titleToAlt
"Revista Letrare bën shkëputjen nga letërsia mediokre dhe i hap derën letërsisë cilësore. Është streha e ëndërruar e shkrimtarëve të mirë. Të atyre që mund t'i ketë demoralizuar bumi letrare shohin tek ajo një mundësi të re vazhdimi. Është vendi ku të njihet kënaqësia e krijimit." – Thanas Medi "Revista Letrare është kaq e mirëpritur mes nesh, ndaj urojmë për të dhe botuesit e saj të kenë nisje të mbarë e rrugë të gjatë për të na ndriçuar. Në radhorin e gjatë të revistave e gazetave që nisi me iluministët tanë, Revista Letrare ka vendin e vet të nderit padyshim!" – Flutura Açka "Revista letrare në print është një lajm i gëzuar për letërsinë shqipe. Suksese, suksese!" -Zija Çela "Revista është urë për autorët e talentuar, nga një libër tek tjetri! Jetoj mes ujrash, ia di vlerën urave!"-Petrit Palushi
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Libri "Kalila dhe Dimna" u shkrua nga dijetarët e Indisë. Që nga ajo kohë, shkencëtarët dhe dijetarët e të gjitha vendeve janë përpjekur të mësojnë dhe të mençurohen prej tij dhe kanë vrapuar të vënë në jetë mësimet dhe përvojat që përmban ky libër. Ata janë përpjekur që, me anën e këtij libri, të gjejnë dhe të shërojnë të metat e tyre, pavarësisht se tregimet dhe historitë janë vënë në gojën e kafshëve dhe të zogjve, duke u dhënë atyre veti njerëzore. Libri përmban në vetvete njohuri dhe kulturë të gjerë, si dhe mjaft histori argëtuese. Dijetarët e vlerësonin dhe e kërkonin atë, pikërisht për këto njohuri, ndërsa njerëzit e zakonshëm për anën e tij argëtuese. Njerëzit e arsimuar, që ranë në kontakt me tregimet e këtij libri, u përpoqën të mbanin mend ngjarjet, me qëllim që ti lidhnin me jetën dhe përvojën e tyre. Lexuesi i këtij libri duhet të dijë se ai ka katër qëllime kryesore: Qëllimi i parë është që, duke e vënë librin në gojën e kafshëve, pavarësisht se ato nuk flasin, të nxisë ta lexojnë njerëzit e dhënë pas argëtimit, sidomos të rinjtë. Qëllimi realizohet nëpërmjet fabulave dhe dredhive të kafshëve. I dyti, të paraqiten kafshët me fantazi e ngjyra nga më të ndryshmet, për të kënaqur mbretërit. I treti është se, duke u paraqitur në këtë formë, ai do të lexohet si nga mbretërit, ashtu edhe nga gjindja dhe në këtë mënyrë do të fluturojë nëpër kohë, duke bërë që të përfitojë gjithkush që e lexon. I katërti është edhe më i largët dhe u përket filozofëve.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dh rishkruan rregullat e shoqërisë. Ato ecën përpara me një forcë revolucionare, duke hyrë gjithë hijeshi e krenari në një botë që ishte privilegj i burrave. Këto gra ikona dhe shembulli që ato dhanë, u hapën udhën shumë grave të tjera që pasuan, duke u lënë trashëgimi frytin e njohurisë, të eksperiencës dhe të imagjinatës së tyre.
Price: 2200 Lekë
titleToAlt
Qiproja filloi të krijojë profilin e saj letrar duke u mbështetur në traditat e në historinë e vet si pjesë e veçantë e helenizmit të shpërndarë, me tendenca gjithmonë qendërsynuese, por edhe me sprova të veta identiteti letrar, prirje që në ditët tona paraqesin një autonomi tematike të qartë. Kjo përmbledhje e përgatitur dhe e përkthyer nga Vangjel Zafirati sigurisht që nuk përbën "Antologjinë e tregimit qipriot". Nuk qe ky qëllimi i tij. Bëhet fjalë për përzgjedhje tregimesh përfaqësuese, cilësore nga letërsia qipriote, qëllim i cili mendoj se është realizuar me sukses. Është një përfaqësim i kufizuar, por cilësor, që i jep mundësi lexuesit shqiptar që nëpërmjet tregimit të njohë arritjet e letërsisë qipriote. Që të bëhet i dukshëm kuadri historik dhe lexuesi të ketë mundësi komunikimi me produktin shpirtëror, me të drejtë përzgjedhësi solli dhe përktheti tregime mes të cilave të pasqyrohet Qiproja dhe populli i saj - heronjtë e tregimeve na çojnë në momente të njohura historike.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë bishtin dhe flokët e sirenës, perlat e pallatit të saj, mjekrën e butë të Mbretit të detit...Ai shërben për të mësuar dhe për të nxitur lojën imagjinare.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë sqepin me majucë të flamingos, pendët e buta, gjurmët prej rëre... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Përrallat, si një nga nënllojet më të përhapura të krijimtarisë gojore, sjellin disa nga tiparet më thelbësore të një vendi, si mënyrat e jetesës, traditat dhe botëkuptimin. Tridhjetë e katër përrallat popullore spanjolle, të shqipëruara nga Diana Jaka, vijnë si një arsenal i trashëguar nga kultura orale dhe në përmbajtjen e tyre, kanë elementin fantastik, magjik, ashtu si përrallat e cilitdo vend të botës. Fakti që ato nuk kanë autorësi, iu jep atyre një shtrirje të gjerë, duke i kthyer në një pasuri shoqërore që trashëgohet, ruhet e pasurohet nga vetë shoqëria.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
"“ Do të më tregosh një përrallë?“ Këto fjalë thonë fëmijët anembanë botës, kur vjen koha e gjumit. Nuk ka rëndësi se në cilin vend jetojnë, as nëse përrallat që dinë dhe zakonisht dëgjojnë, janë plot zana apo princesha, zebra apo gjirafa. Kjo ndodh sepse përfytyrimi i fëmijës mund të kapërcejë lehtësisht çdo kufi, çdo mur dhe çdo ndryshim mes kulturave dhe racave, pasi kërkon vetëm më të rëndësishmen, atë që është thelbësore te përralla: magjinë! Ky libër përmban përralla nga e gjithë bota, mes tyre edhe një shqiptare. Këto janë rrëfenja tipike për folklorin e traditave të largëta mes tyre, por që përmbajnë të njëjtën magji. Këto rrëfenja janë të shkurtra, të këndshme dhe plot aventura. Me to fëmijët do të udhëtojnë në të gjithë botën dhe do të njohin personazhe të paharrueshme. Këto janë kallëzime të përkryera për të nanuritur fëmijët në gjumë, duke u dhuruar ëndrrat e ëmbla që meritojnë, natë pas nate."
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Së pari në to nuk ka elemente të tillë të mbinatyrshëm si dragonj, a, lugetër, sprija etj. etj. Në përfytyrimin e shëndoshë të popullit të indian e keqja ka fytyrë mjaft më konkrete: atë të raxhait, tregtarit, të mashtrues, ose, në një formë më të tërthortë, të luanit, tigrit, krokodilit. Kjo do të thotë se edhe lufta ndaj së keqes kuptohet në mënyrë konkrete. Së dyti ndëshkimi që pëson e keqja nuk shprehet me fjalë të dhunshme, me skena të përgjakshme, makabre, sepse edhe i miri, i drejti, i ndershmi dallohen për një shpirt të madh. Ata fitojnë, nuk masakrojnë. Rikujtoni pak se ç'ndodh në një lumë të tërë filmash modernë, ku e mira fiton mbi të keqen, pasi ka kaluar përmes një oqeani gjaku e malesh me kufoma. Së treti rrëfimi rrjedh përgjithësisht i qetë, pa trazime dhe përmbysje të mëdha. Për urtësinë indiane e vërteta dhe e mira e kanë të sigurt fitoren. Ato nuk e njohin stresin, ankthin. Ndërsa ne sot... Ndoshta ka edhe të tjera mësime, që secili prej lexuesve mund t'i shquajë gjatë leximit e, në i pëlqeftë, mund t'i përvetësojë, domethënë t'i kthejë në parime të jetës së vet. Duam ta mbyllim këtë hyrje me dëshirën që lexuesve, pavarësisht nga mosha, ky libërth t'u ringjallë shprehinë e vyer të të lexuarit të përrallave, sepse pa mësimet e tyre njerëzimi do të mbetej brenda botës së egërsisë, sepse nëpërmjet fantazisë së tyre kalon rruga për në veprimtarinë konkrete të dobishme, sepse, në fund të fundit, atje më shumë se kudo gjetkë E MIRA ka fituar mbi të keqen.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Numri i muajve Janar-Qershor 2020 i revistës letrare Shejzat përfshin shkrime dhe analiza të shumë autorëve shqiptar dhe të huaj si: Lucia Nadin, Matteo Mandala, Italo Sarro, Marco Moroni, Francesco Altimari, Emanuele Banfi, Andrey N. Sobolev, Evalda Pici, Jose M. Florisan, Persida Lazarevic Di Giacomo, Andrea Pelizza, Persida Asllani, Arben Ndreca, Andi Rembeci, Eno Koçi dhe Gëzim Gurga.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Janë të pashoqe antologjitë si kjo, e porsasjellë nga Maksim Rakipaj. Përzgjedhja tematike e poetëve shqipëruar është sugjeruar natyrshëm prej ekperiencës së përkthyesit, një ish i përndjekur politik. Kriteri politiko-shoqëror i kësaj përzgjedhjeje, sidoqoftë, nuk ka komprometuar qëllimin e sjelljes në jetë të këtij libri: vërshimin e një poezie të madhe nëpërmjet përkthimesh mjeshtërore. Dhe është pikërisht ky nivel i lartë që i lejon kësaj antologjie të konsiderohet pasurim edhe i kulturës kombëtare shqiptare.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Në këtë përmbledhje poetike mendova të sjell në shqip shtatë autorë: Maram Al Masri, Siri (Francë), Jorgos Hronas (Greqi), Gema Bocardo Clavijo (Spanjë), Duska Vrhovac (Serbi), Julijana Velichkovska (Maqedonia e Veriut), Nansi Daneli (Greqi) dhe Zdravka Sheiretova (Българи). Për ngjyrat, stilin, motivet dhe veçoritë që ka poezia e secilit autor veç e veç, po edhe e marrë së bashku, përmbledhjen poetike mendova ta titulloja Ylber ndjesish. Me pasionin për përkthimin, jam përpjekur që këto ngjyra poetike t'i sjell në ngjyrat dhe tingëllimën e bukur të gjuhës shqipe. Shpresoj që shijet estetike që ndihen në gjuhët origjinale të këtyre poezive l'i kem përcjellë po aq natyrshëm edhe në gjuhën tonë.” –Përkthyesi Dashamir Malo
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Me historitë e treguara nga xhaxha Toni do të udhëtoni në një botë të mrekullueshme, plot aventura, mister dhe magji. Tomi dhe Peni janë dy brejtës të hijshëm që, papritur e pakujtuar, përfshihen në një aventurë të pabesueshme mes pallatesh dhe rrokaqiejsh të një qyteti të madh. Shkencëtari i pabesë, Julius, dhe miu i keq, Atila, duan të kontrollojnë kompjuterat e gjithë botës për t'u pasuruar. A do t'ia dalin Tomi e Peni që t'u kundërvihen dhe të çlirojnë Pyllin e Madh dhe pjesën tjetër të botës nga plani i tyre keqbërës? Bota fantastike e xhaxha Tonit në një seri të re të mahnitshme librash, me rrëfime plot aventura, me kthesa të befasishme dhe me kaq shumë miq të rinj për të njohur e për t'i dashur. Në këtë seri: Margaritari i madh Të fshehtat e anijes fluturuese Në kërkim të Dodosë së Madh Kthimi i Robinsonit Kështjella e viganit të keq Aldini, arushi magjik
Price: 400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania