titleToAlt
Shkrimet e hershme të Europës mesdhetarare mund të interpretohen përmes gjuhës së përbashkët të fiseve pellazgjike gjuhë e mbijetuar mrekullisht në shqipen popullore të sotme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Ky libër, përbën një ndihmesë tjetër të çmuar në fushën e kulturës së gjuhës dhe të planifikimit gjuhësor, në një moment kur, nga njëra anë, kujdesi për gjuhën ka rënë në shkallën më të fundit që mund të mendohet dhe, nga ana tjetër, po bëhen përpjekje të ethshme për institucionalizimin e ndërhyrjeve arbitrare në normat e gjuhës standarde. Pikërisht, ky reagim i autorit ndaj këtyre dukurive shqetësuese e bën këtë botim shumë aktual dhe të mirëpritur nga lexuesit. Libri është një përmbledhje me studime, artikuj e intervista. Tematika e tij e larmishme shtjellohet në nëntë krerë, ndër të cilët pjesën kryesore e zë kreu III “Sendërgji për përmbysjen e standardit e kthim te dialekti”, në të cilin trajtohen çështje të planifikimit gjuhësor dhe të kulturës së gjuhës në mediet e shkruara e të folura: shkeljet e normës fonetike, leksikore e gramatikore, lajthitjet gjuhësore, çështjet e ndikimit të gjuhëve fqinje në leksikun e në ndërtimet gramatikore të shqipes gramatikore, çështjet e purizmit etj. Një vend të veçantë në këtë libër (kreu II: “Situata në arealin linguistik në Maqedoni shqipja si gjuhë e huaj në plëngun e vet”) e zë trajtimi i problemit të statusit të shqipes në Maqedoni dhe i të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në këtë republikë. Duke mbetur në fushën e sociolinguistikës, një krye tjetër i librit merret me veçori të komunikimit gjuhësor në mjedise të ndryshme sociale.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Qemal Murati lindi më 6. 8. 1955 në Tuhin të Kërçovës. Shko¬lli¬min fillor e ka kryer në vendlindje. Më pas ka vijuar mësimet në gjimnazin e Prishtinës dhe ka kryer studimet e larta për gjuhë e letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës (1975-1979). Prej vitit 1978-1980 punon si lektor dhe redaktor në gazetën e studentëve “Bota e Re” dhe redaktor gjuhësor në Televizionin e Pri¬shtinës (l98l). Në vitin l983 mori gradën e magjistrit, me studimin “Ndikimet re¬c¬iproke midis shqipes dhe maqedonishtes”, ndërsa në vitin l989 ka marrë gradën e doktorit të shkencave filologjike në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, më temë“Sllavizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë”, para Komisionit vlerësues: Akad. Idriz Ajeti, Akad. Oli¬vera Jashar-Nasteva, Prof. dr. Latif Mulaku, dhe Akad. Besim Bokshi. Më 1982 pranohet bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albano¬logjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhësisë. Në vitin 2003 zgjidhet këshilltar shkencor në këtë Institut (që është i barasvlershëm me titullin Profesor ordinar në universitet). Nga viti l985-86 ka realizuar një qëndrim specializimi për gjuhësi në Paris, në Universitetin e Sorbonës.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ragip Mulaku kësaj radhe vjen me veprën "Ndihmesa për gjuhën shqipe" , me të cilën jep një kontribut të çmueshëm në studimet albanologjike. Sipas tematikës së që ka trajtuar, lëndën e ka ndarë në këta krerë: I. Gjuha standarde dhe kultura letrare, II. Ndihmesa për gjuhën shqipe dhe për formimin e standardit, III. Çështje të shqipes në shkrimet e vjetra, IV. Kulturë gjuhe.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Qemal Murati lindi më 6. 8. 1955 në Tuhin të Kërçovës. Shko¬lli¬min fillor e ka kryer në vendlindje. Më pas ka vijuar mësimet në gjimnazin e Prishtinës dhe ka kryer studimet e larta për gjuhë e letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës (1975-1979). Prej vitit 1978-1980 punon si lektor dhe redaktor në gazetën e studentëve “Bota e Re” dhe redaktor gjuhësor në Televizionin e Pri¬shtinës (l98l). Në vitin l983 mori gradën e magjistrit, me studimin “Ndikimet re¬c¬iproke midis shqipes dhe maqedonishtes”, ndërsa në vitin l989 ka marrë gradën e doktorit të shkencave filologjike në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, më temë“Sllavizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë”, para Komisionit vlerësues: Akad. Idriz Ajeti, Akad. Oli¬vera Jashar-Nasteva, Prof. dr. Latif Mulaku, dhe Akad. Besim Bokshi. Më 1982 pranohet bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albano¬logjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhësisë. Në vitin 2003 zgjidhet këshilltar shkencor në këtë Institut (që është i barasvlershëm me titullin Profesor ordinar në universitet). Nga viti l985-86 ka realizuar një qëndrim specializimi për gjuhësi në Paris, në Universitetin e Sorbonës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
I. Gjuha shqipe dhe çështja e standardizimit Gjuha letrare a standarde: Popuj të ndryshëm, në një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre historik, në kohën e ndërtimit të marrëdhënieve ekonomike e shoqërore, që karakterizojnë një shkallë të lartë të organizimit politik e kulturor, kanë ndier nevojën për të krijuar një formë të veçantë të gjuhës kombëtare, e cila të përdorej në shumë sfera të jetës si mjeti më i përhapur i komunikimit, dhe këtu nuk bëhet fjalë për një komunikim çfarëdo, po për një komunikim, do të thoshim të kulturuar – në fushën e letërsisë, të dijes përgjithësisht e në jetën politiko-shoqërore. Pikërisht kjo formë e gjuhës, e krijuar në mënyrë të ndërgjegjshme e mbi forma të tjera të gjuhës, të cilat gëzonin ndonjë respekt e epërsi të veçantë ndaj të tjerave forma, - ndër popuj të qytetëruar është emërtuar gjuhë letrare, po e njohur edhe me të tjera emërtime – gjuhë e kulturës, gjuhë e përgjithshme, gjuhë kombëtare etj. Kjo, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi, ka zënë të emërtohet gjuhë standarde. Fillimisht do të jetë quajtur gjuhë letrare (dhe kështu vazhdon të quhet ende në ditët tona në shumë mjedise në kulturën tonë), pra fillimisht do të jetë quajtur kështu, sepse ajo lidhej ose pandehej të kishte një lidhje shumë të ngushtë me letërsinë … Le ta themi se nocioni letërsi më përpara përdorej për të shënuar gjithë krijimtarinë dhe jo vetëm atë letrare. Po emërtimi i kësaj forme të gjuhës del të duket edhe më shumë i lidhur me letërsinë sidomos në disa gjuhë evroperëndimore e sllave (krahaso: gjerm. – Literatursprache, rus. – Literaturnij jazek e të tjera), sa kohë që as në shqipen nocioni literaturë nuk është i panjohur… Ndoshta duhet të theksojmë se Fjalori i shqipes së sotme (Tiranë 1984, f. 391) jep këtë përkufizim për gjuhën letrare: (Gjuha letrare është) “forma më e përpunuar e gjuhës së një populli, e cila ka norma të caktuara, të ngulitura në të shkruar e në të folur dhe arrin njësimin më të lartë në kohën e krijimit të kombeve e të shteteve kombëtare”. Nuk ka asnjë dyshim se gjuha letrare fushën më të përshtatshme dhe mundësitë më të mëdha të pasurimit i gjen pikërisht në krijimtarinë letrare, dhe kjo për dy arsye që janë përgjithësisht të njohura: E para, shkrimtarët janë njohësit më të mirë të thesarit gjuhësor dhe përdoruesit mjeshtërorë të këtij thesari, madje duke mbajtur parasysh gjithë përdorimet, qoftë në krijimtarinë popullore dhe qoftë në krijimtarinë e shkrimtarëve paraardhës; E dyta, sepse pikërisht në letërsinë gjuha gjen realizimin e të gjitha potencialeve e të zhdërvjelltësisë deri në shkallën e përdorimit figurativ e të përmbysur të elementeve të veçanta gjuhësore e të lidhjeve nga më të pasurat të mundshme në njësi të ndryshme gjuhësore, sidomos në fushën e fjalëformimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve sintaksore … Megjithëkëtë, në letërsi, pra në një vepër letrare, krahas elementeve të standardizuara, autori mund të përdorë, dhe zakonisht përdor, edhe fjalë e njësi frazeologjike të marra nga dialekte të ndryshme të gjuhës, ndonjëherë edhe fjalë e shprehje arkaike a të një periudhe të shkuar të historisë, të cilat kanë kaluar në klasën e barbarizmave, e të tjera, që shkrimtari do t’i përdorë për të karakterizuar personazhe të një konteksti të caktuar historik, politik e kulturor, ose edhe për të shënuar luftën dhe dallimet midis brezave a klasave shoqërore në një të kaluar të afërt a të largët. Ndoshta edhe ky do të jetë një nga shkaqet pse në vend të emërtimit gjuhë letrare, ka zënë të përdoret, sidomos në kulturën evroperëndimore, nocioni gjuhë standarde ose standard gjuhësor. Nuk dua të zgjerohem më shumë lidhur me nocionin gjuhë standarde, sepse, sikur është e ditur, në të gjitha fushat e jetës moderne, ngado të sillesh, do të ndeshesh me standarde e me norma të ndryshme që duhen respektuar, shkelja e mosrespektimi i të cilave shkakton gjithmonë kokëçarje … Thënë shumë shkurt, është quajtur kjo - gjuhë standarde, sepse në të mund të përdoren dhe/ose lejohen të përdoren dhe/ose vlerësohen të drejta për t’u përdorur vetëm elemente gjuhësore të standardizuara, duke nisur që nga shqiptimi i fonemave e morfemave, përmes përdorimit të formave gramatikore e deri tek drejtshkrimi e përdorimi i njësive sintaksore në frymën e standardit gjuhësor të caktuar.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Gramatika normative e gjuhës së sotme letrare shqipe ka arritur t'i ofrojë suazat teorike të normimit të sistemit të zgjedhimit të foljeve.Tek folja pergatit a thuhet Unë përgatis apo Unë përgatit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin "Sintaksi i shqipes", botuar fillimisht më 1942 dhe kushtur klasave të II, III, IV të shkollave të mesme, At Justin Rrota, kur nis që të shpjegojë subjektin (kryefjalën), jep në mes tjerash këto fjali-shembuj: “- Krijuesi sundon shekullin. - Nieri do të vuejë shumë. - S'asht marre me këqyrun punën. - Fort vështirë asht mos me gabue kurr. - T'urtin gjithkush e çmon. - Të parët tanë kjoshin bekue! Të kenunit i ndërgjegjshëm për punën që ke në dorë reflektohet deri n'detaj.”
Price: 300 Lekë
titleToAlt
“Studimet etimologjike në fushë të shqipes” është vepra e jetës së autorit. Vepra është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së shqipes, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës. Në këtë vepër, studimi fonetik, gramatikor e semantik i fjalëve të gjuhës shihet i lidhur me elementet e kulturës materiale e shpirtërore të bartësve të saj. Objekt i analizës janë fjalët, të cilat studiohen për nga përhapja e tyre në të shkuarën dhe në të tashmen, vendi i formimit të tyre, zhvillimi i tyre i brendshëm, aftësitë fjalëformuese, zgjerimi a ngushtimi i kuptimit, ndryshimi formal, zhdukja, zëvendësimi me fjalë të tjera etj. Një vend të posaçëm në metodën e tij të studimit zë edhe qëndrimi i tij lidhur me grupimin e fjalëve në fond të trashëguar dhe fond të huazuar, duke iu dhënë përgjigje disa gjuhëtarëve (sidomos Majerit), që e shihnin shqipen si një gjuhë gati të romanizuar. Ai shtron tezën se si për fjalët me burim vendas, ashtu edhe për ato të huazuara, duhet të mbahet parasysh përhapja e tyre dhe denduria e përdorimit dhe se prania e elementit vendas dhe atij të huaj tregojnë "në një anë shkallën e ndikimit të huaj mbi shqipen, në anën tjetër shkallën e rezistencës së kësaj gjuhe". Nëpërmjet një analize statistikore, ai tregon se fondi me burim vendas është më i pasur se ai i huazuar.Një nga kërkesat bazë të metodës së tij në studimin e etimologjisë së fjalës ishte respektimi rigoroz i ligjësive fonetike, morfologjike, fjalëformuese e semantike, që historikisht kanë vepruar mbi gjuhën shqipe e në gjuhët në kontakt. Zbulimi i këtyre ligjësive mundësoi rindërtimin e mjaft trajtave të hershme. Nga ana tjetër, krahasimi i brendshëm u pa i lidhur ngushtë me faktorët jashtëgjuhësorë të përmendur më lart. Zbatimi i parimeve shkencore të fonetikës dhe gramatikës historike do të hidhte dritë për një varg çështjesh që ai studioi, si: evolucioni i sistemit zanor e bashkëtingëllor i shqipes posaçërisht në lidhje me theksin, gjatësinë, dukurinë e metafonisë, hundorësinë, diftongjet, zanoren ë të patheksuar, bashkëtingëlloret grykore, grupet e vjetra të bashkëtingëlloreve nt, ng, nd, si dhe mbi disa dukuri të tjera morfonologjike, si ai i nyjave, i shumësit të singularizuar, gjinia asnjanëse etj. Veçanërisht çështja e prejardhjes së fjalëve dhe afria gjuhësore në faza të ndryshme të evolucionit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen kombëtare dhe autoktonitetin e saj. Sipas këtij koncepti, shqipja e sotme ruan me konservatizëm ashtin e lashtë të substratit: gjuha dhe etnosi i këtij populli janë në vazhdimësi të atdheut të parëve të shqiptarëve dhe të territorit të tyre. Evolucioni organik i gjuhës është bërë në lidhje të ngushtë me evolucionin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke e parë këtë mekanizëm në shtrirjen e tij kohore e hapësinore. Etimologjia e Çabejit është, në fakt, historia e gjuhës shqipe, e cila përkthehet në histori të popullit dhe historia e popullit të orienton drejt përcaktimit të gjenezës, të substratit dhe të autoktonitetit.
Price: 1800 Lekë

Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim përfshihen kontributet shkencore që iu paraqitën konferencës ndërkombëtare Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë shqiptare” që u zhvillua më 9 nëntor 2015; organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike. Në konferencë merrnin pjesë studiues të njohur nga universitetet e vendit, personalitete shkencore nga Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e Rumania, njerëz të letrave. Duke qenë e para konferencë që pati në qendër si problem të historiografisë letrare një problem të parrahur, punimet e saj zgjuan interesin e një rrethi të gjerë studiuesish që me kumtesat dhe diskutimet e tyre hodhën dritë në aspekte të ndryshme të raportit të letrave shqipe me gjuhët e tjera. Në referatin e mbajtur nga akad. Floresha Dado dhe në 20 kumtesat e paraqitura nga studiues të njohur u ndriçuan disa pamje të qëndrueshme të pranisë dhe të rolit të gjuhëve të tjera në procesin historik të zhvillimit të letërsisë shqiptare, e cila lindi si literaturë autorësh shqiptarë në gjuhët e mëdha të liturgjisë dhe të komunikimit, në latinisht më së pari, duke përgatitur ardhjen e letërsisë në gjuhën amtare si dhe kalimin nga një fazë që është objekt historishkrimi të shqipes, në fazën e mëvetësimit të letërsisë si krijim subjektiv artistik, dallim që nuk mund të mos kihet parasysh nga historiografia letrare. Trajtimi i çështjeve të tilla, si ai i autorëve që patën shkruar dhe shkruajnë në gjuhën e tjetrit, u hap një perspektivë të re studimeve në këtë fushë të identifikimit të kontributeve të autorëve shqiptarë në kulturat e tjera, por dhe si problem teknik i ballafaqimit të kodeve gjuhësore dhe poetike dhe i nivelit të komunikimit e receptimit nga lexuesi i huaj dhe nga lexuesi shqiptar në rastin e përkthimit të tyre shqip, si dhe i vendit të tyre në sistemin e letërsisë shqiptare. Debati rreth përmbajtjes së termit letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare dhe i dallimit midis tyre, shtroi një pyetje që kërkon një përgjigje e trajtim shkencor, si dhe çështje e teza të tjera që u shtruan në kumtesat e diskutimet e pjesëmarrësve. Problemi që pati objekt konferenca është një problem kompleks historiko-letrar, teorik por dhe praktik dhe kërkon një qasje ndërdisiplinore. Si i tillë ai meriton vëmendjen jo vetëm të institucioneve shkencore akademike, përfshirë edhe institucionin e kritikës, por dhe të vetë shtetit, të ndërtimit të një programi kombëtar të përkthimit në gjuhë të tjera të letërsisë shqipe, si pjesë e një politike kulturore për identifikimin e vetes në bashkësinë e madhe të popujve.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër merr në analizë shkencore fjalët më të hershme që nga zanafilla e njeriut mbi “Dhe”, të cilat vijojnë të enden herë si “të panjohura”, herë të fshehura nën petkun si fjalë proto-indeouropiane, të cilat vërtetohen në zhvillim e sipër, brenda kontekstit dhe në vijimësi të të gjithë përmbajtjes së librit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmban studime, artikuj, fjalë, shprehje dhe argumente për gjuhën shqipe. Libri ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me vëzhgimet dhe hulumtimet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me thërrmijëzat gjuhësore.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë u shërben të gjithëve: fillestarëve,nxënësve, studentëve, nëpunësve, specialistëve,tregtarëve etj. Është një metodë origjinale, e qartë, progresive, që përqendrohet te elementët kyç dhe më të rëndësishëm të mësimit të gjuhës italiane, pa lënë mënjanë situata të jetës praktike. Metoda është e lehtë. Përdoret me ose pa mësues; me të mëson të flasësh, të lexosh, të shkruash dhe të kuptosh italisht.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
KOSTALLARI Androkli (1922–1992). Gjuhëtar, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Lindi në Leusë të Përmetit. Ndoqi gjimnazin në Shkodër e në Tiranë. Mori pjesë në Luftën ANÇ; në vitet e para pas luftës punoi në organet e shtypit, ku pati dhe funksione drejtuese. Studimet e larta filologjike i kreu në Universitetin “Lomonosov” në Moskë (1954). Filloi punën në Institutin e Shkencave dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT, ku ka qenë dhe dekan. Androkli Kostallari ka drejtuar Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (prej v. 1958) dhe në vijim Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në vitin 1990; kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1964–1991) e “Studia albanica” (1964–1980). Është një ndër anëtarët themelues të ASHSH dhe anëtar i Presidiumit të saj. Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore dhe pedagogjike të Androkli Kostallari janë leksikologjia e leksikografia, formimi i fjalëve, onomastika, gjuhësia e përgjithshme dhe gjuha letrare shqipe (historia dhe gjendja e saj). Ka kryer një varg studimesh për leksikun e shqipes, për veçoritë e fjalëve të përbëra në gjuhën shqipe dhe për çështje të ndryshme teorike në fushën e leksikografisë shqipe. Ka qenë përgjegjës i sektorit të leksikologjisë e leksikografisë (1955–1990) dhe drejtues shkencor e kryeredaktor i dy fjalorëve shpjegues të shqipes: “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe “Fjalor i shqipes së sotme” (1984). Një objekt i rëndësishëm i veprimtarisë shkencore të Androkli Kostallari ka qenë historia e formimit dhe e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe dhe veçoritë strukturore dhe funksionale të saj. Mori pjesë në komisionin hartues të “Ortografisë së gjuhës shqipe” (1956), kryesoi komisionin hartues të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipe” (Projekt, 1967), ishte kryetar i komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit (1972, shih), ku mbajti referatin “Gjuha letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj” (1973) dhe kryesoi komisionin për hartimin e “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1973) e të “Fjalorit drejtshkrimor” (1976) etj. Ka marrë pjesë në komisionet hartuese të një vargu fjalorësh terminologjikë etj. Prej v. 1957 ka dhënë ligjërata në UT e UP për lëndët formimi i fjalëve, gjuhësi e përgjithshme, histori e gjuhës letrare shqipe. Ka dhënë ndihmesë të veçantë edhe në organizimin e drejtimin e shumë veprimtarive shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si konferencat e studimeve albanologjike (1962, 1968), konferenca për gjuhën letrare (1984) dhe në botimin e materialeve të tyre. Ka përfaqësuar shkencën shqiptare në forume ndërkombëtare: më 1960 u zgjodh anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (ISO), më 1963 anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të AIESEE-së dhe më 1974 anëtar i Byrosë së këtij komiteti e nënkryetar i tij. Mbante titullin “Doctor honoris causa” i Universitetit të Goteborgut (Suedi). Ka marrë dy herë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.

Mjaft probleme aktuale të Kodit Standart kanërnardhur si rezultat i ndërprerjes së bashkëveprimit tërntij me bazën historike të shqipes së kultivuar, ndërsarnlidhur me Gjuhën Letrare, problemi i vërtetë i saj sotrnështë ngurtësia në strukturë, pasojë e hegjemonisë sërnKodit Standart ndaj saj dhe ndaj çdo forme tjetër tërndemokracisë gjuhësore.rnShamku-Shkreli në veprën e saj thekson se ndërhyrjetrne mbështetura në parimin e funksionit si dhe lejimi irnformave dysore me të drejta qytetarie të barabarta nërnNormën Standarte, nuk e cënojnë aspak normën, asrnnuk e çrregullojnë atë, por përkundrazi rrisin rrezenrne saj të veprimit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Fonetikë historike e gjuhës shqipe është pjesa e dytë e tekstit Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Që të dy u shkruan nga autori për nevojat e studentëve të Universitetit të Tiranës në vitet ‘50, kur Çabej ishte pedagog i lëndës së gjuhësisë historike në atë universitet e kur tekste të tilla ishin pioniere. Ai përbën pra të parën sintezë të arritjeve të kësaj dege të dijes aq të rëndësishme për gjuhën shqipe. Vetë Çabej në hyrjen e tij shkruan: “Gjer më sot mungon një fonetikë historike e shqipes që të pasqyrojë rezultatet e kërkimeve të gjertanishme, e të japë një sintezë të gjithë kom pleksit të çështjeve.” E pikërisht këtë mungesë plotësonte për herë të parë ky tekst, duke përmbledhur shkurt e qartë rezultatet e studimeve të albanistëve më të më dhenj të fushës: Meyer, Jokl etj., pa munguar autori të sjellë edhe kontributin e vet themelor për shumë çështje ende të diskutueshme. Fakti që edhe sot e kësaj dite ky libër vijon të jetë në duart e studentëve tregon se vlerat e tij i kanë qëndruar mirë kohës.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është përftesë e dijes po edhe e pasionit të Çabejt 27-vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua më 1936 nga Ministria e Arsimit. Pra u hartua si një tekst shkollor gjuhe e letërsie për nxënësit e shkollave të mesme. Autori nëpërmjet këtij teksti nuk ndërhyn në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër dhe me shtjellimet filologjike, etimologjike e gramatologjike në fund të faqeve. Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cilit dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja. Në shtjellimin e këtij teksti Çabej nuk mjaftohet me përpilimin shterp të së shkuarës, që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj, përkundrazi ai zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Libri “Metoda letrare” i Profesor Agim Vincës është libri i parë në hapësirën shqiptare që merret me trajtimin e metodave letrare të shekullit XX, nga metoda klasike pozitiviste e deri te ato poststrukturaliste. Ky libër është një sintezë e teorive më kryesore të kësaj kohe. Autori i librit, në mes tjerash, synon t’u japë përgjigje pyetjeve të tilla, si: Ç’është letërsia? Cili është raporti i saj me botën, me autorin, lexuesin? Ç’është teksti letrar dhe si funksionon ai? Ç’është kodi, mesazhi, vlera, kuptimi, receptimi? Në ç’raport qëndron teksti letrar me tekstet tjera, letrare e joletrare, po edhe me normat dhe konvencat kulturore të një kohe? Si krijohet vepra letrare dhe si komunikon ajo nëpër kohë? Ku fillon dhe ku merr fund leximi? Ç’është “vizioni mbi botën” dhe si sendërtohet ai në veprat e shkrimtarëve të mëdhenj? A ka marrë fund njeriu dhe a ka filluar fundi i historisë? Pas Hyrjes, libri hapet me kapitullin “Mbi nocionin metodë dhe metodologji e studimit të letërsisë”, pastaj vazhdon me kapitujt: “Lansoni dhe metoda historiko-letrare”, “Metoda psikanalitike ose kritika dhe klinika”, “Formalizmi rus”, “Kritika e re anglo-amerikane (New Criticism)”, “Shkolla strukturale e Pragës”, “Kritika fenomenologjike”, “Metoda sociologjike dhe marksiste”, “Strukturalizmi dhe semiologjia” etj.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania