titleToAlt
Kur u takuan, në mesin e viteve 1990, ajo tashmë ishte e ushqyer me kontradikta tërësisht të saja. Fëmijë që shkëlqen por e padisiplinuar, adoleshente e druajtur pas buzëqeshjeve, bashkëshorte borgjeze dhe e pavarur, një liceiste më pak ndërmjet dy thënieve të Lajbnizit… Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. Në këtë libër, ne jemi munduar të ngremë nga sipër vellon e një femre me pamje të shumta, jeta romaneske e së cilës lëviz vetëm nga një përparësi: në kërkim të përhershëm të lirisë. Elizeja nuk është me patjetër vendi ku mund ta mbajë gjallë. Para e pret një pesëvjeçar për të përballur parashikimet…
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në një administratë që nuk njihet për qetësinë e saj, asnjë kometë nuk u ngjit më lartë, nuk ndriti më shumë, dhe nuk u fik në mënyrë më spektakolare sesa Anthony Scaramucci. Për njëmbëdhjetë ditë (jo dhjetë, siç është raportuar gjerësisht, dhe këtë ai do t'ia thotë cilitdo që është i gatshëm të dëgjojë), ai drejtoi departamentin më të rëndësishëm të komunikimeve në të gjithë botën, atë të Shtëpisë së Bardhë. Në fund të qëndrimit të tij të shkurtër - disa prej ditëve më kaotike dhe formuese të administratës Trump - nga një përfaqësues i presidentit për mediat televizive dhe radiot që njihej pak, ai u bë i njohur nga të gjithë njerëzit me emrin "Mooch". Ngjitja dhe rënia e Mooch-it, që tërhoqi vëmendjen e kombit, u shpalos si një dramë Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Në zërin e tij të paimitueshëm, Anthony zbulon detajet pikante pas qëndrimit të tij të stuhishëm si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai i tregon të gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt - përfshi njerëzve më të pushtetshëm të vendit. Nëse lëvizjet politike kuptohen më mirë përmes jetës së dikujt, atëherë nuk ka jetë më të mirë se ajo e Mooch-it, për të treguar ngjitjen e Donald Trump-it në Amerikë. Nga një shpërndarës i gazetës Neivsday të Long Island-it, me shpërndarjen më të madhe në Port VVashington, te Mjeshtër i Universit, siç i përshkruante njerëzit si puna e tij autori Tom Wolfe në librin Bonfire of the Vanities, jeta e Anthony-t ka qenë mishërim i Endrrës Amerikane. Megjithatë, ai e ka pranuar dhe vetë se u përfshi kaq shumë në karrierën dhe jetën dinamike, saqë harroi rrënjët e tij të klasës punëtore. Ai nuk ishte i vetmi që e shpërfilli këtë klasë. Lagje si ajo ku u rrit kishte në të gjithë vendin, të mbushura me njerëz që kishin humbur optimizmin, që ishin të papunë, ose që paguheshin pak, e që shpërfilleshin nga elitat dhe politikanët - derisa erdhi Donald Trump. Vetëm kur iu bashkua fushatës Donald Trump për President, si përfaqësues për median dhe këshilltar ekonomik, iu hapën sytë ndaj gjendjes së vështirë të klasës së mesme. U desh një ndërtues miliarder që jetonte në një kullë në Fifth Avenue, që t'i tregonte se çfarë i ldshte ndodhur lagjes në të cilën ai ishte rritur, dhe komuniteteve të ngjashme në mbarë Amerikën. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi më i mirë për të ardhmen e vendit. Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Monografia e titulluar, “Pashko Vasa, mes historisë dhe letërsisë”, e autores Kiti Toska, është një vepër e shkruar me shumë kujdes profesional, korrekt nga pikpamja shkencore, analitik nga pikpamja e thellësisë studimore dhe kësisoj krejt e veçantë nga pikpamja e rëndësisë së studimeve kushtuar këtij rilindasi gati të parë shqiptar dhe shkodran. Është e veçantë për nga rëndësia, mbasi ky punim përpiqet të rrokë në mënyrë të organizuar, një vështrim historik dhe një analizë të veprës letrare të rilindasit të parë shkodran. Është një vepër e shkruar me shumë dashuri dhe përkushtim për vendlindjen e saj, lagjen e dashur ku është rritur dhe banorët e urtë, të mençur, patriotë të saj dhe për krenarinë e tyre më të parë, Pashko Vasen, poet, romancier, patriot dhe politikan rilindas.”- Fragment nga parathënia.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi mund të konsiderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri. Qëllimi i autorit është të provojë se pikërisht në paskajimin e tij qendron origjinaliteti i veprës që krijoi, fuqia pasuruese e kësaj vepre për letcërsinë shqipe dhe domosdoshmëria për rishikimin e pozitës së saj në raporte qendër-periferi në sistemin e letërsive të ishullzuara dikur dhe në sistemin e sotëm policentrik letrar shqiptar. Përfundimi i autorit se Camaj nuk mund të përdoret për çfarëdo qëllimi që studiuesi mund të ketë në krye (dhe për fat të keq shpesh studiuesit kërkojnë atë çka duan dhe jo atë çka është), merr rëndësi jo vetëm për këtë vepër. Synimi i këtij libri është që vepra e Martin Camajt të lexohet, interpretohet dhe kuptohet pa kurrfarë epiteti shtrëngues.”- Blerina Suta, Universita "La Sapienza", Roma. “Studiuesi e shpjegon bindshëm të ashtuquajturën "errësi" të poezisë së Camajt, që do ta afronte në dukje me hermetizmin, me mospasjen e një fjalori historik te shqipes dhe rrjedhimisht me mosnjohjen e kuptimeve të kryehershme të fjalëve shqipe. E ploteson këtë me atë që e quan "dukuri Milosao", fragmentarizmin, që e lidh me kërkimin e së papërsëritshmes.”-Klara Kodra, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Jeta dhe trashëgimia e Gjon P. Nikollë Kazazit” është ndër monografitë me materiale të rralla dokumentare, i plotësuar. Vënia e tij në dispozicion të lexuesit kryesisht në versionin origjinal është një kontribut me vlera të rralla historike dhe kulturore nga autori Bardhyl Demiraj.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Monografia “Kultura ilire e tumave të Shtojit”, që përfaqësojnë deri më sot fushën më të madhe tumulare në Shqipëri, është një punim me interes të veçantë shkencor, që i shtohet fondit të botimeve të prehistorisë shqiptare. Mbi bazën e materialit të zbuluar në to, i cili datohet nga Bronzi i Hershëm deri në periudhën qytetare, autori jep një tabllo të procesit të formimit të kulturës ilire në zonën e Shkodrës, duke nxjerrë në pah tiparet e kësaj kulture, veçantitë dhe lidhjet e saj me krahinat fqinje e më gjërë. Kultura e Shtojit në Epokën e Bronzit ka tipare të veçanta që e dallojnë nga krahinat jugore të vendit tonë. Megjithatë, ajo zhvillohet në marrëdhënie të ngushta me kulturën e Maliqit të zonës së Korçës, duke anuar, gjithësesi, më tepër nga krahinat e Dalmacisë qendrore e të prapatokës së saj, me të cilat zona e Shkodrës del të ketë qenë e lidhur pa ndërprerje gjatë gjithë Epokës së Bronzit dhe asaj të Hekurit, kur midis këtyre trevave do të formohet një unitet i gjërë etno-kulturor ilir, i përfaqësuar nga grupi iliro-qendror Glasinac-Mat. Me të dhënat që sjell, kjo monografi hedh dritë të re mbi zhvillimin kulturor të zonës së Shkodrës gjatë Epokës së Bronzit dhe asaj të Hekurit, gjenetikisht të lidhura ngushtë me proçesin e gjatë të formimit etno-gjenetik të popullsisë ilire. Ngjashmëritë e shumta të kulturës së tumave të Shtojit të Epokës së Hekurit si me kulturën ilire të Glasinacit, ashtu dhe me kulturën ilire të Matit, e përcaktojnë zonën e Shkodrës si hallkë ndërmjetëse e grupit kulturor Glasinac-Mat dhe si një nga zonat më interesante të përhapjes së kulturës ilire të këtij grupi.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Monografia "Pjetër Zarishi dhe krijimi i rruzullimit" merr përsipër të realizojë një profil të plotë për poetin më të parë të letërsisë së re shqiptare, i cili është cilësuar "urë kalimi nga letërsia e vjetër shqipe në atë të Riiindjes" (Shuteriqi). Pjetër Zarishi (1806-1866) lindi në Zadrimë, por kreu studimet e mesme e të larta në Romë, ku edhe u doktorua për filozofi e teologji. Me t'u kthyer në vendlindje, ai u zhgënjye si prej eprorëve të huaj, që shërbenin në Shqipëri, ashtu edhe prej feudalëve vendas që mbanin ofiqet dhe uniformat e administratës së Stambollit. Është, pikërisht, ky zhgënjim që e frymëzoi poezinë e tij, e cila u botua pjesërisht pas vdekjes së poetit dhe ende sot e kësaj dite nuk i është dhënë e plotë lexuesit. Dora d'Istria shkruante që në vitin 1872 se "Zarishi, që ishte një bashkëkohës yni, ka bërë poezi të bukura shqipe", ndërsa Zef Skiroi shkruante: "Poezitë e fuqishme dhe përkthimet e mrekullueshme (të Zarishit) ... janë destinuar për të bërë një përshtypje të thellë" (1918). Pjetër Zarishi është më i pari që shkroi një poezi për Shqipërinë ("Kanga e Shqipnis"), më i pari dhe, ndoshta, i vetmi që na la një poemë kozmogonike ("Krijimi i rruzullimit") të strukturuar në 13 tingëllima. Studiuesi Tonin Çobani, tanimë i njohur për biografitë e tij shkencore për Lekë Dukagjinin, Frang Bardhin, Gjergj Fishtën, e ka organizuar monografinë për Pjetër Zarishin në tri pjesë: I. Zhgënjimet e poetit; II. Në nismat e letërsisë së Rilindjes; III. Krijimi i rruzullimit, ku botohet për herë të parë e plotë poema e Zarishit "Krijimi i rruzullimit" në dy variante: sipas dorëshkrimit origjinal dhe e kthyer në gegërishten e sotme letrare për t'u shijuar më lehtesisht prej lexuesit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kujtime e mbresa nga një prej bashkëqytetarëve të poetit tonë të madh kombëtar, Lasgush Poradeci, ku tregohen kujtimet e tij dhe të bashkëkohësve për poetin e letrave shqipe që ishte i harruar, duke qenë gjallë, një poet që nuk u pajtua kurrë me regjimin dhe ideologjinë e kohës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Gruaja më e persekutuar e filozofit Marks. Ajo ishte e bukur, e zgjuar e kryelartë. Por ishte edhe gruaja e “Djallit”. 38 vjet përkrah Marksit Zheni ishte grua sa fatkeqe aq edhe mjerane.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"...çdo diskutim mbi një alfabet të gjuhës sonë është një çeshtje shkencore dhe zgjidhja e problemit duhet të bëhet vetëm nga personat kompetentë në këtë çeshtje, diskutimet e të cilëve nuk mund të ndikohen nga paragjykimet, cilatdo qofshin këto, as edhe nga interesat që ndjekin disa njerëz. Vetëm në këtë rast vendimi do të jetë i ndriçuar, i bazuar dhe në përputhje me shkencën gjuhësore." (1898) "Ky është qëllim' i besës: në duam të kënaqim Perëndinë, të kemi dashuri me njëri-tjetrin, në duam të rrojmë njerëzisht të kemi qytetërim, dhe në duam të jetojmë kombërisht duhet të rrokim qytetërimin e Perëndimit, meqënëqë gjëndemi ndë palc' të Evropësë!" (1908) "Jemi të mërzitur, jemi të lodhur pa dobi, duke u grindur me bisedime të politikës që nuk mbarojnë kurrë. Politika! fort mirë; po na duet dhe letratura, për Zonë! Kemi nevojë të dëfrejmë dopak, të jetojmë edhe me ëndërra. ...Për shumicën e shqiptarëve politika është një punë fort e lehtë dhe u vërtetoj se në këtë botë të rrëme, zanati m'i lehtë është të bënesh ministrë; s'ke nevojë të dish asnjë punë, asnjë mjeshtëri me themel... Një herë, në një kohë, populli lypte nga qeveritarët të jenë, sidomos, atdhetarë të vërtetë. Jo, sot s'është nevojë... S'ka pra m'i lehtë zanat se politika, o vëllezër shqipëtarë! (1922)
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libri "Kristoforidhi, një vështrim rinjohës" ka disa vlera që janë rezultat i kërkimit të autores. Shumica e burimeve: arkivistike dhe bukinistike, botohen për herë të parë. Autorja ka këshilluar në tërësi fondin e K. Kristoforidhit në AQSH, i cili është një fond modest krahasimisht me veprimtarinë e shumanshme të autorit, por, siç dëshmohet nga ky punim, ka anët e veta të shpërfillura për shumë arsye. Këtij fondi ajo i ka shtuar dokumente të administruara nga arkivi i muzeut etnografik të qytetit të Elbasanit, në mënyrë të vecantë të fondit të familjes Deliana. Veç kësaj, studiuesja, me një zell për t'u vlerësuar, që mund të shpjegohet dhe me profilin e saj si gazetare, ka arritur të krijojë mirëbesim dhe në trashëgimtarë të tjerë të burimeve që i takojnë dorës së vetë Kristoforidhit ose dhe të letërkëmbyesve me të: veprimtarë të periudhës romantike dhe postromantike. Kështu,dora-dorës është krijuar një koleksion dokumentesh që, të shpërndara siç kanë qenë deri më tani nëpër zyra e familje andej e këndej, duke përligjur vetëm prej tyre titullin e studimit: "Një vështrim rinjohës". Ky ka qenë dhe qëllimi i kërkimit: që të ndryshohet mendimi se Kristoforidhin e njohim, nuk ka më ç'thuhet për të, sidomos në pikëpamjen e lidhjeve të tij me albanologë dhe shoqata ndërkombëtare. Ndryshimi i mendimit nis qysh me gjenealogjinë e Kristoforidhëve, me historinë e patronimit, me përhapjen e tyre në Elbasan e gjetkë, me lidhjet farefisnore nëpër Shqipëri dhe rne të dhëna biografike të atij vetë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq. Në studimin tjetër përfshirë në këtë libër, gjithashtu, me karakter monografik, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti, republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet, regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania