titleToAlt
"Kur Gjingjiqi ishte kryeministër, kishte një hapësirë për progres të shpejtë. Por BE, SHBA dhe OKB, kishin qasjen "standardet para statusit". Besoj se iu kujtohen këto "standarde para statusit". Ky ishte një gabim, sepse do të mund të diskutohej (argumentohej) gjithmonë për standardet. Statusi është çështje kryesore dhe është dashur të zgjidhej që në vitin 2003. Nuk u zgjidh dhe ishte një gabim i madh". -Richard Holbrooke "Ajo që u arrit është se Merkel e ndaloi idenë e ndryshimit të kufijve. Nuk do të thotë se ideja e shkëmbimit të kufinjve nuk do të rikthehet, pasi ka dekada që vjen e shkon, por në Berlin, Kancelarja Merkel e ndaloi përkohësisht këtë ide. Ka një diskutim mes njerëzve që njoh; ata janë të ndarë, thonë se, nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord për të ndryshuar kufijtë, kush jemi ne që t’i ndalim? Mendoj se janë gabim". -Tim Judah,"The Economist" "Vendet në rajon nuk duhet të jenë të frikësuara për një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë edhe nëse kjo përfshin ndryshime kufijsh. Nuk do të jetë një korrigjim sipas vijave etnike -Kosova do të vijojë të mbetet një vend multietnik, që respekton të drejat e minoriteteve". -Hashim Thaçi
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Pas 35 vjetesh, po risjell këtë roman në vëmëndje të ndonjë lexuesi të mundshëm, ndoshta jo për të rikthyer në kujtesë një kohë që nuk na duhet më por më shumë për të deshmuar një përvoje shkrimi pak më ndryshe dhe për të mbajtur disi më të plotë tablone e gjithe mozaikut të letërsise sone në nje periudhë më të gjatë kohore, e cila tashmë qendron ne kufijtë e historisë. Duke qene i shkruar në vitet e rënda 1981-83, disa komponentë themelore të këtij rrëfimi, po të zbërthe-hen alegoritë, do të merrnin ketë kuptim: Kosova jetonte një kohë të pushtimit dhe të pamundesise së frikshme; jetontë nje inkuizicion modern. Ne kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më nje ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj. Mehmet Kraja (pjesë nga parathenia)
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
- Dardania është trekëndëshi i pare për krijimin e gjuhës më të pastërt të shqipes. Ajo është e shkruar me atfabetin simbolik-siç e thotë autori- dhe shtrihej në trekëndëshin gjeografik "Nishë-Sofije-Shkup", me një organizim shtetëror dhe kulturorë autoktone... Isuf B. Bajrami - Autori këtij libri nuk është aspak i kënaqur me rrjedhat politike që po zhvillohen në Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të pavarur. Në një seri artikujsh që i boton në vazhdim të këtij libri, e të cilët i ka lexuar nëpër tubime të ndryshme apo edhe që i ka botuar, shpreh indinjatën e tij kundër strukturave të ndryshme politike, që po e udhëheqin politikën e Kosovës... - Lexojeni këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni... Prof. Mr. Muhamet Rogova
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Enver Hoxhaj është një nga politikanët më active të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është minister i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandate tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacies bilateral dhe multilateral të Kosovës. Në të shkuarën Hoxhaj ka shërbyer si minister i Arsimit (2008-2011), ku është angazhuar në modernizimin e arsimit pas pavarësimit të vendit, si dhe ka shërbyer si deputet në katër legjislatura, ndërsa së fundmi ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme (2014-2016). Hoxhaj ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja përzgjidhjen e statusit final të Kosovës (2005-2007), ku është angazhuar në procesin e shtet ndërtimit para dhe pas pavarësisë së vendit. Më pare ka qenë professor i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe activist i shoqërisë civile. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori në Universitetin e Vjenës dhe është autor i shumë botimeve, librave dhe punimeve të tjera akademike. Hoxhaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroate.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Këngë nga rruga e farkëtarëve" nga Ndriçim Ademaj. Poezia e ndjerë e poetit kosovar nuk është e panjohur për lexuesit, që tashmë në Festivalin e Librit, do të kenë në dorë poezitë e tij më të fundit."
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Arbën Xhaferin në këtë libër flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është i ndërgjegjshëm se snajperët janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur. Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania