titleToAlt
Disa nga përrallat që gjenden në këtë përmbledhje janë Teshat e reja të perandorit, Thopërçi dhe trëndafili, Ushtari trim prej kallaji, Bariu i derrave, Holger Danezi, Baulja fluturuese, Klausi i Madh dhe Klausi i Vogël, Sirena e Vogël, Galloshet e fatit, Gishtëza, Shitësja e vogël e shkrepëseve, Princi i lig, Kopshti Parajsor, Rosaku i shëmtuar, Poshtë pemës së shelgut, Ibi dhe Kristina e vogël, Derri prej metali, Këpucët e kuqe, Princesha dhe bizelja, Dy vëllezërit, Mjellmat e egra, Pesë kokrra bizele të një bishtaje, Mbretëresha e Dëborës, E bija e mbretit të kënetës, Trëndafili më i bukur i botës, Familja e lumtur, Hënës ç'i panë sytë, Lulet e Idës së vogël, Vasha e Akullit, Gjyshja.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Logjikë, shpejtësi në përllogaritje, strategji dhe durim. Ju mund t’i zhvilloni këto aftësi duke u argëtuar me lojërat që kemi krijuar në këtë libër. Pasi të përgatisni figurëzat dhe gurët që do t’ju duhen për të luajtur, mund të filloni menjëherë që ta vini veten në provë, duke i sfiduar shokët në një garë në hapësirë ose në laborator. Shkenca nuk ka qenë ndonjëherë kaq argëtuese sa ç’është në këtë libër.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Po të hyni në botën e veçantë të këtij libri, do të takoni princeshë Heleborën dhe dragoin e saj të çuditshëm, princeshë Abin bashkë me macen që flet, mjellmën fisnike të princeshë Ondinës, si dhe shumë princesha të tjera dhe kafshë magjike. Në këto përralla do të zbuloni vendet e mrekullueshme ku jetojnë e argëtohen personazhet tona dhe do të kënaqeni me aventurat e tyre të pazakonta.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër i bukur me tregime klasike për fëmijë të ilustruara nga Maria Rita Gentili dhe Giorgia Farnesi. Tregimet klasike që përfshihen në këtë libër janë: Maçoku me çizme, Piter Pani, Pinoku, Tre derrkucët dhe Aladini dhe llamba magjike.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër i bukur me tregime klasike për fëmijë të ilustruara nga Maria Rita Gentili, Giorgia Farnesi, Laura Brancati dhe Fulvia Foglizzo. Tregimet klasike që përfshihen në këtë libër janë: Borëbardha dhe shtatë xhuxhat, Hirushja, Liza në botën e çudirave, Kësulëkuqja dhe Bukuroshja e fjetur.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër është menduar e shkruar për vogëlushët nga 3 deri në 5 vjeç. Këto rrëfenja janë shkruar me fjalë të thjeshta e të kuptueshme. Vogëlushët do të mësojnë sa e sa gjëra prej tyre. Ilustrimet e pasura e plot ngjyra do t'i zbavitin pa masë. Lexim të këndshëm të rriturve! Ëndrra të bukura të vegjëlve!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Doni ta zbuloni vendin magjik të princeshave e të sirenave? Po t’i lexoni këto përralla të këndshme, me siguri që do ta gjeni. E pastaj do t’ju duket edhe juve sikur po merrni pjesë në një konkurs dallgësh a në një ballo ose sikur po bisedoni me sirenat e fshehura në guaska a në shpellat-anije… Njihni Ajanën, Shkumëzën, Monën e sa e sa princesha e sirena të tjera. Ato do t’ju bëhen mike kur të ndiheni vetëm.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave me të bukura. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike dhe plot emocione.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave më të bukura të të gjitha kohërave. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike e plot me emocione.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kopshti që do të gjeni në këtë libër, është i magjepsur. Hyni në të dhe zbuloni të fshehtat e zanave të luleve. Me historitë magjike dhe vizatimet elegante, natyra do t’ju shpaloset në krejt bukurinë e saj, me aroma dhe ngjyra të shndritshme, gati për të ndryshuar teksa stinët ndjekin njëra-tjetrën. Po ta lexoni librin më ëndje, do të përjetoni e do të ndjeni si të gjallë gjithçka të bukur e gati hyjnore që përjetoni e ndjeni në natyrë në çdo stinë. Provojeni, vogëlushe!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të mrekullueshme, të pasura me ilustrime të shkëlqyera dhe personazhe të paharrueshme nga përralla tradicionale dhe legjenda mahnitëse nga anembanë botës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Përralla të mrekullueshme, të pasura me ilustrime të shkëlqyera dhe personazhe të paharrueshme nga përralla tradicionale dhe legjenda mahnitëse nga anembanë botës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Një botë fantastike ëndrrash plot princesha dhe zana Zbulo magjinë e përrallave më të bukura të të gjitha kohërave dhe të personazheve të mrekullueshëm të tyre. Endërro me ta përmes faqeve të këtij libri magjik të mbushur me ilustrime të bukura plot ngjyra
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e paharrueshme e përrallave me të bukura. Personazhe të jashtëzakonshëm do të të shoqërojnë në një botë fantastike dhe plot emocione.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të bukura me kafshë dhe me ilustrime gazmore nga Ilustratori i njphur italian Claudio Cenuschi. 5 libërthat që përfshin kutia janë: Lopa, Qeni, Delja, Lepuri dhe Kali.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i mahnitshëm në botën magjike të përrallave klasike! Një puzzle sekret në kopertinat e pasme të 6 libërthave.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë. Më veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare. Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët,por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këte libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Histori me zana e princesha, me aventura fantastike dhe vende magjike
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 5 libra të mrekullueshëm do të mësoni historitë fantastike të princeshave, të sirenave, të zanave dhe të këcimtareve më të njohura në botë.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana... Njëra zanë të dërgon plot të puthura, një tjetër të pëshpërit tek veshi fjalë të ëmbla, një e tretë t’i përmbush të gjitha dëshirat.... Bashkë me to kalo çaste të mrekullueshme.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania