titleToAlt
Lexuesi ynë ka pasur rastin të njihet për herë të parë me autorin Fatos Mullisi nëpërmjet librit të tij me tregime humoristike “Një tregim për të qarë”. Ai ka pasur edhe botime të tjera, dhe me mënyrën e tij të humorit ka vazhduar me romanet satirike “Tango mushkonjash” dhe “Jetë qeni”. Në çdo rresht të librave të tij ndjehet stili i autorit dhe ai gjen ato hollësira të jetës së përditshme të cilat e karakterizojnë dhe dallojnë veprën me humorin e veçantë të tij. Këtë radhë lexuesi i apasionuar pas humorit do të ketë rastin të lexojë librin me tregime humoristike “Trashëgimtarët e Stambollit”. Në çdo tregim Mullisi përshkruan një realitet që shumë prej nesh në një farë mënyre ose tjetër e jetojmë, por ajo që padyshim e bën tërheqës librin është mënyra e të rrëfyerit ku humori është i pranishëm kudo. Në përfundim të këtij libri, jam i bindur se lexuesit do t'i mbetet në kujtesë një e qeshur herë gazmore dhe herë e trishtë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kësaj here Xhorxhi dhe Haroldi ia kane dale mbanë vërtet... Kanë krijuar NJË PËRBINDËSHE! Ajo është më e shpejtë, më e zgjuar dhe me e ligë nga gjithçka që ka pare bota deri më tani: është Zonja Ribëll! Me ndihmën e robotë've të saj të tmerrshëm dhe modelit të llahtarshëm të flokëve ajo do t'i futë një tërheqje të fortë brekësh kujtdo që i del përpara, ndër ta edhe Kapiten Brekushit. A do të arrijë Zonja Ribëll të shpallë fundin e heronjve tanë? Duhet të lexoni librin qe ta mësoni. Dhe ndërkohë... hapni sytë!
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Xhorxhi dhe Haroldi nuk janë djem të këqij. Ata duan vetëm "t'i gjallërojnë pak gjërat" për të gjithë. Per fat të keq, shakatë e matura futin Xhorxhin dhe Haroldin në telashe. Hera-herës edhe në telashe TË MËDHA. Dhe kur Profesor Pi-Pi bëhet mësuesi i tyre i ri i shkencës... hëm, Xhorxhi dhe Haroldi gati sa nuk shkaktojnë që i gjithë planeti të pushtohet nga shkencëtari i çmendur i futur brenda kostumit të robotit! Kush do ta ndalojë komplotin e rrezikshëm të Pi-Pit?!!? Kjo duket si punë-për Kapiten Brekushin!
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cil nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira që të ketë shokë moshatarë, me të cilët të luajë dhe të argëtohet, por ia kanë ndaluar: nuk duhet të diktohet nga të tjerët, se do t'u shtinte frikën. Por një ditë mbërrin çasti i përshtatshëm: festa e Hallouinit! Mortinës nuk i duhet as të maskohet Por çfarë ndodh kur fëmijët e tjerë zbulojnë që ajo nuk mban asnjë lloj maske?
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër me rëfime të shkurtra e skica humoristike, Banushi ka fiksuar gjatë jetës së tij civile dhe ushtarake ngjarje dhe ndodhi edhe të karakterit humoristik. Ai ka mbledhur nga leximet dhe rrëfimet e njerëzve humorin dhe fabulat e jetës; dhe pasi i ka futur në laboratorin e tij krijues ka ditur që me fjalë të thjeshta t’ju japë me shije “bukën” e ngjizur të përditshme me nota buzëqeshjesh. Banushi ka punuar për një kohë të gjatë si ushtarak, dhe kjo periudhë i ka shërbyer për tu njohur me shumë përvoja dhe eksperienca jetësore. Dhe proverbi i tij i pa thënë me buzë është që jeta nuk duhet marrë dhe aq seriozisht, sepse ajo është tepër e shkurtër.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Mitrushi ka dy fatkeqësi, - tregon me pasion Filipi. — Së pari, mamaja e tij ka bërë 13 fëmijë. Njëri do të dilte skarco. I takoi Mitros ky fat i bardhe. E dyta është më e hidhur, vazhdon Filipi. — Ai ishte kalama. Buzët me qumësht. Mamane e thirrën ne Komitetin e Partisë . "Urime, — i thanë . - Ke zbatuar porosinë e shokut Enver për të mbushur oborrin me kalamanër. Partia të shpërblen. Një medalje me vulën e Enverit ose një lopë me firmën e holandezit". Meqë vinte nga familje e mëngjër, zgjodhi medaljen. U kthye në shtëpi. Në një dorë mbante Mitron, në tjetrën medaljen. Duke vrarë mendjen se ¬cila pjesë e trupit e meritontc nderin, hapi krahët dhe... bum Mitrua ra ne dysheme! Nuk pati ndonjë dëm të madh! — tregon Filipi. - Iu hap pak koka. Kur ia qepën vendin me mjete rrethanore panë se dicka kishte mbetur jashtë... Që nga ajo ditë, Mitroja mbeti pak si eksiq dhe bën budallallëqe me thasë, sidomos kur shkruan. Nuk e ka veten ne dorë ! Prandaj, e mira është të mos i lexoni produktet e trurit të tij. Kur iu zë taksirati, mos i merrni gjërat seriozisht!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
HALLOUINI... OBOBO Ç'FRIKË MAÇOKU! "Njoha Hirnushe Terribraksin, një miushe joshëse që banon në një varrezë dhe sorollatet me një makinë varrimi... dhe u detyrova të merrja pjesë në një festë Hallouini me një menu... rrëqethëse!” Në libër do të gjesh edhe tërë të fshehtat për të organizuar një festë Hallouini!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Nastradini (1208 -1284) ështëpërfaqësuesi më i njohur i humorit turk. Koncepti i tij i humorit është i orientuar drejt edukimit të shoqërisë dhe ka karakter edukativ. Anekdotat e Nastradinit shfaqin një shumëllojshmëri tematikash dhe kanë të bëjnë kryesisht me jetën shoqërore. Në shumicën e tyre, nëpërmjet humorit, ne shohim një mësues popullor, i cili me një buzëqeshje të lehtë na jep mësim. Në anekdotat e Nastradinit, teksa figura kryesore të bën të qeshësh, del nëpah domethënia që të bën të mendosh. Për ketë arsye, do të ishte gabim nëse këto anekdota do të përdoren vetëm për të qeshur dhe nëse Nastradini do të quhej një komedian.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Mirë se vini në "Bandën e mesnatës"! Mesnata është koha kur shumica e fëmijëve flenë, përveç sigurisht... bandës së mesnatës! Pikërisht atëherë nisin aventurat e tyre...
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
... Të qeshësh me lot do të thotë të qash”... Ky është misioni i humorit dhe satirës. Shkëputur nga libri.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Ç’do të bënit me një milion stërlina? Do të blinit një mijë pica? Do t’i jepnit për bamirësi? Do të luanit Cash Jenga? Kur një çantë e mbushur dengëza me para u bie nga qielli, Damiani dhe Antoni bëhen të pasur papritur. Madje tepër të pasur. Befas djemtë mund të blejnë gjithçka që duan. U kanë rënë në duar miliona - por vetëm shtatëmbëdhjetë ditë për t’i prishur!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
GARA MË E MADHE NË BOTË E BARCALETAVE Ju a jeni i ndrojtur? Unë po! Ja përse desh më ra pika kur mora pjesë në një garë barcaletash në televizion... para miliona teleshikuesve! Por pastaj mësova sekretet për t'i rrëfyer mirë barcaletat... jua kam zbuluar këtu, bashkë me barcaletat e reja të Miushërisë!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitihëm. Por ai gati zbulon se, kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe, me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një libër me humor gjenial. Dëfryes për fëmijët, si të vegjël dhe të rritur! Një libër ku kombinohen përkryer humori me moralin. Në libër do të njiheni me Xho Spadin, 12 vjeçarin më të pasur në botë. Xhoi ka çdo gjë që dëshiron, por ai ka nevojë vetëm për një shok.. A do të gjejë shok Xhoi? … Zbulojeni duke lexuar librin.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Edhe pse vetëm njëzetenëntëvjeçare, Samanta Suiting është asi i një studioje ligjore londineze me emër. Pak minuta këshillim me të kushtojnë një mal me para. Punon natë e ditë dhe është tërësisht e përqendruar në karrierën e saj. Por, pikërisht atëherë kur mendon se do arrijë të bëhet ortake e firmës, vëren se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë vendin e punës. E tronditur, arratiset nga zyra dhe gjendet në një vend të panjohur. Kërkon informacion rreth një shtëpie të mrekullueshme dhe papritur për shkak të një keqkuptimi, të zotët e shtëpisë e marrin si kandidate për postin e guvernantes. Fillon punë, pavarësisht se punëdhënësit e saj nuk kanë dijeni për faktin që vajza intelektuale nuk ka as idenë më të vogël se si mund të mbahet në rregull një shtëpi. Mbretëresha e shtëpisë është historia e një vajze që ka nevojë të çlodhet. Të gjejë veten, të dashurohet. Të fillojë më në fund të jetojë. Dhe të zbulojë se … si hekuroset. Me talentin e pakrahasueshëm të Sophie Kinsella-s, një komedi e re, e admirueshme që po bën të lumtur miliona fansa në botë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ema Korigan është si çdo vajzë e kësaj bote. Ka një jetë të qetë, një punë si asistente marketingu në një kompani të rëndësishme shumëkom-bëshe, një të dashur simpatik. Por, si të gjitha vajzat, ëndërron një jetë ndryshe dhe ka të fshehtat e saj të vogla. Ose të paktën i kishte ... derisa, në udhëtimin e parë të punës përballoi një fluturim shqetësues dhe e kapi paniku. E pushtuar nga një nervozizëm i pakontrollueshëm, Ema ia zbraz të gjitha të fshehtat — por, vërtet gjithçka — udhëtarit ngjitur. Një amerikan që dëgjon për qejf sekretet e saj më intime. Në fund të fundit, ai s'është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai është... burri i avionit. Ajo i ka treguar gjithçka për veten. Do dijë ai t'ia ruajë të fshehtën?
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania