titleToAlt
Politika 2003
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Histori për fëmijë. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Histori për fëmijë. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".
Price: 300 Lekë
titleToAlt
“... Nën diellin tropikal u shkrinë dyshimet e fundit dhe u zhdukën mëdyshjet. Mbeti vetëm gëzimi që kishin gjetur njëri-tjetrin dhe të dashuroheshin me pasion të madh pikërisht atje, mbi atë rërë të butë, të strehës së tyre të dashurisë. Por, kësaj here, dashuria e tyre qe plot ndjenjë dhe delikate, pa atë pasionin dëshpërues të mëparshëm. Tanimë ishte përgjithmonë...”- fragment nga libri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ditën që Pablo Eskobari u vra, e ëma e tij, Hermilda, erdhi, në vendin e ngjarjes, me këmbë. Atë ditë, herët në mëngjes, kishte qenë e smurë dhe po vizitohej në qendrën shëndetsore. Kur dëgjoi lajmin i ra të fikët... ... Ishte e vështirë, në pamje të parë, ta dalloje në ishte ai. Hermilda qëndronte sipër trupit të tij e mekur dhe e qetë. Përzier me dhimbje e zemërim, e kapi një ndjenjë çlirimi e frike, njëherësh. Ndihej e çliruar sepse, së fundi, ankthi i djalit të sajkishte mbaruar dhe frikë, sepse vdekja e djalit të saj do të ngjallte më shumë dhunë. Tashmë s’dëshironte gjë tjetër veç çdo gjë të mbaronte, sidomos në familjen e saj. Duke ikur nga vendi i ngjarjes, shtrëngoi fort nofullat që të mos i linte ndjenjat ta tradhëtonin dhe ndaloi aq sa t’i thoshte një reporteri që mbante gati një mikrofon: “Tekefundit, ai është i qetë, tani!”
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Noam Çomsky, "eksperti i të vërtetave faktike", sikurse e ka quajtur New York Times-i, është një luftëtar i përbetuar në luftë kundër hipokrizisë politike, barbarizmit shtetëror dhe shpërdorimit të pushtetit. Libri “Amerika ndryshe”, vjen si rezultat i përpjekjeve të tij të pashtershme për t'i vlerësuar superfuqitë e botës me "peshoren dhe metrin" e tyre dhe për t'i nxjerrë përgjegjëse për veprimet që ato kryejnë në emër të popujve të tyre. SHBA-ja dhe aleatët e saj i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, për ato shkelje të së drejtës që ajo i bën me të dyja këmbët, ndërkohë që në arenën ndërkombëtare shfaqet sikur i mbron ato. Duke analizuar fushatën e SHBA-se ndaj Irakut, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, suportin Amerikan ndaj një regjimi terrorist në Timorin Lindor dhe krizën politike në Kolumbi, Çomski bën një analize të detajuar të politikës së jashtme të qeverive perëndimore, duke nxjerrë në pah interesat që fshihen pas veprimeve të tyre, siç janë sanksionet ekonomike, që e paralizojnë një vend, dhe operacionet "kirurgjike" ushtarake. Libri është botuar në shumë shtete të botës si Angli, Francë, Suedi, Arabi Saudite, Kosovë, Argjentinë, Spanjë, Greqi, Itali, Gjermani, Taivan, Indi,Portugali, Rusi.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: ... Ajo eci drejt dyerve të qelqta, që të çonin në tarracë. Teksa hapi derën, një rrymë e ftohtë ajri iu përplas në fytyrë. Shkretëtira të gënjen. Perëndimi i diellit kishte qenë po aq i ngrohtë dhe ftues, sa edhe pasditja vonë; tani edhe me penuarin e trashë ajo kishte fresk. Qielli kishte një ngjyrë të kuqe të përgjakur, a thua dielli qe masakruar. Ngjyrat e tjera po trumëzoheshin në skaje; marmalatë, portokall dhe një e purpurt tepër false, nga ato që haseshin rëndomë nëpër kartolina. Pothuaj tepër e vërtetë për të qenë e vërtetë. Larg nga Manhatani, Rejçëll u ul në cep të karriges, e lodhur për të përballur vetveten. Ja ku ishin ato, udhëkryqet: ajo ishte dyzetvjeçe: duheshin marrë vendime, por, për herë të parë në jetën e saj, Rejçëll Riçardsoni nuk e dinte se çfarë dreqin donte. Në njëfarë mënyre ajo kishte gjithçka. ...
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Palm Beach: qyteti i shumë të pasurve, shumë të përkëdhelurve, shumë arrogantëve. Vendi plot seks e plot festa, ku shampanja derdhet lumë..., ku triumfon pozita shoqërore e pushteti. Gjatë gjithë jetës së saj, bukuroshja Liza Star, ka ëndërruar të jetë pjesë e shoqërisë së Palm Beach-it. Tani ajo e ka fituar atë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një vrasje; Një histori dashurie; Një mjek që klonon të njëjtën bukuri nëpëmjet operacioneve plastike; Një zëvendësprokurore e re në detyrë, Një koleksionist veprash arti; Një melodramë e mrekullueshme, me një përfundim të trishtë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Romani "Botë pa engjëj e pa shenjtorë” na paraqet Pragën e viteve nëntëdhjetë, ku problemi i drogës, i ditëve të sotme ecën paralel me ankthet e epokës komuniste, me dosjet dhe krimet e së shkuarës, të cilat do të mbeten të pazbuluara e të pandëshkuara. Në roman, me talentin e gjeniut dhe ngjyra origjinale, shpaloset një shoqëri postkomuniste e çoroditur, e ardhur pas falsitetit të shoqërisë së ndërtuar mbi moralin komunist, ku njerëz të të gjitha moshave janë në kërkim të identitetit dhe shpirtit të tyre. Por pavarësisht zhgënjimeve të pambarim dhe grushteve të pamëshirshme që jeta u jep personazheve, romani shpalos mesazhin e madh: ”të ngrihemi mbi të shkuarën, të dimë të jetojmë jetën tonë, këtë dhuratë kaq të bukur të Zotit, paçka se nga vijmë. Të rinjtë të ecin në rrugën e tyre: mbi shpina s’duhet të mbajnë mëkatet e një brezi që as e kanë njohur. Të dimë të bëhemi më të mirë për të ngritur një shoqëri më të mirë, që tekefundit, është shoqëria ku jetojmë vetë, ajo që do t’ju lëmë trashëgimi atyre që kemi sjellë në jetë.”
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Djemtë e jashtëligjshëm”, roman nga Susan E. Hinton. Në vitin 1967 ndodhi dicka e paparë, një adoleshente nga Tusla, Oklahoma, botoi një libër për të rinj, ku nxorri në pah në mënyrë realiste, tiparet e adoleshentëve. Njërin prej tyre ajo e veçoi si hero, por me menyrën se si ajo e përshkroi atë, revolucionarizoi gjininë letrare për të rinj. Më pas nis të shkruajë historinë e vet, e cila nis me djalin simpatik Ponobojin, i cili teksa dilte nga kinemaja sulmohet nga një grup djemsh. Njëri prej tyre…
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Bagëti e bujqësi” është poemë e shkruar nga Naim Frashëri. Konsiderohet një nga veprat monumetale të letërsisë sonë. Në pjesën e parë të veprës “Bagëti e bujqësi” paraqitet jeta barishtore, ndërsa në pjesën e dytë paraqiten bukuritë e natyrës. O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar. Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë. ...
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Në fillim nuk e shikova me shumë kujdes. E si t’a shikoja me kujdes kur në mendje kisha gjëra më të rëndësishme sesa një të huaj, të cilin ma kishte zënë syri rastësisht në një rrugë të ndriçuar dobët? Pastaj, ai njeri nuk kishte asgjë të veçantë. Dëgjova, megjithëse jo qartë, që telefoni po binte në skajin tjetër, por askush nuk po e ngrite, dhe shikoja ndërkohë, që nga kabina telefonike ku kisha hyrë, edhe njerëzit rreth meje në sheshin e vogël. Shikoja gjithashtu makinat që kalonin, vitrinën e dyqanit në qoshe, që ravijëzonte në trotuar një katërkëndësh të ndritshëm, kurse te pragu i atij dyqani, ku shiteshin cigare, shquhej silueta e një burri. Rrinte e vështronte llullat e ndryshme dhe paketat e cigareve. Meqë ishte kthyer me shpinë nga rruga, shihja vetëm supet e tij te gërmuqura. Një siluetë e turbullt, se cilës ia kisha ngulur sytë, por në të vërtetë nuk po e vështroja. Vetëm pesë minuta më vonë dhe dy rrugë më tutje, kur, nga një shtysë e befasishme, u ndala te një kabine tjetër telefonike që të bëja edhe një telefonate këtë rradhë Elio Frejzerit, vetëm atëherë nisa të dyshoja. Elioti nuk po përgjigjej, ashtu si dhe Seli më parë, dhe tek po prisja me receptorin në dorë, vura re prapë po atë njeri...
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Kur i vdes i ati, Kristalina mbetet vetëm dhe e pambrojtur. Ngjarjet shkatërruese tronditën luginën dikur paqësore. Mbetur veç me ëndrrat, bukurinë dhe zërin e saj mbreslënës, ajo arratiset që të nisë karrierën e cila do ta shndërrojë në një yll. Por të qenit yll, në vetvete, shoqërohet me rrezik, dhunë dhe përndiqet nga një kujtim që duhet të marrë zgjidhje para se ajo të gjejë lumturi dhe paqe.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim do të gjeni një autobiografi të Faik Konicës dhe gjithashtu poezi dhe prozë poetike si: Flamuri, Helena e Trojës, Malli i Atdheut, Bora, etj. Më tej mund të lexoni portrete dhe proza të shkurtra si për shembull portrete të Abdyl Frashërit, Naim Frashërit, Ali Pashë Tepelenës, Fan Nolit, Bajrram Currit etj. Gjitahshtu botimi përmban edhe artikuj kritikë dhe ese të autorit si dhe disa përkthime dhe proza të gjata.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Bota e Karenit duket sikur po shkatërrohet para syve të saj. Ajo beson se martesa vetëm shkakton dhimbje koke dhe shqetësime dhe kështu ajo vendos që nuk do të martohet kurrë. Para se ajo të hynte në klasën e gjashtë, Karen ishte shumë e gëzuar sepse ishte vendosur në klasën e një mësueseje shumë të mirë që ajo dëshpërimisht donte të kishte, por shpresat e saj u shpartalluan, kur zbuloi se mësuesja ishte martuar në verë dhe ishte kthyer në një "shtrigë”. Prindërit e saj vepronin sikur nuk e donin më njëri-tjetrin dhe mënyra e tyre e vetme e komunikimit ishin zënkat dhe sherret për çdo çështje. Situata u përkeqësua dhe babai i saj u largua nga shtëpia. Kur ai njoftoi për planet e tij për të shkuar në Las Vegas për të bërë divorcin, nëna e saj u lumturua shumë. Xhef, vëllai i Karenit, ikën nga shtëpia pasi merr vesh për babain dhe planin e tij për të shkuar në Las Vegas. Babai, qëndron në shtëpi dhe ndihmon për të gjetur Xhefin, kështu që nuk shkon më në Las Vegas. Karen përpiqet me çdo mënyrë të mundshme për të ndaluar divorcin, duke përfshirë edhe dërgimin e kartolinave për përvjetor dhe duke trulluar sëmundje. Notat e saj në shkollë kanë rënë. Karen përpiqet t’i afrojë prindërit por nuk ja del. Vëllai i saj zihet keq me mamanë në një restorant ku edhe policia përfshihet. Ai largohet për disa kohë, por kthehet përsëri në shtëpi. Situata përkeqësohet kur mamaja u thotë fëmijëve se ata do të lëvizin shtëpi dhe qytet.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Një herë e një kohe Edeni, një vajzë shume e bukur, e talentuar dhe çapkëne, i kishte të tëra; ajo ishte njera nga këngëtaret më të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Yll i industrisë së muzikës Pop. Por, vetëm dy vjet pas një turi tepër të suksesshëm, Edeni e humb famën që ka pasur dhe fillon të njihet me shume për vesin e të pirit dhe sjelljet e saj inatcore e të pacipa. E dëshpëruar nga e gjithë kjo dhe me deshirën për t'u kthyer në jetën e mëpareshme, Edeni i hyn punës për krijimin e një albumi të ri, me kengë të shkruara nga kompozitori i suksesshëm Xhek Still, i cili e tërheq tmerrësisht, duke e shtyrë të bëj gjëra që s'i do. Pastaj krejt papritur, asaj i kërkojnë të marrë pjesë në Jurinë e një konkursi talentesh të reja në TV; Bond Ambition. Kjo është ajo ç'ka i duhet Edenit, ndaj ajo është e vendosur që të mos i prish gjërat kësaj radhe. Mirëpo, ndërkohë, ajo bie në dashuri me Stivin, njërin nga djemtë e Talent Shoë-t, çka s'ështeë ide fort e mirë. Por Edeni gjithmonë ka ndjekur zërin e zemrës dhe është e bindur se Stivi është njeriu i duhur i jetës së saj. Mos vallë ajo rend pas një tjetër dashurie të dështuar...? Le ta ndjekim këtë histori kaq të bukur, argëtuese dhe bashkëkohore...
Price: 1150 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania