titleToAlt
"Tirana është një ndër qytetet më përfaqësuese shqiptare, pa diskutim më i bukuri. Me ta arritur, gjoksi të gufohet njëlloj sikur të merrje frymë thellë... e shtrirë mes fushave, të ëmbla e të largëta, e ruajtur nga vidhë shekullorë që shtrijnë në qendër krahët e tyre të murrmë e të stërmëdhenj, e freskët prej burimeve të kumbueshme të ujit, ngjan me atë qytetin e shenjtë të Orientit, që ne të gjithë e ëndërronim, një truall ku jeta dhe vdekja rrinë të pezullta në një mjegull ireale, e ku është aq ëmbël të heshtësh e të dëgjosh ritmin e gjërave të rrjedhshme në një paqe të paemër. Medet! E gjithë kjo nesër do të mbarojë."
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundershtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës. Në këtë libër, ajo tregon se ç'do të thote të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç'sfida duhet të kalojë një grua për t'u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjërë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë. Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i papreçedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi "I" Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t'i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Si të Zgjedh Prijësin Këshillat e Makiavelit për Qytetarët. Mauricio Viroli Nikolo Makiaveli, një nga këshilltarët politikë më të mëdhenj të të gjitha koherave, e ka menduar gjatë se si qytetarët mund të dallojnë udhëheqësit e mëdhenj — ata qëjane në gjëndje tëmbrojnë dhe rrisin lirinë, nderin dhe Iavdinë e shteteve tëtyre. Duke përpiluar me detaje shkrimet e autorit fiorentin, Mauricio Viroli, biografi i mirënjohur i Makiavelit, ka grumbulluar dhe interpretuar mençurinë e përjetshme të Makiavelit në zgjedhjen e udhëhqësve. Rezultati është një version i ri i "Princit" i përmbledhur dhe tërheqës, që nuk u drejtohet më sundimtarëve, por qytetarëve dhe ka si qëllim që tju bëjë votues më të mirë. Duke shkërmoqur portretizimin e gabuar dhe popullsit se Makiaveli ishte një realist cinik, ky libër na tregon se në të vërtetë, Makiaveli besonte që republikat nuk mund të mbijetojnë, e aq më pak të lulëzojnë, pa udhëheqës të virtytshëm e të efektshëm. Një nga shumë këshillat e tij të çmuara është që njerëzit të zgjedhin udhëheqës, të cilët vlerësojnë të mirën e përbashkët mbi interesat e ngushta dhe qëe shohin me perparësi luftën ndaj korrupsionit, duke shpjeguar pse mënyra mëe mirë për të njohur udhëheqësit e vërtetë, është duke studiuar me kujdes veprimet dhe fjalet e tyre në të kaluarën. Libri nxjerr në pah edhe idetë mendjemprehta qëfitoi Makiaveli me kohën, duke studiuar jetën reale politike, historinë dhe mendimtarët politike të antikitetit. Të njohesh dallimin midis udhëheqësve të mëdhenj politike dhe atyre mediokër, është pa dyshim e vështirë, por jo e pamundur — me ndihmëen e Makiavelit. Kështu që bëjini një ndër vendit tuaj. Lexoni këtë libër, e me pas votoni sipas mënyrës së Makiavelit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ismail Qemali është modeli i liderit me tërësi tiparesh individuale. Ai mishëron Merin rilindas, liberalin perëndimo;,shtetarin osman, diplomatin e regjur dhe kalkuluesin konjuktural. Ismail Qemali ishte i prirur për stil udhëheqes bashkëpunues, sjellje motivuese, stil efikas dhe frymë pozitiviste. Fan S.iNoli ngeli lider me aftësi universale por me sjellje kundraverse. Noli demostronte autoritet dhe papajtueshmëri, theks të fortë në detyrë dhe me më pak theks ne kërkesat e njerëzve. Noli ishte autokrat e determinues, imponimin e personalitetit dhe dominues mbi të tjerët .Ai ishte kontrollues, kërkues dhe drejtoi me stil autokratik, i pershtatshëm si Iider në situate të caktuar, ndërsa me ndryshimin dhe evoluimin e situates nuk e përshtati stilin e tij udhëheqës. Ahmet Zogu demostroi inteligjence natyrore, aftësi njohje të njerëzve, natyrë te qetë e dinjitoze. pasionante e xheloze, dredharake dhe oportiuniste, të vetëpërmbajtur dhe imponuese. Zogu nuk simbolizon liderin me një tërësi sjelljesh ndikuese, dominues dhe të identifikueshëm. Zogu ishte mbreti pa mbretëri, lideri pa lidership, politikani me paqëndrueshmëri, autokrati europian me sens anti - Europian. EnverHoxha është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtuesi Partisë Komuniste Shqiptare. Ai u rrit dhe edukua nën ndikimin majtist Perëndimor, fliste rrjedhshem, kishte kulture dhe më i lexuar në raport me liderët komunist të bllokut lindor. Ai simbolizon liderin politik me bazë historike të qëndrueshme dhe elementë që evoluojnë. Ai ngelet lider me profil ideologjik socialist nacional shqiptar. Ai përformonte me kulturë, demostronte popullaritet dhe sjellje populiste kishte aftësinë ti kombinonte dinakërinë, vigjilencën ballkanike, ideologun, parimorin. aplikuesin e metodologjisë dhe të zakone e post leniniste. Lidershipi i tij është një përzierje dhe mpleksje e teorisë së tipareve te trashëguara dhe të adoptimit situational.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër legjendar udhrrëfyes, distilim i një jete të tërë mençurie dhe përvoje të kaluar në qeveri dhe sipërmarrje. ‘’Mësoni të thoni: ’Nuk e di!’ Nëse e përdorni këtë shprehje atëhere kur është e përshtatshme,ka gjasa që kjo t’ju ndodhë shpesh.’’ Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar si një pilot ushtarak ,kongresmen amerikan, ndihmës i rangut të epërm i katër presidentëve amerikanë ekzekutiv i dy kompanive të përfshira në listen e' fortune 500' dhe i vetmi në historinë amerikane që ka shërbyer dy herë si Sekretar i Mbrojtjes ,Donald Ramsfeldi ka mbledhur qindra vëzhgime të sakta e të mprehta ,bindëse dhe shpesh edhe me humor rreth udhëheqjes,sipërmarrjes dhe jetës. Kur presidenti Gerald Ford dha urdhër që këto aforizma t’i shpërndaheshin punonjësve të shtëpisë së Bardhë në vitin 1974 ,ky koleksion u bë i njohur me ‘’Rregullat e Ramsfeldit’’.Këto rregulla janë lavdëruar nga Wall Street Journal që i ka rekomanduar si 'lexim i detyrueshëm' . Tashmë rregullat legjendare janë vënë në dispozicion të të gjithëve. Ramsfeldi ka përzgjedhur rregullat e tij më të dobishme dhe më të rëndësishme të zgjeruara me njohuri të reja dhe anekdota zbavitëse. Libri ofron një pasqyrë dhe dije të brendshme të udhëheqjes, administrimit, strategjisë dhe mendimit për jetën,të cilat jo vetëm që e ndihmuan atë të udhëhiqte Pentagonin në kohën e luftës,por e veshën atë me një famë të madhe si një nga drejtuesit kryesor më të fortë dhe më të efektshëm të Amerikës.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ndre Mjeda 2017
Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare... është një rikthim i çliruar nga gjithë pengesat objektive dhe subjektive për një personalitet të shquar të letërsisë dhe kulturës shqiptare, që mbeti me shpirt të lirë deri në fund të jetës së tij.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Si shumë njerëz, të cilët mendojnë dhe dëshirojnë të shkruajnë një libër gjatë jetës së tyre, edhe mua prej vitesh më ka munduar tundimi për të shkruar një roman apo novelë, por asnjëherë nuk kam arritur të gjej kurajën te vetja, për t’u ulur dhe për të hedhur fjalët e para. Asnjëherë në gjithë këto vite, nuk kisha menduar të shkruaja këtë libër, që sot e keni në dorë. Mendimi për të, më lindi krejt papritur tek gjendesha në një udhëtim të gjatë në Brazil, verën e fundit. I pasionuar pas njohjes së botës dhe udhëtimeve gjeografike, kisha arritur të bëja realitet një ëndërr të jetës sime; një udhëtim në lumin e Amazonës dhe eksplorimin e xhunglës së famshme, e cila ka ushqyer dhe zhvilluar fantazinë time, qysh kur isha fëmijë. Isha pajisur si gjithmonë me libra me vete, të cilat i konsideroj të nevojshëm, sidomos kur udhëton i vetëm, në vende të largëta dhe të panjohura duke të bërë shoqërinë më të mirë, për të komunikuar me vetveten dhe për të kaluar orët e gjata të udhëtimit. Gjendesha prej një jave në tragetin që lundronte në lumin e Amazonës dhe kuptova se librat e marrë më vete, ishin biografi të personazheve të shquar të botës… Në një bllok ku shënoja të dhëna për udhëtimin apo ato çfarë më nevojiteshin për destinacionet që do të shkoja, hidhja edhe të dhëna mbi jetën e personazhit që lexoja, si dhe shprehje apo citime të tij. Duke u hedhur një sy këtyre shënimeve më lindi ideja se, mund të shkruaja diçka të përmbledhur mbi ato jetë që më shtangnin, më mrekullonin dhe më marrosnin me jashtëzakonshmërinë e tyre, vulosur mes dehjes së suksesit të arritur dhe thellësisë së dhimbjes së provuar, mes mundimeve të paepura dhe ambicieve të arritura, mes zellit me përkushtim mbinjerëzor dhe talentit të rrallë mbinatyror, mes tragjedisë dhe lavdisë për të krijuar një legjendë jete të vërtetë. Për këtë libër, vendosa të bëj një përzgjedhje tjetër, krejt rastësore, personalisht timen, midis personazheve, jetën private dhe publike të të cilëve, duhet të trajtoja në të. GJASHTË PERSONAZHE: Përzgjedhja ime ra mbi gjashtë personazhe duke u përpjekur që ata të jenë të epokave të ndryshme të njerëzimit si dhe të eksperiencave të ndryshme duke shpresuar që interesit të lexuesit t’i ofrohet një shtrirje sa më e gjerë për të zgjuar tek ata kuriozitetin dhe mundësinë e njohjes.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Nderim 2004
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Ky rrëfim i Laura Bush nis nga fëmijëria e saj në Teksas, shkollimin për të vijuar më tej me njohjen me presidentin e ardhshëm të SHBA-së; jeta në Shtëpinë e Bardhë, lindja e vajzave dhe ngjarje të tjera të rëndësishme nga jeta e saj.ajo ishte 31 vjeç kur u martua. Tashmë nuk e besonin se edhe ajo do ta gjente njeriun e zemrës. Por ja që një ditë të bukur, ata u takuan.Pas gjashtë apo shtatë javë takimesh ai i kërkoj dorën për martesë dhe... vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj,i ati e shoqëroj drejt altarit për t'u martuar me Xhorxh Bush-in.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Neroni duhet të ketë mbretëruar rreth katërmbëdhjetë vite. Sigurisht është pak, madje edhe për Romën perandorake, ku tradicionalisht pushteti nuk mbahej gjatë. I shpallur perandor i romakëve më 13 tetor të vitit 54, Neroni vdiq më 11 qershor të vitit 68, pas Krishtit. Dhe nuk kishte mbushur akoma tridhjetë e një vjeç kur u detyrua të vrasë veten. Atë që donte të realizonte nuk mundi ta realizonte plotësisht. Nga një gjykim që i bëhet veprimtarisë së tij politike, arrin një konstatim: Le të ketë qenë një monstër apo një vizionar, Neroni zgjodhi një rrugë origjinale.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri i ri i Simon Sebag Montefiores, i shpallur si një ndër autorët më origjinalë dhe autoritar të popullarizimit historik, është një pikë shkëputjeje me traditën letrare mbi diktatorin sovjetik: larg klisheve dhe rregullave të llojit, hedh një dritë krejtësisht origji-nale mbi figurën e Carit të Kuq, që rijeton përmes historive të burrave dhe grave të "obor-rit" te tij. Ndërmjet pallateve të Kremlinit dhe daciave në Detin e Zi, mes darkave me familjen dhe mbledhjeve të Politbyrosë, mes kongreseve, që e shpallnin me brohori udhëheqës dhe ligjësonin supremacinë e tij dhe rrjetës së marrëdhënieve informale, nëpërmjet te cilëve u konsolidua sundimi i tij, ekzistenca e tij, shtjellohet gjatë një filli tregimtar, që shikon si protagonist, aspektet më intime dhe private të jetës së një njeriu. Diktatori na del kështu, si një personazh "më i kuptueshëm në tiparet e tij më të thella", më real se ajo që na ka mësuar historiografia. Ne saj të një sasie të madhe materialesh të pabotuara që përdor autori (nga arkivat ruse të hapura kohët e fundit për publikun, në intervistat e shumta me dëshmitarët e regjimit) futemi në sekretet e një oborri, në dukje madhështor, por, që, në realitet është i paralizuar nga terrori, ku jeta e secilit, të afërm dhe miq në radhë të parë, varet në hje të flokut. Hasim njerëzit e pasuesve te tij, të trajtuar me shkathtësi nga dora e autorit: nga më të njohurit, si pedanti Molotov dhe i paskrupulli Beria, në më pak të njohur, si "xhuxhi gjakatar" Jezhov, apo "bolsheviku i përkryer" Orxhonikidze. Mund të lexojmë letrat e tyre, të jemi të pranishem në festat e tyre dhe, në të njëjtën kohë, të tmerrohemi nga lehtësia me të cilën ishin të prirur të vrisnin mijëra njerëz në emër të atij besimi gati fetar, të bolshevizmit, të cilit i përkush-tuan jetën e tyre, shpesh duke mbetur të ngërthyer në mes ingranazheve vdekjeprurëse te asaj makine gjiganteske të terrorit, që ishte regjimi i Josif Stalinit.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Mustafa Qemal Ataturku, ishte një ushtar-shtetar i jashtëzakonshëm, i gjysmës së parë të shekullit të XX-të. Ai dallonte nga diktatorët e periudhës në të cilën jetoi në dy aspekte domethënëse: në politikën brenda vendit dhe themelimin e një sistemi politik që arriti t’i mbijetonte kohërave. Ataturku e transformonte jetën rreth tij. Ai shijonte dhe u përgjigjej hapur admirimit të grave. Në klimën e ndryshimit që pasoi vdekjen dhe pasimin e tij në pushtet nga konvencionali Inonu, një admiruese e Ataturkut tha: “Turqia ka humbur dashnorin e saj dhe më në fund duhet të mbledhë mendjen të gjejë një bashkëshort”. Ishte një ndjesi me të cilën shumë turq ishin dakord.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ato që i nevojiten njeriut në jetë janë pesimizmi i inteligjencës dhe optimizmi i vullnetit. Kjo është një thënie e ish ambasadorit të NATO-s dhe dekanit të Këshillit të Atlantikut Verior, Andre De Staercke, i cituar tek Rregullat e Rumsfeldit. Duke cituar vetë autorin Rumsfeld: Fillimisht i kam mbledhur thëniet dhe mendimet që së bashku njihen si “Rregullat e Rumsfeldit” në kohën që isha i zgjedhur në Kongresin e SHBA-së në vitin 1960. Edhe sot e kësaj dite unë vazhdoj ti mbledh ato. Disa rregulla jane origjinale, ndërsa shumë të tjera janë citime apo variacione idesh të të tjerëve. Lexuesit do të gjejnë shembuj të këtyre rregullave të shpërndarë në të gjithë librin.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Kush ishte Stalini? A ishte ai fëmijë i paligjshëm?A ishte prostitutë, nëna e tij apo një shenjtore? A ishte Stalini një agjent i Carit, apo shefi i gangsterëve të Leninit? A ishte atentati, i ndodhur në Londër i planifikuar? A duhet fajësuar ai, për vdekjen e gruas së tij? Dhe, nëse ai me të vërtetë e humbi Revolucionin e vitit 1917, si ia bëri që u bë aq i fuqishëm?
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Një rrugëtim, përmban përshtypjet origjinale të Tony Blair për vitet në pushtet dhe më pas. Këtu ai përshkruan për herë të parë, rolin e tij në formën që i jep historisë sonë bashkëkohore, që nga pasojat e vdekjes së Princeshë Diana deri në luftën kundër terrorizmit.
Price: 1700 Lekë
titleToAlt
Tregimi i dashurisë më i madh i historisë, “Kateria e Madhe dhe Potemkini”, është një poemë epike gjithëpërfshirëse për: seksin, dashurinë, pushtetin, zotërimn dhe ekstravagancat, e vendosur në skenën madhështore ruse. Përvec faktit që romanca e tyre ishte shumë pasionante, ata ishin ndoshta edhe partneriteti më i suksesshëm politik i të gjitha kohërave, duke lënë pas kështu edhe Mark Antonin dhe Kleopatrën apo Napoleonin dhe Josefinën. Letrat e tyre sekrete, të cilat diskutojnë për dashuri të tjera, seks, luftëra, politikë, art dhe shëndet, janë me siguri shënimet më intime dhe të jashtëzakonshme të shkruara ndonjëherë nga një perandor apo politikan. Të dy karakteret të përshkruara në këtë biografi të përbashkët, bazuar në arkivat e reja ruse, janë të jashtëzakonshëm: Ajo, një princeshë gjermane e martur pa dashuri në moshën 14 vjeçare dhe ai një trashëgimatr i fronit, sharmant, pasionant dhe gjenial në politikë.
Price: 2100 Lekë
titleToAlt
Të gjithë kanë një histori , pa dyshim . Por disa njerëz kanë me mijëra ... Rexhep Tajjip Erdogan është njeri prej këtyre . Ndoshta ai është më në krye të atyre që gjenden në qendër të vëmendjes shoqërore . Nga vetë emri ai është kryeministri . Ai na sheh të gjithë ne , por ne e shohim më shumë atë . Me dashuri apo urrejtje, me admirim apo zemërim , me shpresë apo me frikë , të gjithë e ndjekim me vëmendje.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Botimi i këtij libri, ku Adolf Hitleri farkëtoi si një bombë me sahat, tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin, racizmin etj. - është i rëndësishëm pasi ky libër përcaktoi historinë e Europës. Autori i këtij libri pasi shkatërroi, dogji me dhjetëra kombe dhe vrau dhjetëra milionë njerëz, çoi në shkatërrim total dhe vetë kombin e tij. Adolf Hitleri ishte demagogu më i madh që ka parë bota deri më sot, sundues tiran, një figurë e tmerrshme, një monstër që urdhëroi krimet më makabre. Mendja e tij e sëmurë, në emër të pastërtisë së racës, projektoi dhe urdhëroi eliminimin e 6 milionë hebrenjve të pafajshëm. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit. Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi me përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë, gjithë vërtetësi dhe dramacitet, për ngjarjet që paraprinë dhe ndoqën "orën zero" të Kancelarisë së Rajhut III. Pjesa më e madhe e paraleleve historike të bëra mbi personin e Hitlerit, janë të pasakta. Nuk ishte Kaligula, as Neroni dhe as një Genghis Khan. Vetë Hitleri mendonte se mund të krahasohej në maksimum me Perikliun ose me Frederik Barbarosën. Mbase është më i përshtatshëm një krahasim që vjen nga letërsia: Rikardi III i Shekspirit, një figurë kjo e një ligësie me të vërtetë të fuqishme. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Rruga e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër tregon historinë e jashtëzakonshme të liderit të Francës moderne. De Gol është padyshim figura më e shquar e historisë franceze të shekullit të XX. Emri dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me momente të tilla sikurse ishin gjendja kritike në prag të Luftës së Dytë Botërore, organizimi dhe udhëheqja e rezistencës franceze kundër pushtuesit fashist, reformimi i strukturave dhe krijimi i shtetit të ri francez, që njihet ndryshe si Republika e V.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Ide të gjalla nga ekonomistë të vdekur”, është një libër i shkruar nga Todd G. Buchholz, i cili është një ekonomist i mirënjohur ndërkombëtarisht, këshilltar i disa fondeve investimesh me shtrirje e veprimtari botërore. Ky libër sjell një shqyrtim të larmishëm të mendimit ekonomik, kombinuar me një paraqitje intelektuale e të qartë dhe të një shkalle të lartë saktësie.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania