titleToAlt
"Ç’prisni, fëmijë! Ejani të nisim udhëtimin për të parë e për të zbuluar se çfarë fshehin kafshët në botën e tyre plot mistere. A e dini se në këtë botë ka ndërtues mjeshtërorë, si: bletët, milingonat, dhelprat, kastorët, arinjtë, oktapodët e sa e sa arkitektë të tjerë që i ndërtojnë shtëpitë e tyre të mahnitshme me një zotësi të tillë që edhe ne, njerëzit, ua kemi zili."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Zbuloni përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave! Duke trajtuar tema zbavitëse nga shkenca, historia dhe natyra, ky libër është ideal për lexuasit e vegjël. Cdo pyetje merr përgjigje të qarta ndërsa figurat ndihmojnë për shpjegime të mëtejshme. Këshillat pashkëvepruese i nxitin fëmijët të mësojnë më tej, kurse pyetjet e thjeshta vënë në provë fëmijët për dijet që tashmë kanë përvetësuar.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Lexuesit e vegjël do të gjejnë përgjigjet për qindra pyetje kureshtare në këtë libër argëtues plot ilustrime! Libri trajton tema kryesore në fushat e shkencës,historisë dhe natyrës. Secilës pyetje i jepet një përgjigje e qartë e cila shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Këshillat bashkëvepruese nxitin të mësuarit e mëtejshëm, ndërsa pyetësorë të thjeshtë vënë në provë fëmijët për atë që kanë lexuar.
Price: 1500 monedha
titleToAlt
Zbuloni botën e gjallë në këtë libër interesant që flet për natyrën. Mësoni se si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera që do t’ju habitin.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Thirrje të gjithë zbuluesve të vegjël! Ejani të hipim në një traktor e të bredhim nëpër fermë për të parë kafshët, bimët e arave dhe makineritë e ndryshme. Hapni dritaret për t’u njohur me të fshehtat e stinëve dhe me punët e fermerit. Ky libër është një udhëzues i dobishëm për jetën në fermë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
I ftojmë të gjithë zbuluesit e vegjël që të mësojmë për gjërat e shumta që mund të bëjnë kur të rriten. Hapini kapakët për t’u njohur me njerëzit që punojnë së bashku për të parë profesionet e ndryshme në një spital dhe për të kuptuar se si të punoni me kafshët. Sa shumë gjëra për të zbuluar!
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një vëllim i pasur me ilustrime të shumta për të zbuluar të fshehtat e botës së kafshëve. Një udhëtim zbavitës në zbulim të vendeve të reja dhe të specieve që i popullojnë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni shumë eksperimente për t’i kryer vetëm ose me shokët tuaj. Eksplorimi i botës që na rrethon nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë, ndërsa përgjigjet për aq shumë pyetje, kurrë nuk kanë qenë më zbavitëse. Provoni të luani me shkencën çdo ditë, duke përdorur sende të përditshme që mund t’i gjeni në shtëpi dhe, ç’është më e rëndësishmja, në siguri të plotë. Eksperimentet janë përshkruar në mënyrë të thjeshtë dhe elementare, të shoqëruar me ilustrime të qarta e të hollësishme. Ky libër është i përshtatshëm për shkencëtarët e vegjël.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Atlas I dinozaurëve” Planeti ynë nuk ka qenë përherë njësoj. Edhe fauna ka ndryshuar. A e dini se kishte dinozaurë më shumë se dyzet metra të gjatë? A mendoni se arinjtë e Evropës janë njësoj si të Azisë? Po elefantë, kishte në Evropë? A keni parë ndonjëherë rinocerontë krifëgjatë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve interesante do t’i gjeni në këtë libër. Po ashtu, do të njiheni me kafshë të epokave të ndryshme. Do të mësoni emrat e dinozaurëve. Do të njiheni me speciet që jetonin në akull. Do të zbuloni se banorët e Tokës mund të zhduken përgjithmonë. Por mbi të gjitha do të kënaqeni me gjallërinë, larminë dhe bukurinë e mbretërisë së kafshëve.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore. Për çdo shkronjë të alfabetit do të njiheni me një shpikës dhe me shpikjen e tij më të spikatur. Kush e shpiku kinemanë? Kush e realizoi dhe si thirrjen e parë me një telefon celular? Kush e shpiku lojën me lego? Kush e shpiku telekomandën? Kush e krijoi kukullën Barbi dhe pse? Kush e shpiku radioteleskopin e parë? Po kompjuterin? Po play-stationin?... Dhe pyetjet vazhdojnë… Po përgjigjet do t’i gjeni vetëm po të shfletoni këtë libër. Ilustrimet janë mahnitëse.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
A e dije se gëzofi i ariut polar nuk është i bardhë? Dhe se gjitari më gjuash është koala? Ky libër zbavitës do të të mahnitë me këto kureshti dhe plot të tjera... Hape dhe do të mbetesh gojëhapur!
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Kolë Idromeno – Babai i pikturës realiste shqiptare, Spiro Xega - Piktor figurativo-romantik i temës kombëtare, Vangjel Zengo - Artist i shquar humanist, Andrea Kushi - Piktor realist i portretit dhe mësues i artit, Simon Rrota - Piktori realist ijetës shkodrane, Vangjush Mio - Piktori i peizazhit realist e impresionist, Odhise Paskali - Babai i skulpturës shqiptare, Dhimitër Cani - Skulptor portretist realist, Abdurrahim Buza - Piktor ekspresiv, Llazar Nikolla - Mjeshtër i gdhendjes së gurit, Zef Kolombi - Piktor akademik realist, Androniqi Zengo Antoniu - Pioniere e pikturës realiste shqiptare, Hasan Reçi - Piktor dhe aktor shprehës, Janaq Paço - Skulptor i shquar monumentalist, Sadik Kaceli - Piktor i poetikës realiste, Kristina Koljaka - Skulptorja e parë shqiptare e shekullit XX, Sofia Zengo Papadhimitri - Piktore e traditës dhe e portretit realist, Nexhmedin Zajmi - Piktor i traditës, Bukurosh Sejdini - Piktor i traditës, Foto Stamo - Piktor i traditës
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Të guximshëm, rebelë, revolucionarë: “Çfarë muzike”! Në të pasqyrohen të gjithë grupet legjendare të rrokut botëror e këngëtar të famshëm të muzikës Pop, përfshirë këtu Nirvana, Rolling Stones, Pink Floyd, David Bowie, Daft Punk, Michael Jackson, Madonna, Elvis Presli etj. Përmbledhjes origjinale të autores italiane i janë shtuar edhe grupet rrok më të famshme shqiptare, historia e të cilave është përgatitur nga Kozeta Kurti dhe ilustruar nga Semela Mero. Nga grupet shqiptare përmendim, Elita 5, Djemtë e detit – i paharruari Gent Demaliaj, grupi Arb – Redon Makashi, Ritfolk, grupi X – Aleksandër Gjoka, Tingulli i zjarrtë – Elton Deda etj. Për çdo këngëtar apo grup muzikor botëror, por edhe shqiptar jepet një informacion bazë mbi krijimin, zbulimin, rrugëtimin në fushën e muzikës, ndikimin që kanë pasur dhe gjurmët që kanë lënë. Pra në këtë përmbledhje ju do të mund të lexoni për gjithë jetën e tyre.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Dysheme për t'u veshur me pllaka të ngjyrosura, një kurorë e artë që dyshohet se nuk është prej ari, rrufe që ndajnë në dysh pemë shekullore. Çfarë kanë të përbashkët? Janë disa nga problemet që i kanë shtyrë shkencëtarët dhe shpikësit që të bëjnë zbulime të mëdha që ndryshuan botën, të gjitha të përmbledhura në këtë libër.
Price: 660 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Dinozaurët. A e dini sa lloje dinozaurësh ka pasur? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për këto kafshë dhe botën e tyre të mrekullueshme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Botën. A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme dhe të pazakonta? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për botën që na rrethon.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
E dini që do të mahniteni me krijesat e pabesueshme parahistorike që janë edhe personazhet e këtij libri? Në të do të zbuloni grabitqarët e mëdhenj mishngrënës, barngrënësit gjigantë dhe zvarranikët e famshëm parahistorikë të detit. Ky libër është i veçantë, sepse, nga hipotezat e paleontologëve të ndryshëm, mbërrijmë tek të vërtetat e zbuluara në ditët e sotme, që nuk i kemi ditur më parë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Edhe më të vegjlit duan të kenë enciklopedinë e tyre, të shkruar me një gjuhë që u përshtatet më së miri, me informacione të gjithanshme, por të shkurtra e të kuptueshme. “Enciklopedia për fillestarë” është ajo që u duhet. Është e punuar me shumë dashuri, ndaj dhe ne nuk vonuam t’ua sillnim lexuesve tanë të vegjël. E veçanta e saj është formati. Në një kutizë janë vendosur 12 libërtha të mrekullueshëm: Si rriten bimët, Planeti Tokë, Bota e nënujit, Trupi ynë, Mbeturinat dhe riciklimi, Egjiptianët, Romakët, Grekët e lashtë, Moti, Kafshë të rrezikshme, Sistemi Diellor dhe Kafshët e fermës. Ilustrimet e këndshme e mjaft të gjetura, me anë të të cilave demonstrohet çdo lloj informacioni, e sundojnë tekstin, në mënyrë që fëmijët të kënaqen e të mos lodhen.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Doni të njihni mekanizmin më të përsosur? Atëherë nisni një udhëtim plot pasion nëpër trupin e njeriut. Njihuni me mënyrën e funksionimit të organeve më të rëndësisishme, vini re se si realizohen funksionet jetësore, që nga lëvizja deri tek tretja apo riprodhimi. A e dini sa fakte e hollësi të rëndësishme e interesante ka në këtë libër, të shoqëruara edhe me ilustrime? Zbulojini, ç'prisni!
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Preke botën e mahnitshme e të mistershme të kafshëve, duke njohur me imtësi e kërsheri faunën e cdo habitati, që nga savana afrikane deri në pole. Mëso për krijesat që banojnë anekënd planetit dhe për mënyrën e tyre të jetesës. Zbulo më të egrat, më të çuditshmet, madje edhe ato që shkojnë pa u vënë re... Këtu ka gjithçka që duhet të njohë çdo i apasionuar pas mbretërisë së kafshëve, shoqëruar me ilustrime e kuriozitete interesante.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Njiheni nga afër historinë e Egjiptit, qytetërimit të madh të lashtësisë që ka aq shumë mistere për t'u zbuluar ende. Pse u ndërtuan piramidat, kush ishin faraonet më të fuqishëm dhe si është e mundur që disa mumje kanë mbërritur deri në ditët tona në gjëndje shumë të mirë? Në këtë libër do të mësoni gjëra interesante e kuriozitete, shoqëruar me imazhe që na dëftojnë se si ishin dhe si jetonin egjiptianët.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Hidhuni ne boten e mrekullueshme te" dinozaureve, te ketyre krijesave te jashtezakonshme qe populluan planetin tone miliona vjet me pare. Zbuloni se si ishin ata, me cfare ushqeheshin dhe si riprodhoheshin, me cilat kafshe e ndanin territorin dhe si evoluan derisa u zhduken ne menyre misterioze. Ketu do te gjeni kersheri pa fund e gjithcka qe ju duhet per te njohur keto kafshe mbreselenese, shoqeruar edhe me ilustrime te mrekullueshme.
Price: 300 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania