titleToAlt
Maresi 2021
V etëm gratë dhe vajzat lejohen në Manastirin e Kuq, një parajsë larg abuzimit dhe shtypjes. Maresi, një rishtare trembëdhjetëvjecare, mbërriti atje në mes të dimrit të urisë. Tani jeton një jetë të lumtur në manastir, e mbrojtur nga Nëna dhe tek i gëzohet bibliotekës së madhe në Shtëpinë e Diturisë, vendit të saj të preferuar. Në këtë ekzistencë idilike, mbërrin Jai, një vajzë me të shkuar të errët. Ajo është arratisur nga shtëpia e vet, pasi ka qenë dëshmitare e vrasjes së motrës së saj të shtrenjtë. Shumë shpejt rreziqet e botës jashtë e ndjekin Jain në hapësirën e shenjtë të Manastirit dhe Maresi nuk mund të fshihet më mes librave dhe fjalëve, por duhet të marrë situatën në dorë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e të cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze. "Saga e familjes Maia" rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kukurës dhe shpirtit portugez. Konsideruar si "Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez" nga shkrimtari nobelist Jose Saramago, "Saga e familjes Maia" është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane. “Me një stil të pasur, me një rrëfim plot pasion dhe me humor të hollë, Eça de Queiros analizon pa frikë dekadencën shoqërore të epokës dhe vendit të vet.” The New York Times “Eça de Queiros ka kapur thelbin e shtresëzimit shoqëror të familjes dhe mënyrën e ndikimit të erosit në jetën personale. Romani kristalizon mashtrimin më të madh të një shoqërie incestuoze, të një shoqërie që po shkon drejt zhbërjes.” Pubblishers Weekly
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Zërat e natës është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin Aromat e vjeshtës dhe vazhdon me Vals në shkretëtirë. Edhe në këtë pjesë të fundit, në qendër është personazhi tashmë i njohur i një gazetari dhe shkrimtari, i cili shpesh gjendet në vende e në kohë të gabuar, por që me zhvillimin e ngjarjeve edhe në dy pjesët e tjera, tashmë kjo nuk përbën më rastësi. Ndërsa tek Aromat e vjeshtës, heroi gjendet para të papriturave apo bëhet pre e thashethemeve dhe intrigave meskine, te Vals në shkretëtirë, ai bie në rrjetën e grupeve kriminale, të cilët kërkojnë të përfitojnë prej tij, duke i bërë shantazh dhe duke e futur në rrugë pa krye. Te Vals në shkretëtirë trajtohet gjithashtu tema e korrupsionit në kupolën e policisë dhe lidhjet e segmenteve të caktuara të saj me krimin. Edhe pjesa e tretë e trilogjisë, e titulluar Zërat e natës, është një triller, por këtu autori i kthehet së kaluarës, ku e ka origjinën edhe krimi i ndodhur në fillim të librit. Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Bobi është një shkrimtar i ri, i cili ka frikë të përballet me sentimentet. Dhe të gjithë diellin që ka brenda vetes, ia rrezaton botës si një fëmijë i prapë, që me copëza pasqyrash në duar, verbon kalimtarët nëpër rrugica. Ai urren romanet rozë dhe druhet se mos shkruan edhe me jetën e tij një të tillë. Dhe kjo i sjell një seri keqkuptimesh me vajzat. -"Shqetësimet e tij intelektuale, si të tilla, janë tejet të stërholluara, por gjuha me të cilën ai ia përcjell lexuesit, është e thjeshtë, e gjallë, gazmore, origjinale, e drejtpërdrejtë, autoironike. .. Bobi sapo ka dalë nga një marrëdhënie dashurie traumatike, dhe siç rrëfen me vetëshpoti, ngjan me një aeroport të sertë, të bombarduar, që nuk lejon të kalojnë metale që tringëllijnë. Por ndërsa ai kujdeset që të mos lërë të kalojnë "xhinglat metalike", një vajzë që ngjan sikur është arratisur nga Fronti i Rezistencës, mu nën hundën e tij, është duke i kaluar tanket... Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t'i mësojë të ecë. Me Bobin nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i huaj për atë ambient, Bobi gjen strehë te përjetësia, me të cilën ka një raport plot ilaritet... Përjetësia do t'i japë më në fund, atë që nuk do t'i hyjë më në punë për asgjë... Duket sikur mendimet e tij të drejpërdrejta do t'i bëni “grupet e interesit" të dilnin vazhdimisht në protesta, por ky është edhe impulsi që ruan gjallërinë e rrëfimit (në vetën e parë) të këtij personazhi, i cili ndonjëherë mund të të nervozojë dhe ndonjëherë tjetër mund të të bëjë ta duash shumë. Teksa e mbrujtja, shihja sesi tiparet e mprehta të personalitetit të tij rebeloheshin ndaj formave dhe latimeve që provoja t'u jepja. Dhe ndërsa romani zhvillohej, e përfytyroja sikur të ishte ngjitur në një skenë teatri, në një monolog gjithë nerv, duke rrëfyer veten dhe duke verbuar me copëza pasqyrash, si një fëmijë i prapë, edhe spektatorët në sallë..." - Arlinda Guma
Price: 900 Lekë
titleToAlt
1984 është vizioni tmerrues i George Orwell-it, i një të ardhmeje totalitare në të cilën çdo gjë dhe çdokush është skllav i një regjimi tiranik. Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja. Pavarësisht helikopterëve të Policisë që pluskojnë e fluturojnë mbi kokë, Uinston dhe Xhulia fillojnë të dyshojnë te Partia; ata e kthejnë vëmendjen te konspiracionet. Megjithatë, Vëllai i Madh nuk do t'i tolerojë kundërshtimet - edhe nëse janë në mendje. Për ata që kanë mendime origjinale, ata shpikën Dhomën 101... 'Më i përshtatshëm për kohën e sotme sesa pothuajse çdo libër tjetër që mund të mendoni' Jo Brand
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit "Gjuetia e ethshme e deles", Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel "Delfini". Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja: me një recepsioniste të hijshme dhe disi nervoze, me një poet amerikan që ka humbur njërin krah në luftë, me një vajzuke adoleshente e paqetë, me një aktor të famshëm e të palumtur, me një prostitutë magjepsëse, dhe mes të tjerësh, edhe me një shkrimtar të vetëkënaqur (Hiraku Makimura!). Por, si lidhen të gjitha këta në historinë tonë? Dhe pse ka gjithnjë e më shumë fatalitete nëpër këtë udhë plot mistere të personazheve të tij? Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ai bllok me kapak të kuq lëkure, që dikur asaj ia kishte dhuruar i ati, ishte për të gjëja më e shtrenjtë. Aty ishte historia e jetës së saj, që kur, fare e re në moshë, kish punuar si shërbyese në Stokholm, më pas, kur qe bërë modele për shtëpitë e modës në Paris, e në fund në Nju Jork, ku kishte vajtur të jetonte në prag të Luftës së Dytë Botërore. Aty, në atë bllok të vogël të kuq qenë të gjithë ata që ajo kishte njohur e dashur, të afërm, miq, dashnorë, secili prej të cilëve kishte një vend të vetin në romanin e jetës së saj. Secili syresh me një histori të vetën. E shfletonte gati përditë, herë për të shtuar në të një emër, e një adresë të re. Herë të tjera thjesht për të vizituar hartën e saj të kujtimeve, e nganjëherë edhe për të shtuar një X para emrave të atyre që tashmë s'ishin më. Sepse Dorisi e ndjente për detyrë t'i mblidhte gjithë ato histori bashkë, në mënyrë që një ditë mbesa e saj e dashur Xheni, i vetmi njeri i afërm që i kishte mbetur, të kishte mundësi të njihej me historinë e jetës së saj aq të vrullshme që ajo kishte patur mes Stokholmit, Parisit, e Nju Jorkut. Dhe të njihej dhe me Alanin, njeriun që ajo kishte dashur më shumë në jetë... “Në jetën e njeriut janë të pakët ata libra që lexuesi i mbart përjetë me vete. Për mua ky libër është pikërisht një prej atyre.”- Nina George
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Brija gjashtëmbëdhjetëvjeçare dëshiron të bëhet një repere e madhe. Ose, të paktën, të fitojë betejën e parë. Si vajza e një legjende të hip-hop-it underground, i cili vdes vetëm pak kohë para se të arrinte të bëhej i suksesshëm, Brisë i duhet të matet me një emër shumë të madh. Por është e vështirë të ngrihesh, kur në shkollë të vënë etiketa, të tilla si e paedukuar, apo kur frigoriferi në shtëpi është bosh, pasi mamaja jote ka humbur punën. Dhe gjithë zemërimin dhe inatin e vet, Brija e shfryn në këngën e saj të parë... për shumë arsye të gabuara. Shumë shpejt Brija e gjen veten në qendër të një polemike, e portretizuar nga media më shumë si e rrezikshme sesa si repere. E ndodhur nën presionin e dëbimit nga shtëpia, pasi familja e saj nuk paguante dot qiranë, Brija jo vetëm do, por duhet t'ia dalë mbanë medoemos. Edhe sikur t'i duhej të bëhej pikërisht ajo që mendonte publiku se ishte.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Teksa vala e të nxehtit ka mbërthyer Stokholmin, disa gra gjenden të vrara brutalisht dhe Departamenti i Hetimit Kriminal është larg zbulimit të së vërtetës. Vrasjet kanë karakteristikat e Eduard Hindes, vrasësit serial të burgosur pesëmbëdhjetë vjet më parë, nga psikologu profilizues Sebastian Bergman. Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t'ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t'u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se vrasjet janë të lidhura me të dhe askush pranë tij nuk është më i sigurt. Përfshirë edhe Vanjën. Michael Hjorth është një nga producentët më të famshëm në Suedi në fushën e televizionit dhe të filmave. Ai është gjithashtu skenarist i njohur, i cili ka shkruar disa nga episodet e serialit "Wallander" të Hening Mankell-it. Hans Rosenfeldt ka drejtuar disa shfaqje në radio dhe televizion. Është skenaristi më i njohur në Suedi, si dhe autori i serialit "The Bridge", i cili transmetohet në më shumë se 170 vende të botës "Njeriu që nuk ishte vrasës" është libri i parë nga Hjorth dhe Rosenfeldt botuar në shqip nga Botimet Dudaj.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
«Ti duhet të dish se para se të gjykosh dikë, duhet ta njohësh. Askush nuk lind tërësisht i keq apo i mirë, një spektër ngjyrash gjendet brenda secilit prej nesh. Njerëzit kanë mungesa që në një mënyrë të çuditshme mundohen t'i mbushin ashtu siç dinë. Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të helmojë. Jeta është kaq e mundishme për t'u mbytur në errësirën e shpirtrave të atyre që takon.» “Brunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rrallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërteta, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetër, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim marra-mendës, duke jetuar ditë për ditë me ta, duke u përfshirë fuqishëm dhe duke ndjerë çdo emocion, dhimbje e dashuri të tyre, siç ndodh vetëm me librat e mirë.” -Arlinda Dudaj
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
DhimbjE 2020
"Dhimbje" është një roman i fuqishëm, që ekspozon pasionet e vjetra, të cilat mund të na rikthehen një ditë, duke pro-vuar aftësitë tona për të bërë zgjedhjet thelbësore në jetë. Edhe dhjetë vjet pasi ajo u plagos nga sulmi terrorist gjatë Intifadës së Dytë në Jeruzalem, dhimbja kthehet në një torturë sfilitëse. Trauma e shkaktuar nga ky sulm, në roman trupëzohet nën emrin e Irisit, personazhi i cili vuan shpirtërisht nga një martesë pa gëzime dhe e paplotësuar. Ajo është një grua e lodhur, ka dy fëmijë të rritur dhe ka një jetë, drama e së cilës rritet kur vajza i martohet me një burrë të moshuar. Por, pas shumë vitesh kur pasionet thuajse janë shuajtur, rikthehet Eitan, i dashuri i rinisë, burri i ëndrrave të saj. Megjithëse lidhja e tyre kishte përfunduar herët, plaga e shkaktuar nga braktisja dhemb më thellë në shpirt dhe më shumë se shpërthimi vetëvrasës. Iris është e detyruar të sajojë gënjeshtër pas gënjeshtre dhe kjo sjellje ia komplikon edhe më shumë jetën në familje. Por, si do të ndikojë tek fëmijët ky rikthim tek lidhja e vjetër?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në moshën tridhjetedyvjeçare, zemra e Kimbërly Rozit është thyer aq herë, sa nuk e mban mend më. Me dy fejesa të dështuara, një divorc dhe tanimë e vetme dhe pa asnjë dritë në fund të tunelit, Kimi duket se "nuk plotëson asnjë kusht" për të pasur sukses në jetë. E trembur se mos tani duhet të kalojë edhe një Krishtlindje tjetër vetëm, ajo regjistrohet në një konferencë letrare në hotelin "Streha e Krishtlindjes". Gjithashtu, ka fjalë se në atë konferencë do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i saj i parapëlqyer dhe Kimi nuk do ta humbasë rastin për t'u njohur me të. Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhepër konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj. Ndërkohë, edhe vetë Ziki ka pasiguritë dhe dështimet e tij në jetë. Mbi të gjitha, ka një tëfshehtë për të cilën nuk guxon të rrëfehet... Ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga libri: “Bruno mori librin dhe po e vështronte me kujdes. U ndal në kopertinën e pasme dhe kundronte me vëmendje fotografinë rrezëllitëse të saj. Fytyra e ndritur dhe sytë plot shkëlqim qënuk të ndanin shikimin, e bënë të drithërohej. I fliste me heshtje. E përkëdhelte me sy. Dukej se këtë mbrëmje të përskuqur vjeshte, notonte në det të lumturisë dhe ngashërimit! Ku, herë-herë ndalonte duke nxjerrë psherëtima dhimbje! -Sa mall për Ty e dashur Diamant!”
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"800 hapa larg Venerës" është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë. Shtegëtimi i shpirtit është rikujtim elegjiak, sarkastik i jetës tokësore që ka pasur Kristofori: historitë e tij të trishta në kuadër të jetës së dikurshme sociale e familjare. Në pyll, shpirti i Kristoforit gjen trupin e një vajze të re, vrarë nga dikush, ai qëndron pranë trupit të vajzës për ta pritur shpirtin e saj derisa të dalë në sipërfaqe, për t'u shoqëruar më të, për t'u bashkuar në miqësi, në dashuri. Ndërkohë malli për dy djemtë e tij e kthen në qytet, sa për t'i parë. Kështu ai dyzohet, ngatërron shenjat e rrugës së tij të kthimit. "800 hapa larg Venerës" është rrëfim prekës, meditim i fuqishëm për jetën, humor i zi për dashurinë, për erosin, për vdekjen dhe përjetësinë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Me këtë "ngarkesë"jashtëletrare, por me nxitje të padiskutueshme artistike, në vitin 1984 i shkrova këto tre rrëfime për vendlindjen, një triptik ose një trilogji e vogël, ku ishin përfshirë tri kohë, të cilat lidheshin mes veti përmes një ambienti me përthyerje të mëdha mitike, historike dhe bashkëkohore. Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të hijezohej nga memoria mitike, e kthyer në një realitet të dytë, duke marrë njëkohësisht atribu-tet e refuzimit të realitetit aktual tërësisht të pamundshëm. Gjithnjë kam pasur përshtypjen se paraardhësit e mi, siç ndodh zakonisht, jetonin më mirë në një botë mitesh dhe legjendash, sesa në një botë reale, ose, që afërsisht mund të jetë e njëjta gjë: i krijonin mitet dhe legjendat për të kompensuar mungesat e mëdha të një realiteti refuzues.” Mehmet Kraja (pjesë nga parathënia)
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kjo natyrisht është pjesa e legjendës urbane, po sidoqoftë hija e rëndë dhe madhështore e shtëpisë, vdekja e dy burrave njëri pas tjetrit dhe divorcimi i shpejtë i të tretit, të krijonin përshtypjen se ajo shtëpi kishte diçka prej burgu ku ishte në fuqi edhe dënimi me vdekje... Dhe sado që të thoshe se burgu për burrat është, në atë shtëpi jetonte vetëm një grua dhe fantazmat e burrave të vdekur, të cilët sado rastësisht të kishin vdekur, nuk shpëtonin dot nga legjenda urbane, e cila në qytete të vogla dhe të mbyllura, është pjesë e planit urbanistik.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. Frika se mos humbet në rutinën e jetës konvencionale shoqërore dhe fetare e bën të vrapojë dhe t'ia mbathë nga një situatë pa rrugëdalje në tjetrën. - Po ke guxim tëjesh vetja, të tjerët e paguajnë çmimin. - thotë Lepuri. "Lepur, vrapo" është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, "Lepuri është i pasur" dhe "Lepuri prehet". Së bashku me romanin "Lepuri kthehet", kjo tetralogji unike rrëfen historinë nga rinia në vdekje të yllit të dikurshëm të basketbollit, Herri "Lepur" Engstrëm, i cili i përket shtresës së mesme të shoqërisë amerikane. Ngjarjet zënë fill në qytezën imagjinare të Bruërit, Pensilvani, kur instinktivisht, pa asnjë plan të paracaktuar, Lepuri braktis gruan shtatzënë dhe djalin. "Tetralogjia për Lepurin vazhdon të jetë romani më i mirë amerikan pas Luftës së Dytë Botërore". -Julian Barnes, The Guardian "Tetralogjia e Herri 'Lepur' Engstrëmit është kryevepra dhe, pa dyshim, monumenti letrar i Updike. Ashtu si Saul Bellow, Updike është mjeshtër i kalimit nga rrëfimi në vetën e tretë në atë në vetë të parë, nga metafora e fuqishme tek e përditshmja, nga detajet e veçanta te përgjithësimet, nga e njëmendta te metafizikja, nga e frikshmja te komikja". -Ian McEvvan, The New York Review
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Golemi, personazhi kryesor, ka dëshirë që të shkruajë dhe të botojë një libër me poezi për të rikthyer lavdinë e mëparshme si poet. Por tani, përveçse durimit dhe talentit, vëren se i mungon edhe motivi për të shkruar. Përtej problemeve personale që e mundojnë në prag të moshës së tretë, ai ndihet i paaftë të krijojë një gjendje normaliteti me familjen e tij dhe me njerëzit që ka përreth. Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ndryshojnë rrjedhën ejetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar dhe shkruar, duke harruar, si mënyrë për të ecur përpara. Suad Arilla me romanin "Libri i kujtimeve dhe i harresës" është fitues i "Fondit të krijimtarisë letrare për të rinj", organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, me motivacionin: "Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur."
Price: 600 Lekë
titleToAlt
FRANÇESKA është vajza e një kumbari të mafias italiane në Çikago. Ajo ka bërë një jetë të mbyllur dhe është edukuar në mënyrë unike. Është rritur për të përvetësuar vlerat e dikurshme, ato tradicionale. E vetmja gjë që dinte me siguri, ishte se ajo donte të martohej me djalin e një anëtari të Autfitit të Çikagos, me Anxhelon. ANXHELO është i pashëm, simpatik dhe punon për biznesin familjar. Ai është i gatshëm të luajë sipas rregullave, kur bëhet fjalë për Françeskën. SENATORI UOLF KITËN është një i panjohur dhe një enigmë. Ai është tërheqës si mëkati, i pamëshirshëm, i fuqishëm, i këndshëm kur i do qejfi, dhe ambicioz. Ai ka reputacionin e madh të një gruari, të cilin e ka merituar plotësisht. Bota e Françeskës ndryshon papritur kur ajo përfundon e fejuar me Uolfin në vend të Anxhelos. Ajo kapet pas mënyrës se si gjithçka ndryshoi kaq papritur, ndaj reagimet e saj janë të kuptueshme, duke pasur parasysh moshën e re dhe edukimin e saj. Françeska nuk është aspak siç e priste Uolfi dhe ata përballen për gjithçka. Ajo sfidon Uolfin në një mënyrë krejt e re për të.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Dimër në kohë lufte është një histori tërheqëse, plot aventura, e fuqishme dhe tejet frymëzuese, bazuar në kuj-timet e vetë autorit, gjatë pushtimit nazist të Holandës. Teksa Luftës së Dytë Botërore po i afron fundi, Holanda është ende nën kontrollin nazist dhe çdo veprim i rezistencës popullore dënohet me vdekje. Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t'i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar mirë do t’i kushtojë jetën.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa rriteshin, Xhozi dhe Meredith Garland kishin një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre, pavarësisht se ndonjëherë edhe ziheshin. Xhozi ishte impulsive, e gjallë, e papërmbajtur, kurse Meredithi punëtore, e menduar dhe e përmbajtur. Kur i goditi tragjedia, lidhja e tyre delikate u shpërbë. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t'u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e ish të dashurit u regjistrua në klasën e saj. E vendosur të realizonte të ardhmen që kishte ëndërruar gjithmonë, Xhozi vendosi ta merrte vetë në duar çështjen. Nga pamja e jashtme, Meredithi ishte vajza model me jetën e përsosur. Avokate e suksesshme, ishte martuar me një burrë të mrekullueshëm dhe kishin një vajzë të bukur katërvjeçare. Megjithatë, Meredithi ndjeliej e pakënaqur dhe jo e qetë, pyeste veten nëse kishte zgjedhur jetën që duhej apo atë që kishte dëshiruar vërtet. Ndërkohë që afrohej përvjetori i tragjedisë dhe të fshehtat e dhimbshme nisën të dilnin në sipërfaqje, Xhozi dhe Meredithi jo vetëm duhet të përballen me çështjet që i ndanë, por edhe me zgjedhjet që kanë bërë. Në udhëtimin drejt kuptimit dhe faljes, të dyja motrat zbulojnë se kanë nevojë për njëra-tjetrën më shumë nga sa ua kishte marrë mendja dhe se, në kërkimin e lumturisë së vërtetë, dashuria është gjithnjë e para.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania