titleToAlt
Gjatë gjithë jetës Evën e kanë mbajtur larg meshkujve. Larg të vërtetës, të së shkuarës së saj. Por me të mbushur të gjashtëmbëdhjetat Evës i duhet të përballet me fatin e vet. Për të janë përzgjedhur tre kandidatë të mundshëm. E ardhmja e njerëzimit tashmë është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Do që të jetë e lirë. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës nierëzore? "Eva e njerëzimit" është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse, shkruar nga autorët bestseller Tom dhe Giovanna Fletcher
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Por, në rastin e të varfërve, ishte e pamundur t'u fusje gjë në kokë. Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje, përgjigja e tyre ishte, - E kam lënë në dorë të Zotit; po më zuri, atëherë do kujdeset Ai dhe ky ishte fati im, - dhe gjëra të tilla. Ose, - Përse, çfarë duhet të bëj? Mos duhet të vdes urie? Më mirë të më zërë murtaja se të vdes urie. Nuk kam punë, çfarë të bëj? Ose duhet të bëj këtë punë, ose të lyp.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Befasues, drithërues, i mrekullueshëm, mahnitës - Gillian Flynn Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë (ndoshta duke e tepruar pak), duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra dhe... duke spiunuar fqinjët... Derisa në shtëpinë përballë shpërngulet familja Rasëll, e përbërë nga nëna, babai dhe djali i tyre adoleshent. Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik? Në këtë triller diabolik, askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. “Një libër që nuk e lëshova nga dora deri në fund”- Stephen King
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Marinka ëndërron një jetë normale, ku shtëpia e saj të qëndrojë pa lëvizur mjaftueshëm që ajo të zërë shokë e shoqe. Por shtëpia e saj ka këmbëpule dhe lëviz pa asnjë paralajmërim. Sepse gjyshja e Marinkës është Baba Jaga, që përcjell shpirtrat në kalimin nga kjo botë në tjetrën. Marinka digjet nga dëshira për ta ndryshuar fatin e saj dhe ka ndër mend të çlirohet nga ndjekja e hapave të gjyshes, por shtëpia e saj ka tjetër mendje... "Një aventurë e fuqishme dhe e ndërtuar bukur. Shtëpia me këmbë pule është libër tërheqës, paksa i rrezikshëm dhe që hap një serë mundësish." Kiran Millwood hargrave "Një xhevahir i shkruar me ndjenjë e me shpirt... Më pëlqen që libri nuk druhet nga idetë e humbjes e të vetmisë por është inkurajues, frymëzues dhe shpresëdhënës." Liz Flanagan, autore e Verë në parajsë "Debutim fantastik! I mbushur me magji dhe joshje... Ka të gjitha shenjat e një veture klasike MG." Imogen Wite, autore e Misteret e Rozë Medlit
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Londër, viti 1926: gruaja shtatzënë e Henri Tuistit largohet nga shtëpia për të takuar një mikeshë. Rrugës, tragjikisht përfshihet në një aksident që i sjell vdekjen e menjëhershme, megjithëse për mrekulli, fëmija i saj mbijeton. Henri mbetet fillikat përveç foshnjës së vogël–një baba beqar në një botë ku të tillë baballarë janë shumë të rrallë. I terrorizuar nga një frikë paralizuese se dikush mund t’ia rrëmbejë atë, ai nxiton ta strehojë vogëlushen e porsalindur në shtëpi. I sfilitur nga faji dhe frika, përpiqet të qëndrojë larg syve kureshtarë të botës. Por një mbrëmje, një njeri i pazakontë, hije, i drejtohet Henrit me emër. Burri thotë që ka humbur kujtesën, por e vetmja gjë që mban mend është se e quajnë Xhek. Henri e gjen veten të dyzuar mes frikës, por edhe mes një tërheqje të pazakontë ndaj Xhekut, dhe sa më shumë kohë kalojnë së bashku, aq më shumë Henri e ndien që ky burrë i sjell një lloj jehone të gruas së tij të vdekur. Mënyra si sillet, gjërat që ai thotë... Kështu Henri pyet veten, mos është rikthyer gruaja e tij? A është Xheku thjesht pjellë e fantazisë së tij, pasojë e dëshpërimit? Apo mos ka rënë pre e një batakçiu të regjur? Kush e ka dërguar atë në të vërtetë? “Me ndjeshmëri të madhe dhe përkundër sfondit të pasur të viteve 1920 në Londër, Rebecca F. John na tërheq në intimitetin e një rrethi të ngushtë miqsh, të çekuilibruar pas vdekjes së papritur të Rubi Tuistit. Libri eksploron se si, në një përpjekje për të gjetur ngushëllim, pikëllimi na bën të brishtë duke lejuar të sodisim ato mundësi që deri pak më parë ishin të pakonceptueshme. Në zemër të këtij romani ka mistere që janë çuditërisht imponuese, ndërsa psikologjitë e personazheve tërhiqen aq bukur, saqë në fund të librit u ndjeva e përndjekur nga largimi i tyre. I qetë, prekës dhe i garantuar për të lënë një përshtypje të mirë, “Përndjekja e Henri Tuistit” është një libër magjepsës, një perlë që duhet lexuar.” – Clare Wigfall “Proza e Rebecca F. John-it është e gjallë dhe tejçon një vrojtim inteligjent. – Sarla Langdon, Swansea Bay
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Unë 2020
Autobiografia UNË është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë. Eltoni shkruan fuqishëm edhe për çtoksikimin dhe ngritjen e Fondacionit AIDS. Ai rrëfen për gjetjen e dashurisë së vërtetë me Dejvid Fërnishin, pushimet me Versaçen dhe interpretimin në ceremoninë mortore të Princeshës Diana. Përshkruan çastin ekzakt kur kupton se dëshiron të bëhet baba dhe jeta e tij ndryshon sërish kryekëput. Gazmore, argëtuese dhe herë-herë thellësisht prekëse, autobiografia UNË do t'ju çojë në një udhëtim intim me nje legjendë të gjallë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Lord Bajronin e kemi njohur nëpërmjet krijimtarisë dhe sidomos për lidhjet e tij dhe të poemës që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ajo krijimtari, jetesa në sarajet e Ali Pashë Tepelenës, lëvizjet dhe përshkrimi për shqiptarët dhe territoret e tyre, na është paraqitur me nota optimiste, lidhje shpirtërore dhe dashamirësi, si për Lordin mik por edhe për mikpritësit e tij shqiptarë. Autorja e librit qe kini në dorë, pasi botoi librin "Historia e vërtetë e jetës së Ledi Bajron-it", i cili u shoqërua me shumë diskutime dhe sharje, publikoi librin që lexuesi në shqip po e merr nën titullin "Fytyra e dytë e lord Bajronit". Është një libër me jehonë të madhe në Angli, në Amerikë dhe ne shumë vende të tjera. Në këtë botim jepet ana e prapme e asaj që lexuesi ynë di, deri tani, për Bajronin, kontradiktat dhe veset e tij në shoqëri, marrëdhëniet intime dhe tradhtitë, falsifikimet dhe intimitetet seksuale të tij, deri tek debati me gruan që ishte i kurorëzuar, qëndrimin e sinqertë por edhe kontradtitor të saj ndaj atij dhe mbështetësit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Imperium 2020
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen. Ndryshe nga aristokratët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të IMPERIUM-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveçse fuqisë së oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhej konsull, maja e pushtetit në Romë. Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon ROBERT HARRIS në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq edhe të mbështetur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romë së lashtë. Duke qenë se Roma ishte zotëruesja e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve, dhe lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër. Fitimtarët e humbësit e atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari dhe Ciceroni, edhe sot pas 2,000 vjetësh vazhdojnë të mbeten figura legjendare, pika referimi historike e stimuluese të imagjinatës. ROBERT HARRIS tregon për ta edhe në librin e dytë, LUSTRUM, dhe i shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të trilogjisë, DIKTATORI, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. Për pushtetin e Romës, vendin e Oratorisë e zë Shpata.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Po u jap shqiptarëve një kryevepër shekspiriane në gjuhë të tyre. Jam munduar pesë muaj që ta shqipëronj dhe dy muaj të tjerë që ta limonj e t'i jap formën e funtme. Këndonjësit do të gjykojnë në e ktheva mirë. Unë mburrem vetëm që munda ta kthenj.” - Fan S. Noli
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“«Jul Cezari» u shkrua në mes të viteve 1599 dhe 1601... Shekspiri na i përshkruan të dy sistemet me aq drejtësi, simpati dhe objektivitet, sa është e pamundur të thuhet cilin prej të dyve preferon. Ndofta besonte që duhet përdorur njëri a tjetri, a një sistem i mesmë, si pas rasjes, nevojës a popullit, po kjo natyrisht është vetëm një hipotezë.” - Fan S. Noli
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Për të kuptuar mirë këtë vepër, si dhe çdo tjetër vepër shekspiriane, duhet mbajtur mend që është shkruar kryesisht për t'u lojtur mbi skenën. Duhet kënduar pra me vërejtje nga dy herë dhe pastaj duhet parë e interpretuar në teatër prej aktorësh që i kanë hyrë brënda në frymë. - Fan S. Noli
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Duke punuar fort për projektin tim shkollor, zbulova gjithfarëlloj faktesh interesante, që nuk mi kishte marrë mendja ndonjëherë. Gjëra si: Shkak për njohjen e mamit me babin, paska qenë një copë tortë (për më shumë lexoni librin!), Macet rreth 70% të jetës së tyre e kalojnë në gjumë, Akullorja me mente thjesht nuk është akullore.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Shtëpia e shtrembër vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit. Fabula e veprës është e thjeshtë. Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës. Pavarësisht prej moshës së thyer, çdokush, që nga familjaret e deri te policia, dyshojnë se vdekja nuk ka qenë natyrore. Dikush e ka helmuar dhe fajtori duket se është pjesëtar i rrethit familjar. Ndërkaq që policia përçapet në kërkim të autorit të krimit, një diplomat i ri, i dashuruar me mbesën e të ndjerit, përfshihet shumë në dritëhijet e hetimit, si dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara mes trashëgimtarëve të viktimës. Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Një prej romaneve më të bukur të të gjitha kohërave; i madhi Joseph Conrad na sjell një rrëfim lirik për historinë e një shëlbimi. Cili është çmimi që na duhet të paguajmë për të pasur një shans të dyte?”-Virginia Woolf “Lordi Xhim” tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp. Jeta e tij duket përfundimisht e rrënuar, kur njohja e miqësia me një burrë më të moshuar, të quajtur Marlou, i jep një mundësi të re për ta ngritur gjithçka nga e para. Xhimi vendoset në Patusan, një ishull i largët e ekzotik në detrat e Malajzisë, ku shpejt kthehet në një figurë mjaft të respektuar nga vendasit. Derisa vjen një ditë dhe sërish kuraja e tij vihet në provë. "Lordi Xhim” është një libër për kurajën e frikën, për vetënjohjen dhe personalitetin njerëzor. Konsiderohet si një prej romaneve më të thellë psikologjik të shkruar në gjuhën angleze.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Magda nuk kishte mbushur ende një vjeç kur të ëmën e vranë, prandaj i ati, Xhoni, e çoi të jetonte në pyll me Marianën, Gruan e Pyllit. Aty ajo mësoi të shëronte të sëmurët dhe mësoi artin e mbijetesës në pyll, në sajë të shkathtësisë në hark e luftime. Tanimë Magda mezi pret të njohë botën, ajo dëshiron një jetë plot aventura përtej kufijve të pyllit. Kur ngado hapet fjala se Ledi Matilda dhe e bija, Izabela, janë kapur e mbahen në kullë të mbyllura nga sherifi mizor i Notingamit, Magda është gati për veprim. Kjo është mundësia e artë për të bashkuar forcat me Xhonin, babanë, dhe Robin Hudin e bandën e tij të jashtëligjshme, për të cilin ka dëgjuar shumë. Por Magdës as nuk i shkon nëpër mend që kjo është edhe mundësia për t'u përballur me vrasësin katil, qe dikuri vrau të ëmën dhe e la jetime.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kush do t'i mbrojë të varfrit kundër padrejtësisë dhe mizorise? Kur pesëmbëdhjetëvjeçarja Meri de Holt ikën nga shtepia, ka një arsye të fortë: xhaxhai, i cili e ka rritur, do që ta martojë me një pasanik plak. Meri do të bëhet Zonja e Gjelbër e pyllit dhe do të fillojë një jetë të re, me një emër tjetër, Mariana. Njerëzit do të dëgjojnë për të, për mirësinë dhe dorën e saj që shëron mrekullisht dhe do të mendojnë se është një shtrigë... Në të vërtetë, ajo është ngushëllimi i vetëm i të varfërve. Një grup grash që rebelohen kundër padrejtësive, do të bashkohen në pyll dhe pasi Mariana të bindet se cili është misioni i saj, ndoshta as dashuria për Robertin, pjesëtar i një bande që grabit të pasurit për t'ua dhuruar të varfërve, besnik i Mbretit Riçard, nuk do ta kthejë mbrapsht. Një roman plot aventura, me ngjarje që zhvillohen në Anglinë mesjetare, një variant i jashtëzakonshëm, i ritreguar, i legjendës së Robin Hudit.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s’është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Po drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë! Një grua tirane që mendon se të gjithë fëmijët duhen zhdukur nga faqja e dheut... Kurse Matilda vetë është një vogëlushe e jashtëzakonshme me mendje magjike, së cilës tashmë i ka ardhur në majë të hundës! Kështu që të gjithë këta të rritur bëjnë mirë ta ruajnë veten, pasi ka ardhur koha që Matilda t’u japë një mësim të mirë!
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Një roman madhështor ... që vjen në një kohë urgjente". — NPR Në një vend të paqëndrueshëm e në prag të luftës civile, dy persona të rinj në moshë takohen me njëri-tjetrin: Nadia, sensuale dhe krejt e pavarur, me Saedin e butë dhe të përmbajtur. Ata nisin një marrëdhënie romantike të fshehtë dhe shpejt përballen me një intimitet të parakohshëm nga trazirat që kanë prekur qytetin e tyre. Kur shpërthen lufta e cila ua kthen rrugët që njihnin në një mishmash pikash kontrolli dhe bombardimesh, ata fillojnë të dëgjojnë thashetheme për ca dyer që mund t'i transportojnë njerëzit shumë larg, me rrezikshmëri dhe kundrejt një pagese. Ndërsa dhuna përshkllëzohet, Nadia dhe Saedi mendojnë se nuk kanë më zgjedhje tjetër. Duke lënë pas vendin dhe jetët e tyre, ata gjejnë një derë dhe kalojnë përtej pragut.... Exit West (Dyert drejt perëndimit) ndjek këta personazhe teksa shfaqen në një të ardhme të panjohur e të pasigurt, në përpjekje për të mbajtur njëri-tjetrin, për t'u kapur pas së shkuarës dhe pas identitetit të tyre. Thellësisht intim dhe krejtësisht origjinal, ky libër tregon për një histori të paharrueshme dashurie, besnikërie dhe guximi, të cilat lidhen me kohën kur jetojmë dhe vlejnë përjetësisht. "Duket sikur Hamid e dinte se çfarë do t'i ndodhte Amerikës dhe botës, dhe na ka sjellë një parashikim të së ardhmes sonë ... Njëkohësisht drithërues dhe ... çuditërisht shpresëdhënës". —Ayelet Waldman, The New York Times Book Review "Prekës, i guximshëm dhe tejet njerëzor". —Entertainment Weekly, vlerësim "A"
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
LIBRI THRILLER MË I SHITUR NË BOTË, MË SHUMË SE 100 MILIONË KOPJE! "Kur lexon se çfarë ndodh pas kësaj, nuk do ta besosh, por do të vazhdosh të lexosh dhe dora-dorës që një ngjarje e pabesueshme ndiqet nga një tjetër edhe më e pabesueshme, do të lexosh i magjepsur. Gjithçka është krejtësisht e pamundshme dhe tejet interesante. Është romani mister më tronditës që Agatha Christie ka shkruar dhe, nëse ndonjë shkrimtar tjetër e ka tejkaluar ndonjëherë këtë, emri i tij i shpëton kujtesës sonë, sepse ne i referohemi, natyrisht, mistereve që kanë shpjegime logjike, siç është ky." -The New York Times Book Review Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën. Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t'i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë. Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund. Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga aurorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters. Eshtë viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët janë të zhgënjyer, të papunët dhe të uriturit kërkojnë ndryshim. Në jug të Londrës, në një shtëpi të madhe të heshtur, tani pa vëllezër, pa bashkëshort e madje pa shërbëtorë, jeta do të ndryshojë, pasi zonja Rej dhe e bija, Frensisi, për të mbijetuar, do të detyrohen të japin një pjesë të shtëpisë, befas shumë e madhe për dy vetë, për qiramarrës ose, si quhen për të përdorur një term "politikisht të saktë", mysafirë me pagesë. Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen paprirur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjer. Me mjeshtërinë e rrëfimit, që e bëri kaq të dashur e të vlerësuar për lexuesin e kritikën, Sarah Waters sjell një histori tërheqëse për pasionin dashuror, dëshirat e parrëfyera dhe pasojar e tyre tronditëse. Një roman i mprehtë, që në atmosferën e një epoke historike përshkruan personazhe që mbeten në zemrën dhe kujtesën e lexuesit, kaq të gjalla, kaq të mirëfillta në ethen e tyre dramarike për lumturi, në këtë kryevepër të tensionit psikologjik dhe thellësisë emocionale. "Roman i madh, madhështor. Ja kështu shkruhet!" -Stephen King "Gërshetim mjeshtëror i romanit të krimit, jetës shtëpiake dhe pasionit romantik..." -Los Angeles Times
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël - Mariana emrin ia thonë - të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit. Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!... Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen... Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne. Një djalë i vogël shpreh një dëshirë, që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie, natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë: “Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua." Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht. Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ligji i gravitetit bart dhe ruan harmoninë e udhës së trupave qiellorë nëpër pafundësi, ndërkohë që dashuria bart dhe ruan harmoninë në jetën e gjeniut Stivën Hoking, teksa ai endet mes tyre pambarimisht. Rrugëtim mes yjesh, shkencë, kërkime, zbulime, art dhe emocione pa fund, që përçohen prej dëshmisë së gruas që u magjeps nga shkëlqimi i këtij ylli vezullues, fati i të cilit ishte aq i pasigurt, duke u bërë pjesë e rrugëtimit të tij përmes ëndrrave, sfidave, luftërave, rritjes dhe lavdisë, që duket se nuk kanë fund.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania