titleToAlt
Ligjëratë rreth skllavërisë së vullnetshme (Discours de la Servitude Volontaire) ka një rëndësi që shkon përtej kënaqësisë së kulluar që fal leximi i një vepre të shkëlqyer e thelbësore në filozofinë politike. Ligjërata është teoria e parë e mosbindjes civile. Ajo na kujton se çdolloj shteti, sado i egër e despotik, mbështetet tekembramja në pëlqimin e shumicës së publikut e jo thjesht në frikën e tij. Dhe se ky pëlqim mund të tërhiqet pa dhunë. Duke shpjeguar natyrën e tiranisë, vepra vë në pah se ky pëlqim është i konstruktuar me bukë e cirk - por, edhe se, kur populli e provon tiraninë për një kohë të gjatë, mësohet me të keqen.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ese mbi lirinë, është një përmbledhje që përshkohet sistematikisht nga një doktrinë e qartë politike për lirinë, ani pse Lordi Acton ishte një historian me një erudicion të thellë më shumë se një teoricien politik dhe se nuk shkroi as edhe një vepër të vetme sistematike në mendimin politik. Por i gjithë korpusi i shkrimeve të tij evidenton problematikat kryesore të veprës së tij: qasja ndaj historisë, liria e besimit dhe ajo politike, një qëndrim të ri, madje edhe kritik të një katoliku të devotshëm për çështjet e Kishës Katolike. Esetë e botuara në këtë vëllim i përkasin asaj periudhe të veprimtarisë së tij, kur, siç thotë Rusell Kirk, ai ishte një mjeshtër i esesë dhe shfaqte një gjeni rinore.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ese 2019
ESE-të e përzgjedhura përvijojnë një hartë besnike të përballjes së autorit me probleme të caktuara politike, etike, shoqërore apo historike, siç janë çështja e dhunës apo ajo e së keqes, çështja e praktikave të drejtësisë apo e autoritetit, praktikat politike të historiografisë, të vetes dhe të tjetrit, si dhe të dialogut e analizës së disa përfaqësuesve të shquar të mendimit. Ricoeur nuk formulon drejtpërdrejt teori politike a një konceptualizim të politikës si të tillë, por, edhe pse nuk e teorizon drejtpërdrejt politikën (ose politiken) si të tillë, Ricoeur e takon dhe e trajton parreshtur atë si në teori, ashtu edhe në praktikën e saj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kui-tesencë artistike. Emri tij i shtohetasaj vijës së jashtëzakonshme ruse, doktor-shkrimtar. Ai ka fituar çmime të shumta dhe pjesët e tij teatrale shfaqen në mbarë Rusinë. Në vitin 2005, ndërsa punonte në spitalin rajonal në Tarusa, Maxim Osipov, si humanist vizionar, themeloi një fondacion humanitar për të siguruar mbijetesën e këtij spitali. Veprat e tij letrare janë përkthyer deri tani në më shumë se 18 gjuhë. Aktualisht jeton në Tarusa, i njohur si qytet artistësh, pikërisht 101 kilo-metra nga Moska.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Vepra e vërtetë e Pavël Florenskit, nuk janë librat e tij, as mendimet e tij dhe fjalët, por ai vetë, dhe gjithë jeta e tij që ka kaluar gjatë kapërcyellit të këtij shekulli dhe shekullit që do të vijë”-At Serge Boulgakov
Price: 800 Lekë
titleToAlt
një • Vladimir Prifti dhe filmi i fundit • Dhimitër Anagnosti, përrallë në kohën e tollonit • Muharrem Fejzo dhe këpuca e vesës • Drita Çomo • Xhevair Spahiu dhe kënga Cizia Zyke • Lefter Simoni, si e kam njohur • Dritëroi • Milionat e Madusë • Melankolia • Dy fjalë për Agron Çobanin • Të humbësh stacionin për librin e Suzana Zisit • Unë dhuroj vetëm libra • Stendal dy • Çikëltaksi • Tirana Feliniane • Aktori me paterica • Krizantema të verdha • Këpucët e gjakut • 97 • Porta më kryq • Molin Ruzh • Mafishet e Lalit Për Tish Dajinë • Molli • Zona zero • Një grua me Ombrellë • Në kujtim të Pietro Marubit • Homonudo • Driloni që ngrihet Iart nga mjelmat Filozofi i Burger Kingut • Klea • I huaji • Motrat Karmelitane tre • Prona intelektuale dhe karroja me presh • Ditëlindja e Kadaresë si një fatkeqësi • Letërsia e llogores • Të botosh sot një roman • Të poshtër, qelbësira, fundërrina • Një kafe më kupë prej letre • Kadare, skupsi dhe hupsi • Shpata dhe pena • Epigonizmi si traditë e re • Protestuesi, hero i kohës sonë • Letërsia e sotme • VVelcome to doc city • Skenari si partizani i panjohur • Zjarrfikëset skanë ujë • Ditëlindja e Kadaresë, apo armë që mbushen • Liria si humbje • Kambanat nuk bien për askënd së ska kambana • Hapet këto ditë, o tu mbylltë, panairi i librit • Na ka mbetur kujtimi • Ideal biznes • Dollarët fluturues • Pasardhësit e tollonit • Tapeti i kuq • Klan kinema • Quo vadis kinematografi? • Ku po shkon poezia? • Të zhdukurit • Gjumi i ministrit • Kinematografia shqiptare shkon në parajsë • Kafenetë dhe restorantet e diasporës • Fullanomania • I treti dhe i katërti, Kasëm Trebëshina dhe Fatos Arapi • Komedia vazhdon në republikën e letrave • Ah, ky çmimi Nobel! • Ati, Biri dhe piktura e shenjtë • Diaspora, një shprehje propagandistike?!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Satirikon 2019
Kjo vepër përfshin krijimtarinë si më poshtë NJE -CIRCJA, KASËM TREBESHINA, PETRO MARKO DHE MIGJENI GRIGOR CUHRAJ, PETRO MARKO DHE CINECITA -SEPSE BUJAR LAKO DHE I DEHUR ISHTE NE ROL -KINEMA ULTIMA MUNDI -TEATËR SPIRITUS MUNDI -SHALLI I TIMO FLLOKOS -SI TOTEM AJROR -VETMIA E ROBERT NDRENIKËS -SKENARI, VATH KORESHI DHE PENGU -ESAT MUSLIU DHE PËRRALLA E ZULULANDIT -BARDHYL MARTINIANI -NË DITË ZIE DHE DASHURIE -NËSE NUK I JAPIN PUNË SAIMIR KUMBAROS, QEVERIA BIE DY -FAMË BOTËRORE -LARGIM NGA LARGIMI -KUKULLA -A DO TA DËBOJMË KADARENË? -KADARE, ÇMIMI NOBEL DHE PATRIOTËT –PANAIRI I MBRETIT LAKURIQ -BALZAKU KA SHKUAR PËR KARTON -MIGJENI -ÇEREK ËNDËRR AMERIKANE -PËR RASTIN E KONSTANDIN XHUVANIT -BOBOJA -EVROPA NUK NA DO -ASGJË E RE NGA FRONTI I KRIMIT -MIRËSEVJEN PAPA FRANCESKU -KUSH NA MBRON -IDEALIST ME LISTË –FISHTA I HARRUAR, FISHTA I MALLKUAR -DY FJALË PËR FISHTËN, PO SI GJEJ ASKUND –CENTAURI KADARE NË PAZARIN E LETRAVE -KU BIE BANKA E SHQIPËRISË -DIGJET ONUFRI -KRONIKA E ZEZË -ARTAN SANTO MIK PËR NJË NATË -KUSH E KA RADHËN PAS ARTAN SANTOS? -KADARE, AGOLLI, ARAPI DHE KËPUCA KINEZE -AUTORITETET KANË RËNË -SNOBËT, SHAPLLABANËT DHE TRITOLI -BANDEROLA, FLAMUJ DHE VARREZË -S'KA POLITIKË KULTURORE -DIALOG ME NJË ROMANCIER Tre -GRETA GARBO DHE PASTRUESJA E MIGJENIT -ANA MARIA MONTI -AKTORI I FAMSHËM (PËR BUJAR LAKON) -FACOLETË DHE AMORPROP -BARIU I VERBËR QIELLOR -PUTHJA E CENSURUAR -FAGOT (PËR PRENG JAKOVËN) -SATIRIKON -SPEKTAKLI -KLASIKËT E PIAZOLËS -KARROCA -VARRI I BARDHË -STATUJA E LIRISË -BIBLIOTEKA PERSONALE -KRISHTLINDJET JANË TË KUQE -POEZIA, KJO DASHNORE Kater Pjesë nga libri me ese «Perdja», e Milan Kunderës. -Ç'ËSHTË PROVINCIALIZMI -NË VENDET E MËDHENJ? -PROVINCIALIZMINË VENDET E VEGJËL -AMELI -FAMA -DJALI DHE GJYSHJA -DIE WETLITERATUR
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
«Sa fjalë të bukura shqiptohen në kishë», mendonte Sajmir Strati. Do të ishte ideale që një nga fasadat e mëdha të katedrales «Nëna Terezë» të bëhej ky mozaik. Nuk mendoj kurrgjë tjetër. Figura e madhe, madhështore, në një lutje të nxehtë me zë të ulët. Dhe kori këndon, kori i grave të holla, me pamje ngasëse, fshehur bukur në buzagazin e çmendur e fin, të bëjnë të mendohesh thellë. Ato krijojnë atmosferën që lutja të ndihet, të përcillet tek fëmijët e pangrënë, të gjymtuarit, të lodhurit, të pashpresët... Nënë Tereza shtrëngon duart me përulësi të mrekullueshme, një pikë loti në faqet e rreshkura ku ndihet fort që luftonte thellë e pa pushim. Gjithçka kullonte si ujë. Ç'ndodh, thotë me vete Nëna e Shenjtë, a do të mundem vallë që kjo lutje të pranohet? Po sikur të mos jetë e mundur? Si do të jetë e mundur, momentin e duhur, pëshpëriti një lutje tjetër, i duhet madje të mbahet më fort tek mendimi i ngulitur, sikur t'ia dinim vlerën dhe ta duronim, do të ishte më bukur, do të luhej ende po ai rol i shpifur në teatër, meqenëse i është mbushur mendja se vetëm me lojë mund të shtyhet jeta... E tërhoqa paksa fillin e arsyetimit në mënyrë të çuditshme dhe vijonte të pyeste me zë të ngashëryer: Për kë flasin njerëzit atje, për kë? Ja, për atë që ndihem më ngushtë, që i mbaj qerpikët ulur, sikur të lutesha në të ftohtë, që pika të mbetet e tkurrur sa s'ka mu në lule të ballit, të mendimit... Dhe mbetet e kredhur rëndë pa sy e pa veshë, e ngrirë në formën e lutjes...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur Laxnessi e quan veten, me anë të një personazhi letrar, si "më të madh se gjithë islandezët e tjerë " ai po shpallte një pretendim që me kalimin e kohës do bëhej aq jashtëzakonisht i vërtetë, sa të dukej si rezervë. Po të kemi parasysh përmasat e vogla të Islandës dhe rolin e saj të dorës së dytë në historinë moderne (ajo e deklaroi pavarësinë nga Danimarka vetëm më 1944), nuk habitemi aspak se Laxnessi perceptohet gjerësisht jo vetëm si artisti më i shquar i shekullt, por edhe si qytetari më me ndikim. Ai përvijohet si më i madh se çdo burrë shteti modern apo figurë fetare. Jo thjesht me krijimtarinë, por edhe me gazetarinë dhe eseistikën dhe qëndrimet politike, ai u ka dhënë formë dokeve të këtij kombi në ndryshim të shpejtë. “Laxness është një prej romancierëve më të mëdhenj të shek. XX në çdo gjuhë.”- New Yorker “Gëzohu lexues! më në fund u ribotua ky libër brilant, i mençur, zbavitës, një ndër 10 librat e mij më të dashur të të gjithë kohërave.”-Annie Proulx
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Cvetajeva është një ndër katër- pesë eseistët më të mëdhenj të shek. XX.” –Roberto Calasso Pjesë nga libri: Monumentin e Pushkinit unë e desha për të zezën – e kundërta e së bardhës të zotave tanë shtëpiakë. Ata kishin sy krejt të bardhë, kurse Monumenti i Pushkinit – krejt të zinj, krejt të plotë. Monumenti i Pushkinit ishte krejt i zi, si një qen, edhe më i zi se një qen, sepse edhe tek më i ziu prej tyre përherë poshtë syve ka diç të verrdhë ose në ngushë diç të bardhë. Monumenti i Pushkinit ishte i zi si një piano. Dhe nëse mua më pas nuk do të më tregonin se pushkini është zezak, unë do ta kuptoja se Pushkini - është zezak.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Kulla e Sahatit u shndërrua vetvetiu në simbol të gjithçkaje të shtrenjtë, njerëzore, dhe apolitike në Tiranë: të dashurisë për jetën, gëzimit të së qenit në shoqëri, mirë­qenies ­kryeqytetase, shkëlqimit të së vetmes festë jopolitike që kishte mbetur pa u dëbuar nga kalendari: 1 Janarit. Në atë kohë ndoshta nuk arrinim ta kuptonim se sa i dety­ro­heshim këtij simboli për gëzimet tona të pafajshme. Bukur e dukshme në horizontin e Tiranës, përtej tejdukshmërisë së minaresë fqinjë, Kulla ishte vendi gjeometrik i shpresës, vatra ku dhjetëra mijëra vështrime takoheshin, shkëmbenin dritë dhe, tek e fundit, ngushëlloheshin ndërsjellas.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Vështirë t'ia kesh zili këtij njeriu zgjedhjen që ka bërë dhe frytet që ka mbledhur nga pema e dijes të së mirës dhe së keqes. Ai e di se vendin e tij e pret në të ardhmen një dozë vuajtjeje gjithnjë e më e madhe. Ballë për ballë me vetveten, e di se asnjë nga fjalët e tij nuk do të jetë me të vërtetë e vetja. "Unë jam gënjeshtar", mendon ai, dhe beson se për gënjeshtrat e tij vetëm determinizmi historik e ka përgjegjësinë. Mirëpo herë-herë e gërmon mendimi se djalli, të cilit ia shesim shpirtin, e gjen burimin e forces te vetë njerëzit dhe se determinizmi historik është një sajesë e trurit njerëzor.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Ja, pra, ku më së fundi këto letra të një torture pesëvjeçare u botuan në një vëllim prej 750 faqesh; emri i së fejuarës shënohej për shumë vjet me radhë, pa rënë në sy, me një F., sipas shembullit të K.-së, kështu që për një kohë të gjatë as që dihej ç'ishte ky emër; sadoqë e vrisje mendjen shpesh, ndër emrat e shumtë që të kujtoheshin nuk gjeje dot kurrë emrin e kërkuar, dhe vërtet që do të kishte qenë krejt e pamundur t'i bije në të: tani ky emër është i shtypur në libër me shkronja të mëdha. I lexova këto letra me një mallëngjim të tillë që s'e kam provuar qysh prej vitesh në një vepër letrare. Tashmë këto letra bëjnë pjesë në serine e atyre kujtimeve, autobiografive dhe letërkëmbimeve unike, prej të cilave ushqehej edhe vetë Kafka. Cilësia më e lartë e tij ishte respekti, ndaj dhe s'është druajtur t'i lexojë e t'i rilexojë letrat e Klajstit, të Floberit e të Hebelit. Ndaj tmerrit të jetës, për të cilin, fatmirësisht, pjesa më e madhe janë të vetëdijshëm vetëm nganjëherë, kurse disa pak të tjerë, të caktuar si dëshmitarë prej fuqish të brendshme, janë gjithmonë të vetëdijshëm, ka vetëm një ngushëllim: përfshirja e tij në tmerret e përjetuara më përpara nga dëshmitarë të tjerë. Pra, duhet t'i jemi me të vërtetë mirënjohës Felice Bauerit që i ka mbajtur e i ka shpëtuar letrat e Kafkës. Të flasësh këtu për dokument, do të ishte tepër pak, veç në mos përdoret e njëjta fjalë për dëshmitë e jetës të Paskalit, të Kirkegardit dhe të Dostojevskit. Sa për mua, mund të them vetëm se këto letra kanë depërtuar brenda meje si një jetë e mirëfilltë, dhe se tani ato i ndiej aq të afërta e aq enigmatike, si të më takonin mua qysh prej shumë kohësh, qysh atëherë kur jam përpjekur të strehoj brenda qenies sime njerëz në tërësinë e tyre, në mënyrë që të nis e të rinis pareshtur për t'i kuptuar."
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Vetëdija e fjalëve", një përmbledhje esesh sociologjiko-letrare, përkthyer me mjeshtëri nga Prof. as. dr. Nairn Kryeziu, do ta njohë Kanetin edhe si eseist të shquar. Në parathënien e këtij vëllimi, autori thekson se në të janë përmbledhur, sipas rendit kohor, esetë që ai ka shkruar në vitet 1962-1974, me përjashtim të ligjëratës për shkrimtarin e njohur austriak Herman Broh, mbajtur në Vjenë më 1936, me rastin e 50-vjetorit të tij të lindjes. Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për mënyrën si shkruhen ditarët ose për zanafillën e një romani. Por bash kjo vendosje e këtyre figurave pranë njëra-tjetrës kishte rëndësi për mua, sepse ato vetëm në dukje nuk përputhen mes tyre." Vëllimi "Vetëdija e fjalëve" mbyllet me ligjëratën "Misioni i shkrimtarit", e cila përmbledh në vetvete tërë brendinë e tij. Lidhur me këtë, Kaneti vë në dukje: 'Te kjo ligjëratë, mbajtur në Munih të Bavarisë më 1976, jam përpjekur të them diçka rreth kësaj çështjeje. Kur po e shkruaja, më ngjante si diçka e mëvetësishme, por, kur e mbarova, u binda se vendi i saj duhej të ishte në mbyllje të këtij vëllimi, si mishërim i shpresës sime që të tjerët të arrijnë e t'i përmbushin, edhe më mirë se unë, kërkesat e saj
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që, duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme. S'ka gjë më mjerane sesa fjala, por bash prej saj ai ngjitet gjer te ndjeshmëria e lumturisë, gjer te prëjtja e skajme, ku është krejtësisht i vetëm, pa ndjesinë më të vogël të shtypjes. Supremja mbërrihet përmes fjalës, përmes vetë këtij simboli të brishtësisë. Për çudi mund të mbërrihet gjithashtu edhe përmes ironisë, me kushtin që kjo, duke e çuar gjer në ekstrem punën e saj rrënimtare, t’i shkaktojë rrëqethje një zoti që punon së prapthi.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
...po jua dhurojmë bashkërisht poezitë dhe pikturat, që dhe pse nuk janë bërë enkas për to, japin gjëndje të përbashkëta plot dritë... Kështu shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që shoqëron këtë përmbledhje me poezi nga Visar Zhiti dhe me piktura nga djali i tyre, Atjoni. Pra, tre autorë në një libër, që është për të gjitha moshat, shfletohet me ëndje dhe nga të rriturit ashtu siç ngazëllen të vegjlit dhe adoleshentët, duke patur brenda dhe një si udhëzues të vogël për marrëdhëniet e para të një mamaje me fëmijën, se si mund të rritet, me përkushtim nga një dashuri prindërore e shenjtë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së Madhe, sic u quajt kjo e këtyre viteve. Në fakt kjo skenë vazhdonte dhe vijon akoma në vendet e botës së tretë e të prapambetur siç është Shqipëria dhe disa vende të Afrikës. Format e tjera të investimit, dhe që vendet e zhvilluara nuk janë të interesuara që këto të aplikohen në vendet e botës së tretë, janë: investimet nëpërmjet aseteve, ku vlera e tyre zbritet në atë masë që e kërkon investimi. Një formë tjetër investimi, është kur firma nxjerr në shitje aksionet e saja, pra ndan pronësinë me të tjerët, veprim ky që bëhet nëpermjet bankës e në lidhje me bursën. Një formë tjetër investimi është ajo nëpërmjet hedhjes në treg të obligacioneve, pra të asaj që do ndërtohet, prodhohet e më vonë edhe mund të shitet apo të futet në transaksione të tjera që e justifikojnë këtë shumë oblikacioni. Kështu, qeveria hedh në treg obligacionet e rrugëve, transportit, për të bërë një autostradë a rrugë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nuk e dimë as pse u lindëm dhe as se çdo bëhet me ne pas vdekjes. Jemi të gjithë të humbur. Pyetjes çfarë bëj unë në këtë botë? përpiqet t'i japë pergjigje ky manual xhepi, që nuk ka ambicie tjetër veçse të përshkruajëme guxim, naivitet e ngazëllim, këtë botë që duket si e pavërtetë e ku na kanë flakur pa na pyetur. Manuali synon gjithashtu të japë sa të jetë e mundur edhe udhëzime të shkurtra nëmenyrë që të nxjerrim prej kësaj bote pak kënaqësi e në qoftë e thënë, edhe pak fisnikëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Zahiretë 2018
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili) në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri) Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshihen edhe të tjera tekste si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni , apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave eseistike të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, po nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta zgjeruar vëllimin i ka lënë vendin sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë-vullnetit të autorit
Price: 2000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania