titleToAlt
Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire-i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm amoral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën e të Keqen. Për shkak se vetdija ligjet i nxjerr prej vetes së vet, ajo duhet konsiderue, simbas termave kantiane, si ligjvumësja e qytetit të qëllimeve. Ksaj i duhet me marrë totalisht përgjegjësitë, si dhe me krijue vlerat e veta, kuptimin e botës e të vetë jetës së vet. E sigurisht, njeriu që deklaron se "ajo që krijohet prej mendjes asht ma e gjallë sesa materia", e ka ndie ma shumë se askush tjetër fuqinë e misionin e vetdijes. Me të, ai e ka pa mirë, diçka e re shpërthen në botë, diçka që nuk ekzistonte ma parë: kuptimësia. Po kshtu ajo vepron në të gjithë rrafshet e përjetësisht vijon krijimi.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Erosi dhe Thanatosi në mjerim (Një vështrim semiologjik mbi romanin « Lumi i Vdekur » të Jakov Xoxës) Letërsia e shkruar në vitet e socializmit ka nevojë të tregohet edhe në një formë tjetër për t'u kuptuar më mirë si tekst dhe p'ër të ndriçuar më qartë raportin e zërit off me zërin on, për të marrë vesh më mirë rolin e autorit të tekstit dhe rrëfyesit dhe, në fund fare, për të kuptuar më mirë nëse autorët e realizmit socialist rrëfenin ngjarjen duke ilustruar një tekst të shkruar për të, apo ndërtonin vetë një të tillë, duke mos iu bindur atij teksti të shkruar më parë. Duke e lexuar me këtë sy dhe duke pasur parasysh se ai është botuar para pesëdhjetë e katër vjetësh, në fillim në revistën «Nëntori» në vitin 1964, e pastaj si libër më vete me pjesë, vura re se ky roman nuk duket se është shkruar nën trysninë e realizmit socialist dhe është më shumë një narrativë natyraliste që ndërtohet jo aq nga shtysa për të vizatuar mjerimin, gjendjen e vështirë të fshatarësisë, ndarjen klasore, shfrytëzimin etj. Ky roman është shkruar nën një shtytje tjetër, mendoj unë. Rrëfimin këtu e vë në livizje pasioni, erosi dhe vdekja, thanatos.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
...emri i Kristo Floqit është përmendur e analizuar në shumë organe të shtypit të kohës, kur ai dominoi në jetën politike dhe shoqërore. Fisnik në pamje, erudit në kulturën e tij, një personalitet poliedrik me botëkuptim të formuar nën ndikimin e disa kulturave, burrë i vërtetë shteti, orator dhe organizator i përkryer, ai i bënte vend vetes në të gjitha mjediset, shoqëritë dhe vendet ku ai jetoi pjesën më dinamike të jetës së tij. Dramat e K. Floqit përvijohen brenda caqeve të romantizmit të vonë. Në to, shquajmë motivet atdhetare, kontrastet dhe patoset e forta ideo-emocionale, duke prekur plagë e lëndime sociale. “Studiuesja i ka spikatur me kompetencë këto prirje, duke u ndalur sidomos edhe tek humori i komedive të tij, një humor disa herë tepër i hidhur, duke parapëlqyer kundërshti me peshë sociale, por pa i rënduar ato me antagonizma dhe papajtueshmëri të skajshme.” Prof. Dr. Josif Papagjoni Kritik teatri
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Për prozën poetike Nasho Jorgaqi ka lëvruar prozen poetike gjerësisht. Tema e dashurisë zë vend të rëndësishem dhe mendoj se është ajo që ka vënë në lëvizje penën e autorit. Ai vjen me këtë gjini sa të bukur dhe aq elegante dhe është i vetmi që e lëvron atë gjërësisht. Suksesin më të bukur lexuesi e ndjen tek tema e dashurisë, ndaj mendoj se ato janë prozat me të frymëzuara Dhori Qiriazi, Poet
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër mblodha shkrimet e mia mbi kozmologjinë poetike të poetit Moikom Zeqo, të shkruara gjatë këtyre dy viteve të fundit 2018-2019. Poezia e Moikomit është një model i paparë më parë në poezinë tonë. Ajo ka sjellë jo vetëm një tematikë krejt të re. Por, mbi të gjitha, një koncept krejt të ri modern mbi krijimtarinë poetike. Risija e tij ka të bëjë me procesin e perceptimit dhe të mishërimit konceptual të realitetit dhe me "rimagnetizimin" e figurave artistike, të metaforës dhe të alegorisë. Ai arrin të krijojë figura të plota dhe të pandara midis subjektit dhe objektit, midis tokësores dhe universales, duke arritur një pasqyrim kompleks të përmbajtjes të procesit të mendimit dhe po aq të stërholluar të perceptimit artistik. -Vangjush ZIKO
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Artin e Kadaresë e shquan një forcë tërheqëse e jashtëzakonshme estetike, ku kumbojnë melodi të bukura e dridhmuese dhe një gjuhë artistike sublime, kurse ajo që i mban të lidhura veprat e tij, është shumëllojshmëria temave, motiveve, rrëfimeve dhe stileve, si dhe toni madhështor narrativ, ku del në pah talenti dhe fuqia kreative, nëpërmes tekstit të pasur estetik dhe kulturor. Kadareja, ka shkruar një vepër të pasur e të shtrirë në shumë gjini, dhe si e tillë, ajo përbën një dukuri unike e autentike në letërsinë shqipe. Kadareja, me imagjinatë mahnitëse dhe sqimë të veçantë krijuese, ka hulumtuar ekzistencën njerëzore në thellësi dhe lartësi, dhe kështu, ka formuar një univers të pafund dhe kompleks, semantik dhe gjuhësor, në të cilin, sa herë që kthehesh, gjen diçka të re: të bukur, tronditëse dhe joshëse. E, një nga tiparet më autentike dhe më origjinale, që e dallon atë prej autorëve shqiptarë, por edhe të huaj, është cilësia intelektuale e artit të tij, që bashkëjeton për mrekulli me cilësitë estetike.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
I. Azem Shkreli është poet e kritik letrar shqiptar. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues dhe drejtor i "Kosova Film". Lindi në vitin 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme dhe më pas, Fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht, kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjitnatyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurc", botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997. Azem Shkreli u ngjit në majën e letrave shqipe. II. Dritëro Agolli lindi më, 13 tetor 1931, në Menkulas të Devollit, afër Korçës. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës. Më pas, nisi studimet në Shën Petërburg. Ka punuar gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe, për shumë vjet, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka qenë deputet i kuvendit. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj. Është fitues i disa çmimeve letrare. Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqipe si protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Është quajrur edhe si shkrimtar i madh i një «gjuhe të vogël». Ai u shfaq në letërsi si autor me kërkesa të larta për poezinë dhe synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. U nda nga jeta më, 3 shkurt 2017, në Tiranë. Dritëro Agolli do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptar. III. Fatos Arapi ka qenë poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. U lind në Zvërnec të Vlorës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe. Ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po ashtu, gjatë viteve 1959 - 1966, ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare "Ismail Qemali", për rreth katër vjet (mars 1966 - gusht 1969). Në vitin 1971 u emërua pedagog në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës "Sami Frashëri", Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983. Në vitin 2008 e fitoi "Kurorën e artë" në manifestimin poetik "Mbrëmjet e Poezisë Strugane" dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim. Vitet e fundit zgjodhi të qëndronte i mbyllur në shtëpi, larg jetës së zhurmshme publike. IV. Imail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 1936. Është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës dhe të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1958, nisi studimet në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore, "Maksim Gorki", të cilat detyrohet t'i braktisë para kohe, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS. Sapo u kthye në atdhe, nisi punën si gazetar dhe i mëshoi karrierës letrare. Deri më sot, veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të ndryshme, duke u bërë kështu, përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe në botë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me "Prix Mondial Cino Del Duca"; më 2005 fitoi "Man Booker Internaiional Prize", më 2009, çmimin "Prince of Asturias Aivards" për Artet, kurse në vitin 2015, çmimin "Jeruzalem", e më, 2016, presidenti francez i akordoi titullin "Komandant i Legjionit të Nderit", më 2019 iu akordua çmimi ndërkombëtar "Neustadt", në Amerikë, si dhe çmimi "Pak Kyongni", në Korenë e Jugut. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Kadare krijoi një vepër me karakter universal, por rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet edhe si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit XX dhe XXI. V. Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si romancier, tregimtar, eseist, polemizues, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Është një ndër themeluesit e së përjavshmes "Lobi", e cila botohej në Shkup, nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës kulturore "Jehona" (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SHB "Flaka e vëllazërimit" (1991-1992). Në Institutin "Shoqëria e Hapur - Maqedoni", ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj, ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë, i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturor në Shkup. Është shkrimtar që, përveçse në gjuhën amtare, shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Shkrimet e para letrare i ka botuar në fillim të vitit 1970. Proza e tij është e veçantë dhe tërheqëse. fshtë fitues i çmimit "Rcxhai Surroi" për romanin "Vitet e urithit", 2008. Në yitin 2019, fitoi dy çmime, njëri pas tjetrit, në' Panairin e Librit në' Fier dhe në Panairin e Librit, Prishtinë', për vëllimin me tregime, "Lutjet e mesnatës". Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate, etj. VI. Majlinda Nana Rama është shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencorë, studime, kritikë letrare, romane, novela etj. Ka lindur në Tepelenë, më 1980. Në vendlindje ka marrë mësimet e para e ato të mesme. Gjatë viteve 1998-2002, ka kryer studimet e larta për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Në vitin 2012, ka përfunduar Fakultetin e dytë, atë të Shkencave Politike në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në vitin 2014 merr titullin "Master i Shkencave në Shkencat Politike dhe Juridike", Është në proces për mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës. Ka punuar si administratore e SHSSH-së dhe si disa vite, mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Prej vitit 2004 punon në disa media. Nga viti 2006 dhe aktualisht është gazetare e gazetës "Panorama". Në të njëjtën kohë. lca qenë drejtoreshë e departamentit të mformaoonit pranë televizionit "Apollon" (2004-2012). Po ashtu, ka punuar si gazetare e televizioneve "Ora Neës', TV Klan dhe Abc Neës. Si shkrimtare Majlinda Rama u bë e njohur me romanin “Perandorët”, i cili bëri jehonë të madhe për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes fabulare të shumë elementeve. Ky roman, që i hapi rrugën në letërsi në pak kohë do të bëhej edhe film në Zvicër. Stili I veçantë i Majlinda Ramës ra menjëherë në sy të kritikëve e studiuesve më të njohur të kohës si: Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Dritëro Agolli, Jorgo Bulo, Klara Kodra e shumë të tjerë, të cilët panë te shkrimtarja e re një talent të spikatur. VII. Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqipe. Dallohet për romane, novela, por ka shkruar edhe shumë tregime e ese letrare. Ka lindur në vitin 1946 në qytetin e Shkodrës. U diplomua në Universitetin e Tiranës për letërsi shqipe. Pas studimeve, u emërua mësues në rrethinat e Kukësit, ku punoi për shumë vite. Pas transferimit në Tiranë/ nisi punë si redaktor në Revistën Letrare "Nëntori" dhe më vonë, si kryeredaktor i Gazetës Letrare "Drita". Në vitet '90, kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen intelektuale për përmbysjen e sistemit totalitar. Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i Shtëpisë Botuese "Letrat", ku e filloi veprimtarinë me romanin "Përbindëshi" të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm. Në vitin 2000, bëhet kryeredaktor i të përjavshmes "Albania e vogël", suplement letrar i gazetës së përditshme "Albania". Njëkohësisht, që nga viti 2000, u shqua si eseist dhe publicist. Si autor u bë i njohur nga librat me tregime, që u pasuan me romanet e tij, duke spikatur veçanërisht me triptikun e romaneve "Gjaku i dallëndyshes" dhe "Gjysma e Xhokondës”. Më parë kishte botuar romanet "Një verë pa lamtumirë" dhe "Mali i tejdukshëm", i cili për modernitetin e formës, është cilësuar si rebelim i autorit ndaj metodës së socrealizmit. Autori është fitues i disa çmimeve letrare.
Price: 3500 Lekë
titleToAlt
Me poshtë do të gjeni thjesht shënimet e një kompozitori për shkrimtarin më të madh të letrave shqipe, me një fokus të vetëm: muzika në procesin krijues dhe në krijimtarinë letrare të Kadaresë, përmes një leximi muzikologjik dhe etnomuzikologjik të saj. Është një proces i vështirë, pasi duke pasur në thelb të kuptuarit e procesit shumëpërmasor të krijimit, jemi të një mendjeje me Helena Kadarenë kur thotë se "zanafillën e rrënjëve të një vepre shkrimtari nuk donte ta shpjegonte, sepse edhe të donte, s'do të dinte, edhe të dinte, s'duhej se kjo bënte pjesë në urdhrat e artit"
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“...Një libër i ri studimor, ku përfshihen studime, përsiatje, refleksione përditshmërie, skica, analiza që kanë objekt letërsinë. Boshtin kryesor të librit e përbëjnë përsiatjet e autores rreth veshjes dhe ngjyrimeve lirike të tekstit letrar në përgjithësi. Në të vërtetë, dihet se emocioni, ndjenja në art, edhe ajo e fjalës, pra, është përbërëse e përhershme, prani e nënkuptueshme që nga fillimet e saj, por dozimi në llojet zhanrore, vjen shtigjeve, natyrave, perspektivave, ngasjeve të ndryshme. Këtë shtresim nxitës rreh ta gjurmojë dhe ta thellojë përmes qasjes fare të veçantë dhe origjinale, Rama, sidomos përmes vargjeve lirike të Rembosë, Bodlerit, Lamartinit, Lorkës, Bërnsit dhe poetëve të tjerë nga poezia botërore, si dhe poezisë lirike të Lasgush Poradecit, Ali Asllanit, Dritëro Agollit, Podrimjes, Shkrelit, Camajt dhe lirizmin te poezia e një sërë autorësh të rinj të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Është për t’u veçuar analiza për dy kryeveprat e Jeronim De Radës: “Këngët e Milosaos” dhe “Serafina Topia”, ai për “Procesin” e Kafkës, etj. Përsiatjet, esetë dhe refleksionet janë dëshmi se autorja priret nga ngasje të ndryshme që vijnë shtigjeve dhe fushave të shumta, dëshmi edhe e kërshërisë që libri do të nxisë te lexuesi. Majlinda Nana Rama, s’ka dyshim se është lexuesi kreativ i tekstit letrar dhe sjell një qasje të sajën, të veçantë dhe të suksesshme në fushën e studimeve letrare te ne...”
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“…Ky libër vjen si një polifoni e vërtetë, e përsosur. Aromë magjike e botës – dashuri, e fuqisë dhe mistereve të saj. Autorja, mjeshtre në ndërtimin e lirizmit dramatik të tekst-rrëfimit, balancon mirë mes të kundërtave: mes ikjes dhe kthimit, mes Po-së dhe Jo-së, mes realitetit dhe ëndrrës, mes pranisë dhe mungesës, trupit dhe shpirtit, mes tokësores dhe qiellores, statuse këto që, pandërprerë zëvendësojnë njëra-tjetrën me lehtësi dhe elegancë, me përsosmëri estetike… Majlinda Rama, me një fund që vjen dhe sjell qetësi, paqe kontemplative, qiellore, e le të hapur dritaren e universit të pafund të dashurisë, në kërkim dhe prurje, të pritura të papritura, diskretshëm edhe ndjesinë për fluturime të radhës…
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
I shkelqyer,i frymzuar, plot erudicion te lavdishem, Letersia dhe zotat eshte kulmi i studimeve te jetes te Roberto Calassos, per vendin dhe rolin qe kane zotat ne imagjinaten njerezore. Duke zbuluar peshperimen hyjnore qe fshihet pas poezise dhe prozes me te mire qe vjen nga shekujt, Calasso na jep nje ndjesi te perterire te misterit dhe magjise te letersise se madhe. Nga debimi i zotave klasike pergjate Epokes se Arsyes qe bene Romantiket ne emer te emancipimit dhe me vone, vendi i tyre ne letersine e kohes sone, historia e zotave mund te lexohet si nje histori e shenjuar dhe e shkelqyer e vete frymezimit letrar. Duke riperseritur kete histori, Calasso shperfaq nje hapesire te shenjte per letersine ku prania e zotave eshte e dallueshme. Peremtimet e tij per natyren e "letersise absolute" na shpien ne sferat e Dionisit dhe Orfeut, Baudelaire-it dhe Mallarme-se dhe nxitin nje mbrojtje te paster dhe te pasionuar te formes poetike, madje edhe kur ajo u shkeput dukshem nga çdo funksion i saj shoqeror. Lirike dhe e plote, Letersia dhe zotat eshte nje akt i fuqishem i afirmimit letrar qe meriton te lexohet se bashku me kryeveprat qe nderohen ketu.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili) në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri) Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshihen edhe të tjera tekste si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni , apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave eseistike të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, po nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta zgjeruar vëllimin i ka lënë vendin sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë-vullnetit të autorit
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
“Rrëfenja kuteliane” është një tregim i shkruar në mënyre të veçantë për t’u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi , i cili transformohet ne rrëfimtar , pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin. Rrëfimtari lexon me zë të lartë , duke respektuar rregullate “ pikësimit “ të krijuara nga Kuteli; fjale-pauzat dhe onomatopetë; këto së bashku me shenjat klasike të pikësimit e copëzojnë fjalinë dhe ajrosin rrëfimin, për komoditetin e rrëfimtarit dhe të dëgjuesit . “Rrëfenja kuteliane “ përben risi në prozën modern shqipe . Ky punim i shoqëruar me përkthimin frëngjisht të rrëfenjës “Fshati im e pi rakinë” është mbrojtur në Ecole Pratique Des Hautes Etudes, pranë Sorbonne-s, në Paris, në tetor 1997.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Letërsia në rrezik” shfaq Tzvetan Todorovin, dijetarin e Qarkut të Parisit, teoricienin e njohur, në fushën e gjerë të teorive estetike, veçan mbi letërsinë. Todorovi skicon statusin e teorive në traditën e gjatë të tyre dhe prek letërsinë sot, gjithnjë duke sugjeruar si objekt studimi e mësimi në shkollë Letërsinë, para metodologjisë. “Letërsia në rrezik” shtron e problematizon rishtas relacionin e letërsisë me botën, me autorin e me lexuesin, për të kërkuar komunikimin e hapur, kërkimin e paprerë të kuptimeve letrare, për të parë strukturat në funksion të semantikës së tekstit. Autori i “Poetikës”, njëri nga tekstet më të rëndësishme të strukturalizmit frëng, te “Letërsia në rrezik”, përtej koncepteve strukturaliste, prek idetë, provohet me to. “Letërsia në rrezik” nuk është një alarm i sotëm, por një vetëdije e përhershme, e cila provon t'i shpie kërkimet letrare e lexuesit drejt natyrës statutare të letërsisë. Letërsia ka natyrë dhe funksione të afërta/përbashkëta e të veçanta me domene të tjera. Todorovi do komunikimin me Letërsinë, për të ikur nga ideologjitë, por edhe nga formalizimi ose personalizimi total shkrimit/leximit/kërkimit letrar.”- Kujtim M. Shala.
Price: 560 Lekë
titleToAlt
“Në këtë studim, shkrimtari Gëzim Aliu, ka analizuar gjithsej pesëmbëdhjetë romane të cilët janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Përbindëshi”, “Dasma”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Nëntori i një kryeqyteti”, “Ura me tri harqe”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën”, “Koncert në fund të dimrit”, “Dosja H” dhe “Viti i mbrapshtë”. “Romanet e Ismail Kadaresë (1963-1990)”, është monografia që u botua së fundmi nga shkrimtari Gëzim Aliu. Kjo monografi ashtu siç na tregon edhe vetë titulli objekt studimi ka romanet e shkrimtarit madh Ismail Kadare të periudhës kohore 1963-1990. Në një rrëfim për KultPlus, shkrimtari Aliu, tregoi në detaje në lidhje me këtë monografi e cila i ka marrë kohë dikur rreth pesë vite punë. “Romanet i kam analizuar në dy rrafshe të ndërlidhura: retorika e tekstit dhe narracioni, që përbëjnë edhe dy pjesët e punimit. Retorikën e tekstit të romaneve të Kadaresë e kam parë në ballafaqim me retorikën e doktrinës së realizmit socialist që, në periudhën në fjalë, synonte ta shndë¬rron¬te letërsinë në mjet propagande”, tha fillimisht Aliu, i cili tregoi tutje se në pjesën e dytë i ka analizuar anët formale e teknike të narracionit.”- Sarandë Selimi.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Studimi “Vepra letrare e Esad Mekulit dhe kritika e saj”, siç thotë edhe vetë autori, synon të sjellë një kontribut të ri, duke u udhëhequr nga parimet estetike dhe kriteret artistike, duke iu shmangur interpretimit dhe vlerësimit himnizues e glorifikues. Grajçevci është përpjekur që vlerësimin e krijimeve të veçanta letrare të Esad Mekulit, të krijuara në kushte e rrethana specifike, ta bëjë duke pasur parasysh kontekstin kohor të krijimit të tyre. Në pjesën e parë shtjellohet kritika e veprës së Esad Mekulit, (ku autori shqyrton: ngritjet dhe rëniet e interesimit të kritikës letrare, strukturën tematiko-motivore, disa veçori dhe vlera ideoartistike, disa poezi më të lexuara e më të debatuara, vendin e tij në historinë e letërsisë shqipe, etj.), ndërsa në pjesën e dytë, vepra letrare e Esad Mekulit, (në prizmin e vrojtimit të së cilës merren: njeriu etik dhe formimi letrar, shkolla letrare "Jeta e Re", pikëpamjet estetiko-letrare, poezia, përkthimet). Pas përfundimit, në libër sillen: rezymeja në gjuhën angleze, bibliografia (përkatësisht: përmbledhjet poetike të Esad Mekulit, shkrimet kritike dhe shkrime të tjera të Esad Mekulit, artikuj, studime dhe shkrime të ndryshme për Esad Mekulin), literatura e përgjithshme, si dhe treguesi i emrave.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Libri i Arshin Xhezos “Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh” nuk është një libër kujtimesh; edhe pse aty tregohen edhe ndodhi e personazhe të jashtëzakonshme. Libri ka fate dhe histori të rënda të shtypit, letërsisë dhe kulturës shqiptare në totalitarizëm, histori të analizuara me mençuri, bukuri, dinamikë dhe mprehtësi me fakte, dëshmi dhe dokumente autentike. Këtu gazetari ndihmon studiuesin dhe anasjelltas, duke bërë refleksione dhe analiza befasuese. Ky është një libër për dramat e mëdha të gazetarisë e kulturës shqiptare përmes protagonistëve të vet, jo për lloj-lloj lepujsh e pulash që vegjetonin edhe aso kohe nëpër redaksira. Ky libër, më shumë se sa për censurën nga lart- këndvështrim i kudotrajtuar, flet për disiplinën ideologjike vullnetare, për totalitarizmin nga poshtë, për autoçensurën për të cilën pak kush rrëfehet apo flet publikisht. Ai flet me fakte e dëshmi për manipulimin e medias dje, në shoqërinë e kontrolluar apo të vetëkontrolluar, por edhe sot nën demokraci, pra, në kushtet e lirisë. Dhe këtë e thotë jo si një denoncim prej disidenti të një kohe tjetër, por me shumë dhimbje, përmes dramës së njerëzve të shtypit, ku autori e identifikon edhe veten deri në fund. Arshin Xhezo e pa makinerinë e pushtetit nga brenda në kohën e betonit dhe të parafabrikateve, por nuk merret me thashethemet kundër tyre. Këtë shkallë ligjërimi ai e refuzon, ashtu si dhe krijuesit e tyre. Por ai zbardh e analizon thelbin, mekanizmat e diktaturës mbi lirinë e shprehjes, mekanizma që janë pothuaj të njëjtë, pavarësisht nga forma e diktaturës, të majta a të djathta qofshin. Si thotë vetë autori, “karakteret e fortë janë nga ata gurë që thyejnë çekanë dhe fyerjen e provokimin e kthejnë në sfidë e privilegj”. Falltari i famshëm i mitologjisë greke, Tirezeu, u ndëshkua me verbim të përjetshëm, por edhe me dhuntinë për të parashikuar të ardhmen, vetëm sepse e pa lakuriq hyjneshën Athina.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mitrush Kuteli është i pari autor shqiptar i një libri me studime kritike për letërsinë. Me librin e tij “Shënime letrare” Kuteli paraqitet si një individualitet i rendit parësor në këtë fushë.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania