titleToAlt
I bazuar në historinë e vërtetë të Alexander Selkirk, i cili mbijetoi vetëm për afro 5 vjet në një ishull të pabanuar në brigjet e Kilit. Romani i Vernit tregon historinë e pesë burrave dhe një qeni, të cilët zbresin me balonë në një ishull fantastik dhe mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Pas një sezoni të dobët gjuetie, ndërsa bëhen gati për kthim, gruaja e pronarit të firmës, zonja Weldon, djali i saj pesëvjeçar Xhek dhe kushëriri i saj Benedikt u kërkojnë t’i çojnë në San Francisko, Disa ditë pas nisjes së udhëtimit, ata shpëtojnë pesë pasagjerë të një anije që ishte mbytur, si dhe qenin e tyre.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Doktor Oksi se bashku me asistentin e tij, Izhene, shkojnë në komunitetin e vogël të Kikendones. Ai premton ta ndriçojë qytezën me një rrjet tubash me gaz oksihidrik. Gjatë ndërtimit të këtij rrjeti, komuniteti i qetë entuziazmohet mjaft, deri në atë pikë, sa ata janë gati të luftojnë me komunitetin fqinj. Por cili është shkaku i këtij ndryshimi në natyrën e njerëzve të mirë të Kikendones? Ndoshta ka diçka në ajër, por vetëm Doktor Oksi dhe asistenti i tij Izhene e dinë me siguri.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Pasi gjejnë një shishe misterioze në det kur kishin dalë për të provuar jahtin e tyre të ri në 1964, Glenervani dhe bashkëshortja e tij duke u udhëhequr nga letrat që nxjerrin nga shishja, nisin një udhëtim të gjatë e aventuresk në kërkim të kapitenit të famshëm skocez Grant. Në këtë libër do keni mundësi të lexoni peripecitë dhe sakrificat e shumta që tregojnë heronjtë tanë për të gjetur kapiten Grantin.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po sikur të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Historia e disa njerëzve të humbur, të cilët mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Profesori Pierre Aronnax, i shoqëruar nga Kapiteni Nemo dhe burra të tjerë realizojnë eksplorimin e shtratit të detit dhe krejt këtë e shijojnë me anijen Nautilus.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Oto Lidenbrok, profesor i mineralogjisë dhe ekspert i gjeologjisë, së bashku me nipin e tij, duke u bazuar në një dorëshkrim nisen për Udhëtim në Qendër të Tokës.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj, kërkon që të realizojë eksperimentalisht diamante. Por, a do ia arrijë Siprieni të prodhojë diamante në mënyrë eksperimentale? A do të mund të martohet ai me Alisën? Çfarë aventurash i presin dy të rinjtë? Këtyre pyetjeve dhe të tjera, ju mund t’u jepni përgjigje duke lexuar romanin “Diamanti – Ylli i Jugut”, i përkthyer me mjeshtëri nga Fatmir Dibra.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit. Anija humb pa nam e nishan. Asnjë lajm për të mbijetuarit. Më në fund mesazhi arrin, por në një formë të çuditshme: disa fjalë të shkruara mbi një biletë lotarie, të futur në një shishe dhe të hedhur në det në çastin e fundit të mbytjes së anijes. A i humbet shpresat Gulda për të fejuarin e saj? A do t’i ndjekë ajo udhëzimet e fundit që i jep i dashuri në lamtumirën e tij të fundit?
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Fragmet nga libri: Nuk ekziston as shkaku më i vogël për të fshehur nga lexuesit se qyteti, në të cilin e ka zanafillën kjo histori e habitshme, ndodhej në Virgjinia, në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse lexuesi nuk ka kundërshtim, ne do ta quajmë këtë qytet Uoston dhe do ta vendosim atë në kontenë lindore, në bregun e djathtë të Potomakut.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantës, në Francën Perëndimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre - Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Librat e Zhyl Vernit vazhdojnë edhe sot të ngjallin diskutime ndërmjet studiuesve të ndryshëm në lidhje me përmbajtjen e tyre gati profetike. Jo më kot është shkruar se Franca i dha botës dy nga profetët e saj më të mëdhenj: Nostradamusin dhe Zhyl Vernin. Sot, sipas agjencisë UNESCO të OKB-së, Verni është një ndër dhjetë autorët më të njohur në botë.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Eksploratori Dr. Samuel Ferguson i shoqëruar nga shërbyesi i tij Joe, dhe shoku i tij gjuetar profesionist Riçard “Dik” Kenendi, shkojnë të eksplorojnë Afrikën akoma pak të vizituar në një udhëtim me balonë me hidrogjen. Dr. Samuel ka shpikur një mekanizëm që i mundëson balonës të bëjë udhëtime të gjata. Ai ka ndërmend të vizitojë Saharanë, Çadin dhe Afrikën lindore. Udhëtimi fillon në Zanzobar në bregun lindor dhe kalon afër: liqenit Viktoria, liqenit Çad, Timbuktu, e deri në Senegal. Libri tregon për kontinentin afrikan ende të paeksploruar plotësisht ndërkohë që bota po kalon një fazë modernizimi të gjithanshëm ndërkohë që në Afrikë, mbretërojnë savanat dhe nëna natyrë, ashtu siç duhet të jetë.
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Në një fshat në Karpatet e Transilvanisë ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe vendasit besojnë se Chort (djalli) ka pushtuar kështjellën e zonës. Konti Franz de Télek, vizitor në këto terrene, intrigohet nga historitë dhe vendos të shkojë në kështjellë dhe të hetojë. Ai gjen të zotin e kështjellës, baronin Rodolphe de Gortz, me të cilin vite më parë ishte rival pasi dashuronin të njëjtën grua
Price: 400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania