titleToAlt
Një gjë më habit: autori nuk vuan nga ndonjë kompleks (i mosmirënjohjes apo i fatit të vet). Në këto kujtime, ai është i gjerë, zemërbardhë, i urtë dhe pasionant i drojtun.”- Visar Zhiti
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
“Migjeni shkruen dhe ndjen, ndjen e shkruen...” Kjo dhe vetëm kjo asht karakteristika prijëse e veprës së tij... -Lazër Radi
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Eksod 2005
... Kronika dhe fantazia, shoqërorja dhe vetjakja, politika dhe dashuria, gëzimi dhe zhgënjimi, tronditësja dhe e rëndomta, shtëpia dhe qyteti... gjithçka gërshetohet në mënyrë organike dhe harmonike në romanin "Eksod". Heroi kryesor i romanit është intelektuali që ndjek hap pas hapi ngjarjet, nga të cilat gëzohet dhe trishtohet, mbi të cilat mediton dhe mban qëndrim kritik. Nuk u jep kurrë "çek të bardhë" as ngjarjes dhe as shokëve dhe miqve, qofshin këta edhe me bindje politike si të tijat. Transformimi, kalimi nga njëra parti në tjetrën, përpjekja e paskrupullt për protagonizëm politik, paaftësia e shtetit demokratik, rritja e papunësisë, korrupsioni dhe kriminaliteti që marrin udhë, ca rrethana familjare, dëshira dhe ëndrra vetjake, e shtyjnë drejt rrugës që pati shmangur për shumë kohë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër – album do t’i ruani kujtimet më të bukura të fëmijës tuaj sepse viti i parë do të jetë i faktuar përherë, ndërkaq ju në çdo kohë mund t’i rijetoni ato momente të papërsëritshme të jetës suaj. Me dashuri ruaj kujtimet e fëmijës tuaj, që nga dita e parë e lindjes!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër – album do t’i ruani kujtimet më të bukura të fëmijës tuaj sepse viti i parë do të jetë i faktuar përherë, ndërkaq ju në çdo kohë mund t’i rijetoni ato momente të papërsëritshme të jetës suaj. Me dashuri ruaj kujtimet e fëmijës tuaj, që nga dita e parë e lindjes!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Thuhet se "pyetja nxjerr pyetjen",e kështu intervista ia del të shndërrohet në një bisedë normale si ndodh zakonisht midis dy të njohurish apo miqsh të vjetër. Mjeshtëria për të vjelë sa më shumë informacion nga personazhi që ke përballë meriton vlerësim maksimal, pasi ky është edhe qëllimi përfundimtar i një interviste. Secili prej nesh ruan kujtimet e veta me shumë fanatizëm brenda nje "kasaforte", çelësin e së cilës e mbajmë po me aq fanatizëm. Këtë vështirësi të gjetjes së këtij çelësi magjik do të thosha gazetarja, gruaja, qytetarja e intelektualja Eni, ia ka dalë mrekullisht me sukses.” Prof. Dr. Nevila Nika “Përballja me të shkuarën komuniste është një ndër sfidat e rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Kanë kaluar 28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, por ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarën, ende nuk ka një proces të mirëfilltë të dekomunistizimit të shoqërisë sonë. Duket sikur ka një tendencë për t'i fshehur krimet e komunizmit, së paku duke heshtur për çfarë ka ndodhur në 45 vjet diktaturë. Ka pasur përpjekje në media për të zbardhur pjesë të rëndësishme të asaj periudhe të errët, por është bërë ende shumë pak deri tani.” Eni Vasili
Price: 850 Lekë
titleToAlt
"Diplomat me pahir" është një vepër në të cilën jo vetëm pasqyrohet politika e jashtme dhe historia diplomatike e Turqisë, por sillet edhe një këndvështrim i ri për Luftën e Dytë Botërore. Botimi i parë i këtij libri ngjalli interes dhe pati jehonë brenda dhe jashtë vendit, duke u përkthyer në disa gjuhë të botës, me në krye rusishten, Libri me kujtime "Diplomat me pahir" lexohet me kureshtje dhe hedh dritë në periudhën kur Jakup Kadri Karaosmanolluja ka shërbyer si diplomat në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. Në këtë vepër shfaqet qartë mjeshtëria e Jakup Kadri Karaosmanollusë për pastërtinë dhe pasurinë gjuhësore.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Cironka 2019
Lisa Brennan-Jobs erdhi në jetë aty nga fundi i viteve '70, nga lidhja e dashurisë mes prindërve të saj, artistes Chrisann Brennan dhe Steve Jobs-it. E ëma ishte një grua ëndërrimtare, që ndiqte idealet e hipive për një jetë të çlirët, kurse i ati, para se të ndryshonte botën përgjithmonë, ishte njeriu që bëri të mundur komunikimin falas përmes telefonit. Jeta e Lizës së vogël nuk qe e lehtë me një baba që vetëm pas testit të ADN-së arriti t'i jepte atësinë. Në sytë e saj fëminorë, Stive Jobs-i ishte një figurë mitike, jo fort i pranishëm në jetën e saj. Marrëdhënia me të atin do të mbetet gjithnjë komplekse dhe e mundimshme, me shumë keqkuptime dhe bashkëpunime, me nofka përkëdhelëse dhe heshtje të gjata, me afrime të përkohshme dhe gjeste thellësisht simbolike, por të heshtura: ndër të cilët, emërtimi Lisa i kompjuterit të parë pikërisht në nder të së bijës, siç pranon Jobs-i përpara Bono Vox-it (këngëtarit të njohur të grupit U2) gjatë një darke në Bregun e Kaltër. "Cironka" është historia e një vajze në kërkim të identitetit të saj, gjithnjë në përpjekje për të ruajtur ekuilibrin mes dy botëve të kundërta të prindërve. Gjithashtu, është një portret i fuqishëm dhe emocionues i Steve Jobs-it, i ndershëm dhe i pamëshirshëm, larg çdo klisheje, një pamje intime e njeriut që gjendet pas mitit. “Sot e shoh qartë se ne kishim qëllime të papajtueshme. Për atë, unë isha veçse një njollë në shkëlqimin e karrierës së tij, sepse historia jonë nuk përputhej me rrëfimin e madhështisë dhe të virtytit që kishte dashur të ndërtonte për veten. Ekzistenca ime prishte vargun e sukseseve të tij të njëpasnjëshme. Ndërsa për mua ishte e kundërta: sa më afër tij të isha, aq më pak ndihesha e turpëruar; ai ishte pjesë e botës dhe do tëpërshpejtonte daljen time në dritë.”
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Orhan Pamuk, shkrimtari më rëndësishëm i Turqisë së sotme, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2006, në këtë libër të mrekullueshëm autobiografik, na bën një guidë gjeografike, historike dhe psikologjike, thellësisht melankolike e të ndjerë, nëpër Stambollin e tij të dashur, qytetin ku u lind dhe që nuk e braktisi kurrë, qyteti që i shenjoi sa trishtim aq edhe famë, qytetin që e deshi me të gjitha dritëhijet, me të gjitha "humbjet" dhe lavditë. Ndryshe nga shumë të tjerë, Orhan Pamuk, duke parë përtej joshjes së shkëlqimtë bosforiane, ka qenë, siç thotë edhe vetë, në kërkim të domethënies së aq pse-ve që ky libër ngre: "Pse në çaste dëshpërimi, zemërimi dhe brenge, më pëlqente ta përytyroja veten duke u endur rrugëve në mes të natës? Pse nuk më pëlqenin pamjet e ndriçuara të Stambollit, që u pëlqejnë turistëve e që shtypen nëpër kartolina, por rrugicat e pasme të mugëta, buzëmbrëmjet, netët e acarta të dimrit, njerëzit si hije që mezi shquhen nën dritën e Ilambave të zbehta të rrugës, rrugicat me kalldrëm dhe shkretia që tashmë po harroheshin nga të gjithë?
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Ato ishin tri plaka që më shënjuan fëmijërinë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se kishin nevojë t'ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora përsipër, pa e ditur, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj me këtë libër. Kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kujtimet e piktorit francez Louis Dupre që takoi dhe Ali Pashen gjatë udhëtimit të tij në Janinë dhe Athine, janë dëshmi të gjalla historike për shqiptarët. Përmes gjuhës shqipe, në studimin e tij, Luan Rama n’a shpalos gjithashtu jetën e këtij artisti të madh francez.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën" nuk është thjesht një libër që bazohet në kujtimet e diplomatit dhe gazetarit Muneka, as edhe një, kronikë e ngjarjeve dramatike që përfshijnë marrëdhëniet midis dy vendeve, dikur miq të ngushtë. Është shumë më tepër se kaq, është përpjekja serioze e studiuesit dhe sinologut Muneka për të zbërthyer dhe shpjeguar shkaqet dhe arsyet përse u zbehën dhe thuajse u shuan lidhjet e forta dhe miqësia e konsoliduar midis dy shteteve dhe udhëheqjeve të tyre, në dëm të interesave të vetë popujve që dikur e konsideronin njëri-tjetrin miq të ngushtë e madje vëllezër. Marko Bello - Ish Ministër i Integrimit Europian
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Osman Murati 14 dhjetor 1940 Gurë-Lurë, Dibër Mësimet e para i mori në vendlindje dhe arsimin 7-vjeçar e të mesëm në Peshkopi. Ka punuar si mësues dhe ekonomist deri në vitin 1965. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, deri në vitin 1969. Po atë vit u emërua në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Këshillit të Ministrave (më vonë në Akademinë e Shkencavë), si bashkëpunëtor shkencor deri në vitin 1975, vit në cilin u pranua si anëtar i PPSH-së. Në vitet 1975-1976 ka punuar si kryetar kooperative në Bërzhitë të Tiranës. Nga mezi i viteve 1976 dhe më tej ka punuar në organet e pushtetit qendror deri në korrik 1990: drejtor në Komisionin e Planit të Shtetit, Kryetar i Inpektimit te Shtetit, Minister i Tregtisë së Brendshme, Sekretar i Parë i PPSH-së në rrethin e Dibrës dhe deputet i PPSH-së në Parlamentin e Pare Pluralist të Shqipërisë. Më ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, që nga viti 1993 është shkëputur nga politika dhe ka punuar me biznese privat. Aktualisht është qytetar i lire si pensionist aktiv. Është autor i disa botimeve dhe shkrimeve në shtypin periodik e të përditshëm që nga viti 1970 e deri më tani. Jeton në Tiranë. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, më Urdhrin "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" të Klasit I më 13/11/1989 dhe Qytetar nderi i Komunës së Lurës, më 20 maj 2015.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Tara dhe familja e saj u rritën duke u përgatitur për Ditët e Tmerrit, por, sipas qeverisë amerikane, ajo nuk ekzistonte në asnjë dokument zyrtar. Nuk kishte certifikatë lindjeje. Nuk kishte dëftesa shkolle, sepse nuk shkeli kurrë në një klasë mësimi. Nuk kishte kartelë mjekësore, sepse babai i saj nuk kishte besim te spitalet. Teksa ajo rritej, babai i saj bëhej gjithnjë e më radikal, ndërsa i vëllai gjithnjë e më i dhunshëm. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, Tara kuptoi se duhej te ikte nga shtëpia ku ishte rritur. Duke bërë këtë, ajo zbuloi si fiiqinë shndërruese që të jep shkollimi, ashtu edhe çmimin që duhej të paguante për ta fituar atë liri.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga mesi i viteve shtatëdhjetë, Viktoria Eugenia Henao ishte një adoleshente si gjithë të tjerat, që nuk e dinte se ç'drejtim do të merrte jeta e saj kur u dashurua me Pablo Eskobar Gavirian. Per dy vite me radhë, gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të kreut të kartelit të Medelinit, u zhyt në kujtimet e saj për të përjetuar prapë ato ngjarje të llahtarshme me të cilat u përball bashkë me njeriun, i cili, që nga viti 1982, e rrënoi Kolombinë nëpërmjet një strategjie terrori, duke vrarë politikanë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, si dhe duke e përmbytur botën me kokainë. Pse u martua me Pablo Eskobarin? Pse nuk e braktisi kurrë dhe as e denoncoi? Viktoria Eugenia rrëfen me realizëm dhe në mënyrë rrëqethëse se ç'do të thoshte për të të jetonte në krah të njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm e më të kërkuar të botës.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
"...u mahnita me bukurinë e vendit rreth e qark, me malet, me kodrinat që na rrethojnë me një brez të gjelbër; gjithë kjo, së bashku me qytetin, formon një pamje të pakrahasueshme... dhe këto, të gjitha per Malin e Zi? Turpi" "Është paturpësi dhe gjë e ulët mënyra se si veprojnë malazeztë gjatë natës! Të qëllosh me topa, të bombardosh një qytet në gjumë, ku ska as edhe një ushtar, por vetëm të plagosur, gra, fëmijë dhe të huaj.Përse nuk qëllojnë ata mbi pozicionet e trupave në vend të qytetit, ku ska asnjë luftëtar të vetëm?!" "Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj... Ata luten me të madhe që të vriten... të vdesin një ore e më pare... kjo është klithma e përgjithshme... ne s'mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasln mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër." Ata janë sjellë në mënyrë barbare, në tërë historinë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk do t'u sjellë atyre ndonjë gje të mirë!
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming - Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t'u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së Madhe, sic u quajt kjo e këtyre viteve. Në fakt kjo skenë vazhdonte dhe vijon akoma në vendet e botës së tretë e të prapambetur siç është Shqipëria dhe disa vende të Afrikës. Format e tjera të investimit, dhe që vendet e zhvilluara nuk janë të interesuara që këto të aplikohen në vendet e botës së tretë, janë: investimet nëpërmjet aseteve, ku vlera e tyre zbritet në atë masë që e kërkon investimi. Një formë tjetër investimi, është kur firma nxjerr në shitje aksionet e saja, pra ndan pronësinë me të tjerët, veprim ky që bëhet nëpermjet bankës e në lidhje me bursën. Një formë tjetër investimi është ajo nëpërmjet hedhjes në treg të obligacioneve, pra të asaj që do ndërtohet, prodhohet e më vonë edhe mund të shitet apo të futet në transaksione të tjera që e justifikojnë këtë shumë oblikacioni. Kështu, qeveria hedh në treg obligacionet e rrugëve, transportit, për të bërë një autostradë a rrugë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Fjalët i japin hijeshi të rrallë dashurisë, i japin atë që quhet ndryshe regjistrin poetik, i veshin romantikën e veçantë, e mbushin pse jo edhe me një melankoli e trishtim aq të ëmbël sa më s'bëhet. Vërtet ato raste janë jetëshkurtra, nisin në një breg lumi, ose në buzë deti, plot kuptim e me një sensibilitet tronditës e pastaj përfundojnë në një tjetër zjarrmi, me mjaft kuptim, gati si përmbushje e një rasti për të kaluar mërzinë. Po, mër-zinë. Se jeta jonë rrethohet nga kjo vrasëse e paskrupullt: mërzia! Ka pasur të drejtë që shprehej aq hapur kundër saj, duke ndjekur rrugën e kundërt më të përplot ëndrra dhe qëllime fisnike, që për fat të keq ose mbetën në mes të rruges, ose nuk u bënë dot kurrë të tijat. Ato ishin dhe janë gjëra që filluan, po nuk u kryen prej pamundësisë që e ndjek njeriun. Ose më saktë prej pamundësisë klasike që gjithë jetën e ka rrethuar mikun tim të mirë e të pazëvendësueshëm.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne romanin Portret ne sepje autorja e suksesshme kiliane rrefen historine e nje gruaje te re qe ka vendosur te zgjidhe te fshehten e se kaluares se saj te larget, nga e cila ajo nuk mund te kujtoje asgje, per te hedhur drite mbi nje ankth te vjeter qe nuk e le te qete. Nje grua dhe e kaluara e saj. Permes dashurive, luftes dhe nyjave te gjakut. Nje nderim i madh lirise per te jetuar, per te rijetuar dhe per te treguar. Nje veper e magjishme qe te zhyt ne thellesite e kujteses dhe te te fshehtave te familjes. "Une besoj se gjeja me e rendesishme eshte qe, nepermjet te rrefyerit, e kaluara te behet po aq e perjetueshme. Ne historine e Aurores, si ne nje pasqyre gjigante, shoh edhe perfytyrimin e shume grave te koheve te sotme." Isabel Allende
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
'Midis sa e sa personave te afte, veprues, aktive, te ndjeshem dhe zemergjere me te cilet kemi punuar krah per krah, e ndjej per nder te falenderoj ne emer te te gjitheve ju, komisarin e jashtezakonshem te qeverise, z. Feruz Mataj. Ai ka mbetur gjithnje pika e kontaktit, e referimit kryesor dhe me e drejtperdrejte. I afte per te imponuar pikepamjet e tij me personalitetin e vet, i cili i njeh ne menyre te thelle nevojat e popullit te tij dhe qe i mbron ato me energji dhe pasion. Sa e sa here na ka imponuar zgjidhjet e tij, per t'iu pergjigjur me mire shpresave te popullit vet dhe eshte pikerisht kjo arsye qe ne, megjithese shpesh na takon te bejme ate qe do ai, edhe kur nuk na pelqen ajo qe ai kerkon, e admirojme, e çmojme dhe kemi besim tek ai, sic respektohet, çmohet dhe admirohet gjithnje ai njeri qe ben shume, me ndershmeri, per atdheun dhe popullin e tij. Falenderoj te paçmueshmin z. Feruz Mataj, nje mik i sinqerte shqiptar qe e do thellesisht vendin e vet. Gjen. Carlo Ciacci (Nga fjalimi i mbajtur me 5.3.1993 ne kampin e PELIKANIT)
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania