titleToAlt
Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profilesh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat... Ndërsa kthehet në qytezën ku ka lindur, për të sistemuar dhe shitur shtëpinë e së ëmës, nuk do ta imagjinonte kurrë se do të gjendej ballë për ballë me kolegët e vjetër të skuadrës "Vrasjet", të cilët janë duke hetuar vrasjen e një djali gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i larguar nga shtëpia dhe që ishte gjetur në kënetën përreth Vasteras-it, me zemrën të shkulur. Një rast i pahumbshëm për të rigjetur veten dhe shijen e sfidës që e kishte bërë atë një anëtar të pazëvendësueshëm të skuadrës, por sërish edhe të kridhet në një botë të cilën e njeh mjaft mirë dhe që ka mësuar ta urrejë që nga fëmijëria, me të cilën tani tani do t'i duhet të bjerë në paqe. «Nuk ishte një vrasës. Vijonte duke ia përsëritur vetes, teksa tërhiqte zvarrë kufomën e djalit përgjatë rrëpirës: nuk jam një vrasës. Vrasësit janë kriminelë. Njerëz të këqinj. Errësira I ka përpirë shpirtrat e tyre, ata kanë përqafuar errësirën duke i kthyer krahët dritës. Kurse ai nuk ishte i keq. Përkundrazi. E së fundmi, a nuk kishte treguar pikërisht të kundërtën? Nuk kishte lënë mënjanë ndjenja e vullnete, duke arritur madje të ushtronte edhe dhunë për të mirën e të tjerëve? Kishte kthyer përherë faqen tjetër, ja çfarë kishte bërë. Prania e tij aty, në atë pellgaçe me ujë në mes të asgjësë, me kufomën e djalit, a nuk qe një provë e mëtejshme e përkushtimit të tij për të bërë gjënë e duhur. Nuk do të tradhtonte më».
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit që ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë vetëm në internet, në realitetin virtual, të prodhuar nga kompjuteri... Veç nëse ai arrin të thithë tre djem dhe një vajzë, atëherë ruhuni... ai mund të kthehet në botën tonë. Kjo gjë u ndodh Riçardit Berrit , Lidias dhe Shakirit që kapen nga Edi dhe jetojnë si protagonistë të tmerruar në aventurat virtuale (që janë po aq të vërteta sa jeta) dhe rrezikojnë të bëhen përgjithmonë skllevërit e Onovalit...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Diktatori përjeton ditët e fundit të jetës. Përpara syve të mendjes i shfaqet e gjithë ekzistenca e tij, që nga dashuria në Paris, lufta, pushteti, krimet, tradhtitë, vrasja e Fesë, izolimi, hipokrizia e pamatë dhe deri te makthi rrëqethës nga hijet e të vdekurve dhe të gjallëve...Ai projekton kthimin nga Vdekja. Nëpërmjet Reliktes së Shenjtë të Ringjalljes. Kërkon një mundësi të dytë në tokë. Për të qenë ndryshe. Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një "Graali të Shenjtë" për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit. Ka qindra vjet që agjenturat e fshehta të fuqive të mëdha janë në kërkim të këtij "Graali të Shenjtë", i cili është shpresa dhe shpëtimi i njerëzimit. Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithcka: marrëdhënien e vecantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihët më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje te panjohur. Por ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në" Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet ne etapen e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror. Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe misterioz. Mes një kredhjeje ne ujërat e kristalta dhe nje darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar ne Australi ne fillim te shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivale dhe ne qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë... Kur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymë-zimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Për jurinë nuk kishte fare dyshime. Amias Krejlin e kishte vrarë gruaja e tij, Karolina, të cilën piktori i madh ishte gati duke e braktisur për një modele të re e të bukur. Të gjitha provat ishin të pakundërshtueshme dhe gjatë gjithë procesit gruaja kishte mbajtur një qëndrim të nënshtruar, gati si të pranonte fajin. Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, Karla, e bija, mori një letër që i pat lënë nëna e saj, e cila kish vdekur në burg, ku shpallej e pafajshme. Nëse kjo ishte e vërtetë, pse nuk e kishte kundërshtuar vendimin? Po atëherë kush e ka vrarë Amias KrejUn? Për ta zgjidhur këtë çështje, u kërkua ndihma e detektivit më të mirë, të famshmit Herkul Puaro: edhe një here besimi tek ai është më se i justifikuar!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Përpara se makthet të fillonin, Yeong-hye dhe bashkëshorti i saj jetonin një jetë të zakonshme dhe të kontrolluar. Por ëndrrat -imazhet pushtuese të gjakut dhe të brutalitetit e torturojnë atë, duke e nxitur të spastrojë mendjen dhe të refuzojë krejtësisht ngrënien e mishit. Është një akt i vogël pavarësie, por që ndërhyn në martesën e saj dhe vë në lëvizje një seri ngjarjesh gjithnjë e më groteske brenda shtëpisë. Ndërsa bashkëshorti i saj, kunati dhe motra secili grinden për ta kontrolluar, Yeong-hye mbron me fanatizëm zgjedhjen e saj, që është bërë diçka e shenjtë për të. Shpejt përpjekjet e tyre bëhen të dëshpëruara, duke i nënshtruar në fillim mendjen e më pas trupin, përmes dhunimeve gjithnjë e më furacake dhe perverse. Si rezultat, Yeong-hye futet gjithnjë e më shumë në një sjellje të rrezikshme e të ftohtë, jo vetëm ndaj atyre që janë më pranë saj, por edhe ndaj vetes. Vlerësuar nga kritikët në mbarë botën, romani Vegjetariania është një rrëfim Kafkian me një alegori të errët për pushtetin, maninë, dhe luftën e një gruaje për t'u çliruar nga dhuna jashtë dhe brenda saj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë. Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... ...por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën. Dhe ku ishte Tedi, ndërkohë? Ku kishte qenë ai gjatë rritjes së fëmijëve dhe adoleshencës së tyre? Në romanin e dytë, Një shtëpi tepër e qetë, autorja rrëfen fatin e personazheve të njohura tashmë dhe të të tjerëve, që do të përfshihen në jetët e tyre. Për Betin takimi me Albin, kirurg me një karrierë në rritje, do të thotë të fillojë jetën nga e para dhe t'i kthejë shpinën së kaluarës. Tani Beti duket se ka gjithçka që dëshiron: një burrë të ri, një të ardhme të ndritshme përpara... Albi, i shoqi, duket se po kalon edhe ai një kohë të mbarë: mentori i tij, Tedi, i cili me autoritetin dhe sjelljen e përkryer mban frerët e spitalit, i ka lënë të kuptojë se ka ndërmend ta emërojë si "trashëgimtarin" e tij: kryekirurg, shkencëtar me një projekt ambicioz, dhe para, para pa fund. Por ai nuk e di ose ambicia e tij e pakontrolluar e pengon të dallojë diçka që tashmë ka zënë të kriset në jetën e tij të përsosur. Dhe nga larg mund të shihen rrufetë që paralajmërojnë ardhjen e një stuhie me përmasa katastrofike ... A ekziston vërtet një martesë e përsosur?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Është koha për shfaqjen e veçantë me fishekzjarre në Mbretërinë Sekrete, ku Eli, Samera dhe Jasmina mezi presin të shkojnë, mirëpo një magjistar i keq e ka rrëmbyer .Mbret Gazmorin! Vajzat duhet t'ia punojnë magjistarit dhe ta shpëtojnë mbretin, ndryshe toka magjike do të jetë në rrezik të paparë...
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Është gara vjetore e bukurveshjes në Mbretërinë Sekrete, ku edhe Eli, Samëra, Jasmina dheTriksi do të veshin nga një kostum! Mirëpo, kur të gjithë banorët e mbretërisë janë të veshur me kostume, a do të munden vajzat ta shohin personazhin tjetër të keq nga përrallat e Mbretëreshë Zemërkeqes - Ujkun e Madh të Keq -para se ai të hungërijë dhe ta rrënojë mbretërinë?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Gjithçka nisi atë natë, në pyll. Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur. Që prej asaj nate, Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën. E mbytur nga ndjenjat e fajit, ajo fillon të harrojë: harron nëse i ka pirë ilaçet, harron kodin e sistemit të alarmit, harron çfarë i ka thënë shoqes së ngushtë. Misteret nuk kanë fund... Kujt mund t'i besosh, kur nuk ke besim as te vetja?
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
E gjithë bota është e tronditur. Por arsyeja e zhdukjes së tij është shumë më e rëndë se ç'mund të imagjinohet. Një libër me detaje që vetëm një president mund t'i dijë, dhe me kureshtjen gjithëpërfshirëse që vetëm James Patterson-i mund të ngjallë. PRESIDENTI ËSHTË ZHDUKUR THRILLER-i MË INTRIGUES DHE MBRESËLËNËS NDËR VITE
Price: 1590 Lekë
titleToAlt
Në zyrat e Kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm .Është vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka, këshilltarja e re për kulturën, por e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan, ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e më të ndërlikuar. Diana Çuli pas Hotelit të drunjtë, vjen përsëri me një thriller ,por kësaj here ngjarjet zhvillohen në hapsira më të mëdha e me kuptimplote ndërkombëtare, ku vërtiten personazhe gjithëfarësh, të mistershëm, të thjeshtë në dukje, të dashur, por të dyshimtë e shpesh të pakuptueshëm.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne 14 tregimet e novelat e kesaj permbledhjeje interesante do te takoni nje emer: detektivin belg Herkul Puaro. Ate e kerkojne te gjithe, per te zgjidhur nje situate, per te zbuluar nje krim, nje vjedhje e keshtu me radhe. Duke lexuar keto histori interesante e intriguese, do te njihni personazhe te shoqerise se larte londineze, borgjeze e mikroborgjeze, ne kryeqytet apo ne province, doktore e kameriere, vajza te bukura e aventuriere te çfaredolloji. Dhe kurdohere eshte ai: i kudondodhuri dhe i shumekerkuari Puaro. Sepse, asnje "rival" nuk e konkurron dot inteligjencen dhe logjiken e tij, per te zgjidhur nje krim. Prandaj te gjithe lexuesit magjepsen nga misteret e hetuesit belg, per kompleksitetin e zgjidhjeve, humorin dhe shkathtesine e mendjes.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Aventurat me interesante te Herkul Puarose, detektivit shtatshkurter belg, me "qelizat gri" te pagabueshme; te mis Marpellit, plakes simpatike e beqare te pasionuar pas historive te krimit; te Parker Pajnit misterioz, njeriut qe eshte ne gjendje te zgjidhe te gjitha problemet, jane perfshire ne kete permbledhje me tregime te shkurtra te Agatha Christie. Edhe ne kete vellim autorja arrin ta beje per vete lexuesin duke e befasuar me origjinalitetin e gjetjeve te saj, dhe me zgjidhjet e situatave, por ne nje nivel te tille qe kurre nuk arrin ta ngaterroje ose ta corientoje ate. Plot dymbedhjete kryevepra te plota qe e ftojne lexuesin ne nje loje te rafinuar te inteligjences, plot te papriturave tejet interesante, te kendshme per lexuesin e te gjitha moshave.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky eshte pa dyshim nje nga romanet me terheqese te Agatha Christie-s, qe te mban me frymen pezull deri ne faqen e fundit, me deshiren per te marre vesh misterin qe fshihet ne historite e familjes Ebernith, ne vdekjen e plakut Riçard dhe ne ate te Kores. Duke shfletuar librin, lexuesi do te njohe te fshehtat intime te shume te afermve e te trashegimtareve te te ndjerit Riçard Ebernith. Historite intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe perbuzjet, perzihen me dyshimet e ngjarjeve te krimit... E gjithe historia intriguese e ketij romani eshte e gershetuar ne menyre dinamike me personalitetin e veçante te Herkul Puarose, detektivit te shquar qe e hasim ne mjaft vepra te tjera te kesaj autore. Nje roman plot ngjarje qe te mberthejne, i kompletuar me nje peme gjenealogjike, me nje testament te dyshimte dhe nje familje mbushur me vrases te mundshem. New York Times
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i pakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet. Në të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim. Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamerieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit. Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar. Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
1917, në Fatima, Portugali: Virgjëresha i shfaqet Luçisë në ëndër dhe i beson tre sekrete. Dy të parët janë bërë publik. Por asgjë nuk dihet përsa i përket të tretit, derisa Gjon Pali i Dytë, jep në vitin 2000, një "version zyrtar" të vënë në dyshim menjëherë. Më 2005, në Romë, Vatikan, papa dërgon njeriun e tij të besuar, imzot Miçnerin, në Rumani me qëllim që t'i përcjellë një mesazh me përmbajtje të fshhtë një prifti të moshuar. Miçneri zbulon që ai është përkthyesi i sekretit të tretë misterioz. Që atëherë, ai duhet të demonstrojë të gjitha aftësitë e tija për të bërë të dështojë komplotin që e përgjon dhe të arratiset prej atyre që, në hijë, duan me çdo kusht të ruajnë të fshehur të vërtetën e tmershme. Sepse në qoftë se ajo do të zbulohej, dhe vetë themelet e Kishës do të jenë të rrezikuara...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet. Autoritetet vënë alarmin dhe nisin kërkimet në mbarë vendin për të gjetur vajzën, por pa sukses. Naomi është zhdukur si të mos kishte qenë kurrë dhe familja, në ankth, ka marrë një goditje shkatërruese. Muajt kalojnë dhe hipotezat më të këqija - rrëmbimi, vrasja - bëhen gjithnjë e më të besueshme. Gjurmët e vajzës kanë humbur dhe vëmendja nis të zbehet. Kurse për Xhenin e dëshpëruar, kërkimi sapo ka filluar. Më shumë se një vit pas zhdukjes së bijës, ajo ende po gërmon për të vërtetën, megjithëse çfarëdo që zbulon, do t'ia turbullojë edhe më shumë shpirtin. Dhe do të kuptojë se njerëzit më të afërt, të dashurit dhe të besuarit e saj, fshehin sekrete të tmerrshme, sidomos Naomi. Duke i mbledhur së bashku gjurmët që vajza ka lënë pas, Xheni zbulon që e bija është krejt tjetër nga vajza që ajo mendonte se po rriste. Roman provokues që vëzhgon ndjenjën e fajit të një nëne që punon dhe është në karrierë, diçka që u ndodh shumë grave sot.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nju Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend. Uoll Striti... shpërthen. Është sulmi terrorist më shkatërrimtar dhe më vdekjeprurës i kryer deri atëherë në truallin e Shteteve të Bashkuara. Të kapur në vorbullën e këtyre ngjarjeve janë veterani i luftës Stratham Janger, polici detektiv Xhimi Litelmor dhe bukuroshja enigmatike Koletë Russo. Një varg misterioz faktesh, së bashku me një seri sulmesh të pashpjegueshme ndaj Koletës dhe një e shkuar e saj e groposur thellë, e shoqëron këtë treshe në një udhëtim sa të mundimshëm aq edhe interesant, nga Parisi në Pragë, nga çatia e qiellgërvishtësit më të lartë në botë në katastrofat më sekrete nën tokë të Thesarit të SHBA, nga shtëpia e Sigmund Frojdit në Vjenë, në sallat e Kongresit në Uashington DC. Ndërsa pjesëzat e frikshme, në dukje pa lidhje, të enigmës fillojnë të bashkohen, Jangeri dhe Litelmori zbulojnë sekretin e Koletës dhe të vërtetën shokuese të aktit terrorist në Uoll Strit. E vendosur në sfondin e bombardimit shkatërrimtar të Uoll Stritit në shtator 1920, një ngjarje historike reale që mbetet edhe sot e kësaj dite e pazbuluar, Instinkti i vdekjes lidh përsosmërisht faktin me sajesën, vrasjen me pasionin, ankthin me aventurën, në një histori që flet për të fshehtat më të thella të instinkteve tona më primitive.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
VLERESIME PER ROMANET DRITHERUESE TE SERISE "KLUBI I VRASËSVE TË GRAVE" NGA JAMES PATTERSON "Patterson-i dhe Paetro prodhojnë një tjetër vepër të qëlluar me "I 14-ti Mëkat i Mallkuar..."Secili libër mund të lexohet më vete, por do të doni t'i lexoni të gjithë katërmbëdhjetë librat. Secila vijë tregimi është plot mister, intrigë... një libërpër t'u mos u humbur."- FreshFiction.com "Patterson-i dhe Paetro e bënë sërish me kapitullin më të fundit të serisë së Klubit të Vrasjeve të Grave... një shembull klasik i veprës së autorit -është i shkruar mirë, provokues në vetëm mënyrat e duhura dhe, sigurisht, asnjëherë i mërzitshëm."- RT Book Reveiws "Shumë njerëz e konsiderojnë Klubin e Vrasjeve të Grave të jetë seria më e mirë e bashkëpunuar. Në qoftë se nuk e keni patur ende kënaqësinë e të shijuarit të veprës kanonike, "I 14-ti Mëkat i Mallkuar" është një një vend i shkëlqyer për t’ia nisur. Dhe ndërsa mbetet një libër për të gjitha stinët, mund të jetë shumë mirë leximi i plazhit i kësaj vere." — BookReporter.com
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përse ,pas zhdukjes të babait të saj,zonjusha e bukur Morstan nis të marrë çdo vit si dhuratë nga një perlë të rrallë e të shkëlqyer?Kush është ky bamirës i mistershëm?Përse dashka ky person krejt papritur të takohet me të?Misteri zë fill pasi Holnsi dhe Uotsoni vihen pas një thesari të paçmueshëm indian dhe një vrasëssi ,vula ogurzezë e të cilit është "shenja e të katërve".
Price: 650 Lekë
titleToAlt
“Një rrjetë ëndrrash, e rrallë dhe magjepsëse” - Time “Sensual, misterioz dhe rapsodik, e përcjell lexuesin në një botë tjetër… Me këtë roman Ondaatje bën një analizë të imët të natyrës së identitetit njerëzor.” - San Francisco Chronicle Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker’s Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Infermierja Hana, e rraskapitur nga vdekja, kujdeset me ngulm për pacientin e saj të fundit, që ka mundur të mbijetojë. Hajduti Karavaxhio, rreket të rigjejë vetveten tani që duart ia kanë cunguar si mos më keq. Xhenieri indian, Kipi është në kërkim të minave të fshehura në peisazhin piktoresk, ku gjithçka përveç vetes, përbën një kërcënim. Dhe në qendër të këtij labirinti qëndron pacienti anglez, i paemër dhe i djegur deri në palcë, një burrë që për ata që e rrethojnë përbën njëkohësisht një gjëegjëzë e provokim, kujtimet e të cilit për vuajtjet, shpëtimin dhe tradhtinë e ndriçojnë këtë libër si flakërimat e gjuhëve të flakës. “Ondaatje është një nga romancierët më të mirë të Amerikës së Veriut…Magjia e vilës së tij, do të na përndjekë dhe qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, duke na ftuar të rilexojmë pasazhet e këtij libri, thjesht për kënaqësinë e të qenit pjesë e tij.” - Wall Street Journal
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mbi një metaforë dhe një simbolikë domethënëse është ngritur subjekti dhe filozofia që mbart Mali Analog. Libri fund e krye është përshkruar nga ngjarje të pazakonta, njerëz të pazakontë, e vende të pazakonta. A ekziston vërtet Mali Analog, apo ekspedita për ta eksploruar atë mbështetet në dëshirën e fshehtë të njeriut për të shkuar përtej të mundshmes të asaj që është e dukshme? Vitet ’40, vite kur u shkrua romani, ishin vite të një holokausti njerëzor (që i përjetoi edhe vetë autori), e ndoshta në këtë roman ai gjeti rrugëdaljen për të qenë pjesë e një realiteti tjetër. Shoqëruesit e kësaj ekspedite përpos së shoqes, ishin njerëz me vizion dhe perspektivë në jetë. Por në përditësinë e tyre u mungonte një motiv më tepër, një stimul, dhe oferta për të qenë pjesë e një ekspedite të këtillë i joshi. Por ajo që do të gjejnë në Malin Analog i kalon të gjitha parashikimet. Në portretin e njeriut-zgavër, që është bosh, ushqehet me bosh e pret një njeri nga bota e tokësorëve për të mbushur boshllëkun e tij, a mos vallë Daumal, ironizon kotësinë e njerëzve të shekullit XX, kotësinë e luftërave të fitimtarëve që ngrihen mbi skeletet e të vrarëve?!
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania