titleToAlt
Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas dhjetë vjetësh e më pas për t'u zhdukur plotësisht.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Por, në rastin e të varfërve, ishte e pamundur t'u fusje gjë në kokë. Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje, përgjigja e tyre ishte, - E kam lënë në dorë të Zotit; po më zuri, atëherë do kujdeset Ai dhe ky ishte fati im, - dhe gjëra të tilla. Ose, - Përse, çfarë duhet të bëj? Mos duhet të vdes urie? Më mirë të më zërë murtaja se të vdes urie. Nuk kam punë, çfarë të bëj? Ose duhet të bëj këtë punë, ose të lyp.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Meqë kishte zgjedhë kthjelltësinë e mendjes, meqë pa dashje kishte zbulue rastësinë, braktisjen, lirinë e tmerrshme të vetdijes, Baudelaire-i asht vu para nji alternative: meqë nuk ka parime të gatshme tek të cilët të mbahesh, ai, ose duhet të amullojë në nji indiferentizëm amoral ose atij vetë i duhet me shpikë të Mirën e të Keqen. Për shkak se vetdija ligjet i nxjerr prej vetes së vet, ajo duhet konsiderue, simbas termave kantiane, si ligjvumësja e qytetit të qëllimeve. Ksaj i duhet me marrë totalisht përgjegjësitë, si dhe me krijue vlerat e veta, kuptimin e botës e të vetë jetës së vet. E sigurisht, njeriu që deklaron se "ajo që krijohet prej mendjes asht ma e gjallë sesa materia", e ka ndie ma shumë se askush tjetër fuqinë e misionin e vetdijes. Me të, ai e ka pa mirë, diçka e re shpërthen në botë, diçka që nuk ekzistonte ma parë: kuptimësia. Po kshtu ajo vepron në të gjithë rrafshet e përjetësisht vijon krijimi.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Duke vështruar prapa, unë konstatova se tërë jetën me vetëdije nuk i kisha kuptuar as veten dhe as synimet e mia. Për një kohë të gjatë më ishte dukur e mirë, ajo që për mua kishte qenë fatale, ndërkohë që tërë kohën isha sulur në krahun e kundërt të asaj, që në të vërtetë kishte qenë e duhura për mua. Por ashtu si dallga që merr me vete dhe e flak në breg notuesin pa përvojë, ashtu edhe mua fatkeqësitë e njëpasnjëshme me dhimbje më kthyen në terrenin e fortë. Vetëm kështu munda ta kaloj atë rrugë, të cilën gjithmonë kisha dashur ta përshkoja. Me shpinën e kërrusur gati për t'u thyer, m'u desh mua të nxjerr nga vitet e burgut këtë përvojë: sesi njeriu bëhet i keq apo i mirë. I dehur nga sukseset në rini, e quaja veten të pagabueshëm, prandaj edhe sillesha ashpër. Prej pushtetit të tepërt u bëra vrasës dhe dhunues. Në momentet më të këqija isha i bindur se po veproja mirë, se isha i mbrojtur me konkluzione të arsyeshme. Por në atë kashtën e kalbur të burgut, ndjeva në vetvete tronditjen e parë të së mirës. Gradualisht m'u bë e qartë se kufiri që ndan të mirën nga e keqja, nuk kalonte përmes shtetesh, as midis klasave, as midis partive, por përmes çdo zemre njerëzore dhe përmes të gjitha zemrave bashkë. Ky kufi është i lëvizshëm; ai luhatet tek ne me vite të tëra. Madje në zemrën të pushtuar nga e keqja, ajo ruan një hapësirë të vogël mirësie. Gjithashtu edhe në zemrën më të mirë, akoma ruhet një qoshe e paçrrënjosur e së keqes. Që nga ajo kohë e kuptova të vërtetën e të gjitha feve të botës: ajo lufton kundër së keqes tek njeriu (tek cilido prej nesh). Është e pamundur të çrrënjoset plotësisht e keqja nga bota, por tek cilido individ ajo mund të izolohet. Që nga ajo kohë unë kuptova mashtrimin e tërë revolucioneve në histori: ata asgjësojnë vetëm bartësit e sotëm të së keqes (por pa kuptuar nga nxitimi edhe bartësit e së mirës). Prandaj vetë të keqen, me përmasa akoma më të mëdha, e marrin me vete si trashëgim. Në atë që i bën nder shekullit XX duhet futur procesi i Nurenbergut: mirëpo vetë idenë e së keqes, e cila kishte infektuar njerëzit, ai e asgjësoi shumë pak.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Libri Jetët e Artistëve i Xhorxhio Vazarit përfaqëson veprën më të madhe dhe më të rëndësishme të epokës rreth artit të Rilindjes italiane. Përmbledhjet e Vazarit rreth këtyre jetëshkrimeve gëlojnë nga faktet, vlerësimet dhe anekdotat argëtuese rreth jetës së disa qindra artistësh, duke shkuar nga figurat më të mëdha (Xhioto, Mazaçio, Leonardo, Rafaelo, Mikelanxhelo), deri tek ato të artistëve që sot njihen vetëm nga specialistët. Kjo vepër, e lexuar përgjatë shekujve, si një sfond për të kuptuar artin e madh të kësaj periudhe, përmban gjithashtu një teori jashtëzakonisht influencuese rreth zhvillimi të artit të Rilindjes. Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos dhe Mikelanxhelos.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Ktheu kokën duke ecur, por tashmë nuk e pa - ai ishte fshehur në shtëpizën e vet. Ajo e ndjeu veten mirë - ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm - të hidhej në lumë -ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme. A do ta gjejë vallë atë nesër në vendin e mëparshëm? Ndoshta jo. Por, gjithsesi, ai i kishte dhënë asaj shumë më tepër se ç’i kishte dhënë ajo atij. Ajo i dha djalit xhaketën dhe ushqimin, por e dinte se, po të mos shfaqej ai papritur -kush e di se nga - ajo do të ndodhej tani në fund të lumit.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Klarku ishte mjeshtër për të qëndruar larg rrezes së radarëve dhe të bënte një jetë shembullore, por herë pas here kishte disa gjëra, që edhe Aliksit i dukeshin tepër të bukura që të ishin të vërteta. Asaj i duhej të pranonte se ai ishte një njeri fatlum, që kishte vënë pasuri dhe ishte martuar dy herë. Sipas Feliksit, gjithë këto nuk ishin punë fati: as investimet fitimprurëse në bursë dhe, as paratë e së shoqes. Ai ishte shumë i pasur dhe për këtë nuk mund ta qortoje, por në fillim të karrierës nuk kishte qenë aspak. Atëherë, nga vinte tërë kjo pasuri? Kjo pikëpyetje e mundonte prej shumë kohësh Feliksin. Zëvendës-presidentin askush nuk e kishte akuzuar ndonjëherë për parregullsi, por Feliksi vriste mendjen se në ç'rrugë e kishte arritur ai tërë këtë.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Mund të thuhet se Ten Hsiao Pini gjithmonë i është përmbajtur vizionit botëror për Reformën dhe Hapjen, dhe ka vazhduar në bindjen e tij të palëkundur për ndërtimin ekonomik, si dhe mençurinë e tij largpamëse politike, praktikën strategjike ushtarake dhe diplomacinë e lirë. Kjo është e rrallë në historinë moderne të Kinës dhe në botën moderne. Kombi kinez gjithmonë do të kujtojë këmbënguljen e Ten Hsiao Pinit lidhur me Reformën dhe Hapjen, duke iu përmbajtur vijës themelore të Partisë për 100 vjet dhe duke çuar përpara konceptin e Ten Hsiao Pinit mbi çështjen e ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Fashizmi 2020
Shekulli XX u karakterizua nga përplasja midis demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë pas miliona të vdekur. Duke marrë parasysh këto tmerre, njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë. Te vepra Fashizmi: Një Paralajmërim, Madeleine Albright rrëfen përvojat e saj nga jeta si fëmijë në Evropën e shkatërruar nga lufta dhe nga karriera e saj e shquar si diplomate... Fashizmi, sikundër tregon Albright, jo vetëm që mbijetoi gjatë gjithë shekullit të njëzetë, por tani përbën një kërcënim më djallëzor për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare se në çdo kohë tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore. Vrulli i demokracisë që përfshiu botën me rënien e Murit të Berlinit ka bërë hapa mbrapsht. Në shumë vende, faktorët ekonomike, teknologjikë dhe kulturorë po e dobësojnë qendrën politike, duke fuqizuar ekstremet e djathta dhe të majta. Fashizmi: Një Paralajmërim është një libër për kohën tonë, por që ka vlerë për të gjitha kohërat. Shkruar me mençuri nga dikush që jo vetëm e ka studiuar historinë, por edhe ka ndihmuar në formësimin e saj, thirrja e tij për t'u ngritur na jep mësime që duhet t'i kuptojmë dhe shtron pyetje të cilave duhet t'u përgjigjemi nëse duam të shpëtojmë veten, duke mos përsëritur gabimet tragjike të së shkuarës.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ata e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laboratorët e tyre të RDNA-së, jashte qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificiale, të krijuar në atë qendër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qeniet njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet. Dhe ashtu si sifilizi, Uhan-400 nuk mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut për më shumë se një minutë, gjë që nënkupton që nuk mund të infektojë për një kohë të gjatë objekte apo vende të tëra siç mund të bëjnë antraksi dhe mikroorganizma të tjera virulentë. Dhe kur bartësi vdes, Uhan-400 brenda tij zhduket pak më vonë, sapo temperatura e kufomës të bjerë nën tridhjetë gradë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Sozia 2020
Ja, zotërinj, rregullat e mia: po të mos më eci - forcohem, po më eci - mbahem, dhe për çdo rast askujt nuk dua t'i bëj gropën. Nuk jam intrigant dhe me këtë krenohem. Si diplomat unë nuk do të mund të bëja. Thonë, gjithashtu, zotërinj, se zogu vetë i sulet gjuetarit. Ç'është e vërteta, jam gati ta pranoj: po kush është këtu gjuetari, cili është zogu? Kjo është pyetja, zotërinj!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Hija e tretur në xhamin e krisur të pasqyrës më shkundi. Nuk po dija më, se për kë bëhej fjalë në të vërtetë në atë reflektim të mugët përballë. Kush përsillej rreth atij honi, hija e trishtë e Tan Yu apo shpirti i Svjetllanës së ndjerë? U mata të formuloja ndonjë fjalë, ndonëse pasiguria më kish ngrirë të tërin. Në cepin e dhomës, Çani më ngjante se po komunikonte disi përçart. U drejtova përsëri andej nga luhatej në ikje ajo siluetë e veshur me mister dhe trokita tri herë mbi xham. Për habinë time, figura në anën tjetër nuk denjoi aspak të më përgjigjej. Pa pipëtirë ajo zvogëlohej gjithmonë e më shumë në tutjen e saj të trembur, deri në azdisje. Më pastaj gjithçka u shformua në bulëza të ngrira. Në amullinë që rëndonte përreth, krejt si padashur e disi tradhtisht, fantazma nuk dha më shenja të pranisë. Përkundur ndër qelqet e krisur, u tret pak e nga pak, në gjysmë dritë e gjysmë terr.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Të gjithë dinë t'i japin biçikletës, atëherë pse unë jo. Ja, kaq m'u desh në ëndërr për të tërhequr guximin pas vetes. Mora diku një biçikletë të panjohur, u ngjita dhe nuk mendova rrëzimin. Në atë ecje të ngadhwnjyer mbi frikën s'ka vend për hezitim. U nisa rrugës që në eliksirin e mendjes nuk arrij asnjëherë ta dalloj qartë por kam kuptuar që rrugicat janë çdoherë pak a shumë të ngjashme, e kur ikjes sime të çmendur nis e i vjen fundi, ato labirinte të çuditshme më çojnë drejt teje. Vështrimet tona ndeshen e unë jam e dëshiruar për t'i parë sa më gjatë sytë e mirë, por ato çaste do të mbeten përherë të paktë, të shkurtër. Ndeshja e vështrimeve është tepër e fuqishme aq sa më deh shpirtin me mall dhe unë dua të ulërij brenda ëndrrës me zë nostalgjie. Gërthas fort me ze të brendshëm, të lutem të mos ikësh, e më pas thërras përsëri me një psherëtimë që nuk më del, e megjithatë unë e dëgjoj tek të thotë: "Të lutem mos u largo, mi dhe pak"
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Ne rrimë ulur dhe lëpijmë plagët dhe, duke qenë tepër të frikësuar, ngurrojmë të rrezikojmë, duke e mashtruar veten me arsyetime se koha qëndron në vend dhe se ne do të mbetemi gjithmonë të rinj. Por një ditë të bukur zgjohemi dhe zbulojmë se jemi plakur dhe se jeta na ka anashkaluar. Unë nuk dua që kjo gjë të ndodhë me mua, por dëshiroj ta jetoj plotësisht jetën, derisa të vijë çasti i vdekjes, që askush nuk e di se kur do të ndodhë. Ndonëse marrëdhëniet e ndërsjella mund të jenë të rrezikshme, nganjëherë ia vlen të rrezikohet. Por, nëse nuk bëni përpjekje, qoftë edhe duke rrezikuar se mund të pësoni disfatë, gjë që do tju shkaktonte dhembje, asnjëherë nuk do të njihni lumturinë e vërtetë. Nuk ka gjë më të mirë sesa të ndash jetën me njeriun e afërt shpirtërisht dhe nuk ka më keq se kur zbulon se ai njeri mund të rezultojë i huaj për ty.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Gjatë periudhës që jetoi në Paris Anzhelika kishte mësuar shumë në lidhje me qeniet njerëzore. Njerëz që as ta priste mendja e që hiqeshin sikur u përmbaheshin vlerave e parimeve të forta, bënin veprime krejt në kundërshtim me to. Mendoi për vajzat që kishin punuar për të dhe pavarësisht se çfarë bënin për të fituar jetën ato kishin vlera në krahasim me disa që pretendonin se i kishin por në të vërtetë ishin të shthurur. Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. Ishte e pamundur të përfytyronte reagimin e tij për jetën që kishte ndërtuar e bija dhe nëse do ishte krenar që ajo kishte arritur të mbijetonte, apo nëse do t'i vinte thellësisht turp. Shpresonte më shumë për të parën, por kishte disa aspekte, për të cilat as ajo vetë nuk ndihej krenare.. Kishte bërë më të mirën që kishte mundur në rrethana të caktuara dhe shpresonte që nëse ai e shikonte, të arrinte ta kuptonte.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët. Kjo është arsyeja përse ky njeri të vë në siklet: ai i drejtohet gjithë botës.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Kudo ku të shkonte për atë njësoj do të ishte. Të çmendurit ishin kudo. Ishin përhapur si murtaja dhe i gjeje nëpër spitale e deri në majën e piramidës shtetërore. Kishte punuar një jetë të gjatë dhe kishte besuar se do t'i kundërvinte jetës së përditshme, jetën nëpërmjet mendimit të cilën e konsideronte një vlerë të epërme që kishte vendosur themelet e perëndimit. Nga eksperienca që po i afronte jeta, nuk mund të jetonte nëpërmjet mendimit... Askush nuk kishte nevojë për artin e tij..., librat e tij asnjëherë nuk do shiteshin. Edhe në perëndim ku kishte jetuar, barbaria kishte pushtuar kulturën. Industria e argëtimit, entertaintment, sikurse i thonë në Amerikë ose krijesa e epokës së teknikës ishte ajo që i katandiste veprat e frymës në stoli kallpe dhe jeta nëpërmjet mendimit, ia kishte lëshuar vendin butësisht, ballafaqimit të tmershëm dhe qesharak mes shkëputjes së përjetshme nga vlerat e vërteta morale të artit dhe të letërsisë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shumë të dhëna historike që sot njihen nga pjesa dërrmuese e njerëzve, janë vjetruar dhe rezultojnë jo të vërteta. Këto informacione duhet të ndryshohen sipas rezultateve të tjera që do të përftohen vetëm në përfundim të kërkimeve të reja shkencore. Çdo ditë po arrihen përfundime e të dhëna të reja në lidhje me historinë osmane. Injorimi i kësaj të vërtete dhe përpjekja për të kuptuar Perandorinë Osmane me të dhëna që datojnë rreth 150-200 vjet më herët, është një qasje tejet e gabuar. Historia osmane nuk është kuptuar sa duhet dhe gjithashtu është interpretuar në mënyrë të gabuar. Në këtë kontekst, nevojitet që Perandorinë Osmane ta shohim sërish dhe pa paragjykime.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Farsë ose satirë, pjesa e Jean-Paul Sartre-it është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga FAQJA E PARE e gazetës.”Kjo batutë i jep tonin pjesës Nekrassov. Ky është “toni i madh” i teatrit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Qëllimi i filozofisë Islame është arritja e së vërtetës së dëshiruar, pra, arritja te Zoti nëpërmjet argumentit logjik, bazuar në mësimet islame. Ndër themeluesit e kësaj filozofie mund të përmendim Al Kindi, Farabi, Avicena, Gazali, Fakhre Razi, Sohrevardi dhe Molasadra, ku, me përjashtim të Al Kindit, që të gjithë ishin iranianë. Por edhe brezi i mëvonshëm i filozofëve që të gjithë ishin iranianë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm të shtrirjes të filozofisë Islame edhe jashtë territoreve Islame.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Libri "PANTEONI IRANIAN dhe IRANOLOGËT SHQIPTARË" është një kronikë e dokumentuar e evolucionit kulturor e parë në këndin e reflekseve që kanë përhapur kulturat e lashta në popullatën shqiptare, në këtë kuadër edhe kultura e gjuha perse, poezia persiane, filozofia e misticizmi pers etj. Ngjarjet, dukuritë, të dhënat etj., që pasqyrohen në këtë monografi, shtrihen në kohë që nga ekspeditat ushtarake të Darit e të Ksersit në Ballkan e deri te esetë për Avicenën, El Gazaliun, Farabiun, Rumiun etj., ose te shqipërimet e rubaive të O. Khajamit, gazeleve të Saadiut kasideve të Rudakit. Të dhënat rrokin shkrimtarë, filozofë, poetë, shkencëtarë, linguistë, historianë e studiues të ndryshëm, që dëshmohen nga shtypi ynë dhe veprat e tyre, të cilat gjenden në bibliotekat e arkivat tona. Panteoni iranian, që pasqyrohet këtu, i përket pronësisë botërore, gurrë ku janë ushqyer shumë popuj, kurse iranologët shqiptarë përfaqësojnë gjenerata të tëra dijetarësh tanë, shumica e të cilëve kanë lënë trashëgim vepra të mëdha arti. Të gjitha këto jepen në mënyrë të dokumentuar dhe në bazë kriteresh shkencore. Autori, Prof.Dr. Shefik Osmani, i mbështetur në dorëshkrimet e atit të tij dhe në hulumtimet vetjake, të bëra në arkiva e biblioteka brenda dhe jashtë vendit, na jep këtë vepër, ku hedh vështrimin e tij në historinë e marrëdhënieve kulturore shekullore në mes popujve.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në jetë kam mësuar se nuk noton dot kur e ke rrymën kundër. Nëse të gjitha gjasat janë se diçka do të shkojë shumë keq, nuk do të jemi ne ata fatlumë që do na bjerë lotaria për t'i mposhtur këto gjasa. Kam dëgjuar se ka njerëz që fitojnë lotarinë 100 milion dollarëshe, por deri më sot unë nuk kam takuar ndonjë prej tyre. Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet. Nuk dua që ata të trishtohen apo të lëndohen. Romani Kundër rrymës është frymëzuar nga këto përvoja jete, sepse në një pikë të gjithë fëmijët tanë, ose shumica e tyre, përpiqen të dalin kundër rrymës, pavarësisht se çfarë u themi, njësoj si kemi vepruar edhe ne kur ishim të rinj.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Fytyrat e fundit që pa Sasha ishin ato të tri shoqeve të Hells Kiçënit dhe të shokëve të tyre. Beni i kishte hedhur Klerit krahun rreth belit. Për të ishte një pamje shumë e bukur. Ndërkohë, kali ecte me trokth drejt hotelit dhe drejt një të ardhmeje të re. Apartamenti i Hells Kiçënit do të mbetej përgjithmonë në zemrat e tyre. Gjithçka kishte filluar atje! Dashuria dhe lidhjet që ishin krijuar brenda mureve të tij nuk do të shuheshin kurrë.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Takimi i tyre u bë një dhuratë e fatit, një bekim i vërtetë, një rastësi, e tani u dukej një mrekulli. Ata e fituan dashurinë e njëri-tjetrit falë një zinxhiri të gjatë ngjarjesh, të cilat ndodhën jo vetëm me ta, por edhe me njerëzit e tyre të afërt. Këtë mrekulli mund ta quaje në mënyra të ndryshme fat ose rrjedhojë e rrethanave. Por Valeria, ashtu si Saverio, besonte se këtu nuk do t'ia dilnin aspak pa ndërhyrjen e magjisë që bëri gruaja që vetëm para pak kohësh ishte krejtësisht e panjohur. Margerita i dhuroi vajzës shumë, por takimi me Saverion u bë dhurata më magjike, më e çmuar për të.
Price: 1400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania