Jetojmë në një kohë ku ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe e gjithë qënia e jonë është e lidhur ngushtësisht me të. Një kujdes mjaft i madh vazhdimisht i është kushtuar shkencave të mirëfillta mjekësore si: biokimisë, farmakologjisë, fiziologjisë, etj., duke anashkaluar atë shkencë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me qënien tonë siç është shkenca e ushqyerjes. Mjaft sënundje të shekullit lidhen drejtpërdrejt me këtë shkencë siç është: mbipesha dhe obeziteti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti i tipit 2, disa lloje kanceresh, madje edhe imazhi jonë që lidhet me mirëqenien e lëkurës, fytyrës, flokëve, thonjve. Për një mirëqenie të organizmit tonë organizmit tonë, një ushqyerje korrekte do të ishte alternativa më e mirë për t’u ndjerë plot me energji, i fortë për nga sistemi imunitar, i qeshur dhe plot vitalitet si dhe për të pasur një formë të shkëlqyer trupore.
Price:
1500 Lekë