titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Gjithçka që ju keni nevojë të dini për gjuhën shqipedhe perdorimin e saj studiues, studentë, gazetarë dhe për shkollat shqipe jashtë atdheut. - gramatikë në formatin alfabetik - paraqitje e plotë e gramatikës së shqipes - përqasje për kuptimin dhe përdorimin e saj - shtjellime dhe shpjegime të kategorive gramatikore të gjuhës shqipe - zgjedhime të plota të disa foljeve tipike të gjuhës shqipe - terma për kategoritë e gramatik - shembuj dhe tabela gramatikore etj
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme, sepse vetëm metafora mund të ndriçojë mendimin në mënyrë irracionale. Kur madje as Uni nuk na ndihmon të mësojmë se nga na vijnë idetë dhe emocionet tona; mënyrën sesi vinë tek ne; pse vinë në këtë formë dhe jo në një tjetër, pse janë kaq të ndryshme për individë të ndryshëm; vetëm përmes irracionalitetit të metaforës mund të sondohet në anët më të thella të realitetit. Vetëm imazhi metaforik mund të pasqyrojë misterin e fshehtësinë tek çdo qenie njerëzore. Duke qenë se shpirti nuk na është dhënë për ta soditur atë konkretisht, askush nuk e ka pasur luksin për ta parë atë me shqisat e tij; por e ka zbuluar atë përmes mjetesh të tërthorta përmes atij tactus intim.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Gramatika e gjuhës shqipe për mësuesit” është një libër bashkëkohor që ofron zgjidhje në pajtim me kërkesat e sotme të shkencës gjuhësore. Ajo është e thjeshtë, e qarte dhe e kuptueshme.Terminologjia e përdorur në thelb është terminologjia e përdorur deri më sot në shkollat tona. Ky libër ndihmon në forcimin dhe modernizimin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë. Ajo është një vepër referimi jo vetëm për mësuesit, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin strukturën gramatikore të shqipes standard.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet dhe merr parasysh rezultatet e arritura deri tani nga gjuhësia shqiptare, ajo niset prej tyre po merr parasysh edhe arritjet e gjuhësisë së sotme në këtë fushë. Libri u drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë kemi nvojë ta përmirësojmë gjuhën tonë të folur e të shkruar, u drejtohet nxënësve të niveleve të ndryshme të shkollimit, prindërve që duan të ndihmojnë fëmijtë e tyre, mësuesvetë cilët do të gjejnë këtu përgjigje të shpejta për problemet që lidhen me zbatimin e programit mësimor po edhe studentëve që duan të knë në një vepër tërësinë e nocioneve që lidhen me strukturën fonetiko-gramatikore.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim autori parashtron: shkrime kushtuar normës gjuhësore në përgjithësi dhe normës në sistemete ndryshme, si nësistemin emëror, sistemin foljor, normën gjuhësore në publicistikën shqiptare, shkrime për çështje të ndryshme të kulturës së gjuhës, çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, çështje për toponiminë, referime jashtë shtetit për arritjet e gjuhësisë shqiptare dhe për aspekte të ndryshme kulturore që lidhen me shqipen e Shqipërinë, shkrime kushtuar figurave të ndryshme vendase e të huaja që lidhen me gjuhën shqipe dhe artikuj publicistikë, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme të shndërrimeve demokratike në Shqipëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Greqishtja e re pa mundim” e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe. Këto mësime të para duket sikur janë “të mërzitshme”, por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh përms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor mjaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do t’ju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni “si në shtëpi” do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht. Kjo ka për t’ju ndihmuar shumë.
Price: 2500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania