillë". —ARIANNA HUFFINGTON "Ray Dalio më ka dhënë këshilla dhe njohuri të paçmueshme të cilat tani mund t'i gjeni te libri Parime". —BILL GATES "Më është dukur vërtet i jashtëzakonshëm ka kaq shumë parime të shkëlqyera dhe njohuri dhe më pëlqen jashtë mase mënyra se si Ray ndërthur historinë dhe jetën e tij në një mënyrë kaq elegante”.—TONY ROBBINS
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Kur mbaron së lexuari tekstin Gruaja që deshe, një trishtim i lehtë si puhizë vjeshte t'i mbulon sytë në mbllje, ngase pas një ngjarjeje të veçantë, e cila ia del ta thyejë përditshmërinë, i kthehesh prapë asaj, me pezmin e mbledhur në grykë që nga tash sërish gjithçka është njëlloj. Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të kesh ftohtë, ndihet flaka e oxhakut e cila e shkrin e të ngroh. Ja kështu e gjithë struktura, ndërtuar mbi vetën e dytë, çka e kthen lexuesin në bashkautor. Kam përshtypjen se një tekst i tillë, kaq i pasur me emocione, tejet ndjellës në përfytyrime e ëndërrime, herë mbas here mund të rrezikojë me i përngja prozës poetike. Por jo! Gruaja... mbetet prozë e panjollë, e patëmetë dhe sigurisht, e patëdytë. Çka lexojmë, brenda nesh kthehet në një materie të patrajtë që endet e endet për të njohur veten eprofilizuar aty ku vërtet i takon, në vendin të cilit i përket. Ndaj edhe në mua, sapo Vajza u bë pjesë, qysh në faqet e para kujtesa uli portën (që për hir të së vërtetës i përngjan asaj të kështjellave mesjetare, të cilat të mbyllura shërbenin si porta, ndërsa të çelura si ura) dhe la të lirë Vajzën time të hynte në tekst e të fshihej pas Vajzës së tij. Herë dilte kur ajo lexonte poezitë, herë kur ulte kokën, herë kur takohej, herë kur buzëqeshte, sidomos kur buzëqeshte, më e ndritshme se kurrë kur buzëqeshte.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin. Thika pa gjak është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar.” -Mehmet KRAJA “Ka shumë mënyra për të lexuar një libër. Vëllimin e Zija Çelës e kam lexuar si shkrimtar dhe më ka befasuar bukuria e rrëfimit, larmia e subjekteve, natyrshmëria, ritmi, muzikaliteti dhe ngjyrimet e fjalës, trilli dhe lakonizmi, veçori të pranishme në secilin prej tregimeve. Një koleksion rrëfimesh sa shqiptare po aq universale, ngjizur me fantazi të pashtershme kreative dhe të harmonizuara në një libër të strukturuar gjithë origjinalitet. Thika pa gjak dëshmon sërish nivelin e lartë të këtij mjeshtri të denjë të prozës së shkurtër, që edhe në letërsinë botërore nuk janë shumë.” -Lazër STANI
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Aty te portat Skëe është libri im i parë, i botuar para 25 vjetësh nga shtëpia botuese "Onufri", që asokohe ishte në Elbasan. Me të nis rishtaria e rrugëtimit tim letrar. Më 1996, kur doli libri, unë isha student i institutit të letërsisë botërore "A. M. Gorki". Librin e botuar ma dërgoi botuesi, z. Bujar Hudhri, në Moskë, me anë të Olga Kollpakovës, ish-atashe e kulturës në ambasadën ruse në Tiranë. Nuk mund ta harroj kurrë atë emocion, një përzierje midis gëzimit të madh, shqetësimit, parehatisë, madje edhe njëfarë frike. Mezi prita të shkëputesha për t'u mbyllur në dhomë. E kam lexuar i përqendruar, duke u dridhur si në ethe deri në vargun e fundit. Kur mbylla kapakun, thashë me vete: "Po, ky është libri im!" Nuk mund ta banalizoj me asgjë tjetër të krahasueshme atë ndjenjë galdimi e lehtësimi njëherësh. Vëllimi përmbledh krijimet e mia poetike të periudhës 1990-1994, një fazë kur unë kisha kapërcyer sprovat e hershme dhe të mundimshme me vargjet në kërkim të një forme shprehëse sa më individuale. Mund të jenë grisur disa libra, dorëshkrime të mëparshme, për të mbërritur te ky vëllim. Kisha botuar disa cikle poezish në shtypin letrar qendror nga viti 1989 e në vijim. Kisha fituar disa çmime poetike kombëtare, disa konkurse, ndër to konkursin letrar prestigjioz "Migjeni". Periudha e shkrimit të këtyre poezive ka qenë koha e përmbysjeve epokale, e rënies së diktaturës, që për mua dhe shoqërinë e poetëve të grupimit letrar "E përshtatshme" në Fakultetin Filologjik ishte, para së gjithash, koha e shijimit të lirisë krijuese. Tani, pas çerek shekulli, duke rilexuar poezitë e këtij vëllimi nga lartësia e sotme, kuptoj se nuk do t'i kisha shkruar më mirë. Ndaj ribotimi nuk paraqet asnjë ndryshim me versionin e botimit të parë origjinal, me përjashtim të një korrektimi të kujdesshëm.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Këtu qe e pafaj rranja njerzore/ frute këtu gjithmonë ka dhe pranverë". Mbretëria e dytë danteske, "atje ku shpirti njerëzor pastrohet/ dhe i denjë ai bahet për me hypë në qiell", është, nga të tria, ajo që sjell në strukturën e saj, si fizike ashtu dhe morale, risinë më të madhe të trillimit artistik: mund të thuhet, madje, që është një botë, si në pamje ashtu dhe në frymë, vetëm danteske. Qarkullon nëpër gjithë "Purgatorin" një atmosferë që nuk përcaktohet lehtë, si një magji e thellë, që e mbështjell lexuesin qysh nga fillimi dhe e shoqëron në prag të Parajsës: të kapësh frymën e ajrisë delikate që mbështjell çdo gjë, është rruga për të kuptuar "Purgatorin" dantesk në bukurinë e thellë që e dallon.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Në qiellin lart, që ma me forcë shëndrit/ prej tij, unë qeshë; dhe pashë çka me tregue/ as di, as mundet kush andej ka zbrite". E treta "sublimis cantica" - siç e quajti autori i saj, me vetëdije dhe bukuri të thellë - përmban në vetvete diçka të papërsëritshme, që e dallon nga të gjitha krijimet e tjera të letërsisë. Ajo duket ndryshe edhe prej dy pjesëve të tjera të poemës, të cilat janë aq revolucionare në krijimin e gjuhës. Sepse poezia e "Parajsës" nuk rrëfen ngjarje njerëzish, nuk përshkruan peizazhe. Ajo sendërtohet nga gjëra të padukshme dhe që, vetëm falë besimit, shpresohen. Gjithsesi, sidomos këtu, gjeniu dantesk arrin të shprehet me vargje të një fuqie të madhe, që ngelen përgjithmonë në mendjen e lexuesit me imazhe të një force sugjestive të jashtëzakonshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Na kemi arrijtë n'atë vend ku t'pata thanë,/ ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,/që fillin e arsyes humbun e kanë." (Ferri III: 16-18) Në tridhjetë e katër këngët e "Ferrit" Dante rrëfen fillimin e udhëtimit të tij në botën e përtejme, duke nisur nga humbja në "pyllin krejt errësi", aty ku takon prijësin e tij, poetin Virgjil, për të vazhduar nëpër rrathët përposhtë deri në pamjen e tmerrshme të Luciferit dhe në ngjitjen e lodhshme për me ia dalë "prap me pa yjtë e vezllueshëm". Një itinerar në shpirtin njerëzor përgjatë të cilit Dante takon personazhe të paharrueshme (Pavlin dhe Françes-kën, Farinatën, kont Ugolinin, Uliksin...), ngjarjet e të cilëve i vëzhgon me gjykim të prerë, por edhe me një pietas (mëshirë) që është ndoshta shenja më e madhe e njëjtësimit të tij të thellë me shpirtin njerëzor. Nga ky qëndrim thellësisht modern rrjedh universaliteti i "Ferrit", që e bën përvojën e Dantes në botën e përtejme një udhëtim që mund të jetë i të gjithëve.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Në shekullin e XX në Letërsinë Shqipe, lëvrohen e marrin trajtë të plotë me anë veprimtarisë krijuese e botore të shkrimtarëve më në zë të saj, të gjitha zhanret, gjinitë e format letrare, që dëshmojnë ecurinë e pasur-imin e kësaj letërsie, që nga format e pastra fiksionale deri ato të ndërthururat, duke krijuar hera herës përaf-rime e pikëtakime me letërsinë ndërkombëtare. Këta tregues të drejtpërdrejtë krahas vlerave të shumanshme letrare dhe estetike, përbënin në vetvete edhe mjetet përcaktuese që po arrinin të përafronin këtë të fundit, me traditën e po ashtu me kahjet e risitë që shfaqeshin natyrshëm në zhvillimet letrare në mbarë botën. Gjithë ky proces nuk mundet të perceptohet i shpërndarë dhe pa hapësira komunikimi mes të gjitha hallkave e gjymtyrëve që përbashkojnë kulturën si nocion, pasi në themel të saj, historia e temave dhe e formave, mjeteve artistike dhe e zhanreve, është, pa dyshim, një histori ndërkombëtare.” Pjesë nga parathënia
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27. Mid'hat bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit... Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashuruarve. Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe "Vrasje në Ekspresin e Orientit", gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve. Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar. Autorja e librit të suksesshëm "Diktatori në kryq", ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid'hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kur shkruan për Europën, Fatos Tarifa ofron një analizë të shkëlqyer dhe perspektive.” Lord Anthony Giddens ‘Fatos Tarifa është një europian shqiptar i orëve të para.’ Prof. Bas de Gaay Fortman “Fatos Tarifa na ofron ekspertizën e tij mbi Europën, duke evidentuar disa nga problemet me të cilat ndeshet ajo ndërsa përballet me sfidat e shekullit të 21-të. Ai argumenton se Europës nuk i mungojnë resurset për të qenë një lider botëror, por i mungon vullneti politik për t'i përdorur këto resurse kolektivisht. Ky është problemi më i madh i Bashkimin Europian.” Prof. Ron Westrum “Prof. Tarifa kupton qartë dhe e përdor me efektivitet imagjinatën sociologjike, siç mund të bëjë një sociolog i shkolluar mirë dhe me eksperiencë. Por, përtej kësaj, ai vetë personifikon imagjinatën sociologjike në një mënyrë të veçantë dhe të pazakontë.” Prof. Jay Weinstein
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse bashkimi kombëtar i shqiptarëve në të ardhmen është dhe do të mbetet një qëllim strategjik për çdo parti politike dhe për çdo qeveri që do të drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, suksesi i realizimit të këtij qëllimi do të varet kryesisht nga konjukturat ndërkombëtare që mund të krijohen, por edhe nga qartësia dhe vendosmëria me të cilën mendohet, planifikohet, drejtohet dhe veprohet sot, nga vetë ne, shqiptarët, për ta arritur këtë qëllim. Ky nuk është një mision, përmbushjen e të cilit duhet ta kërkojmë e ta presim nga Edi Rama dhe Albin Kurti. Ky është një mision për çdo qeveri shqiptare në të ardhmen, këtej dhe andej kufirit që sot na ndan. Ky është një mision në emër të brezave të ardhshëm të'shqiptarëve, të cilët, nëse nuk do arrijnë të bëhen qytetarë të Bashkimit Europian, do të duhet të kenë atdheun e tyre të përbashkët në një Europë post-BE.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 280 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell një poezi me plot gojën, domethënë një vetëshprehje të bukur, një zbrajze në vargje e në struktura poetike të atyre situatave kur ekzistenca jonë si avulli në enën në vlim del përtej nesh, prek në përjetësinë e natyrës e mbase rroket me të, rroket aty në eter ku fantazmat tona përpëlitëse kthehen në qëndrueshmëri fjalësh, pra në pëlhurë të endur prej fjalësh poetike. Poetja ka arritur një shkallë të merituar të pjekurisë poetike dhe ka shënuar arritje që nuk janë vetëm brenda vazhdimësisë së saj krijuese. Sadik Bejko "Shtjellë reje, shtjellë zjarri" "Tej kthellës së epërme" i autores Alisa Velaj është një vëllim poetik që vjen në letërsinë shqipe, si konflgurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare, por dhe si një gjurmë drite drejt atij udhëtimi të pandalshëm të përkryerjes fjalë, duke përafruar e unisuar vlerat shpirtërore universale një me mendimin më bashkohor e elitar sot! Agron Shele "Tej kthellës së epërme"
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Granit Zela shfaqet në rrethet letrare në fillim të viteve 2000, sidomos në shtypin letrar të kryeqytetit, në periodikët e ndryshëm letrarë, ku angazhohet me ese, shkrime e artikuj, kryesisht në gazetën Fjala. Ai është një poet që po e shpërfaq çdo ditë profilin e tij artistik përmes kulturës së të shkruarit, frymëzimeve të realizuara dhe figuracionit tejet profesional që aplikon". Prof. Dr. Roland Zisi, studiues i letërsisë "Megjithatë, lexuesi projektohet në ardhmëri, ai asnjëherë nuk ka munguar. Nuk do t'i mungojë edhe Granit Zelës me këtë libër, në të cilin ai ka gjetur notën e vet origjinale, regjistrin e zërit, intonacionin dhe kureshtinë e gjallë të eksperimentatorit. Struktura e ndërlikuar ritmike e strofës së Zelës përafron tradita të largëta e të afërta, duke i imponuar njësisë së vjershimit një vullnet serioz "zbutësi". Me një ndjeshmëri dhe ndijim harmonik, në poezinë e Zelës është shkrirë një palitër ngjyrimi ekspresiv me përftesa leksikore prej trevës verilindore nga vjen, një plazmikë pothuaj virgjine". Agron Tufa, shkrimtar
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Një nga alegoritë më të mëdha politikë të të gjitha kohërave... Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh." RUTH RENDELL Daily Telegraph Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e "Fermës Menër" janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra. Historia rrëqethëse e Oruellit, e tradhtisë së idealizmit përmes tiranisë dhe korrupsionit, edhe sot është po aq e freskët dhe reale sa edhe kur u botua për herë të parë në vitin 1945. "Alegoria e tij mbetet satira jonë më e madhe e fytyrës së errët të historisë moderne." MALCOLM BRADBURY Mail on Sunday
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Që nga ai vit ka nisur të botojë tregime në faqet e revistave dhe gazetave. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike. Edhe pse konciz, bie në sy përpjekja jo për të fiksuar pamjet e jashtme, por valimet e tingujve të klaviaturës së botës së brendshme të personazheve, të cilët në tregimet e Lerës, në shumicën e rasteve, janë të zhveshur nga pompoziteti, frazat e thata bombastike dhe fluromat e ekzaltimeve. Kështu tregimet e këtij shkrimtari, në radhë të parë, duken sikur janë të ftohta, por kjo ftohtësi është krejtësisht e rreme: përbrenda tyre kemi gjallërinë dhe ngrohtësinë jetësore në një shkallë që u shkon për shtat gjendjeve të personazheve - shkallëzimi dhe shkrirjet e gjendjeve në njëra-tjetrën janë gati të pahetueshme, shumë të natyrshme, pa sforcime e aspak artificiale, dhe kjo bën që tregimet e tij të jenë tërësi kompakte, thuajse të shkëputura nga vetë jeta.” -Anton Pashku, Prishtinë 1980
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Në tregimet e Ukajt situatat narrative përkthehen në figura (ngjashëm si te Kafka), por kësaj i mbivendoset shtresa e diskursit abstrakt/eseistik, që i shndërrojnë ato në modele diskursi simbolik/alegorik. Ajo shihet edhe te njerëzit e novelave të tij: ata nuk emërtohen rastësisht si perandori, gjenerali, udhëheqësi etj., si funksione të abstraktuara nga plotnia ejetës/ekzistencës njerëzore. (Gunther Anders). Nëse për psikanalizën e Freudit ëndrra ishte një portë mbretërore për tek e pavetëdijshmja, pra në mbretërinë e lirisë, e tillë është letërsia për Ukajn. Po, në anën tjetër, nëse për Jungun ëndrra ishte një "rrugë" drejt pakufishmërisë simbolike dhe imagjinariumit arkitipik - e tillë është letërsia për Ukajn. Këtë e dëshmojnë edhe këto tregime/novela që po ia propozon lexuesit të tij. Natyrisht, duke këmbëngulur në një etikë diskursive e letrare në qendër të së cilës është liria. Liria si agape dhe kreacion.”- Anton Berisha “Ky libër i Ndue Ukajt meriton me u lexue për stilin e zhdërvjellët dhe për ndjeshmëninë e naltë qytetare. Autori rrëfen me vetëdije dhe me respekt plagët e tokës së tij, nji vend ku ai dhe të ngjashmit e tij janë dhe ndihen përditë e ma shumë nji pakicë kulturore dhe shpirtnore. Këto tregime rrëfejnë me art mungesën e shpresës, thyemjen e andrrës por edhe dëshirën e nji ringjalljes së vërtetë të nji populli.”- Ardian Ndreca
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Romani E hëna e parë e dhjetorit i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor. Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër. Ata i mundon kjo pyetje që është dhe tema e romanit, nëse mund ta quajmë të tillë në këtë vepër që thyen normat e zakonshme të një vepre letrare me temë, subjekt, personazhe dhe kohë e hapësirë të caktuar. Episodet, përshkrimet, skalitja e figurave, fryma, atmosfera që mbizotëron, mendimet që debatohen e rrihen, ato ndodhi që ndodhin, ato debate që ngrihen, ai depërtim në shpirtrat e njerëzve - përbëjnë komponentët e një vepre me shumë vlera.” Diana Çuli
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Ky është një vëllim i shkëlqyer mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara si demi-urg dhe lider i rendit të sotëm botëror. Autorët e tij kanë përfaqësuar, si ambasadorë, interesat e Shqipërisë në kryeqytete të rëndësishëm të botës demokratike dhe në organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe, në këtë cilësi, kanë mundur të këshillojnë qeverinë shqiptare lidhur me politikën e saj të jashtme dhe marrëdhëniet e saj me shoqërinë ndërkombëtare. Përvoja e tyre diplomatike shumë e pasur, e shoqëruar nga një përvojë akademike shumë e gjatë dhe po aq e pasur në fushën e marrëdhënieve, të institucioneve dhe të së drejtës ndërkombëtare, reflektohen më së miri në këtë vëllim. Në fakt, zor se mund të gjenden në Shqipëri dy autorë që do të mund të ofronin një analizë kaq të informuar dhe kaq brilante mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në rendin e sotëm botëror si Tarifa dhe Krisafi.” -Eva Tafili (Hyskaj)
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
1984 është vizioni tmerrues i George Orwell-it, i një të ardhmeje totalitare në të cilën çdo gjë dhe çdokush është skllav i një regjimi tiranik. Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja. Pavarësisht helikopterëve të Policisë që pluskojnë e fluturojnë mbi kokë, Uinston dhe Xhulia fillojnë të dyshojnë te Partia; ata e kthejnë vëmendjen te konspiracionet. Megjithatë, Vëllai i Madh nuk do t'i tolerojë kundërshtimet - edhe nëse janë në mendje. Për ata që kanë mendime origjinale, ata shpikën Dhomën 101... 'Më i përshtatshëm për kohën e sotme sesa pothuajse çdo libër tjetër që mund të mendoni' Jo Brand
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i brezit të nënës, e madje edhe i vetë subjektit lirik, kësaj çupëline që duhet të ketë qenë e rritur përpara se të zvogëlohej. Bie në sy lehtësia me të cilën Nuria i ngre shtatoret e veta, që shenjojnë situata e përjetime të rënda, aq sa shpesh të duket se po lexon një zezonë me një melodi ritmike në sfond, e cila s'të lë të përqendrohesh kryekëput në dhimbje. Ky është kurthi që e përgatit poetja për lexuesin e vet që të mos e sharrojë në pezëm e mendime të liga. Është shpëtimi perfid që ia bën atij që me titullin në dukje romantik, por tepër të errët në thelb, e për të vazhduar më pas me vjersha që flasin për shembje ëndrrash, për toka të humbura kaherë, për dëshira që s'kanë për të ngritur krye kurrë...” -Vjollcë Berisha
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një këmbë e vockël porcelani, copëz figurine gjetur rrugëve, godet me shkelma nga brenda sirtarin sa herë hapet e mbyllet, deri sa dikur një dorë e rrëmon prej errësie, e transporton përmes shtëpisë, hap derën e frigoriferit dhe nën atë ndriçim e fotografon me telefon, përmbi një dërrasë kuzhine nga ato ku zvogëlojmë me thikë materiale ushqimore. Fokusi kapërcen këmbën drejt vrragave të sa e sa prerjeve mbi dru, vrragat rastësisht bëhen filtri pas të cilit shfaqet ajo këmbë e vockël nën dritën e frigoriferit. Data 5 nëntor 2019 kur u caktua imazhi që vulosi këtë libër të sapopërfunduar, ora e saktë regjistruar gjithsesi 12:48 AM nga telefoni, kati i katërt mu mbi "të përpjetën e quajtur Defterdar", krejt aty ku Naimi "nuk gjente dot shtëpinë mbrëmjeve" - po t'u besojmë kujtimeve të Mit'hat Frashërit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I afirmuar që në vitet shtatëdhjetë, Bardhyl Londo është sot një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Falë talentit dhe energjisë së tij krijuese, ai është ndër të rrallët që ka vazhduar të botojë me sukses edhe pas viteve nëntëdhjetë, duke mos u shkëputur asnjëherë nga poezia, pavarësisht angazhimeve të tij në politikë dhe në jetën shoqërore të vendit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Vetë Esmeralda është personazh i krijueses, është brenda saj. Është personazhi që shpreh botën femërore të provincës për të parë dritën e vetvetes. Vetëm ajo mund të bëjë diçka më shumë për ta kuptuar krijuesen e saj. Dhe, nëse do t'i vejë zëri deri tek ajo, mund t'i kërkojë të ndryshojë diçka a shumëçka. Ne, të jashtmit, presim. Vetëm të marrët mendojnë se dinë më shumë se krijuesit. Krijuesin, si të tillë, askush s'e ka parë. Titulli i librit "Tregimet e një personazhi" është një paradoks apo shkon drejt mosarsyes? Titulli lidh lëndën në mendimin e tij. Në rastin e Esmeraldës, ai është edhe shprehës i metodës së të shkruarit të saj, sepse ajo është personazhi kryesor i krijueses së saj. Dhe ky titull sjell diçka të re në teorinë e titujve. Shkruajnë... personazhet.” -Vasil VASILI Pjesë nga parathënia
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania