titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kut u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deeptuater Horizon, apo kur autorizon Operacionin ' Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Mbas botimit të librit "Një diplomat i Tiranës në Shkup", të pritur me mjaft interes gjatë vitit të kaluar, diplomati dhe analisti Leonidha Mërtiri, na vjen me një tjetër libër, të titulluar "Përballë sfidave". Ndërsa në librin e parë, bën një analizë në formën e një ditari dhe agjende të zhvillimeve mëvetësuese e diplomatike, që shihte në "prematurën" e shtetit të Maqedonisë së Veriut, në librin e ri të sfidave, analisti ndërton një tablo shumë më të gjerë dhe shumë më komplekse. Libri është një përmbledhje vëzhgimesh të vazhdueshme, të kujdesshme dhe mendjemprehta. I organizuar në tre pjesë, ky libër ka një qasje të ndryshme nga librat e kësillojshëm, të cilët ndjekin vetëm rendin kohor të publikimit. Në pjesën e parë "Diplomacia, ligji dhe shteti" autori sjell një tufë shkrimesh që kanë të bëjnë me rregullimin dhe çrregullimin ligjor, të cilat reflektojnë efektet dhe defektet e veta, jo vetëm në institucionin për politikën e jashtme dhe njerëzve që shërbejnë në të, por edhe në luhatjet e qëndrimeve dhe reflektimeve shtetërore, në raport me fqinjët e më tej. Në pjesën e dytë, titulluar "Vëzhgime mbi çështje të vendeve të rajonit e më tej" autori përpiqet të japë tendencat kryesore, por edhe nuancat më të holla të lëvizjeve dhe aksioneve diplomatike të Shqipërisë dhe të fqinjëve. Sipas mendimit tim, në pjesën e shkrimeve që ndjekin zhvillimet ballkanike, dy janë linjat kryesore që e godasin dhe e "tërheqin për mënge lexuesin": Kosova dhe Maqedonia.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Kur shkruan për Europën, Fatos Tarifa ofron një analizë të shkëlqyer dhe perspektive.” Lord Anthony Giddens ‘Fatos Tarifa është një europian shqiptar i orëve të para.’ Prof. Bas de Gaay Fortman “Fatos Tarifa na ofron ekspertizën e tij mbi Europën, duke evidentuar disa nga problemet me të cilat ndeshet ajo ndërsa përballet me sfidat e shekullit të 21-të. Ai argumenton se Europës nuk i mungojnë resurset për të qenë një lider botëror, por i mungon vullneti politik për t'i përdorur këto resurse kolektivisht. Ky është problemi më i madh i Bashkimin Europian.” Prof. Ron Westrum “Prof. Tarifa kupton qartë dhe e përdor me efektivitet imagjinatën sociologjike, siç mund të bëjë një sociolog i shkolluar mirë dhe me eksperiencë. Por, përtej kësaj, ai vetë personifikon imagjinatën sociologjike në një mënyrë të veçantë dhe të pazakontë.” Prof. Jay Weinstein
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse bashkimi kombëtar i shqiptarëve në të ardhmen është dhe do të mbetet një qëllim strategjik për çdo parti politike dhe për çdo qeveri që do të drejtojnë Shqipërinë dhe Kosovën, suksesi i realizimit të këtij qëllimi do të varet kryesisht nga konjukturat ndërkombëtare që mund të krijohen, por edhe nga qartësia dhe vendosmëria me të cilën mendohet, planifikohet, drejtohet dhe veprohet sot, nga vetë ne, shqiptarët, për ta arritur këtë qëllim. Ky nuk është një mision, përmbushjen e të cilit duhet ta kërkojmë e ta presim nga Edi Rama dhe Albin Kurti. Ky është një mision për çdo qeveri shqiptare në të ardhmen, këtej dhe andej kufirit që sot na ndan. Ky është një mision në emër të brezave të ardhshëm të'shqiptarëve, të cilët, nëse nuk do arrijnë të bëhen qytetarë të Bashkimit Europian, do të duhet të kenë atdheun e tyre të përbashkët në një Europë post-BE.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Misioni im 2021
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të janë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presiont politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguarse dinë ta bëjnë. Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t'i qasemi çështjes sonë kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t'i kthyer shqiptarët në kontribuesit e vyer në rajon dhe në Europë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Ky libër është fryti i ideve të autores, të formuluara e të përpunuara gjatë një jete të gjatë, të mbushur me aksione shoqërore e politike, me studime e reflektime. Është ndalesa e natyrshme e Valentina Leskajt për të hedhur në letër një pjesë të rëndësishme të përvojës së saj të pasur dhe unike, në shoqërinë civile ashtu edhe në politikë. Si aktiviste e si politikane, ajo e sheh demokratizimin e shoqërisë si një proces ku duhen kërkuar rrugëdaljet dhe jo domosdoshmërisht kundërvëniet, vë gishtin mbi plagë, por shpejt kërkon zgjidhjen, te kundërshtari politik sheh programin dhe jo personin, te politika, si edhe te shoqëria civile, sheh mjetin për të përmirësuar shoqërinë dhe jo forcimin e pushtetit të një grupi të caktuar. Të gjitha këto Valentina Leskaj i paraqet me një stil të veçantë e origjinal, pasqyrë e personalitetit të saj. Ajo përshkruan deri në detajet më të thella vështirësitë e procesit demokratik, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet shprehëse stilistikore për të interpretuar dhe diskutuar çështje me mjaft rëndësi - që vetëm një dorë e shkathët dhe e sprovuar mund t'i përdorë me kaq mjeshtëri. Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.”-DIANA ÇULI
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Ky është një vëllim i shkëlqyer mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara si demi-urg dhe lider i rendit të sotëm botëror. Autorët e tij kanë përfaqësuar, si ambasadorë, interesat e Shqipërisë në kryeqytete të rëndësishëm të botës demokratike dhe në organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe, në këtë cilësi, kanë mundur të këshillojnë qeverinë shqiptare lidhur me politikën e saj të jashtme dhe marrëdhëniet e saj me shoqërinë ndërkombëtare. Përvoja e tyre diplomatike shumë e pasur, e shoqëruar nga një përvojë akademike shumë e gjatë dhe po aq e pasur në fushën e marrëdhënieve, të institucioneve dhe të së drejtës ndërkombëtare, reflektohen më së miri në këtë vëllim. Në fakt, zor se mund të gjenden në Shqipëri dy autorë që do të mund të ofronin një analizë kaq të informuar dhe kaq brilante mbi vendin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në rendin e sotëm botëror si Tarifa dhe Krisafi.” -Eva Tafili (Hyskaj)
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Tregimi i ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë protestuesve. Denoncimi i Top Channel dhe skema okulte që u zhbë nga News 24. Reflektimi i Alexander Arvizu, një dekadë pas krimit dhe mosndëshkimit. "21 janari i vitit 2011, ngjarjet dhe personat që e krijuan atë, më përfshinë edhe mua në një takim të hershëm me vdekjen, në formën që e kisha mbajtur më shumë larg: vrasjen me plumba, në mes të ditës, në mes të bulevardit. Unë nuk doja të përfshihesha në këto ngjarje, më shumë sesa në rolin tim si gazetar. Por rrjedha e tyre, para dhe pas 21 janarit 2011, më bënë të isha dëshmitar, gazetar, protagonist dhe antagonist. Më bënë “puçist” e të përfshirë, dhe në fund të pozicionohem e të pranoj për herë të parë në jetën time publike, se në këtë vit isha i njëanshëm." Autori
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Më 2020, Xho Bajden ishte politikan veteran, me aq shumë vit e beteja mbi supe saqë kundërshtarët, madje edhe disa prej adhuruesve, e vunë në pikëpyetje mençurinë e tij kur lajmëroi se do t'i futej edhe një gare tjetër. Kështu, i sfidoi edhe një herë pritshmëritë, kur doli si i nominuari demokrat për president, në një lëvizje me implikime aq të mëdha për të ardhmen e Amerikës, saqë klishetë e zakonshme për zgjedhjet më të rëndësishme të jetës, u dukën pa pikë peshe. Doli në një garë tek e tek me Donald Trampin, për një pozicion që po humbiste staturën si udhëheqës i botës së lirë. Ndryshe nga oratorët e mëdhenj të Uashingtonit që e frymëzonin dhe e rrethonin - si Xhon F. Kenedi, Daniel Patrik Mojnihani, Bill Klintoni e Obama - Bajdeni nuk e kishte dhunti gojëtarinë, por produkt të një pune sfilitëse. Stiv Solarc, kongresmeni i ndjerë i Nju Jorkut, njëherë bëri një vizitë natën në Senat dhe e gjeti sallën pothuajse të zbrazur. "Kishte vetëm një person në podium, që po mbante fjalim sikur të ndodhej në Koloseun romak dhe ky ishte Xho Bajdeni," i tha një punonjësi të stafit të tij. "Ai djalë po stërvitej vetëm, siç bëjnë profesionistët e tenisit".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur. Paul Scharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni "Harpy" i Izraelit e deri tek anija robotike amerikane "Gjahtari i Detit", e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar edhe çështjet etike e ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve. "Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme" (Bruce Schneier), Ushtria e askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të nxjerrë në pah pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve, nëse lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen. Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane. Por, kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme. "Një nga librat më interesantë që kam lexuar ndonjëherë mbi çështjet ushtarake." -THOMASE RICK, NEW YORK TIMES, PËRSHTYPJE PËR LIBRIN. "Një libër që duhet lexuar nga kushdo që interesohet për Inteligjencën Artificiale dhe luftën e së ardhmes." -TASK&PURPOSE "Një parashikim i kthjellët dhe i besueshëm mbi automatizimin e fushës së betejës, i cili shumë shpejt do të karakterizojë konfliktet e ardhshme ushtarake". -SCIENCE
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Kurba J 2020
“Kurba J u mundëson politikbërësve dhe strategëve të biznesit, nje set mjetesh novatore që i ndihmon të kuptojnë riskun politik në shoqëritë ku ndryshimi është i shpejtë, mjete të cilat integrojnë pikëpamjet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, në mënyra të reja e krijuese" - Francis Fukuyama, autor i librave The End of History and the Last Man "lan Bremmer ka krijuar një mënyrë të zgjuar e origjinale për të menduar se si shtetet zhvillohen. Kurba J shkon në thelb dinamikës së ndryshimit që po prek zona të tëra të botës.” Fareed Zakaria, autor i librit The Future of Freedom "Bremmer argumenton bindshëm se diplomacia e zgjuar amerikane, duke shfrytëzuar forcat e globalizimit, mund t'i nxisë shoqëritë e mbyllura qe të hapen pa u rrënuar. Në kohën e duhur, i thelle, e i shkruar me entuziazëm dhe qartësi, kjo është një punë mbresëlenëse analizuese dhe udhëzuese" -Strobe Talbott, president i Institutit Brookings, ish-zëvendës sekretar i shtetit
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Findi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke i shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për sjelljen e tregjeve të lira në çdo vend. Ian Bremmer, një ekspert mbi udhëkryqin midis ekonomisë dhe politikës, ka ndjekur rritjen e firmave shtetërore në Kinë, Rusi, shtetet Arabe të Gjirit Persik, Iran, Venezuelë dhe në shtete të tjera. Ai demonstron sfidën gjithnjë e më të vështirë që kapitalizmi shtetëror do të paraqesë për të gjithë ekonominë globale. Ndër pyetjet që trajtohen: A jemi në pragun e një lloji të ri të Luftës së Ftohtë, e cila i vendos sistemet konkurrente ekonomike në një betejë për mbizotërim? A mund të konkurrojnë shtetet me treg të lirë, me fuqitë kapitaliste shtetërore, për sa u përket marrëdhënieve me shtete që kanë elemente të të dy sistemeve - si për shembull India, Brazili dhe Meksika? A ka jetëgjatësi kapitalizmi shtetëror? Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Robert Shuman dëshmoi se çështjet e mëdha politike dhe kolektive tejkalojnë fatet tona vetjake dhe kërkojnë nga ne marrjen përsipër të përgjegjësive, pa kërkuar kurrë ndonjëherë shpërblim për këtë. Këtu gjendet edhe sekreti i harmonisë dhe qetësisë së një jete si ajo e atit të Evropës: përballë konvulsioneve të historisë ai diti të mbjellë kopshtin e tij të brendshëm, pak a shumë si ai në Si-Shazel, për të rimarrë frymë dhe për të pranuar të shkojë gjithmonë e më larg drejt solidaritetit. Do të ishte me shumë vlerë sikur lexuesit e shumtë, sidomos ata që ushtrojnë dhe do të ushtrojnë përgjegjësi në gjirin e shoqërisë, të mund të gjenin në këto faqe frymëzimin dhe kurajën për t'i shërbyer një njerëzimi së fundmi të çliruar nga frika dhe urrejtja e të rimerrnin rrugën e vëllazërimit që nuk njeh asnjë kufi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Agim Nesho është diplomuar në inxhinieri elektrike dhe më pas në drejtësi. Ka punuar si asistent profesor në Universitetin e Tiranës, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare për dokumentacionin Shkencor e Teknik - në Akademinë e Shkencave dhe më pas President i Fondacionit për Çështjet Europiane. Në vitin 1997 ka qenë këshilltar politik i Kryeministrit dhe më pas emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York. Për një periudhë njëvjeçare mbajti edhe detyrën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 2009 bashkëthemeloi Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë. Kontribuon në shtypin ndërkombëtar si në Foreign Policy, The National Interest, Fox News International etj. Botimeve të tij të mëparshme, «Në mirëbesim: Shënime të një Ambasadori» 2006 dhe «Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme»; Për një diplomaci aktive në shekullin XXI» 2013, i shtohet edhe eseja «Një marrëveshje në lojë-shahun e Fuqive të Mëdha. Ballkani në shekullin XXI» që keni në dorë...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“...Leonidha Mërtiri ka arritur që përpara lexuesit ta paraqes të gjithë kompleksitetin e marrëdhënieve të brendshme dhe të ndikimit të jashtëm, t'i shpalosë të gjitha dilemat e momenteve historike, t'i tregojë kahjet përmes ngjarjeve, përmes personaliteteve dhe rolit të tyre në këto procese. Ai këtë nuk e bën nga mençuria e kohës së tashme për të kaluarën, por ai këtë e jep ashtu çfarë ka qenë në atë kohë, me faktografinë dhe me argumentet dhe me vlerësimet e atëhershme. Këtu qëndron dinjiteti i shkrimit, i besueshmërisë, i dëshmisë e i përshkrimit, duke i lënë lexuesit gjykimin dhe konkluzionet, pa as më të voglin imponim. Kjo, në asnjë rast nuk do të thotë se proceset ecin vetvetiu dhe ato duhet vetëm regjistruar. Përkundrazi, libri të kaplon të tërin dhe për asnjë moment nuk të lë indiferent. Nuk mundesh pa u mishëruar me ngjarjet, me proceset dhe me njerëzit, nuk mundesh të mos ndiesh dhimbjen, mllefin apo gëzimin, të mos ndiesh keqardhjen apo falënderimin, të mos ndiesh krenarinë apo përçmimin. ...Libri është një kontribut shumë i rëndësishëm për të kuptuar një vend dhe një kohë, për të kuptuar proceset dhe ngjarjet, për të kuptuar lindjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut, raportet e brendshme, por edhe marrëdhëniet e jashtme, si një dëshmi, si një vështrim, si një raport dhe një analizë që ka vlera të pakapërcyeshme edhe sot, për të kuptuar drejt determinanten si dhe pse ngjau.”- Ramush Tahiri, Politolog, Prishtinë
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Një analizë e argumentuar e politikës së pas Luftës së Ftohtë, e cila përmbys supozimet e parapëlqyera dhe na shtrëngon ta rishikojmë përsëri dialektikën komplekse të liberalizmit dhe liberalizmit". GEORGE SOKOS "E mprehtë, depërtuese, dërmuese: një analizë e paharrueshme se për ç'arsye drita e liberalizmit u shua në Europën Lindore, si dhe përse pakënaqësia kundrejt imitimit të Perëndimit ushqeu furitë e revoltës populiste". MICHAEL IGNATIEFF "Shpjegimi më origjinal që kam lexuar rreth vetëshkatërrimit të liberalizmit Perëndimor si utopi universale. Analiza e tij i ka rrënjët në një kuptim të pashoq të revoltës së ushqyer nga pakënaqësia (dhe të pakënaqësisë revoltuese) të elitave politike që kërkuan ta imitojnë Perëndimin dhe, për të njëjtën arsye, përfunduan duke e urryer atë. Tronditëse, gjithsesi e vërtetë!" PETER POMERANTSEV "Ky është një libër që kopjimin e shndërron në një argument origjinal. Duke vepruar kësisoj na rikujton se demokracia liberale nuk varet dhe aq nga proceset mekanike sesa nga origjinaliteti njerëzor". TIMOTHY SNYDER
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mund të thuhet se Ten Hsiao Pini gjithmonë i është përmbajtur vizionit botëror për Reformën dhe Hapjen, dhe ka vazhduar në bindjen e tij të palëkundur për ndërtimin ekonomik, si dhe mençurinë e tij largpamëse politike, praktikën strategjike ushtarake dhe diplomacinë e lirë. Kjo është e rrallë në historinë moderne të Kinës dhe në botën moderne. Kombi kinez gjithmonë do të kujtojë këmbënguljen e Ten Hsiao Pinit lidhur me Reformën dhe Hapjen, duke iu përmbajtur vijës themelore të Partisë për 100 vjet dhe duke çuar përpara konceptin e Ten Hsiao Pinit mbi çështjen e ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo vepër është rezultat i punës kërkimore-shkencore disavjeçare të autores në arkivat gjermane dhe austriake, çka sjell per here te pare para publikut shqiptar dokumente ku dëshmohet interesimi dhe angazhimi specifik i shtetit gjerman për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ndërkohë që fqinjët ballkanikë po planifikonin copëtimin e plotë të Shqipërisë.” - Prof. dr. Gazmend Rizaj Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Një përmbajtje e shkëlqyer e veprave më kryesore politike, nga Makiaveli deri në ditët e sotme.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar”. -MICHELA WRONG autore e It's Our Turn to Eat "Cheeseman dhe Klaas i kanë rënë në kokë: në shumë vende zgjedhjet janë një mashtrim. Problemi po përkeqësohet, teksa komuniteti ndërkombëtar lejon që ti hidhet hi syve. Pasojat për politikën publike janë të rënda dhe do të duhen vite që të ndreqen. Një libër i jashtëzakonshëm.” -SIR PAUL COLLIER autor i Wars, Guns and Votes "Manipulimi i zgjedhjeve është kthyer në një art për të cilin vihen në dispozicion një larmi e jashtëzakonshme, edhe në vendet më të varfra. Kjo vepër është një shtesë me vlerë për të gjithë ata që janë të shqetësuar për këtë pjesë të rëndësishme të mozaikut demokratik nga i cili varen kaq shumë liri themelore.” -JOHN GITHOGO aktivist anti-korrupsion dhe CEO i Inuka Kenya Trust “Një vështrim konciz dhe depërtues i përse dhe si, një numër i madh qeverish po manipulojnë zgjedhjet, i mbushur me shembuj tregues dhe rekomandime praktike se si aktorët ndërkombëtarë zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar! mund të ndihmojnë më shumë në zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar.” -THOMAS CAROTHERS Fondi Carnegie për Paqen Kombëtare "Një thirrje për zgjim e ardhur në kohë për paradoksin më të madh politik të kohëve tona. Megjithëse po mbahen më shumë zgjedhje se kurrë më parë, ne jemi dëshmitarë të minimit të demokracisë dhe proceseve demokratike. Ky libër duhet lexuar nga kushdo që lufton për qeverisjen demokratike dhe për zërat e qytetarëve dhe njerëzve të zakonshëm! -WINNIE BYANYIMA Drejtor Ekzekutiv, Oxfam International
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nënë Tereza i lutet Clinton (Uashington, 1997): "Zoti President! Ky është Presidenti im dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova. Të lutem, ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Presidenti Clinton (te varri i Nënë Terezës, 2001): "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend porosinë! Tashmë, populli yt, në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton demokracinë." Presidenti Ibrahim Rugova (2005): "Pavarësia e Kosovës është kompromisi i shqiptarëve". Kryeministri Sali Berisha (2006): "Për Shqipërinë, pavarësia e Kosovës është zgjidhja e vetme". Presidenti George W. Bush (Tiranë, 2007): "Pavarësia është qëllimi. Kjo është çka populli i Kosovës duhet të dijë". Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë (17.2.2008). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë (22.7.2017): "Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk është në shkelje të drejtës ndërkombëtare".
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Lëvdava për Kisingerin ♦"Kur një historian i shquar shkruan për një nga diplomatët më të mëdhenj, rezultati është një kryevepër- dhe pikërisht i tillë është jetëshkrimi i Nill Fergusonit mbi Henri Kisingerin". - XHEJMS A. BEJKËR III sekretar shteti (nr. 61) ♦"Ky është një jetëshkrim i shkëlqyer dhe i domosdoshëm për të kuptuar evolucionin e njërit prej arkitektëve më të rëndësishëm dhe tërheqës të politikës së jashtme amerikane të kohëve tona". - K0ND0LIZA RAIS sekretare shteti (nr.66); profesoreshë mbi biznesin global dhe ekonominë, në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Stenford ♦"Me gjithçka që është shkruar mbi Kisingerin përgjatë këtyre viteve, dukej sikur nuk kishte mbetur më asgjë e re për t'u thënë. Nuk është ashtu. Kisingeri: Idealisti nga Nill Ferguson, e zhvendos gjithë trajektoren e studimeve mbi Kisingerin. Përherë i hollësishëm, shpesh befasues dhe ndonjëherë thellësisht emocionues, ky është një jetëshkrim i jashtëzakonshëm i një studiuesi, burri shteti dhe strategu, nga më të rëndësishmit e kohëve tona, paraqitur nga një prej historianëve më të shquar. Nuk duhet lënë pa lexuar". XHON LUIS GADIS Universiteti Jeil
Price: 3000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania