titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Diplomacia 2017
Diplomati, autori, kritiku dhe gazetari britanik, Sër Harold Nikolson (1886-1968), njihet gjerësisht si një autoritet mbi procedurën dhe problemet diplomatike. Mes veprave të tij të shumta janë tre vëllimet Diares and Letters, kronikat e tij mbi jetën politike dhe shoqërore britanike të mesit të shekullit të njëzetë. Disa nga veprat e tij të tjera janë: The English Sense of Humour; King George V, His life and region dhe The age of reason.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këndvështrimin e Levitt-it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan aq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë? A është më e rrezikshme një armë zjarri apo një pishinë? Cila ishte arsyeja e vërtetë e rënies së kriminalitetit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit? A përpiqen agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme me mish e me shpirt për të mirën e klientit? Pse prindërit me ngjyrë u vënë fëmijëve emra që mund t'ua pengojnë përparimin në karrierë? A mashtrojnë mësuesit e shkollave për të kapur standarde të larta në provime? A është i korruptuar sporti i mundjes Sumo? Shumë njerëz - përfshirë edhe një numër të madh kolegësh të tij - mund të mos e klasifikojnë veprën e Levitt-it si ekonomi e mirëfilltë. Ai ka arritur ta thjeshtojë këtë shkencë të ngatërruar në qëllimin e saj thelbësor: të shpjegojë se si njerëzit arrijnë atë që duan. Ndryshe nga shumica e akademikëve, ai nuk ka frikë të mbështetet në vëzhgimet e nxitura nga kureshtja vetjake. Po ashtu ai nuk ka frikë nga tregimet dhe historitë gazmore (edhe pse u trembet përllogaritjeve matematike). Ai vë në plan të parë intuitën. Gërmon në një grumbull të dhënash dhe nxjerr që andej një histori që s'ia kishte zënë syri askujt. Ai gjen një mënyrë për të matur dukuri që ekonomistë veteranë i kishin shpallur si të papërcaktushme. Interesi i tij kryesor, edhe pse ai thotë se kurrë nuk është marrë vetë me to - është mashtrimi, korrupsioni dhe krimi.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Marketingu 2014
Suksesi ose dështimi i biznesit tuaj varet nga suksesi ose dështimi i përpjekjeve që do të bëni në marketing. Nëse do të jeni në gjendje të identifikoni dëshirat, nevojat dhe aftësitë paguese të klientëve tuaj – dhe t’ua plotësoni ato – ju do të arrini rezultate të jashtzakonshme. Ky libër udhëzues i pazëvendësueshëm përmban 21 ide të fuqishme, të cilat mund t’i përdorni për përmirësimin e menjëhershëm të rezultateve tuaja strategjike të marketingut.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Marketingu 3.0, shkon përtej mesazheve të klientëve, duke përfshirë mënyrat sesi i përcakton dhe i mishëron vlerat e saja një kompani për një shumëllojshmëri riskuesish. Libri jep fakte mbi rolin ndikues të brandit në çështje të tilla si, varfëria, ndryshimet social-kulturore dhe jetëgjatësia mjedisore. Po kështu, libri i përshkruan sesi ndikojnë tregjet e prirura ndaj vlerave te punonjësit, te kanalet partnere dhe tek aksionerët. Klientët janë më të vetëdijshëm, më aktivë dhe më të fuqishëm se kurrë më parë. Marketingu 3.0, tregon sesi ta shfaqni qëndrimin tuaj ndaj këtij komuniteti global e të ndërlidhur, duke ju dhënë në duar këtë libër të pakrahasueshëm, si udhëzues për të dalë fitimtarë në këtë epokë të re të marketingut.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri "Kombi që u lind" me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe instrumentet e tij të preferuara të zhvillimit. Siç e nënvizojnë vetë autorët, "ky libër është pjesërisht shpjegim, pjesërisht argumentim dhe pjesërisht rrëfim" për historinë, kulturën dhe efektet e mrekullueshme të start – up nation, siç ka filluar të quhet rëndom Izraeli. Lexuesi shqiptar do të zbulojë në faqet e këtij libri një Izrael dhe një kulturë e mentalitet inovativ, shkencor e zhvillues që ndoshta nuk e ka menduar dhe imagjinuar kurrë. Do të gjejë një shembull perfekt dhe një frymëzim që na duhet aq shumë të gjithëve.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Përballë krizës globale të kapitalizmit, shohim tashmë FMN, qeveritë ose ekonomistët e shquar të djegin atë që e kanë adhuruar - tregun - dhe të rehabilitojnë shtetin që dikur e përbaltnin. Po jetojmë në fakt fillimin e një "çmondializimi". Historia, politika dhc kombet rifitojnë të drejtat e tyre me kthimin e shteteve që dikur quheshin të pafuqishme dhc zmbrapsjen e tregjeve që i pretendonin si universale. Kjo Iëvizje zgjon frika të vjetra. Po sikur ky çmondializim të paralajmëronte kthimin në kohën e luftërave? Këto frika janë veçse faqja tjetër e një gënjeshtrë që u përhap nga padituria dhe interesi. Jo, mondializimi nuk ishte, nuk ka qenë kurrë "i suksesshëm". Miti i "tregtisë së butë" që zëvendësoi konfliktet luftarake u përhap aq shumë sa s'kish si të mos lintr disa gjurmë... Por, në të vërtetë, s'është veçse një mit. Fuqitë sunduese e kanë përdorur vazhdimisht forcën e tyre për të hapur tregje dhc për të modifikuar kushtet e shkëmbimit sipas interesave të tyre. Në këtë fetishizëm të mondializimit ka pasur shumë Ilogari dhe gënjeshtra. Pra, duhet bërë bilanci i vërtetë i këtij mondializimi, i konrributeve dhe dëmeve të tij, për të menduar fuqishëm për fazën e radhës që ka nisur.Ky libër propozon pikërisht rrugët e një çmondializimi të menduar dhe të rregulluar përmes një organizimi të ri të tregtisë dhe të marrëdhënieve financiare ndërkombëtare.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një Europë ndryshe. Si rrjedhojë e nevojës së ngutshme për t i dhënë një kthesë rrënjësore projektit të ndërtimit europian dhe politikave të Bashkimit, zë fill dhe zhvillohet një propozim konkret për një Europë që të shkojë, më në fund, përtej masave shtrënguese. Një Europë më demokratike dhe sociale, e mbështetur te puna, inovacioni dhe rritja e qëndrueshme, e aftë ta fitojë sërish rolin e saj në skenarin ndërkombëtar. Përkundrejt rrezikut të përparimit të forcave antieuropiane dhe lëvizjeve populiste, libri tregon një rrugë të mundshme drejt një Europe që të niset sërish nga vlerat themeluese dhe që, e vetëdijshme për unicitetin dhe potencialin e saj, të përfaqësojë sërish një shpresë për brezat e rinj. Është një nxitje zemërdhënëse që progresistët të përballojnë çështjet më thelbësore që na presin, të frymëzuar nga europianizmi i përtërirë me vështrimin drejt së ardhmes.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar në përgjithësi.  Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi sidomos për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. Askush më mirë se Philip Kotler nuk mund të na e japë forcën e shtytjes, e cila na duhet patjetër për t u ngritur lart.-Tom Peters, bashkautor "Në kërkim të ekselencës". Një libër pa precedentë -për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike.- Marshall Goldsmith, autor i  "Çka ju solli deri këtu, s'ju çon dot më larg" dhe i  "A jeni gati për trashëgiminë?" Kotler dhe Caslione kanë drejtimin perfekt të kohës. Kaotika na sjell njohuri të thella mbi normalitetin tonë të ri të turbullirave dhe të pasigurisë të cilën shumica e kompanive nuk është e përgatitur ta përballojë.  Kaotika është një manual i shkëlqyer strategjik për drejtuesit e biznesit dhe për organizatat e tyre për të përballuar dhe tejkaluar çdo krizë në të tashmen, si dhe kur ato të vijnë gjatë  "Epokës së Turbullirës" .- Ferdinando  Nani Falco Becalli, President dhe Shef Ekzekutiv, GE International. Në kohë turbullire dhe rrezikshmërie është thelbësore të kërkohen mënyra të reja mendimi për t'iu qasur çështjeve tepër të rënda me të cilat ndeshen drejtuesit e biznesit.Kaotika na siguron një analizë bindëse të problemeve dhe programin e duhur, për të lundruar përmes një mjedisi biznesi gjithnjë e më të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.- John Hanh, Drejtor Menaxhimi, Providence Equity. Kur terri pushton qiellin, yjet më të ndritshëm shkëlqejnë më fort. Në botën e korporatave shkëlqejnë ata që kanë përqendrim strategjik dhe jo ata që reagojnë instinktivisht me ulje të përgjithshme të kostove. Philip Kotler është ylli ynë më i ndritshëm në qiellin e zymtë të marketingut. Së bashku me strategun John Caslione, ai ka shkruar këtë libër të vlefshëm, shumë praktik për ta drejtuar biznesin përmes këtyre kohëve të turbullta. Blijeni! Lexojeni! Veproni!- Emeritus Professor malcolm McDonald, Shkolla e Menaxhimit, Universiteti i Cranfield, Mbretëria e bashkuar, autor i "Krijimi i një kompanie për klientët" . Do të ketë fitimtarë dhe humbës që do të dalin nga kjo epokë trazirash.  Kaotika na e siguron kuadrin e duhur për t u përballur me trazirat dhe për të mbizotëruar në konkursin e hapur për mbijetesë.- George Day, Profesor Marketingu. Shkolla Wharton, Universiteti i Pensilvanisë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të  Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në  The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI,  San Francisco Chronicle
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky liber flet per shkaqet dhe te fshehtat e rrezimit te Bankes gjigande Lehman Brothers me 2008
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Një libër që të lë pa frymë, ndërsa shpalos mrekullitë e papërfyturueshme dhe bumin ekonomik që po ndodh në Kinën e sotme.  Kur Kina të zgjohet, bota do të dridhet -kjo profeci kaq e goditur, e thënë nga Napoloni në vitin 1816 dhe e përsëritur nga Lenininnë prag të vdekjes, duket se po bëhet realitet.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Libri të Kuptojmë Bursën ka ndihmuar të gjithë lexuesit e saj, që nga investitorët fillestarë e deri tek veteranët e Wall Street-it, për të kupluar me saktësi se si funksionon tregu dhe sesi të përcaktojnë se çfarë aksionesh të blejnë dhe cilat prej tyre ti shmangin. Ribotimi i përsëritur i këtij libri që ndodhet ne top-sell-ing guidë, është shume i lehtë për tu lexuar, praktik dhe i ndihmon lexuesit të njihen me të rejat e fundit të tregut të Bursës së Wall Street.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale. Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrize, vlerat e së cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politike për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Muhammad Yunus ose rrugëtimi drejt një bote pa të varfër Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose"mikrofinancës" një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si "bankieri i të varfërve". Të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një"uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit". Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është fitues i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për “Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare". “ -Adrian Civici.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania