titleToAlt
Përmes hulumtimeve të shumta dhe ci-lësive përshkruese mahnitëse, Zola ka arritur të vizatojë deri në detaje personazhe ambiciozë, të pa ekuilibruar mendërisht, si edhe një larmishmëri mjedisesh, institucionesh shoqërore dhe natyrisht, tiparet e kohës. Nëse Honore De Balzak, ishte në mesin e krijimtarisë kur shkroi "Komedinë njerëzore", Zola ishte në fillimet letrare kur konceptoi veprën monumentale të Rugonëve, duke i vendosur ngjarjet në kohën e Perandorisë së Dytë të Francës. Kjo seri zbërthen psikologjinë e shoqërisë e cila ishte nën ndikimin e dhunës, alkoolit dhe prostitucionit, që u përhapën edhe më shumë gjatë valës së dytë të Revolucionit Francez.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri Jetë imagjinare përmban gjithsej njëzet e dy portrete mit-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit, e historisë së artit dhe ajo e krimit. Nga kjo galeri e mbushur me lloj-lloj personazhesh, - nga gjysmëzotat, magjistarët, zjarrvënësit, figura të shquara të antikitetit, tek poeti i mërishëm Cecco Angiolieri dhe piktori Paolo Uccello, duke u mbyllur me piratët William Kidd, Stede-Bonnet dhe vrasësit e frikshëm Burke dhe Hare, - Schwob-i ekspozon një aradhë me temperamente të gjalla, që shpalosin anët e errëta, të poshtra dhe të frikshme të njerëzve dhe vetë jetës. Jehonat e kësaj vepre, e mbushur me imazhe dekadente, mbërrijnë fuqishëm deri në ditët tona, me temat e saj të kohës mondane, mitit, dhunës dhe seksualitetit. Me këtë libër, Schwob-i ka krijuar një kryevepër "sekrete", që, si një lloj glosari biografik, i bashkohet simotrave të saj, Historia e përbotshme e poshtërsisë e Borgesit dhe Portrete të njëmendta dhe të imagjinuara e Alfonso Reyes-it, në panteonin e fiksionit spekulativ klasik, kryezot i të cilit është ky tekst.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Gustav Floberi, ky simbolist i madh i shekullit XIX, ka lënë vepra të papërsëritshme, që vazhdojnë të lexohen me ëndje nga lexuesit në mbarë botën edhe sot. Pa dyshim, "Zonja Bovari" është kryevepra e tij. Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore. Ky veprim i kushton asaj rrënimin dhe më pas vetëvrasjen.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Romantizmi nuk ështe saktësisht as në zgjedhjen e subjekteve, as në të vërtetën e saktë, por në mënyrën e të ndjerit...Kush shqipton fjalën romantizëm, ka thënë art modern, do të thotë intimitet, spiritualizëm, kolorit, aspirata drejt së pafundmes, të shprehura me të gjitha mënyrat që përmbajnë artet.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Bota ku jeton Tobi është e kërcënuar! Lisin e kanë plagosur për vdekje duke i hapur një krater që po e gërryen dita-ditës. Myshku dhe likeni kanë pushtuar degët. Leo Blu mbretëron si tiran në Majlis. Elisha është robinja e tij. Banorët janë strukur dhe nuk bëjnë zë. Rrjepësit, banorët e Barishtës, janë dëbuar pa mëshirë. Megjithatë, ndonëse në arrati, Tobi nuk i rresht përpjekjet, dhe në këtë luftë ai nuk është vetëm. Në mes të dimrit të acartë, merr jetë lëvizja e rezistencës. A do të arrijë Tobi të çlirojë familjen, bashkëkombësit e tij dhe të shpëtoje botën e brishtë ku jeton? A do ta takojë ai përsëri Elishën? "Në zemër të një bote të vockël, vëllimi i dytë dhe i fundit i një romani të madh aventurash, miqësie dhe dashurie".
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Pasione 2020
"Tërë jetën kam qenë me fat, me shumë fat, mbase edhe me tepër fat, kur mendoj ata që nuk kanë rrugë tjetërpërveçse të përballen me zymtinë e një përditshmërie dëshpëruese dhe, shpeshherë, të dhimbshme. Nuk është se jeta m'i ka kursyer sprovat. Edhe unë kam pasur hisen time të dështimeve profesionale dhe personale. Madje më duket se ndonjëherë më është dashur ta paguaj shtrenjtë suksesin dhe famën. Porse asnjëherë, kurrën e kurrës, nuk e kam provuar se ç'është mërzitja. Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t'u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di përse-në e kësaj prirjeje kaq të ngulitur brenda meje, të paktën kam pasur dëshirën për ta shpjeguar sesi-në e saj. Më është dashur shumë kohë përpara se të futem në këtë rrugëtim të një të vërtete që dua të jetë më e sinqerta e mundshme, ndonëse e di që ajo, per vetë natyrën e saj, do të jetë relative."
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Talejrani 2010
Për figurën e Talejranit është shkruar shumë dhe vazhdon të shkruhet edhe sot. I mëshohet dhe jo pa të drejtë, karakterit të tij dhelparak dhe natyrës prej zhvatësi të regjur, manipulimeve dhe intrigave fantastike, shpesh të paskrupullta, për arritjen e synimeve politike. Theksohet bashkimi në një i pragmatizmit politik me amoralizmin njerëzor. Sigurisht, janë veçori të pamohueshme dhe Tarleja realist nuk i kursen penelatat më të thekshme për evidencimin e tyre. Por po aq gjerësisht dhe me ngulm, madje, pa u druajtur as përpara përsëritjeve, thekson faktin se Talejrani diplomat dhe burrë shteti njohu vetëm fitore në karrierën e tij të gjatë dhe të ndërlikuar. Librin e përshkon ideja brilante se busulla talejraneze funksionoi mrekullisht saktë dhe prandaj rruga e zgjedhur e çoi drejt fito-reve. Lajtmotiv të jetës dhe të veprës së Talejranit akademiku rus ka bërë fjalët e vetë Talejranit: “Për hir të Francës".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Dua të divorcohemi." Mjaftuan pesë fjalë që universi i Polinës të tronditej. E strehuar me të birin katërvjeçar te prindërit e saj, ajo i lë ditët të rrjedhin duke pritur që dhimbja të venitet. Deri në çastin kur vendos të marrë në dorë jetën e saj. Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t'i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t'i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura në lot. Një histori universale.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një burrë dhe një grua shkëmbejnë një lidhje të fuqishme klandestine. Ai, i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t'u kapur në çdo kohë. E lajmëron me një telefonatë kurdo që i ofrohet mundësia për të kaluar kohë së bashku. Takimet që vijojnë janë të shkurtra, me dashurinë që shkëmbejnë mes aktesh torturuese të përndjekura prej parandjenjës së ndarjes. Pastaj ajo e vëzhgon tek ai vishet e largohet, e që aty rinis - pikërisht aty ku kishte mbetur - ajo pritje obsesive: për të, për një telefonatë, për një kapërthim të ri trupash e dëshirash. Kur historia përfundon, burri dhe gruaja ndërp-resin plotësisht çdo kontakt. Mbeten si një stampë e shënjuar në trup shenjat e seksit, dashurisë, pritjes. Treguesit e një pasioni të thjeshtë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një zotëri i huaj, konti i Monte Kristos, intrigon shoqërinë e lartë të Parisit me luksin e tij të jashtëzakonshëm, me sjelljet e stërholluara dhe të habitshme, me gruan e re orientale, shqiptaren Haide, që jeton nën hijen e tij. Kush, ndofta përveç konteshës së bukur dhe melankolike Dë Morserf, do të njihte tek ai marinarin e varfër Dantes, të arrestuar në Marsejë njëzet e tre vjet më parë? Përmes peripecive të një hakmarrjeje të pamëshirshme, në këtë vëllim të dytë shohim Parisin që gëlon kudo. Burra të spitulluar, gra të shoqërisë së lartë, personazhe të dyshimta, dalë bef as nga burgu, kryeqëzohen me figurat e paharrueshme të bankierit politikan Danglar, prokurorit të egër Vilëfor, kontit kryelartë Dë Morserf, par i Francës... Romancieri i historisë, autori i Tre muskëtjerëve dhe i Mbretëreshës Margo, zbulon në këtë kryevepër një aspekt tjetër të gjinisë së tij: romanin e zakoneve dhe të mitikës shoqërore, dhënë me një ndjenjë të pakrahasueshme veprimi dhe befasie
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli, që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet, me germa të blerta, "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë". Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin. Niveli i paaftësisë së tyre, në përqindje, është 80 %. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion lidhur me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument "të përhershëm". Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çuditshme, vështrimin të përhumbur... Çfarë po mendojnë ? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e vë te xhami i përparmë i makinës kur e kam parkuar keq. Falë tyre, i shmangem ndonjë gjobe. Maria, ime bijë, u tregoi shoqeve të klasës që ka dy vëllezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë që s'ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend. Ku do shkojmë o ba? është botuar nga Editions Stock në 2008 dhe është fituese e çmimit Femina në Francë. Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean-Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij. Temë kryesore e këtij romani është fati i njeriut në familje dhe në shoqërinë ku jeton. Vetë autori ka thënë, se: ideja e "Komedisë njerëzore" më erdhi nga një krahasim midis njerëzimit dhe kafshërisë. Balzac-u, nëpërmjet vëllimit dhe ritmit të shkrimeve, nëpërmjet konceptimit të gjerë dhe mbarëshoqëror të veprës së tij, arriti që t'i sigurojë vetes admirimin e lexuesve.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë... Princi i vogël është sot libri më i përkthyer nga gjuha frënge. Me një hijeshi të pazakontë, ai rrëfen historinë e një djaloshi, që lë planetin e tij të vogël për të udhëtuar nëpër botë, duke njohur sjelljet tekanjoze të të rriturve përmes një sërë takimesh të jashtëzakonshme... Një libër që fiton zemrat e fëmijëve me historinë e thjeshtë, por plot me mesazhe të thella e të larmishme për të gjithë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire-i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm amoral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën e të Keqen. Për shkak se vetdija ligjet i nxjerr prej vetes së vet, ajo duhet konsiderue, simbas termave kantiane, si ligjvumësja e qytetit të qëllimeve. Ksaj i duhet me marrë totalisht përgjegjësitë, si dhe me krijue vlerat e veta, kuptimin e botës e të vetë jetës së vet. E sigurisht, njeriu që deklaron se "ajo që krijohet prej mendjes asht ma e gjallë sesa materia", e ka ndie ma shumë se askush tjetër fuqinë e misionin e vetdijes. Me të, ai e ka pa mirë, diçka e re shpërthen në botë, diçka që nuk ekzistonte ma parë: kuptimësia. Po kshtu ajo vepron në të gjithë rrafshet e përjetësisht vijon krijimi.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Adolfi 2017
"Zotëri, do të duhej ta botonit këtë histori. Tani ajo s'mund të lëndojë askënd, dhë për mendimin tim, do ta kishte një dobi. Fatkeqësia e Elenorës tregon se edhe ndjenja më e zjarrtë s'mund të luftojë kundër këtij rendi gjërash. Shoqëria është tepër e fuqishme, ajo e riprodhon veten në tepër forma, përzien tepër ithtësi në dashurinë të cilën nuk e ka miratuar; ajo e ndihmon këtë prirje për luhatje, dhe këtë lodhje të paduruar, sëmundje të shpirtit këto, të cilat e kapin nganjëhërë krejt papritur në gjirin e intimitetit. Njerëzit anash kanë një nxitim të papërballueshëm për të nxjerrë kleçka në emër të moralit, dhe për të qenë të dëmshëm nëpërmjet zellit të virtytit; do thoshim se thjesht pamja e ndjenjës i bezdis, sepse janë të paaftë për të; dhe kur mund të kapen pas një shkasi, gëzohen gjithë dëshirë për ta sulmuar dhë shkatërruar. Mjerë gruaja pra, që prehet në një ndjënjë të ëilën gjithçka është kurdisur për ta helmuar, dhe kundër së cilës shoqëria, kur nuk është e detyruar ta respektojë si të ligjshme, armatoset me gjithçka që ka të keqe në zemrën e njeriut për të luftuar gjithçka që ajo ka të mirë!" - Nga letra e autorit dërguar botuesit të tij francez
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai. Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur te emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere. Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
”Të gjithë kanë tre jetë: një jetë private, një jetë publike dhe një jetë të fshehtë...” Gabriel García Márquez Në vitin 1999, pasi kishte botuar tre romane të shndërruara në kult, shkrimtari i njohur Natan Fawles njoftoi se nuk do të shkruajë më dhe tërhiqet në Bomont, një ishull i egër dhe sublim në brigjet e Mesdheut. Vjeshtë 2018, Fawles nuk ka dhënë asnjë intervistë të vetme për njëzet vjet. Ndërsa romanet e tij vazhdojnë të rrëmbejnë lexuesit, Matilda Monej, një gazetare e re zvicerane, mbërrin në ishull, tepër e vendosur për të zbuluar sekretin e tij. Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika... “Ndërtuar me mjeshtëri! Asnjëherë Guillaume Musso nuk i ka rrëmuar karakteret e tij kaq mirë, nuk u ka dhënë atyre kaq thellësi psikologjike.” -Bernard Lehut - RTL “Shkrimi është gjithnjë po aq i rrjedhshëm, i mprehtë, që të lë pa frymë.” -Bernard Thomasson, - France Informacion “Një histori miqësish helmuese, thriller që (pothuajse) të gjithë prisnin.” -Pascale Frey - SHE “Midis Twin Peaks and Hitchcock-ut.” -La Republicca
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ai ishte i etshëm për Rozanetën, kishte nevojë për të. Zhdukja e saj iu duk një pabesi, pothuajse një poshtërsi. C’donte ajo? A nuk mjaftonte që kishte fyer zonjën Arnu? Por, fundja, aq më keq për të! Tani Frederiku i urrente të gjitha gratë. Dhe lotët i ishin mbledhur lëmsh në grykë, sepse dashuria e tij kishte mbetur e papërfillur dhe dëshira e tij e zjarrtë nuk ishte plotësuar. Kapedania u kthye dhe…
Price: 1190 Lekë
titleToAlt
Me kërkesën e aktorit Coqueline Aine, Edmond Rostand shkruan veprën e tij të famshme "Cyrano de Bergerac", e cila vihet në skenë më 28 dhjetor 1897. Kjo vepër, u vlerësua me entuziazëm nga kritika dhe publiku, si një moment pauze ndaj realizmit dhe natyralizmit.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por përcaktoi politikën moderne. Me qeverinë e tij ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme e kishtare. Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që prej krijimit të tyre nga Napoleoni janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar e përshtatur në mbarë botën. Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzeviç e quante "Zot i luftës", në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri. Bonaparti u bind shumë shpejt se fati i tij ishte përcaktuar; kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Pak nga pak, ai u flijua për shtetin francez, derisa sakrifikoi lirinë e përditshmërisë tij. Duke shkruan romanin e Bonapartit, Paskal Fotrie ia rikthen atij humanizmin.
Price: 1300 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania