titleToAlt
Infektivologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno-stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit "Manuali i sëmundjeve infektive" pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohësisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. • Vëllimi është zgjeruar me pesë kapituj të rinj: "Semiotika e sëmundjeve Infektive dhe ekzaminimet diagnostike e mikrobiologjike", "Analiza laboratorike dhe ekzaminime instrumentale" (me video shpjeguese per kryerjen e hemogazanalizës, biopsisë osteomedulare, punksionit lumbar (rakicenteza), paracentezës, biopsisë hepatike dhe torakocentezës), "Imunoprofilaksia aktive dhe pasive", "Infeksionet prevalente në zonat tropikale", "Infeksionet në ambientet e vuajtjes së dënimit". • Kapituj të tjerë ("Bakteremia, sepsisi dhe shoku septik") janë rishkruar plotësisht. Në të gjithë kapitujt janë përditësuar të dhënat epidemiologjike të sëmundjeve të ndryshme dhe janë shtuar patologjitë e njohura së fundmi (për shembull, ajo MERS). • Autorë të rinj (kolegë të nderuar universitarë dhe spitalorë) e kanë pasuruar këtë edicion me kontributin e tyre të vyer. • Vëllimi plotësohet me përmbajtjen e dedikuar shtesë në faqen online (foto, test vetëvlerësimi, raste klinike, video). Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu drejtohet kryesisht studentëve dhe të sapo diplomuarve në sëmundjet infektive, por mund të jetë një instrument i dobishëm konsultimi edhe për mjekët e disiplinave të tjera.
Price: 5000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një burim unik i informacionit më të fundi t në çdo aspekt të shpëtimit, menaxhimit të traumës dhe kujdesit të frakturave në politraumë/pacientë me dëmtime multiple. Kontrolli Kirurgjikal i Dëmtimeve në traumë është prezantuar në mënyrë llogjike dhe sistematike duke e ndarë trajtimin në faza. Qëllimi i përbashkët është trajtimi në rradhë të pare i gjëndjeve jetë-kërcënuese, më pas trajtimi i frakturave serioze pelvike dhe të ekstremiteteve, që kërkon bashkëpunim ndërmjet të gjitha disiplinave të rëndësishme dhe nënspecialiteteve të përfshira në kujdesin e pacientëve të politraumatizuar, prandaj dhe libri ka karakter multidisiplinor. Ky libër është shkruar nga pionerë të fushës dhe autorët janë të gjithë ndër ekspertët më të vlerësuar. Botimi i dytë, një version i rishikuar dhe i përditësuar i librit "Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë" do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë klinicistët të cilët duhet të vlerësojnë ndërhyrjet jetëshpëtuese kundrejt rrethanave kërcënuese për ekstremitetin, duke përfshirë personelin e urgjencës, kirurgët e traumës, kirurgët ortoped-traumatolog dhe anestezistët.
Price: 6800 Lekë
titleToAlt
Libri "Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme" është një burim i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për prindërit e ardhshëm. Në këtë libër do të gjeni: këshilla mjekësore për nënat dhe baballarët e ardhshëm; informacione për planifikimin e shtatzënisë dhe problemet e fertilitetit; informacione javore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit; përgjigje për pyetjet e vështira ose të sikietshme; këshilla për ushqyerjen, ushtrimet gjimnastikore dhe shtimin në peshë; këshilla praktike për punën, udhëtimet dhe prindërimin..
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
METODA AVANGARDE E SHERIMIT Nëse jeni sëmurë dhe mjekët nuk e gjejnë dot shkakun e sëmundjes suaj, a do të prisni edhe 20 vite të tjera, përpara se shkenca të zbulojë shkakun e vërtetë të vuajtjes suaj dhe mënyrën për ta kuruar atë? A nuk është më me vlerë nëse dikush ju ndihmon që të shëroheni - tani? Anthony William ndan njohuritë e tij revolucionare lidhur me arsyet e vuajtjeve tona dhe mënyrën se si të shërohemi nga më shumë se 20 sëmundjet më të përhapura: ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti) Lodhja e gjëndrave mbiveshkore Autizmi Sëmundjet autoimune Sindroma e lodhjes kronike Depresioni dhe ankthi Diabeti Çrregullimet e tretjes Virusi epstein-barr Fibromialgia Sindroma e zorrës poroze Lupusi Sëmundja "Lyme" Simptomat e menopauzës Migrena Skleroza multiple Çrregullimi i stresit posttraumatik Artriti reumatoid Marramendja dhe tinitusi
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Teksti që po ju paraqitet, është përmbledhje e mësimeve që kemi zhvilluar mbi këtë lëndë me studentë dhe mjekë, që prej vitit 1956. Ky libër mbi Tuberkulozin osteoartikular është zhvilluar pas përvojes sime 60-vjeçare si specialist në këtë fushë. Teksti i përgjigjet kryesisht programit të luftës kundër T.B.Q mbas diskutimit dhe konsultimit të PKT. Besoj se do t'u vlejë jo vetëm studentëve, por edhe çdo mjeku për t'u konsultuar, sa herë që do ta shohë të nevojshme. Ai mund t'u shërbejë si 'Vademekum' edhe mjëkeve pneumologe; që të njohin Tuberkulozin si sëmundje të organizmit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 8000 Lekë
titleToAlt
Price: 7000 Lekë
titleToAlt
Price: 8500 Lekë
titleToAlt
Mjekësia ligjore mendohet se më shumë se shkencat e tjera integrohet me të vërtetë në evolucionin që ndodh në çdo periudhë kohore. Në librin “tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore”, paraqiten në radhë të parë veçoritë mjekoligjore të ngjarjeve të shumta të periudhës së tranzicionit në vendin tonë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Një mësim i vyer për jetën ...megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po cfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Nuk mund ta di as nëse do ta pëlqejë emrin përkedhelës që i kemi venë ne, por ndoshta ka diçka që mund t'i them atij fëmije që paraqet të ardhmen time. Ajo do të jetojë shumë pak me mua, që kam vetëm të shkuar. Mesazhi im për të është i thjeshtë : "Kur të jesh në një nga ato castet e shumta në jetë, kur do të të duhet të bësh një pasqyrë të vetes, merr një libër llogarish ku të shkruash se çfarë ke qënë, cfarë ke bërë dhe çfarë rëndësie ke pasur ti për botën. Të lutem, mos harro të përfshish në të faktin që ti mbushe ditët e një njeriu në prag të vdekjes, me dashuri të pafundme, me një gëzim të panjohur kurrë me parë për të, një gëzim që nuk rreket të kerkojë më shumë, por qëndron në hije, i kënaqur me aq. Në këtë kohë, kjo është gjëja më e bukur!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni: 1- Njohuri të përgjithshme, 2- Si ndikojnë parazitët tek strehuesi, 3 - Ndarja e parazitëtve sipas virulencës, 4 - Njëqelizorët, 5 - Krimbat, 6 - Teniet, etj.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Infeksionet salmoneloze janë sëmundje që shkaktohen nga bakteret e gjinisë Salmonela, të cilat bëjnë pjesë në fisin escherichiae që i përket familjes së enterobaktereve (enterobakteriaceo). Të parën etiologji bakteriale salmonelozën si sëmundje e ka zbuluar Gartmer 1888 gjatë një shpërthimi të madh toksikoinfektiv. Ai veçoi prej mishit të përdorur si ushqi dhe shpretkës së njerëzve të vdekur, bakteret shkaktare dhe nga viti në vit u vërejtën raste të tjera sëmundjeje të shkaktuara nga këto baktere, numri i të cilave rritej vazhdimisht. Këto baktere e kanë marrë emrin nga mjeku amerikan Daniel Elmer Salmon (1850-1914). Bakteret e gjinisë Salmonela janë shumë të përhapura në natyrë dhe rezervuari i tyre kryesor janë shpendët e llojeve të ndryshme, kafshët mishngrënëse e barngrënëse, derrat dhe brejtësit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Pikturat e qarta dhe artistike të Netërit për këtë libër janë përgatitur në formë të përshtatshme, që derisa studioni dhe mësoni anatominë e njeriut, të mund t'i plotësoni dhe ngjyrosni. Përcillni arteriet, venat dhe nervat përgjatë shtrirjes dhe degëzimeve të tyre; përforconi dijen tuaj mbi origjinën dhe insercionin e muskujve nga këndshikime të shumta dhe pamje të prerjeve të ndryshme; fitoni njohuritë më të rëndësishme mbi integrimin e organeve individuale në funksionimin e secilit sistem të trupit të njeriut. Anatomia e Netter-it - libri për ngjyrosje ju lehtëson studimin dhe plotëson librat e deritashëm. Nëse jeni duke ndjekur kursin e anatomisë apo, nga kureshtja, dëshironi të dini se si ndërtohet dhe punon trupi i njeriut, le t'ju shoqërojnë veprat artistike të Netter-it në studimin tuaj!
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Të gjitha metodat mjekësore diagnostike dhe terapeutike i nënshtrohen kuptimisht një procesi të pandalshëm të zhvillimit, ashtu që të dhënat mun d t’i përgjigjen vetëm gjendjes së diturisë në çastin e përfundimit të librit. Dozimit të medikamenteve në këtë libër, i është kushtuar kujdes i jashtëzakonshëm. Të gjitha të dhënat terapeutike në këtë libër vlejnë vetëm për të rriturit me funksion normal të veshkave dhe mëlçisë. Nuk mund të japim garanci lidhur me të dhënat mbi udhëzimet e dozimeve dhe format e aplikimit. Nga çdo lexues kërkohet kontrolli i kujdesshëm i rekomandimeve të autorit lidhur me preparatet në përdorim, posaçërisht edhe sa i përket indikacioneve, kontraindikacioneve, dozimeve, veprimeve anësore dhe ndikimeve të ndërsjella me medikamentet e tjera! Çdo dozim apo aplikim bëhet në rrezik individual të përdoruesit.
Price: 4500 Lekë
titleToAlt
"Dubin: Interpretimi i EKG-së" është një libër klasik ndërkombëtar, libri më i shitur mjekësor i llojit të vet. Meqenëse libri plotësohet vazhdimisht, po ashtu është edhe libri më i ri mjekësor i EKG-së si dhe libri më i pëlqyer në botë. Formatimi i thjeshtë i librit dhe ilustrimet me ngjyra në secilën faqe, garantojnë kuptimin e shpejtë; sonte e lexon dhe të nesërmen zbaton dijen e fituar, me besim të plotë. Një kapitull i tërë mund të kalohet dhe të përvetësohet vetëm gjatë një seance të shkurtër leximi. Në procesin e të mësuarit të interpretimit të EKG-së, lexuesi arrin një kuptim të thellë të fiziologjisë së zemrës.Theksi duhet të vihet tek të KUPTUARIT e jo tek mësimi përmendsh, në mënyrë që lexuesit të marrin me shpejtësi një dije praktike jetëgjatë, sepse..."Te kuptuarit është çelësi i dijes së përhershme" Pajisni vetveten me shkathtësitë diagnostike, të cilat shpëtojnë jetën e shumë njerëzve. Ky është fati yt. Dhe për këtë të jesh i sigurt, se është i vetmi: Dubin: INTERPRETIMI I EKG-së.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Libri "Onkologjia" është hartuar nga një grup i gjerë specialistësh të ndryshëm nga fushat onkologjike, me qëllim të parë që, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe te kuptueshme, duke shmangur hollësitë e panevojshme, të orientojë studentët dhe mjekët e rinj në proceset e patologjive malinje. Me qëllim që lexuesi të fitojë dije të qëndrueshme dhe të strukturuar, në këtë tekst janë vendosur të arriturat më moderne nga krijimi i librit mjekësor për studentë. Në fillim të çdo kapitulli prezantohen qëllimet kryesore, qe lexuesin e orientojnë në rezultatet e njohurive pas pervetësimit të kapitullit, kurse në fund të kapitullit jepen pikat përmbledhëse, të cilat janë pasqyrë përmbledhëse e lëndës se diskutuar në kapitull. Në fund të librit gjenden pyetjet për vetëtestim, kurse përgjigjet, në një kapitull të vecantë, para indeksit të librit. Figura e ballinës së librit simbolizon shumësinë e fushave mjekësore dhe shkencore, të cilat merren me hulumtimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje. I gjithë libri plotësohet me ilustrime me ngjyra, për të berë sa më të kuptueshme sëmundjet malinje, dhe së bashku me tabelat mundësojnë te kuptuarit dhe mbajtjen për kohë të gjatë në mend të njohurive me rëndësi per studentin nga fusha e onkologjisë.
Price: 2800 Lekë
titleToAlt
Radiologjia ka rol të pazëvendësueshëm në diagnostikën iniciale dhe menaxhimin e mëtejshëm të pacientëve. Ky botim, i rishikuar dhe përditësuar tërësisht, paraqet një botim plotësisht të ri të “Përmbledhjeve të leksioneve: Radiologjia”, i cili ofron njohurit themelore që duhen ditur nga studentët e mjekësisë, mjekët në praktikë, infermierët specialistë dhe punonjësit në departamerrtin e radiologjisë. Libri me ndarjen sipas sistemeve të trupit, siguron të kuptuarit e radiologjisë bazë meqenëse temë bosht i shpjegimit janë teknikat imazherike, interpretimi i grafive si dhe ekzaminimet radiologjike speciale. Në libër, theksi vendoset në pasqyrën e sëmundjes ashtu si shihet në ekzaminimet native dhe me kontrast radiografike, në udhëzimet për ekzaminimet e mëtejshme me anë të teknikave të tjera imazherike, si janë ultratingulli, CT-ja dhe MRI-ja. “Përmbledhje leksionesh: Radiologjia” përmban imazhe dhe ilustrime të reja dhe të përditesuara, seksionin e zgjeruar të traumave të skeletit, kutitë e "pikave kyçe" si dhe shfrytëzimin më të madh të listave që, e bëjnë ideal këtë libër për studim dhe përsëritje.
Price: 2100 Lekë
titleToAlt
Ky tekst bazë, studentit i ofron në mënyrë të përshtatshme temat themelore të imunitetit dhe imunopatotogjisë. Për të dhënë një pamje të plotë të lëndës, parimet kryesore shtjellohen në mënyrë progresive. Pjesa e parë e librit është hartuar në përputhje me programin për studentët paradiplomikë dhe përmban imunologjinë bazë ndërsa pjesa e dytë, merret me aspektet patologjike dhe klinike. Botimi i gjashtë i këtij libri, cilësohet me përmbajtjen e tij të përditësuar mbi rolin dhe rregullimin e qelizave dhe të molekulave të sistemit imunitar. Çdo kapitull përmban synimet kryesore dhe pikat përmbledhëse, të cilat ndihmojnë lexuesin që të përqendrohet në elementet më të rëndësishme që duhen ditur. Në fund, lexuesi mund të testojë veten përmes kapitullit të ri për vetëtestim, që përmban pyetjet për zgjidhjen e problemeve si dhe pyetjet me më shumë se një përgjigje. Figurat dhe tabelat sigurojnë një referencë të shpejtë, që e bëjnë “Imunologjinë” një libër përfekt për klasifikimin dhe memorizimin e lehtë të njohurive. Ky libër është ideal edhe për ata që e mësojnë imunotogjinë për herë të parë ose kanë njohuri të mëparshme.
Price: 2100 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim, tashmë shumë të njohur për nivelin e studimeve paradiplomike, Desmond Nicholl shtjellon parimet themelore të bazave të inxhinieringut gjenetik. Kështu që, duke qenë edhe i përditësuar në tërësi, libri nuk zgjerohet përtej parimeve kryesore të manipulimit me gjene. Teksti ndahet në tri pjesë: Pjesa I, paraqet hyrjen në biologjinë molekulare; Pjesa II, metodat që përdoren për manipulim të gjeneve; Pjesa III, prezanton aplikimet e kësaj teknologjie. Ky ka një kapitull të ri mbi shfaqjen e bioinformatikës si disiplinë e re. Karakteristikë tjetër është paraqitja e kutive të tekstit, përmes të cilave, në mënyrë të veçantë, theksohen aspektet kryesore të temave të diskutuara, si dhe, në fillim të çdo kapitulli gjendet përmbledhja e kapitullit, në të cilën tregohen qëllimet dhe rezultatet e pritura pas mësimit të kapitullit. Këto risi, së bashku me fjalët kyçe, hartat konceptuale dhe fjalorin, studentëve do t'ju mundësojnë studim sipas stilit të tyre të të mësuarit, dhe në fund, nga kjo lëndë, në të cilën studentët tradicionalisht kanë vështirësi, ata të fitojnë njohuri të qëndrueshme.
Price: 2100 Lekë
titleToAlt
Biokimia klinike paraqet një burim shume të rëndësishem të programit të kohës për studimin e mjekësisë. Ajo shtjellohet përmes një vargu dy faqesh "të njësive mësimore", ku secila njësi mbulon një aspekt të veçantë të biokimisë klinike. Të katër pjesët së bashku ofrojnë bazat e lëndës: • Hyrja në biokimi klinike hedh një vështrim përmbledhës mbi punën e një laboratori modern spitalor dhe interpretimin e rezultateve të gjetura; • Biokimia bazë mbulon pjesën e analizave në punën e përditshme si dhe lidhjen e tyre me gjendjen klinike; • Endokrinologjia mbulon testimin funksional të gjëndrës tiroide, adrenale, të hipofizës dhe të gonadeve; • Hulumtimet speciale ofrojnë një pasqyrë të analizave që kërkohen më rrallë, por të rendesishme. Ndryshimet kryesore të këtij botimi të katërt janë: Përmbajtja e re për: Hipokaleminë Hiperkaleminë; Lëngun cerebrospinal dhe lëngjet e tjerë të trupit; Materiali i rishkruar tërësisht për hulumtimin e funksionit të veshkave dhe hipertensionin;
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Dhuna dhe parandalimi i lëndimeve”: ► Jep përkufizime për lëndimet dhe shtjellon ndikimet tek të rinjtë, përfshirë edhe faktorët e rrezikut. ► Ofron strategjitë për parandalimin e lëndimeve në fusha të ndryshme, si nga mjetet motorike, në shtëpi, shkollë, punë, argëtim dhe sport. Po ashtu në libër përshkruhen dhe procedurat për reagime në raste emergjente. ► Shtjellon problemin e dhunës, në veçanti në shkolla, në mesin e atyre që kalojnë, poshtërimin, bezdisjen si dhe sjelljet e motivuara nga urrejtja. ► Jep një pasqyrë të qasjeve për mbrojtjen e shëndetit publik nga dhuna si dhe për parandalimin e tëndimeve. ► Përmban fjalorin, listën e burimeve në internet dhe bibliografinë e gjerë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Librat “Fakte shëndetësore”, japin informacione të qarta, drejt në temë, për çështjet kyçe të shëndetit të njeriut. Formati i përshtatshëm mundëson kërkimin e lehtë të temës, përgatitjen e shpejtë të prezantimeve, udhëheqjen e diskutimeve dhe përgjigjet e sakta në pyetjet e caktuara. Seria e librave “Fakte shëndetësore” është plotësim i shkëlqyeshëm i librave shkollorë dhe bibiiotekave, si një referencë që kuptohet lehtë nga të rinjtë. Libri “Alkooli dhe drogat e tjera”: ► Shpjegon se çfarë janë drogat dhe si veprojnë ato në tru. ► Tregon koston e marrjes së drogave dhe kush rrezikohet më së tepërmi nga ato. ► Ofron diskutimin e hollësishëm rreth duhanit, alkoolit dhe drogave të tjera, duke përfshirë narkotikët, stimuluesit, depresuesit, hallucinogjenet, marihuanën dhe drogat e klubeve. ► Shtjellon çështjen e parandalimit dhe mënyrat e trajtimit; duke përfshirë rolin e medieve dhe të sistemit ligjor. ► Përmban fjalorin, burimet në internet dhe bibliografinë e pasur.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania