titleToAlt
Xhiuzepe Balsamo lindur në 1743 në Palermo, i arsimuar në shkollën e kishës së afërt të San Rokos, la qytetin në moshen 20 vjeçare për të vizituar Afrikën e Veriut, Levantin dhe Mesdheun. Pasi mori emrin Konti Kaliostro ai udhëtoi përreth Europës për një dhjetëvjeçar duke bërë çudira magjike, duke shëruar të sëmurët dhe duke themeluar degë të lëvizjes së tij Masonike Egjiptiane. I liruar nga akuza e mashtruesit pasi ishte burgosur në Bastijë më 1785, u kap nga Inkuzicioni Romak më 1789 dhe vdiq në 1795. Armiqtë e tij do të kishin qënë të lumtur për katandisjen e shtëpisë së Kaliostros në këtë gjendje të rënuar. Ata ishin shumë; Kazanova, dashnori më i madh i epokës, ishte xheloz i hidhur për të, Katerina e Madhe, perandoresha e Rusisë donte t'a mbyste; Johan von Gëte, nga më të nderuarit e shkrimtarëve gjermanë, ishte bërë si i çmendur nga urrejtja për të; Mbreti i Frances Luigji i XVI e përndoqi si një revolucionar të rrezikshëm; Mbretëresha Maria Antoneta e donte të mbyllur përgjithmonë në Bastijë pasi e kishte përfshirë në një mashtrim për një gjerdan diamanti; dhe Papa Piu i VI e akuzoi për kërcënim ndaj mbijetesës së Kishës Katolike. Do të ishte e vështirë të gjeje një përmendore më të trishtuar se shtëpia gërmadhë për dikë që ishte dikur një emër aq i njohur në botën perëndimore, një magjistar që monarkët i bënin lajka, peshkopët ia kishin frikën, artistët e kishin pikturuar, doktorët e kishin urryer dhe gratë e kishin dëshiruar.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ai mendonte se Laide do ta vështronte, jo se e rrente mendja që ishte i bukur, por tekefundit një burrë si ai do të duhej t'i bënte qejfin, për fodullëk në mos për tjetër, të ndiheshe i mbrojtur nga një njeri kaq për së mbari, pastaj ajo nuk duhej të ishte aq e mësuar me një njeri kaq fisnik, pa dyshim një njeri kaq fisnik ajo s'e kishte hasur kurrë, ose ndoshta po, kishte hasur syresh pa dyshim, kishte vajtur në shtrat dhe i kishte puthur e s'kish lënë gjë pa bërë me ta, por asnjë prej këtyre burrave nuk e kishte trajtuar sigurisht si ai, të gjithë e kishin trajtuar si një çupërlinë që s'vlente veçse njëzet mijë lira, me të gjitha miklimet e rastit, pas të cilave fshihej një përçmim i skajshëm - kështu mendonte - ndërsa ai nuk bënte dallime nga për së mbari dhe jo për së mbari, ai e trajtonte si një zonjë, një princeshë nuk do ta trajtonte më mirë, nuk do të kishte patur kaq përkujdesje. Një buzëqeshje, një vështrim mirënjohjeje i dukej se e meritonte thuajse patjetër.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një mister pret që të zgjidhet në Havai: dikush ka ndër mend të vjedhë një gjerdan shumë të çmuar... Po kujt ia merrte mendja se për të gjetur hajdutin, duhet të merrja pjesë në një Garë Superserfi?"
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Viola Brunello është "ngopur” me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Vioia nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme. I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në "listën" e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të "listës së përmbushjeve": kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t'i bënte... Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venecia-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta. Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. Fillimisht është refnzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm. Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre. Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t'ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura? Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë ta dëgjojmë? Një roman i fuqishëm, rrëmbyes, plot mençuri, që arrin të të tregojë rrugën drejt rilindjes që të gjithë e kërkojmë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Tonino kishte kaluar te gjyshi në fshat një verë fantastike, madje më të bukurën e jetës së tij. Kur lindi nëna e tij, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e ka dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie. Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, Tonino bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit. Askush nuk mund ta cenonte atë pemë. Në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve...
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Azdrubal Tirinanci nuk i lan kurrë dhëmbët, është i paedukatë dhe egoist. Por është edhe një djalosh modern, që mbetet i shokuar kur lexon në testamentin e të ungjit të ndjerë se, për të trashëguar pasurinë marramendëse të tij, duhet të martohet me një shtrigë. Ai nuk beson në ekzistencën e shtrigave, por u futet kërkimeve se si mund ta gjejë një të tillë. Për Emilinë, foshnjën flokëkuqe që pluskon në govatë, që flet me maçokun e zi dhe që nuk pasqyrohet në pasqyrë, familja Zep mendon se janë vetëm ca rastësi qesharake. Ndërkohë, Azdrubali, që nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pasuria e të ungjit, më në fund zbulon një libër magjie me udhëzimet e nevojshme për të njohur një shtrigë, gruan e vet të ardhshme. A do të shpëtojë Emilia e vogël nga kthetrat e gjahtarit të pështirë të trashëgimisë?
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Sakumati, piktor turk, u thirr për të pikturuar muret e bardha mes të cilave jetonte një fëmijë, i mbyllur për shkak të një sëmundjeje të çuditshme. Raporti ndërmjet piktorit, fëmijës dhe të atit nuk do të jetë një kontratë e thjeshtë pune, por një pakt marrëdhëniesh njerëzore. Figurat që do të lindin dhe do të jetojnë në mure, do të reshtin së qeni thjesht një zbukurim, kur të krijohet lulja-xixëllonjë, që do të jetë edhe thelbi i të gjithë krijimit: Stralisku. Historia e këtij libri është historia e një miqësie të pastër dhe delikate, që mund ta quajmë edhe një përrallë për fuqinë e dashurisë.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare - vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Stralisku, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin, shohin botën, luajnë deri në fund. Luajnë lojën më të madhe me rregullat e dashurisë. Ky libër rrëfen dashurinë e një nipi për gjyshin e vet, që edhe pas vdekjes mbetet shoku i tij i pandarë.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
“KËRKONI FRANÇESKËN, VETËM AJO E DI TË VËRTETËN” Fjalët e fundit të një njeriu në shtratin e vdekjes... Të thjeshta në dukje, ato mund të shkatërrojnë një jetë të ngritur me mund ndër vite. Megjithatë, shumë pyetje kanë mbetur pezull prej kohësh dhe Françeska duhet të kthehet në vendlindje, në Trieste, për të kujtuar diçka që është përpjekur gjithmonë ta harrojë. Përse? Një e shkuar e errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinj që kanë qenë pjesë e Rezistencës Italiane dhe e kanë mësuar Françeskën të mos i besojë askujt në këtë jetë. Por të luftosh deri në fund për idealin, do të thotë të bësh zgjedhje që të ndryshojnë të ardhmen, zgjedhje që e kanë një çmim, zgjedhje që fshehin sekrete, për të cilat nuk duhet të ketë dëshmitarë... Tani, dikush e thërret të kujtojë. Tani, një histori e largët ka ardhur shumë pranë. Një rrëfim intensiv dhe i detajuar, që duket sikur është shkëputur nga njëfaqe pak e njohur e Luftës së Dytë Botërore; një histori për përgjegjësitë personale, përfuqinë e sekreteve dhe për rëndësinë e së kaluarës, që të arrijmë të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
"Këtu qe e pafaj rranja njerzore/ frute këtu gjithmonë ka dhe pranverë". Mbretëria e dytë danteske, "atje ku shpirti njerëzor pastrohet/ dhe i denjë ai bahet për me hypë në qiell", është, nga të tria, ajo që sjell në strukturën e saj, si fizike ashtu dhe morale, risinë më të madhe të trillimit artistik: mund të thuhet, madje, që është një botë, si në pamje ashtu dhe në frymë, vetëm danteske. Qarkullon nëpër gjithë "Purgatorin" një atmosferë që nuk përcaktohet lehtë, si një magji e thellë, që e mbështjell lexuesin qysh nga fillimi dhe e shoqëron në prag të Parajsës: të kapësh frymën e ajrisë delikate që mbështjell çdo gjë, është rruga për të kuptuar "Purgatorin" dantesk në bukurinë e thellë që e dallon.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Në qiellin lart, që ma me forcë shëndrit/ prej tij, unë qeshë; dhe pashë çka me tregue/ as di, as mundet kush andej ka zbrite". E treta "sublimis cantica" - siç e quajti autori i saj, me vetëdije dhe bukuri të thellë - përmban në vetvete diçka të papërsëritshme, që e dallon nga të gjitha krijimet e tjera të letërsisë. Ajo duket ndryshe edhe prej dy pjesëve të tjera të poemës, të cilat janë aq revolucionare në krijimin e gjuhës. Sepse poezia e "Parajsës" nuk rrëfen ngjarje njerëzish, nuk përshkruan peizazhe. Ajo sendërtohet nga gjëra të padukshme dhe që, vetëm falë besimit, shpresohen. Gjithsesi, sidomos këtu, gjeniu dantesk arrin të shprehet me vargje të një fuqie të madhe, që ngelen përgjithmonë në mendjen e lexuesit me imazhe të një force sugjestive të jashtëzakonshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Na kemi arrijtë n'atë vend ku t'pata thanë,/ ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,/që fillin e arsyes humbun e kanë." (Ferri III: 16-18) Në tridhjetë e katër këngët e "Ferrit" Dante rrëfen fillimin e udhëtimit të tij në botën e përtejme, duke nisur nga humbja në "pyllin krejt errësi", aty ku takon prijësin e tij, poetin Virgjil, për të vazhduar nëpër rrathët përposhtë deri në pamjen e tmerrshme të Luciferit dhe në ngjitjen e lodhshme për me ia dalë "prap me pa yjtë e vezllueshëm". Një itinerar në shpirtin njerëzor përgjatë të cilit Dante takon personazhe të paharrueshme (Pavlin dhe Françes-kën, Farinatën, kont Ugolinin, Uliksin...), ngjarjet e të cilëve i vëzhgon me gjykim të prerë, por edhe me një pietas (mëshirë) që është ndoshta shenja më e madhe e njëjtësimit të tij të thellë me shpirtin njerëzor. Nga ky qëndrim thellësisht modern rrjedh universaliteti i "Ferrit", që e bën përvojën e Dantes në botën e përtejme një udhëtim që mund të jetë i të gjithëve.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Piktori i famshëm zvicerano-gjerman, Paul Klee, veprën e tij Alphabet I (1938), e pikturoi mbi faqen sportive të gazetës zvicerane National Zeitung. Shkronja 0 e alfabetit ra mbi emrin e qendërsulmuesit Cenia Walacek, duke e fshirë përgjysmë. Kjo pikturë përbën pikën e nisjes, por edhe boshtin rreth të cilit sillet romani Ëndrra e Walacek-ut. Duke u nisur nga ky përkim, autori gërsheton dy fate: atë të piktorit "të pazakontë", Paul Klee-së, i gjr cili, i shtrënguar nga regjimi nazist, braktis Gjermaninë dhe strehohet në vendlindje, në Zvicër; dhe atë të një futbollisti njëherë e një kohë të famshëm, dhe sot gati të harruar, Genia Walacek-ut, të cilin Klee-ja e shpëtoi nga skutat e harresës.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Manuela ka flokë tw prerë shkurt dhe buzëqeshje fëmije, trup atleteje dhe mban paterica. Në Afganistan ka drejtuar një togë me tridhjetë burra dhe tani është kthyer në shtëpi. Jeton, por nuk është e aftë ta përballojë jetën. Pas atentatit nga i cili ka shpëtuar gjallë, i kanë dhënë një detyrë: duhet të kujtojë luftën, shkretëtirën, ushtarët e saj, pluhurin, gjakun. Por rindërtimi i së shkuarës nuk mjafton për të rilindur... Një histori dashurie dhe humbjeje, vdekjeje dhe qëndrese, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona. Melania G. Mazzucco ka lindur në Romë. Është autore e romaneve të përkthyera në rreth 25 gjuhë të botës. Më 1996 botoi romanin e saj të parë Puthja e Meduzës, e ndjekur nga vepra të tjera, si: Vita, Një ditë perfekte, Pritja e gjallë e engjëllit, Arkitektja. Është fituese e disa çmimeve të rëndësishme, si: Strega (2003), Comisso, Viareggio-Tobino etj.
Price: 1050 Lekë
titleToAlt
Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t'i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës. Bota është një vend kapitës, ku ndihesh i lodhur thjesht edhe duke jetuar, se nuk arrin të duash mjaftueshëm, nuk jep mjaftueshëm, e as nuk ke mjaftueshëm. Emilia, ish atletja olimpike, Areta, policja me karakter të çeliktë, dhe Danieli, djali i vogël i famshëm i reklamave, kanë gjithsekush nga një arsye për t'u dëshpëruar. Ndërsa Napoleoni, një profesionist i suksesshëm, nuk ka asnjë, por ja që ai është më i vendosuri nga të gjithë për t'i dhënë fund jetës. Një çast para se ta kryejnë atë akt të pakthyeshëm, një i panjohur i nxit të lidhin me të një marrëveshje: do t'u tregojë se çfarë do të ndodhë pasi ata të mos jenë më, çfarë lënë pas e çfarë humbin dhe cili do të jetë reagimi i të afërmve e miqve. Për një javë rresht, ata të katër do ta vëzhgojnë veten nga jashtë dhe do të zbulojnë gjënë më të vyer që kanë në brendi, do të bëhen një grup dhe do të realizojnë dëshirat nga të cilat tanimë kanë hequr dorë, e më tej do të rikthehen. Në atë pikë do t'u duhet të marrin një vendim. Dhe për dikë, dita e fundit e jetës mund të shndërrohet në të parën e një jete të re.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Siç thoshte Bertolt Brecht: Në kohë të errëta u këndojmë kohëve të errëta. Mandej do të zbardhë edhe për ne koha e trëndafilave". E rëndësishme për ne mbetet forca për t'ia nisur nga e para, me të njëjtin zemërim e të njëjtën vendosmëri, me dashjen për t'i kallëzuar sërish publikut prapanicën e zbuluar dhe të neveritshme të hipokrizisë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Babukari, Osmani, Jajai dhe Roberti janë katër azilkërkues që kanë mbërritur në Itali pasi kanë përshkuar gjysmën e Afrikës dhe Mesdheun. Qëndrojnë pezull midis shpresës që kërkesa e tyre të pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen. Dikush pret seancën e parë përballë Komisionit Territorial, dikush tjetër pret gjykimin në shkallën e parë në gjykatë dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmëse dhe mund të vazhdojë për pak kohë të ecë përpara pa shumë ankthe. Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t'i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane. Janë dyzet e tetë orë ngjarjesh të vogla: gjoba, strehime të përkohshme, vizione, finalja e Europianit të Futbollit, ndonjë grindje. Dy ditë gjatë të cilave katër shokët do të jenë gjithnjë duke ecur, në rresht për një, përgjatë rrugëve të provincës së Italisë Qendrore. "Rreshtin e printe Babukari" është një fabul pa moral, që përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur të rrëfejë atë që vjen pas përshkimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme që pason çdo zbarkim dhe gjithçka që ky normalitet përmban: frikën, dëshirat, zemërimin, mallin, duke mundur të arrijë në fund atë kumbim të veçantë poetik që kanë vetëm gjërat e vërteta.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Xhorxhoja, një burrë i ri dhe i pashëm, shkëputet përkohësisht nga jeta ushtarake për shkak të një sëmundjeje dhe shkon në Milano, ku njeh Klarën, një grua të bukur dhe plot jetë, e cila i përket një burri tjetër. Në kulmin e lumturisë, Xhorxhoja detyrohet të kthehet në detyrë, në një qytezë monotone, ku takon Foskën, kushërirën e kolonelit dhe njëkohësisht komandantit të tij. Ajo është një grua tejet e shëmtuar dhe e sëmurë, por edhe inteligjente dhe e kulturuar, si dhe me një të kaluar të dhimbshme. Ajo ndien një tërheqje fatale për Xhorxtion, i cili rrezikon të gllabërohet nga sëmundja e saj. Klara përfaqëson dritën dhe jetën, ndërsa Foska terrin dhe vdekjen. Njëra dhuron lumturi, ndërsa tjetra ushqehet me energjinë e Xhorxhos dhe ia përthith gjithë harenë dhe freskinë e moshës djaloshare. Ajo çka e bën këtë histori aktuale edhe në ditët e sotme është ankthi, dyzimi midis realitetit të jashtëm dhe atij të ndërtuar në brendi, racionales dhe joracionales, dritës dhe hijes. Deri ku mund të shkojë ideja e ngulët e një gruaje? Si të shpëtosh nga kthetrat e dashurisë?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Jeta nuk na përket, na përshkon.” “Ekzistonte një gjenialitet makabër, sipas shumë zërave pjellë e mendjes njerëzore, në mënyrën se si përhapej virusi dhe në atë amullinë e gjatë që e kishte shndërruar në një bombë biologjike. Shpejtësia me të cilën ndryshonte e bënte të pamundur sintetizimin e një vaksine. As kërkuesit që punonin për këtë, pavarësisht procedurave të rrepta anti-infektim, nuk arrinin dot t'i shpëtonin.” Në një Sicili të shndërruar në një rrënojë të pamatë, një trembëdhjetëvjeçare e paepur dhe guximtare niset në kërkim të vëllaçkos së rrëmbyer. Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish. Si udhërrëfyes Ana ka fletoren që i ka lënë e ëma, me udhëzimet për t'ia dalë në krye. Dhe ditë pas dite zbulon se rregullat e së shkuarës nuk vlejnë më, duhet të shpikë të reja. Me Ana Niccolo Ammaniti ka shkruar romanin e tij më drithërues. Një dritë që ndizet në errësirë dhe zgjeron rrezen e saj për të zbuluar pasiguritë, vrundujt e zemrës dhe fuqinë e pakontrollueshme të jetës. Sepse siç zbulon Ana, “jeta nuk na përket, na përshkon".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
..fillimet letrare të Buzzati-t përkojne me lulëzimin e të ashtuquajturit realizëm magjik në atdheun e tij. ...ai foli në letërsi, me gjuhën e alegorisë, simbolit, mitit, konvencioneve të reja që vetë i krijoi. Me këto elemente folën edhe të tjerë mjeshtra, por Buzzati mbeti gjithnjë origjinal... madje, edhe ndaj shkrimtarëve që vinin nga viset e realizmit magjik autokton... siç ishin zërat autoritarë të Amerikës së Jugut. ...Buzzati, me natyrë thellësisht krijuese, nuk pati risi vetëm në brendi, por edhe në tagrat e rënda të formës. Së bashku me një grusht autorësh të përbotshëm, ai e përsosi tregimin e shkurtër modern po në atë shkallë, që e patën përsosur tregimin klasik Çehovi e Mopasani.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Është mëngjesi i një të diele në fund të qershorit dhe Serxhoja me Xhovanën, si zakonisht, kanë ftuar për drekë në shtëpinë e tyre dy çifte miqsh shumë të dashur. Po përfundojnë me përgatitjet dhe po presin të vijnë të ftuarit, kur një e panjohur shfaqet në derën e tyre. Shumë vite më parë ajo ka jetuar në të njëjtën shtëpi dhe u thotë se do të dëshironte ta shikonte për herë të fundit. Ka vështrim të përhumbur, si të kërkonte diçka. Ose dikë. Quhet Elsa Korti, vjen nga një vend i largët dhe në çantë ka një tufë letrash të vjetra që askush nuk i ka lexuar. Nga rrëfimet e një jete plot aventura dhe nostalgji, del se ato letra përmbajnë një sekret të tmerrshëm. Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet "70 të shekullit të kaluar, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura. Faqe pas faqeje, pasionet e groposur nisin të marrin jetë. E shkuara përzihet me të tashmen për të rrëfyer fuqinë e vetë jetës, e cila të shtyn të bësh zgjedhje që nuk mund t'i ndreqësh dot më pas.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ndjenja e kohës" është vëllimi i dytë poetik i Giuseppe Ungaretti-t, botuar fillimisht më 1933 dhe më pas pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942. Temat që rrok në këtë vellim nisen nga njeriu, nga jeta si mister. Njeriu është pre e kohës, ndjenja e përkohësisë, marrëdhënia me të tashmen, të shkuarën, të përjetshmen, me atë çka është fluturake dhe e parrokshme, krijimi dhe shkatërrimi, jeta dhe vdekja, feja dhe transhendetalja, marrëdhëniet që vendos njeriu me përjetësinë, kërkimi i Zotit, rrjedha e kohës, ndryshimi i saj, koha që na mbetet për të jetuar janë disa prej gurëve të kurorës së "Ndjenjës së kohës". Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t'u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një "ndërgjegje e tmerrshme", në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes, për arsyen se ai kurrë s'e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale, duke na dhuruar kështu gjithë "ndjenjën e kohës".
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania