titleToAlt
"Unë besoj se ne kemi zbuluar një shpellë; Dhe duhet të jetë një shpellë që fsheh diçka të veçantë, përndryshe nuk do ta kishin mbuluar me kaq kujdes" "Mos ndoshta është me rrezik të futemi aty brenda?"; Misteri i anijeve të mbytura, nëpërmjet një aventure të mrekullueshme, i çon tre zbuluesit në një shpellë piratësh. "Unë besoj se ne kemi zbuluar një shpellë; Dhe duhet të jetë një shpellë që fsheh diçka të veçantë, përndryshe nuk do ta kishin mbuluar me kaq kujdes" "Mos ndoshta është me rrezik të futemi aty brenda?"
Price: 500 Lekë
titleToAlt
U dëgjua një shpërthim dhe makinën e mbuloi zjarri Zëri i Xhefrit gjëmoi nga megafonët: -Kamerat gati! Të shfaqet superheroi! tre, dy, një! Xhirim! Justin e zgjedhin si personazh për reklamat e një kompanie cerealesh. I veshur me kostumin e superheroit ai përfytyron të kryej heroizma përballë kameras së xhirimeve. Porr shpejt, ai dhe dy shokët e tij, zbulojnë gjurmët e reklamave mashtruese.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Askush nuk e di se nga ku transmeton Uolfmani, -tha Justi. -Ai drejton një radio pirate, -tha me bindje Piteri. -Mbase transmeton me ndonjë nëndetëse mu prane brigjeve të Roki Biç, -tha Bobi nervoz. Duke kërkuar të njohin DJ-in e radios, tre detektivat e vegjël, arrijnë në një burg të vjetër të braktisur. Aty ata i pret një aventurë me shumë rreziqe...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Grumbujt e termiteve ndriçonin. Në Parkun Kombëtar, natën ju mund të vëzhgoni një spektakël natyror të jashtëzakonshëm. Justi, Piteri dhe Bobi nuk donin ta humbisnin një spektakël të tillë. Por, natën e pare të ekspeditës së tyre, tre, fëmijët, do të ndesheshin me grabitës të rrezikshëm.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kafshët në kopshtin zoologjik të Larsonit, janë të rrezikuara; Justi, Piteri dhe Bobi, tre djem hetues, nga Roki Biç, gjurmojnë nga vjen rreziku. Dhe kështu nis një aventurë e re...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Derek Kantoni po na pret ne? Justi kërceu në ajër tepër i lumturuar. -Ejani të shkojmë që tani. Do të takohemi me një superyll të vërtetë të futbollit të plazhit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
"Një histori shumë tërheqëse e shkruar me humor të hollë. Nga ato ngjarje emocionuese që i has me të vërtetë..." Kirkus Review Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara. Mbaroi koha e fundjavave të mërzitshme, të kaluara në shtëpi dhe pranë zyrave postare plot me fatura dhe lajmërime, midis letrave gjoja të dashurisë, ftesave me të papritura, shëtitjeve dhe piknikëve; jetët e "anëtarëve" të klubit tani kanë marrë një kthesë tjetër... Cili është qëllimi i këtij klubi fëmijëror? Të ndihmojnë njerëzit e vetmuar, të moshuar etj, dhe t'i përfshijnë ata në aktivitete interesante në fundjavat plot gjallëri!
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtil libri është, pa dyshim, rast për t’u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Clean, për herë të parë, përmes vëllimit poetik “ Lulëkuqja dhe kujtimi”, që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën gjermanishtfolëse e më pas kudo në botë. Autori më domethënës i lirikës simboliste dhe surrealiste gjermane na shpërfaq, që në poezitë e tij para, të të parit vëllim poetik ‘’Lulëkuqja dhe kujtimi”, kualitetin e lartë të vargjeve; këtu çdo poezi është një vepër arti më vete, dhe jo aq e thjeshtë për tu kuptuar nga çdo kush versi poetik endet midis jetë dhe vdekjes, midis kujtimit dhe harresës, midis luleve që çelin dhe zjarrit zhuritës, polaritet ky që kuptohet qysh në titullin e vëllimit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1828 Gausi, një matematik, fizikan dhe astronom, ftohet nga Aleksanër fon Humblot eksplorues gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin për një kongres shkencëtaresh. Gausi nuk ka aspak dëshirë të marrë pjesë, nuk i pëlqen të udhëtojë, njerëzit nuk para i interesojnë është tip i vetmuar, tejet kritik dhe gërnjar, por Humboldi është më kokëfortë dhe arrin ta bindë. Takimi midis dy prej menjeve më të ndritura të Gjermanisë iluministe i jep autorit shkas për te rrëfyer jetën e tyre të jashtëzakonshme, që nga fëmijëria e deri në takimin e vitit 1828, duke përfshirë dhe përshkrimin lehtësisht të kuptueshëm të teorive që kanë themeluar gjeografinë dhe matematikën moderne. Autori e shoqëron lexuesin në udhëtimet e Humboldit mbi lundra të pabindura, në majat e maleve më të larta e në thellësitë e kratereve e shpellave më të fshehta. Lexuesi përhumbet në magjinë gjeniale të zbulimeve të Gausit, duke qeshur me manitë e tij, duke u apasionuar pas ideve dhe mënyrës se si e sheh botën, jetën dhe të ardhmen. Ky është portreti entuziast e i përkushtuar i kolosëve të shkences dhe kulturës të cilët zbresin nga piedestali dhe kthehen në personazhet zbavitëse të një komedie, tejet të saktë nga pikëpamja historike.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ida nuk ndihej fare rehat në shkollën e re, derisa mësuesja, zonjusha Kornfild iu tregoi për "Dyqanin e kafshëve magjike". Ida ishte një nga nxënëset e përzgjedhura për të marrë një kafshë magjike. Ajo mori dhelprën e gjindshme Rabata. Edhe Beni priste me kureshtje gjithashtu. Sa shumë dëshirë kishte që në krah të tij të qëndronte një kafshë e egër grabitqare! Se vetëm kështu të tjerët më në fund do ta merrnin seriozisht... Një aventurë e pabesueshme do të fillojë ...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t'i duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë. Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç, me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
E hatashme ! Prindërit e Billit do të martohen dhe Koni është e ftuar !Dasma e pare në jetën e saj, ku ajo do të jetë e pranishme. Mbi të gjitha, ajo do të jetë shoqëruesja e nuses dhe do të hedhë petalet. A nuk është pak e rritur për këtë punë ? Billit i duket çmenduri që prindërit e saj vendosin të martohen dhe mbi të gjitha , nuk do të veshë fustan në ceremoninë e tyre .Por , s’ka dasmë pa pengesa. Edhe kjo dasmë has disa të tilla.
Price: 470 Lekë
titleToAlt
Ekziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhebabai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana. Ekziston një libër që të jep pavdekësinë, që di ta kopsitë vetëm Mortimeri. Por, kur Kokëgjarpri kërkon Librin e Boshatisur, Mortimeri ia lag faqet, që ai të vdesë dalëngadalë. Dhe ndërkaq trupi i Zotërisë së Lig tretet mes dhimbjesh të tmerrshme, duke shpërthyer gjithë egërsinë e tij mbi Botën e Ngjyrosur. Ekziston një histori që ka marrë një rrugë të paparashikuar dhe mizore, por nuk ka shkrimtar që mund të vendosë për fundin e personazheve të tij. Sepse nuk është shkruar gjithçka dhe gjithkush mund ta shkruajë historinë e tij e ta ndryshojë fundin. Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsfen, VVestfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t'i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. "Mbreti i hajdutëve", "Zemër si boja" dhe "Kalorësi i dragoit" janë ekranizuar. Cornelia-s i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me "Kryezotin e Unazave", "Kronikat e Narnias" të Lewis dhe "Piter Panin".
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Quhem Maks Shulc, jam beqar; ndonëse djalë me prejardhje të pastër ariane, jam i biri i Mina Shulcit... Kështu e fillon Edgar Hilsenrath-i romanin e tij të famshëm për njeriun e SS-ëve dhe vrasësin e shumëfishtë, i cili, kur përfundon lufta, zhytet në rolin e viktimës së tij, Icig Finkelshtajnit, dhe bën para në tregun e zi të Berlinit me një thes me dhëmbë të florinjtë, ndërsa më pas emigron dhe bëhet një qytetar i nderuar dhe pronar i një salloni parukerie në Tel-Aviv.Kjo iniciativë, sa delikate, aq edhe e çartur, flet për autorin, gjuhën e përdorur prej tij, e cila harliset shfrenuar, por megjithatë shpesh godet në shenjë dhe shpalos një poezi të zymtë e mbase edhe të qetë. -Heinrich Bölln Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij "Nazisti dhe berberi" - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta. -DER SPIEGEL
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Arti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Për tetë javë gjatë vitit 1945, ndërsa Berlini ra përballë ushtrisë ruse, një grua e re, anonime, regjistroi në ditar jetën në apartamentin e saj si dhe midis banorëve të kryeqytetit,  me një sinqeritet të pastër dhe lirizëm brutal (Elle).n E thjeshtë dhe e paparashikueshme, e vështruar minutë pas minuti dhe krejtësisht pa asnjë keqardhje për veten , (The Plain Dealer, Cleveland), ky ditar tregon marrëdhënien e ndërlikuar ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë pushtuese, si dhe keqtrajtimet e turpshme të cilat, gratë e një qyteti të pushtuar i përjetojnë gjithmonë  përdhunimet masive të vuajtura prej të gjithave, pavarësisht moshës apo dobësive.nnNjë grua në Berlin qëndron si  një nga librat thelbësorë mbi kuptimin e luftës dhe jetës (A. S. Byatt, autor i Possession).
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në verën e vitit 1989, të rinjtë e Gjermanisë Lindore mbanin frymën pezull përtej Murit të Berlinit që ndante më dysh gjermanët vetë, me shpresa jo dhe shumë të ndryshme nga ato të rinisë shqiptare në vitet ‘90-‘91. “Adami dhe Evelina” - romani i shkrimtarit gjerman Ingo Schulze, dikur gazetar në Republikën Demokratike Gjermane, rrëfen historinë e Adamit, rrobaqepësit nga provinca e RDGJ-së që ndjek të dashurën, Evelinën, deri në liqenin Balaton në Hungari për të shpëtuar lidhjen e tyre. Me pak gjëra me vete e shumë shpresa, protagonistët udhëtojnë pas hapjes së kufirit dhe arrijnë më në fund në Bavari. Romani, i përkthyer deri tani në 20 gjuhë të botës, është shkruar kryesisht në formën e dialogut dhe pasqyron në mënyrë mbresëlënëse shpresat e rinisë së RDGJ-së të asaj periudhe.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një histori gjestesh, takimesh, përkëdheljesh të rastësishme, pasioni të fshehtë dhe në fund, i një dite, ku gjithçka përfundon tragjikisht midis dallgëve të stuhishme të Detit të Veriut. Vepër e ngjyer me atë ndjenjë “malli’ që përshkon faqet më të mira të letërsisë gjermane nga Robert Walseri te Thomas Manni, Një minutë heshtje ka shënuar kthimin prepotent të një prej shkrimtarëve më të mëdhenj gjermanë bashkëkohës, në skenën letrare ndërkombëtare.Një histori e mrekullueshme dashurie.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Romani “Tre Shokë është i shkruar në veten e parë nga karakteri kryesor Robert Lohkamp, një ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët e tij me të cilin ai drejton një dyqan të riparimit të automobilave në Berlinin e viteve 1920. Gjithadhtu trajtohet dhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur dhe misterioze Pat.
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Libri “Olelisku i zi”, përshkruan jetën në një qytet të vogël gjerman gjatë krizës së madhe të viteve 1920. Një veteran i regjur i Luftës së Parë Botërore, Ludvigu, tani punon për një firmë varrimesh, duke u shitur mermerë dhe gurë varresh të afërmve të viktimave të vdekjes. Ludvigu, i vetëquajturi poet, shumë shpejt ndien se një erë e re po fryn në atdheun e vet, era e hidhur e krizës që do ta përfshijë atë edhe njëherë në flakë të tjera, kësaj here jo nga lufta...
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij “Harku i Triumfit” është një nga më dramatikët në letërsi. “Harku i Triumfit” është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri të lartë nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Antoni është një djalë nëntëvjeçar, që i pëlqejnë librat me histori të frikshme. Mirëpo një natë, në parvazin e dritares së dhomës së gjumit, zbriti një Gjë më e frikshme se King Kongu, më e frikshme se përbindëshi i Frankenshtajnit, madje më e frikshme se vetë Drakula. Gjëja në dritare quhej Rudiger dhe ishte një vampir i vogël. A ndodhet djali në rrezik nga Rudigeri? Po nga të afërmit e Rudigerit, të cilët janë vampirë të pamëshirshëm? Shfletoni librin për të mësuar se çfarë bën Antoni për të ruajtur sekretin e shoqërisë me një vampir.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni mbetet pa fjalë, kur Rudigeri, vampiri i vogël, vjen papritur ta kërkojë në shtëpi. Rudigeri ka rënë në hall. Familja e tij e ka përzënë nga zgavra për shkak të shoqërimit me njerëzit. Antoni i gjen strehë vampirit në bodrumin e pallatit. Mirëpo për Antonin është shumë e vështirë të mbajë larg bodrumit prindërit, si edhe fqinjët kureshtarë, të cilëve u ngacmohet hunda nga kutërbimi që vampiri ka sjellë me vete. Antoni mezi pret ditën, kur familja Drithërima të mblidhet e të heqë masën e dëbimit për Rudigerin. Për këtë i lypset edhe ndihma e Anës pa Dhëmbë.
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania