titleToAlt
Shumë të dhëna historike që sot njihen nga pjesa dërrmuese e njerëzve, janë vjetruar dhe rezultojnë jo të vërteta. Këto informacione duhet të ndryshohen sipas rezultateve të tjera që do të përftohen vetëm në përfundim të kërkimeve të reja shkencore. Çdo ditë po arrihen përfundime e të dhëna të reja në lidhje me historinë osmane. Injorimi i kësaj të vërtete dhe përpjekja për të kuptuar Perandorinë Osmane me të dhëna që datojnë rreth 150-200 vjet më herët, është një qasje tejet e gabuar. Historia osmane nuk është kuptuar sa duhet dhe gjithashtu është interpretuar në mënyrë të gabuar. Në këtë kontekst, nevojitet që Perandorinë Osmane ta shohim sërish dhe pa paragjykime.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Më 1453, Mehmet Pushtuesi hyri në Kostandinopojë me një kalë të bardhë, duke i dhënë fill një marrëdhënieje dashurie osmane mes tij dhe qytetit, që zgjati deri më 1924, kur kalifi i fundit u largua nxitimthi me trenin "Orient Express". Për më shumë se pesë shekuj, Kostandinopoja, me shumëllojshmërinë e saj kulturore dhe etnike, ishte epiqendra e një dinastie të jashtëzakonshme, me një histori dramatike dhe, shpeshherë, të shtrembëruar. Fitorja, humbja, madhështia, mizoria dhe toleranca në kohët osmane janë të gjitha të regjistruara aty. Kastandinopoja është një nga ato qytete për të cilat përherë më merr malli dhe ky mall më shtohet në çdo faqe të këtij libri.” -Anthony Daniels, Sunday Telegraph “I mrekullueshëm... përvoja e gjithë qytetit shtrihet në tërë veprën... vazhdimisht ndien rrahjet e çrregullta dhe të mistershme të zemrës së Kostandinopojës.” -Michael Rotcliffe, Observer
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar. Skënderbeu dha sinjalin e kryengritjes shqiptare në vitin 1443, në kohën kur Huniadi i Hungarisë po u mbyllte osmanëve rrugën drejt Europës Qendrore, dhe Heroi shqiptar, i ndërgjegjshëm për rolin e jashtëzakonshëm gjeopolitik që fitonte Shqipëria, vendosi të ngrinte një digë të dytë në brigjet lindore të Adriatikut, që u mbyllte osmanëve rrugën drejt Italisë dhe Europës. Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. Siç do të shprehej edhe Senati i Venedikut, "fundi i Shqipërisë do të thoshte fundi i Italisë dhe i mbarë botës së krishterë". Për këtë mision të tij, si barrierë e Europës përkundrejt vërshimit osman, ishte më se i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu, i cili pikërisht për këtë arsye, i lejonte vetes, siç u shpreh vetë ai në një rast, "ta ngrinte fort zërin" përpara përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të kohës, që, ndryshe nga ai, u vidheshin detyrimeve të luftës së përbashkët.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kërkimi i njëmendtë, pavarësisht se pjesët e kësaj njësie mendimi lëvizin në sinorë të ndryshëm kulture dhe nëpër një truall të veçantë realiteti historik, prirej të gjente përbërësit bashkues të njëra-tjetrës, që të gjitha së bashku u derdhën në lumin e madh të shpirtit dhe psikikës së kombit i cili vërshoi vrullshëm me gjithë erudicionin dhe fuqinë e vet mendore, pikërisht në ato vite të mëdha të historisë sonë. Kjo më bëri të synoja jo vetëm një histori të ngjarjeve, por edhe një histori të kulturës dhe mendimi, të qytetërimit shqiptar. Mund të duket sikur shpesh herë horizonti i kulturës dhe i mendimit zëvendësojnë njër-tjetrin, por e gjitha kjo ka qenë e qëllimtë. Çabej pat shkruar se çdo lëvizje mendore që të konkretizohet, më parë krijon frymën dhe artmosferën e vet. Duke dashur të jem sa më i vëmendshëm në shpalosjen e kësaj frymë dhe atmosfere kulturore që kristalizoi në kohë të ndryshme mendimin shqiptar, herë pas here në libër do të ketë ndërkallje të këtyre horizonteve, por gjithmonë nën funksion të nxjerjes në pah të realitetit krijues të vetë mendimit.   Një shenjë e parë e madhe e truallit pjellor nga ku nisi të lëvrohej mendimi shqiptar, që në kapërcyell të viteve '900, ishte krijimi jo vetëm i modelit të një kulture, por edhe mundësisë për zhvillimin e saj. Bashkë me përpjekjet për shtetin shqiptar, një vepër historike-filozofike "Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", përtej të qenit një platformë ideologjike e Rilindjes, do të bëhet edhe modeli për një tjetër realitet e kulturë. Ndërsa motivi përfundimtar që i la shqiptarët të vendosnin për alfabetin e përbashkët sipas parimit një tingull-një shkronjë, do t'u shërbente atyre si një mundësi reale për ta zhvilluar këtë kulturë. Fatkeqësia qe se ky model dhe kjo mundësi do të shoqëroheshin organikisht me një kontrast të dukshëm midis nivelit sipërisht të dallueshëm të mendimtarëve tanë dhe atij të "pamjaftueshëm" të podiumit të cilit ata i drejtoheshin.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq. Në studimin tjetër përfshirë në këtë libër, gjithashtu, me karakter monografik, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti, republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet, regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët, me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin jo pa drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë. Nëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë...Se çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i një prej dramave, ndoshta asaj kryesores, së këtij vendi.
Price: 900 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania