titleToAlt
Një lajmëtar i ri. Një mision sekret. Një mbretëri në rrezik. Natë e shkretë. Tiuri gjashtëmbëdhjetë-vjeçar duhet të kalojë orë të tëra i mbyllur në një kishëz, në heshtje e duke u lutur, sepse, në të aguar, mbreti Dagonat do t'i japë titullin kalorës. Por, ndërsa pret nën dritën fërgëlluese të një qiriu, dëgjon një trokitje në derë dhe një zë që me dëshpërim kërkon ndihmë. Një letër e fshehtë i duhet dorëzuar mbretit Unauen përtej Maleve të Epërme - një letër nga e cila varet fati i një mbretërie të tërë. Tiuri ka një detyrë të rëndësishme për të përmbushur, e cila mund t'i kushtojë titullin kalorës. Udhëtimi drejt mbretërisë së Unauenit, e çon Tiurin nëpër pyje të errëta e kërcënuese, nëpër lumenj të pabesë, në kështjella të mbrapshta dhe qytete të çuditshme. Takon armiq mizorë, të gatshëm t'i marrin jetën për të shtënë në dorë letrën, por edhe miqtë më të mirë, aty ku nuk e pret. Nuk duhet t'i besojë askujt, edhe pse i maskuar nën petkun e një identiteti të rremë, e mbi të gjitha, nuk duhet ta zbulojë kurrsesi atë çka shkruhet në letër... Letra për mbretin është historia drithëruese e betejës së një djaloshi kundër së keqes, që shtillet e pështillet në një botë të magjepsur kalorësie, gnximi dhe miqësie të vërtetë...
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolito Nievon, garibaldian, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau-n e rremë të Drejfysit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit. që do të frymëzojë Hitlerin për kampet e përqendrimit, jezuitë që komplotojnë kundër masonëve, masonë, karbonarë dhe maxinianë që mbysin priftërinjtë me të njëjtin shfrim, një Garibald me këmbë të shtrembëruara nga artriti, plane të shërbimeve sekrete piemonteze, franceze, prusiane e ruse, masakra në një Paris të ditëve të Komunës ku edhe minjtë hahen, kama të mprehura dhe fundërrina që bëjnë plane për të vënë bomba e për të nxitur revolta në sheshe, noterë falsifikatorë, testamente të sajuara, vëllazëri djallëzore dhe mesha të zeza. Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve Nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollesi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara, Madje edhe protagonisti bën gjëra të vërteta, përveç faktit që bën shumë, sepse ndoshta këto i kanë bërë autorë të ndryshëm. Po kush e di, ndoshta kur je në rrethet e shërbimeve sekrete, agjentëve te dyfishtë, kundërvajtësve zyrtare dhe mekatarëve fetarë, gjithçka është e mundur. Edhe që i vetmi personazh i trilluar i kësaj historie të jetë më i vërteti nga të gjitha dhe të ngjajë si dy pika uji me të tjerë që jetojnë sot.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Tmerri vrapon mbi rrota. Për klasën e Julias, këtë vit Java e Librit për Fëmijë ka ruajtur diçka të veçantë: kaq të veçantë, sa do t'i bëjë të ulërijnë... por, sigurisht, jo nga gëzimi. Profesori do t'i çojë fëmijët në ekskursion shkollor, tamam me Autobusin e Drithërimave! Çdo vend është një shtysë për një tregim tmerri gjithnjë e më rrëqethës... Por a janë vërtet vetëm tregime? Dhe profesori, a është vërtet ai që thotë se është? Udhëtimi i tmerrshëm rrezikon të bëhet vetëm vajtje... Një aventurë tjetër emocionuese, e frikshme në autobusin më të tmerrshëm -por edhe më të dashur që ekziston. Mosha e leximit: nga 11 vjeç.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu. Udhëtimi i jashtëzakonshëm që zuri fill në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull" vazhdon teksa Xhejkob Portman dhe shokët e tij marrin rrugën drejt Londrës, qyteti i veçantë i botës. Atje, ata shpresojnë të gjejnë shërim për njeriun më të dashur për ta, zonjushën Fajkoi. Por në këtë qytet të shkatërruar nga lufta, në çdo cep fshihen të papritura të tmerrshme. Përpara se Xhejkobi t'i shpjerë fëmijët e veçantë në një vend të sigurt, ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë e tij për Ema Blumin. "Qyteti i magjepsur" i tërheq lexuesit në një botë e pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin. Njësoj si romani i mëparshëm, edhe ky libër i dytë i serisë së Fëmijëve të Veçantë, përzien fantazinë drithëruese me fotografi të vjetra të pabotuara kurrë më parë, me qëllimin për të krijuar një përvojë leximi të papërsëritshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Price: 620 Lekë
titleToAlt
Ai është Gjithkund - Dhe Askund! Një fshat i qetë, një stuhi e fortë bore, një i panjohur misterioz më se të mjaftueshme për t'i nxitur fshatarët në thashetheme dhe meditime. Kush mund të jetë ky njeri me pamje të dyshimtë, që e mban fytyrën të fshehur dhe u kthen shpinën të gjithëve? Po, kur, më në fund, i panjohuri përballet me ta, ka më shumë pyetje sesa përgjigje, terror nga më i paimagjinueshmi, ndërsa mizoria dhe vrasja e vënë fshatin e qetë në sundimin e një të çmenduri të papërmbajtshëm. Së fundi, zgjidhja e misterit mbetet në dorë të një njeriu, që ky t'i japë fund turbullirës e të zbulojë identitetin që ka Njeriu i padukshëm.
Price: 450 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania