titleToAlt
Kush e ka lexuar librin Aventurat e Leriës dhe Trilit, mezi pret të dëgjojë për këto dy personazhe kaq simpatike, për miqësinë e tyre, për aventurat në det, për varkën që ndërtojnë dhe sidomos për një vajzë nga Holanda, e sapoardhur në shkollën e tyre. Trili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura - që shpesh kthehen në telashe - duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy. Por nuk mbaron me kaq. Ardhja e trajnerit të ri për skuadrën e futbollit e vë në dyshim karrierën prej portieri të Lenës 12-vjeçare. Ndërkaq, Trili po mendon se si t'i bëjë përshtypje Birgitës së bukur... Ndërsa shokët e ngushtë përballen me emocionet e reja, një gjë është e sigurt: ata nuk dorëzohen, jo, derisa Lena është aty! Në këtë roman të dytë të serisë, që mund të lexohet edhe më vete, autorja e mirënjohur, Maria Parr, kthehet në Gjirin Matildvik me një histori për Lenën, detin dhe Trilin.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ola është dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë. Por, tanimë, jeta e bukur ka marrë fund: Einari, partneri i mamasë, është transferuar në shtëpinë e tyre dhe, pas tij, vjen edhe një vëllaçko. Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar "Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë." Shumë shpejt merret vesh se dërguesi është babai biologjik i Olës, të cilin ajo nuk e ka njohur kurrë. Ndërkohë gjendja në shtëpi merr të tatëpjetën: Ola ndihet e papërfillur, grindet me Einarin dhe të ëmën, të cilët kujdesen vetëm për njëri-tjetrin dhe për vëllain. Pika e fundit që bën të derdhet kupa, është lajmi se ata do të martohen. Ola vendos të niset në kërkim të të atit, i vetmi që i thotë hapur se e do shumë. Fillon kështu, gjatë natës në pyll, një udhëtim në të cilin vogëlushja do të përballet me gjërat nga të cilat frikësohet më tepër, ajo do të provojë një zhgënjim të hidhur dhe, në fund, do gjejë dashurinë aty ku nuk e pret. Mosha e leximit: nga 7 vjeç e lart.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Jemi në Norvegji, në Gjirin Matildvik, në një fermë jo shumë larg detit. Lena është fqinja dhe shoqja e ngushtë e Trilit, megjithëse vajzë. Dhe, me Lenën shoqe të ngushtë, asnjë ditë nuk është e zakonshme. Të dy shpikin aventura të guximshme, të çuditshme dhe herë-herë të rrezikshme: ndërtojnë një teleferik midis shtëpive të tyre dhe Lena varet nga tre metra lartësi; janë gati të hipin në një shkëmb për të shpëtuar një dele të humbur, varrosin radiot nën tokë për të luajtur Luftën e Dytë Botërore... Nganjëherë duket sikur fatkeqësia është në prag, por të rriturit mbërrijnë gjithmonë në kohë, për t'i nxjerrë nga telashet. Se fëmijët nuk janë vetëm, në këtë libër ka një botë me personazhe "të rritur", gjyshi "pirat", teto-gjyshja, që gatuan petulla në formë zemre, prindërit, shpesh të zemëruar, por edhe të dashur. Dhe pastaj xhaxhai, fqinji, mjeku, që do të bëhet diçka më shumë sesa vetëm mjek për Lenën... Lexuesit fëmijë do ta adhurojnë këtë libër plot ndjenjë dhe emocion, ku argëtimi dhe veprimi ndërthuren me mendime të thella, ndërsa trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e natyrshme e jetës.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ana i adhuronte librat. Ajo lexonte gjatë gjithë ditës. Ajo lexonte sapo zgjohej nga gjumi, lexonte në mbrëmje para se të shkonte në shtrat për të fjetur. Ana lexonte edhe në shtrat. Kur mami ose babi hynin në dhomën e saj, ajo bënte sikur flinte. Por nuk flinte. Lexonte poshtë jorganit. Në libra ajo gjente qindra miq të rinj, por edhe ndonjë armik. Epo kjo dihet, se kështu e ka jeta. A e dini ju se çfarë ndodh me librat që askush nuk i merr në bibliotekë? As Ana nuk e dinte. Por, kur e zbuloi, nuk kishte kthim pas. Ajo nisi një aksion shpëtimi.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht përmes kësaj metafore që Knut Hamsun ka ndërtuar një roman shëlbimi, të përshkuar nga një frymë e vërtetë biblike. Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t'i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë. Ingeri ka udhëtuar në det, ka jetuar në qytet: tani është në shtëpinë e saj. Bota është e madhe, gumëzhin prej qenieve. Ingeri në këtë gumëzhimë, nuk është veçse një qenie njerëzore mes shumë të tjerave, të panumërta. Ja ku po bie dhe nata!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Më fal 2020
Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. Çfarë dinë në të vërtetë ata për njëri-tjetrin, sa shumë duan të dinë dhe ku është kufiri i njëmendtë mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, ëndrrës dhe realitetit? Më fal është një histori dashurie që eksploron anët më të errëta të jetës së përditshme, në një realizëm ëndërrimtar dhe absurd, me një gjuhë që tërheq dhe befason lexuesin. Ai është është një roman intensiv për dashurinë, vetëmashtrimin dhe sekretet e rrezikshme. Ida Hegazi Hoyer shfaqet si një rrëfimtare e talentuar, me aftësi të veçantë për t'i shfaqur fshehtësitë njëra pas tjetrës, duke i dhënë rrugë një dramatike gjithnjë e më të thellë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
NJË NOIR TRALLISËS QË I MBAN LEXUESIT TË MBËRTHYER PAS LIBRIT DERI NË FAQEN E FUNDIT, NUK KE NGA IA MBAN. Osloja është e shtrënguar në daren e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Molleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shume personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t'i japë Holit një mundësi të fundit. "Tani për tani, autori norvegjez i krimit. Madje, tani për tani, autori krimit dhe pikë." THE NEW YORK TIMES BOOKS REVIEW JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim: Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja, YIli i djallit, Leopardi. Fantazma, Policia, Etje - të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Tek "Vizioni Mistik i Universit dhe Norvegjishtja" është kryer etimollogjizimi i shumë fjalëve Norvegjeze sipas Shkencës së Re të Etimollogjisë, të themeluar prej albanologut shqiparë gjeni PETRO ZHEJI. Fjalët Norvegjeze, ashtu siç të çdo gjuhe tjetër të botës, mund të motivohen (të shpjegojnë përse kanë ato kuptime që kanë) vetëm në saj të gjuhës së parë Simbolike që profesori e ka quajtur Algoritmi Simbolik si edhe me anë të gjuhës mesianike "Gjuhës Shqipe". Çdo fjalë Norvegjeze, e etimollogjizuar sipas Shkencës së Re, nxjerr në dritë një dituri të fshehur, përgjigje të tipit: si u krijua bota, ç’është dallimi midis të mirës dhe të keqes, mëkati origjinal, si mjafton vetëm dituria për të shpëtuar, roli i mungesës së ligjit në fe dhe në Fizikën Kuantike, Rëndësia e lirisë për vikingët, mitollogjia nordike, bota si iluzion, aforizma në Norvegjisht, ndarja e njeriut nga Hyjnia, tiparet hermetike të mistikëve nordikë etj. Disa fjale kyçe të librit janë: Bohr, Einstein, gnostikët, Wheeler, Tertium non Datur, Krishti, Ungjilli sipas Thomait, horgr, Yme, Gro Steinsland, Spinoza, Kierkegaard, gammel Erik, Voluspå, Hermes Trismegistus, C. Sforza e shumë të tjera.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Romani i shkrimtares norvegjeze Anne Ragde hapet me Margidon, i cili duhet të merret me prindërit e shqetësuar të një adoleshenteje vetëvrasëse. Ai është shumë i zënë për të vizituar vëllain e tij më të madh dhe prindërit e moshuar në fermën e familjes. Jo se neglizhimi i Margidos e shqetëson Torin, i cili duket i lumtur në stallën e derrave në shoqërinë e dosave të tij të preferuara. Vëllai më i vogël, Erlend, kohë më parë është larguar nga qyteti i vogël për shkak të homofobisë për të jetuar në Kopenhagen, ku punon si manekin në vitrinat e dyqaneve dhe ka një fiksim të ekzagjeruar për Kristalet Swarovski në miniaturë. Por “bizneset familjare” nuk mund të shmangen përgjithmonë. Kur, tetëdhjetëvjeçarja Anna njerka e djemve, pëson një goditje në tru, një ribashkim ndodh dhe gjithashtu shumë gjera të çuditshme dhe të turbullta...
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania