titleToAlt
"Në vitet 40-të të shekullit të kaluar, kur unë jetoja atje, Kruja ishte një parajsë ekologjike. Ajri i tejdukshëm i kondensuar nga era e barit të njomë dhe e gjetheve të drurëve të shumtë frutorë, çinarëve, lisave, selvive apo ullinjve, të mbushur me kokrra që piqeshin në degë, përzihej me aromën e veçantë të bahçeve, oborreve dhe rrugicave të shtëpive, ku gratë kultivonin lule të shumta. Edhe në moshë të shtyrë e gjej veten shpesh rob të atyre përfytyrimeve të fëmijërisë, kur e shtrirë në bahçe, nën hijen e pemëve, kundroja lojën e shigjetave të arta të diellit tek depërtonin degët. Më dukej sikur ndieja në kurriz njomështinë e barit, ku vesa ndriste me një mijë reflekse ngjyrash nën rrezet e praruara, ndërsa kraharori më gufonte nga oksigjeni i kudondodhur. Aq të forta janë këto përfytyrime, sa ende më duket sikur ndiej aromën e sherbelës, rozmarinës, vjollcave, trëndafilave, karafilave, borzilokut, barbarosës dhe jargavanit, që atëherë mbushnin bahçet, oborret dhe rrugicat e shtëpive, duke e ngarkuar ajrin me një aromë të ëmbël dehëse.”
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“O Dardanë shumë të vuajtur, toka ku së pari lindën stërgjyshërit tuaj, po ajo tokë e pasur do t’iu presë tani që po ktheheni...” -Virgjili
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët , Grekët ,Serbët, (histori)
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët, me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin jo pa drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë. Nëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë...Se çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i një prej dramave, ndoshta asaj kryesores, së këtij vendi.
Price: 900 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania