titleToAlt
Libri i profesor Civicit është një arritje e dallueshme në literaturën politiko-ekonomike të kombit tonë. Mendimi i qartë, shkrimi i rrjedhshëm, sinteza e thellë, si dhe informacioni dhe njohja e gjerë mbi filozofët dhe teoritë e tyre e bëjnë këtë libër një nevojë intelektuale për të kuptuar periudhat historike që kemi kaluar dhe po jetojmë. Ky libër është një manual për politikanët, diplomatët, intelektualët, studentët dhe të gjithë qytetarët që kërkojnë të njohin dhe sintetizojnë mendimin për periudhat e evoluimit të shtetit shqiptar 70 vitet e fundit. Civici ka shkruar shumë libra, por ky i fundit e ngre atë në rangun e mendimtarit të elites shqiptare. Dhe e meriton.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në botimin Art & Trashëgimi “Vlora, Nimfa e Mesdheut”, kushtuar qytetit të Vlorës do të gjeni pjesë të historisë mijëravjeçare të këtij qyteti, konceptuar si një dossier, ku përfshihet arti, kultura, tradita tregtaro – ekonomike, monumentet historike dhe ato të kultit, si dhe personalitetet dhe figurat e shquara që ka nxjerrë ky qytet. E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, Art & Trashëgimi synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj. Vlora që na sjell ky botim, është ajo e shfaqjes së qytetit, e gjurmëve të para, e historisë së tij, nëpërmjet historive të personazheve që e bënë këtë qytet. Tek rrëmoj në librat e historisë për Vlorën, tek përshkoj shkrimet e Emin Rizës, Aleksandër Meksit, Neritan Cekës, Bardhosh Gaçes, Norvruz Bajramajt, Fatos Baxhakut, Nevila Nikës, Vasil Toles etj. Ky botim është një kontribut modest në ruajtjen e historisë dhe vlerave të Vlorës e që do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë historinë e saj. Një moment i rëndësishëm në historinë e Vlorës është Deklarata e Pavarësisë, më 28 nëntor të vitit 1912, nga Ismail Qemali, që shënoi fundin e 500 viteve të sundimit Osman në Shqipëri. Pasuria e një portreti historiko – kulturore e artistike të një qyteti e bën një ndërrmarje të tillë tepër komplekse, por të arrirë. Anglisht The 5th edition of Art & Trashëgimi “Vlora the Nymph of Mediterranean” displays a portrait of Vlora, by bringing to the readers the lights and shadows of the city famous for the flag, its ancient age, the way it was built, its characteristic religious tolerance and coexistence, its surrounding histories and legends, its painting school, its musical traditions and distinguished dressing, its people and characters who made that city. The richness of the historic, cultural and artistic portrait of this city makes this endeavor a very complex, but a fi ne one as well. Vlora which this edition brings is the one of the appearance of the city, of the very first tracks, of its history through the stories of its characters who made this city. This edition presents a modest contribution in preserving Vlora’s history and values and would serve as a guide to all of them who would try to re-discover its history. Among the contributors you will find Aleksandër Meksi, Sulejman Dashi, Ardian Marashi, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Valter Gjoni, Fatos Baxhaku, Suzana Varvarica Kuka, Elisabeth Gehrer, Ilda Mara, Neritan Ceka, Vasil Tole, etc. Art & Trashëgimi, is a bilingual publication, in Albanian and in English, is a historical and cultural magazine to promote the Albanian Cultural Heritage and Fine Arts. In the field of the publications, Art & Trashëgimi (Art & Heritage) is filling a gap for the promotion of historical and heritage sites of Albania.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Price: 2800 Lekë
titleToAlt
Numri i tetë i periodikut Art & Trashëgimi i kushtohet qytetit historik të Prizrenit. Art & Trashëgimi ndërton një portret historiko-kulturor e artistik të Prizrenit, duke sjelle dritë-hijet e kryeqytetit historik, cilat janë origjinat e tij, lashtësia e tij, si u ndërtua ndërtua, roli që ka patur ai që nga lashtësia si udhëkryq tregtar midis lindjes dhe perëndimit, zhvillimin që mori qyteti nën ombrellën e perandorive të ndryshme, si u bë qendër kulturore, ekonomike dhe diplomatike. Prizreni, mund të konsiderohet si një Kostandinopojë e dytë, aty ku jetojnë ndër shekuj komunitetet e ndryshme fetare, minoritetet megjithë luftrat e përgjakura që ka njohur historia e tij. Ky botim është një ftesë për të kuptuar dritëhijet ndër shekuj të këtij muzeu në qiell të hapur, aty ku e kaluarta takon të ardhmen. Tek Art & Trashëgimi, “Prizreni, Perla e Ballkanit” do te gjeni artikuj e studime të shumë personaliteteve të njohur të fushës së artit, kulturës, letrave, historise, si Shkëlzen Maliqi, Parim Kosva, Kaltrina Thaçi, Emin Riza, Jusuf Gibo, Prof. Dr. Nevila Nika, Zef Mirdita, Musa Ramadani, Bekim Fehmiu, Prof. Dr. Afërdita Onuzi, Samir Karahoda, Rovena Vata, Doris Pack, Suzana Varvarica Kuka, Prof. Dr. Dritan Egro, Kaltrina Thaçi, Ilda Mara, etj. E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, Art & Trashëgimi synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj. Anglisht The 8th edition of Art & Trashëgimi “Prizreni, The Jewel of Balkans” is an attempt to draft a historical, cultural and artistic portrait of the city Prizren, an outline of the historical capital, including its origins, its antiquity, how it was built, the role it has had since ancient times as the crossroads between east and west, the evolution of the city as it passed under the umbrella of various empires, as it became a cultural, economic and diplomatic center. Prizren can be considered as a second Constantinople, where the various religious communities, the minorities, have lived throughout the centuries, despite the bloody wars it has endured. This publication is an invitation to understand the play of light and shadow, throughout the centuries, over this open sky museum, where the past belongs to the future. Among the contributors you will Shkëlzen Maliqi, Parim Kosva, Kaltrina Thaçi, Emin Riza, Jusuf Gibo, Prof. Dr. Nevila Nika, Zef Mirdita, Musa Ramadani, Bekim Fehmiu, Prof. Dr. Afërdita Onuzi, Samir Karahoda, Rovena Vata, Doris Pack, Suzana Varvarica Kuka, Prof. Dr. Dritan Egro, Kaltrina Thaçi, Ilda Mara, etc. Art & Trashëgimi, is a bilingual publication, in Albanian and in English, is a historical and cultural magazine to promote the Albanian Cultural Heritage and Fine Arts. In the field of the publications, Art & Trashëgimi (Art & Heritage) is filling a gap for the promotion of historical and heritage sites.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Vargje te vjershetoreve tane kushtuar flamurit kombetar, gjuhes shqipe, dashurise per Memedhene, bukurive te Shqiperise e mergimit. Me fotografi nga krahina te ndryshme te Shqiperise dhe me doreshkrime te vjershetoreve.
Price: 4000 Lekë
titleToAlt
Kultura tradicionale kineze është një hyrje shkencore në kulturën e ndritur tradicionale të qytetërimit kinez, një nga qytetërimet më të mëdha në botë. Hyrja e këtij libri paraqet shkurtimisht thelbin e kulturës tradicionale kineze dhe evoluimin e vlerave tradicionale, ndërsa njëmbëdhjetë kapitujt e tij trajtojnë me zgjuarsi tema, si: filozofia, feja, shkenca e historisë, letërsia, reliktet, kaligrafia, piktura, mjekësia, kujdesi ndaj shëndetit, ushqimi, arkitektura etj,etj. Pjesa e fundit analizon sfidat me të cilat përballet kultura tradicionale kineze në kohët moderne dhe parashikon prirjet e zhvillimit të saj në të ardhmen. I shkruar për lexuesin e gjerë. Kultura tradicionale kineze është një udhërrëfyes nëpër historinë më tepër së pesëmijëvjeçare të kulturës dhe shoqërisë kineze, nga parahistoria deri në ditët tona.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i dytë Veshje Popullore Shqiptare paraqet veshjet e rretheve :Përmet,Kolonjë,Korçë bërë nga Abaz Dojaka,Skraparë,Gramsh,Pogradec,bërë nga Yllka Selimi dhe Librazhdi nga Mark Tirta.
Price: 5000 Lekë
titleToAlt
Diplomacia 2017
Diplomati, autori, kritiku dhe gazetari britanik, Sër Harold Nikolson (1886-1968), njihet gjerësisht si një autoritet mbi procedurën dhe problemet diplomatike. Mes veprave të tij të shumta janë tre vëllimet Diares and Letters, kronikat e tij mbi jetën politike dhe shoqërore britanike të mesit të shekullit të njëzetë. Disa nga veprat e tij të tjera janë: The English Sense of Humour; King George V, His life and region dhe The age of reason.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Mardhëniet shqiptaro-italiane 1925-1938
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo histori e problemit shqiptar gjatë Konferencës së paqes në Paris, në vitet 1919-1920, ështe mbështetur nga arkivat diplomatike të Britanisë së Madhe , Francës Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Historia e problemit shqiptar gjatë Konferencës së Paqes në Paris zbulon kontraditat brenda sistemit shtetëror evropian, çka e bënte të pamundur krijimin e një rendi botëror vërtet të qëndrueshëm. Paaftësia e fitimtarëve për të pranuar një zgjidhje të problemit shqiptar zbulon në një botë të vogël, dështimin e përgjithshëm të negociatorëve për të vendosur paqen botërore. Zgjidhja e problemeve të vështira u shty ose iu dorëzua Lidhjes së Kombeve, në mënyrë që fitimtarët të mund të vazhdonin veprimtarinë e tyre perandorake.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Në kuadrin e besimeve popullore shqiptare tabuja paraqet interes të veçantë studimi. Ndonëse shumë nga këto besime janë zhdukur me kohë, elementet e mbetura, së paku si relikte, e në masë të vogël edhe në përdorim, janë dëshmi e besimeve më arkaike të religjionit tonë popullor. Edhe përkundër rëndësisë që pati kjo dukuri më herët në besimet tona popullore, duhet pranuar se shkrimet rreth tabusë ndër ne shumë rrallë kalojnë nivelin e përshkrimit, madje edhe atëherë ato preken në mënyrë të tërthortë, në kuadrin e trajtimit të problemeve tjera. Veçanërisht është ndieir mungesa e nje studimi të veçantë, i cili këtë dukuri do ta trajtonte nga kënde të ndryshme dhe i cili do të krijonte një bazë për hulumtime të mëtejme. Ky punim paraqet përpjekje që së paku pjesërisht të plotësohet kjo mungesë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Libri i Dr. Berishajt në konceptin e tij të gjerë përfshin disa dimensione relevante, si në diskutimin e temës së kufijve në nivel të përgjithshëm dhe në diskutimin e problemit të kufijve shqiptarë. Historia, aspektet etnike, shkenca politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, kulturologjia, aspektet ligjore ndërkombëtare përfshirë të drejtën për vetëvendosje të popujve, problemet e nacionalizmit dhe keqpërdorimet e saj trajtohen në mënyrë kompetente dhe të balancuar. Megjithëse fokusi është disi në kufijtë e Shqipërisë dhe të "problemit kombëtar të shqiptarëve", një komb i ndarë, libri nuk është shkruar në asnjë mënyrë si një "pretendim", por si një studim objektiv i problematikave të kufirit të njëpasnjëshëm , në veçanti në rastin e kufijve shqiptarë. Ky, objektiviteti dhe neutraliteti shkencor përveçe është qasje e gjerë dhe multidisiplinare, është edhe cilësia kryesore e librit. Ky është një kontribut i rëndësishëm për të kuptuar problemet e kufijve shtetërorë në përgjithësi dhe për të kuptuar problemin "problem shqiptar" në veçanti.” - Prof. dr. Ernest Petrič.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë trajtesë synohet të bëhen disa sqarime për etnokulturën shqiptare në dukuri të veçanta, nga më të ndryshmet, po të lidhura shumë në mes tyre. Çdonjëra prej tyre nuk mund të ndriçohet në thellësi e në gjithanëshmëri, pa u parë në lidhje të ngushtë me shumë shfaqje, nga më të ndryshmet, të jetës shoqërore, e lidhur ngushtë me disiplina të ndryshme që studjojnë të kaluarën e të tashmen e mënyrës së jetesës e të organizimit shoqëror në shekuj. Etnokultura apo shkenca që e studjon këtë: etnologjia, në studime të ndryshme është e lidhur shumë me historinë, me gjuhësinë, me sociologjinë, me kushte të veçanta gjeografike, me burimet ekonomike.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Abaz Dojaka, "Doktor i shkencave", etnograf, specialist në fushën e etnologjisë sociale. Mbi bazën e hulumtimeve në terren hartoi një varg studimesh për familjen, martesën, ceremoninë e dasmës, artin popullor, për probleme të ndryshme shoqërore, por edhe për enët e orenditë shtëpiake dhe veshjet popullore. Ka botuar monografinë “Martesa në Shqipëri”, është bashkautor i botimit “Arti popullor në Shqipëri” dhe “Veshjet popullore në Shqipëri”. Për shumë vite ka qenë pedagog i Etnologjisë në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1990-1993 ka qenë Kryetar i Shoqatës Atdhetare ÇAMËRIA.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se për të realizuar “Ëndrrën Kineze” ne duhet të vazhdojmë “Rrugën Kineze”, të mbajmë lart frymën kineze dhe të mobilizojmë forcën kineze. “Rruga Kineze” mishëron shpirtin kinez, domethënë karakterin kombëtar me patriotizmin në thelb dhe tendencën themelore të kohës me reformat dhe inovacionin në thelb, dhe përfshin forcën kineze, domethënë forcën e unitetit të popullit kinez me të gjitha grupet etnike dhe forcën e Kinës në rrugën e reformës dhe të hapjes. Prandaj, vazhdimi i “Rrugës Kineze” është i lidhur drejtpërdrejtë me realizimin e “Ëndrrës Kineze”.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Koncepti i "Ëndrrës Kineze" preku menjëherë zemrat e popullit kinez. Në epokën moderne “Ëndrra Kineze” mishëron idealet dhe përpjekjet e njerëzve, shpresën se Kina do të ngrihet përsëri dhe do të bëhet e fuqishme dhe e pasur. Në librin e tij “Ëndrra kineze: Përse ëndërrojnë kinezët” autori gjurmon origjinën e “Ëndrrës Kineze” dhe analizon përmbajtjen dhe sugjeron rrugët dhe mënyrën se si kjo ëndërr mund të shndërrohet në realitet.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania