titleToAlt
Me kërkesën e aktorit Coqueline Aine, Edmond Rostand shkruan veprën e tij të famshme "Cyrano de Bergerac", e cila vihet në skenë më 28 dhjetor 1897. Kjo vepër, u vlerësua me entuziazëm nga kritika dhe publiku, si një moment pauze ndaj realizmit dhe natyralizmit.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky botim i veprave letrare të autorit poet, dramaturg, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Andon Zako Cajupit përfshin disa nga krijimtaritë më të njohura të tij: Baba Tomori, Poezi të ndryshme, Baba Musa lakuriq, Fabulat e La Fontenit, 14 vjeç dhëndër, Pas vdekjes, Publicistikë Epistolari...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Po u jap shqiptarëve një kryevepër shekspiriane në gjuhë të tyre. Jam munduar pesë muaj që ta shqipëronj dhe dy muaj të tjerë që ta limonj e t'i jap formën e funtme. Këndonjësit do të gjykojnë në e ktheva mirë. Unë mburrem vetëm që munda ta kthenj.” - Fan S. Noli
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“«Jul Cezari» u shkrua në mes të viteve 1599 dhe 1601... Shekspiri na i përshkruan të dy sistemet me aq drejtësi, simpati dhe objektivitet, sa është e pamundur të thuhet cilin prej të dyve preferon. Ndofta besonte që duhet përdorur njëri a tjetri, a një sistem i mesmë, si pas rasjes, nevojës a popullit, po kjo natyrisht është vetëm një hipotezë.” - Fan S. Noli
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Për të kuptuar mirë këtë vepër, si dhe çdo tjetër vepër shekspiriane, duhet mbajtur mend që është shkruar kryesisht për t'u lojtur mbi skenën. Duhet kënduar pra me vërejtje nga dy herë dhe pastaj duhet parë e interpretuar në teatër prej aktorësh që i kanë hyrë brënda në frymë. - Fan S. Noli
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Pulëbardha", që është pa dyshim një ndër kryeveprat e Çehovit, u shkrua në vitet 1895-96, në atë periudhë kur shkrimtari jetonte në Melihovo. "Pulëbardha" ka karakter autobiografik. Në Melihovo shkonte shpesh Lidia Stahieva Mizinova, vajzë ruse me një bukuri të rrallë. Anton Pavlloviçi nuk dukej indiferent ndaj saj. Miqësia e tyre i përngjante shumë një dashurie që sapo kish filluar të lindte. Por Çehovi nuk e bëri hapin vendimtar. Ai i ruhej pasionit duke u sjellë me Lidian në një ton tallës dhe ironik. Por ky ton nuk e kënaqte vajzën. Në një letër ajo i lutej shkrimtarit që ta ndihmojë të shpëtojë nga ndjenja që e mundon. Ai e ndihmoi Lidian duke i shtuar edhe më tepër shakatë, duke e bërë atë të besonte se gjendja e tyre nuk ishte edhe aq serioze. Kaloi ca kohë dhe Lidia mundi më në fund të kujtonte e qetë se "qe refuzuar" nga Çehovi dy herë me radhë. Kurse shkrimtarit i ndodhi si heronjve të tij, të cilët, shumë herë heqin dorë vetë nga lumturia. Ai nuk ishte krejtësisht i vendosur për t'iu shmangur dashurisë së fortë. Dramën "Ivanovi" Çehovi e shkroi në vjeshtën e vitit 1887. Pjesa u përpunua dy herë për teatrin Aleksandrin të Peterburgut. Situata dramatike e heroit (Ivanovit) nuk buron vetëm nga karakteri i tij disi i veçantë, por i ka rrënjët edhe në realitetin ku jeton ai. Ivanovin e mbyt ajo sëmundja e posaçme që e shkaktonin disa rrethana të jetës shoqërore ruse të asaj kohe që arrijnë t'i thyejnë vullnetin Ivanovit e të krijojnë dyshim e pesimizëm, pa rrugëdalje. Në përplasje me realitetin mbytës Ivanovit të lodhur nuk i mjaftojnë forcat të luftojë. Këtu e kanë burimin edhe veçoritë e mënyra e sjelljes së tij. Për Çehovin Ivanovi nuk është njeri i dobët moralisht, por nuk di t'i përshtatet jetës e të mposhtë vështirësitë e pamënjanueshme të saj, megjithëse po të shprehemi me fjalët e Ivanovit - ai nuk është "një frikacak". Pasojat e paaftësisë së tij për jetën janë të tmerrshme si për atë vetë, ashtu edhe për të tjerët që ka përreth (porsi fati i Sashës).
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“A kemi nji dram modern Shqiptar?... Haxhiademi frymëzue prej tragjedive Greke të vjetër na ep vepra që i lexon vetëm nji pjesë e zgjedhun. Shkruen si Ulisi, Akili, Aleksandri, Diomedi vazhdon me dram historik si: Pirrua dhe Skenderbeu.” -Muhamet Bala, 1942 “...Por mbas vitit 1930 vehen gurët e parë të themelit të «dramaturgjis Shqiptare: Etëhem Haxhiademi shkruen - në nji kohë jo ma të gjatë se dhetë vjetësh, plot shtatë tragjedina; ndër të cilat tri me frymë mitologjike (Ulisin, Akiliv, Diomedi) e katër me përbajtje historike (Aleksandri, Pirrua, Skënderbeu, Abeli). Me ‘Pirrua-n’ nisë periudha historike për Haxhiademin: nga miti grek ai hidhet në lamën historike e kërkon në mes sa e save të gjejë nji fytyrë o ma mirë me thanë nji person qe lidhet ngusht pak a shumë edhe me historinë tonë të vjetër. Asht pra nji dram thellësisht psikologjik. Në tragjedinë Pirruas që ka pra një subjekt të nxjerrun nga historija kombëtare shqiptare tregohen intrigat e oborreve të mbretënve të dikurshëm t'Epirit, Neoptolemit dhe Piros, që përfundon me vrasjen tragjike të të parit.” -Jup Kastrati, 1944
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Farsë ose satirë, pjesa e Jean-Paul Sartre-it është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga FAQJA E PARE e gazetës.”Kjo batutë i jep tonin pjesës Nekrassov. Ky është “toni i madh” i teatrit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Prej kësaj koke, ku vendosën mollën, Liri e re më e mirë do të blerojë. E vjetra shembet, kohët po ndyshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash. Atdheut besnik, shiko t’i rrish pranë, E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; kjo është e forta rrënjë e forcës sate. Atje në vend të huaj, qëndron vetëm, si i dobëti kallam që thyen shqota.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libri më i fundit nga autori i mirënjohur Pëllumb Kulla ofron dy libra brenda njërit. Nga njëra anë është komedia “Ëndrra ime Rina”, një romancë bashkëkohore dhe nga ana tjetër drama Duart dhe Thikat dhe disa tregime të autorit.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qënë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore Symbol. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008. Deri tani ka botuar këto vepra: - Zomb (poezi, 2009) - Historia e një koleksionisti të syve (drama, 2010) - Parabola postmodernë (studim, 2010) - Paradigma e Proteut(studim, 2012) - Ulurima e Ujkut (roman, 2013) - Zazen(roman, 2014) - Koferi i Konices (ese, 2016) - Hamleti simbas Horacit (dramë, 2017) - Skenderbeu: Manuskripti i Marlout (dramë, 2018). Krijimtaria e Apollonit është përkthyer në disa gjuhë dhe është shpërblyer me disa çmime kombëtare, si: Libri më i mirë poetik i vitit 2009 dhe Libri më i mirë kritik i vitit 2012 nga Ministria e Kulturës (Kosovë), Romani më i mirë i vitit 2013 (çmimi "Rexhai Surroi") dhe Drama më e mirë e vitit 2016 nga Teatri Kombetar i Kosovës. Shtëpia Botuese OM (Tiranë dhe Prishtinë) ka ekskluzivitetin e botimit të të gjitha veprave të Apollonit.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
William Butler Yeats (1865 - 1939), është bindshëm poeti më i madh i shekullit XX. Ai kaloi një jetë jashtëzakonisht të pasur e produktive; është themeluesi dhe fari i Ringjalljes Letrare Irlandeze dhe të teatrit Abbey,Teatrit Kombetar të Irlandës; patriot, Shkrimet e të cilit frymëzuan intensivisht betejën e Irlandës për vetvendosje politike; ka qenë anëtar i Senatit më 1922 kur Irlanda fitoi lirinë 700 vjet pas administrimit të huaj. Yeatsi ishte dhe folklorist e mitolog si dhe gjithë jetën një studiues i misticizmit Oriental e Perëndimor. Tek ai përmblidhet aktiviteti i njeriu poet,dramaturgut,njeriut të teatrit dhe aktivistit kulturor -fragment nga Hyrja Dr.James W. Flannery William Butler Yeats është poeti më i madh i gjuhës angleze te shekullit XX. -Derek Walcott
Price: 650 Lekë
titleToAlt
"Ajo të varroset bri Antonit të saj! S'do të ketë varr mbi tokë me një çift Kaq famëmadh! Por ngjarje të mëdha Si kjo trondisin dhe fajtorët. Fati I tyre është po aq për t'u dhimbsur Sa dhe lavdi' e tyre që të bën Të qash". -W. Shakespeare, “Antoni dhe Kleopatra”
Price: 450 Lekë
titleToAlt
Drama “Ëndrra e Ismail Qemalit”, e shkruar nga Bashkim Kozeli.Një rrëfim dramatiko-poetik i Ismail Qemalit dhe disa vegime takimesh të rëndësishme të tij; në rrugëtimin e vështirë për realizimin e një ëndrre të madhe. Rrëfimi i viteve 1917-1918, përpara dy gazetarëve të huaj, gërshetuar me ndryshimin e këndvështrimit të tij rreth platformës për realizimin e qëllimit: shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë. Në vepër parakalojnë dhe personazhe që e adhurojnë dhe një grup tjetër që duan ta pengojnë apo edhe më keq: t’i marrin jetën…Në fund, plaku i urtë, me shumë modesti e fisnikëri, e mbyll me përshkrimin e ditëve të fundit të nëntorit 1912, rrëfimin dhe na jep mesazhin, se ky vend do të bëhet e do të rrojë po qe se ata burra që do ta drejtojnë, do ta duan atdheun më shumë se veten…
Price: 400 Lekë
titleToAlt
“Dramatika” e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me dy vëllime është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e dytë janë përfshirë: "Shqyptarja e gjyqtetnueme", "Barit e Betlemit", "Shna Ndou i Padues", "Ngadhnia e fesë e virtyteve permi idhujtri e vese", "Blegtorët e Betlehemit" dhe "Hajria".
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Dramatika” e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me dy vëllime është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e parë janë përfshirë: "Juda Makabe", "Shqyptari i gjytetnuem", "Sh. Luigj Gonzaga", "Sh'Françesku i Asizit", "Odisea", dhe "Ifigenija n'Aulli".
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Dramatika e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e parë janë përfshirë: "Juda Makabe", "Shqyptari i gjytetnuem", "Sh. Luigj Gonzaga", "Sh'Françesku i Asizit", "Odisea", dhe "Ifigenija n'Aulli".
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një dramë ku personazhet janë: Tefik Rizai(tregtar), Zehraja( e shoqja), Gjyshja(e ëma e Tefikut), Haliti dhe Selimi(të bijët), Selimi, Nafija(e shoqja e Selimit), Tushja(shërbëtore tiranase), Thanasi dhe Sotiri( fqinjë të Tefikut) dhe Liria(një partizane). Skenat zhvillohen në Tiranë, në darkën e çlirimit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Pierre Corneille ishte shkrimtar dhe dramaturg francez, një nga tre më të mëdhenjtë e shekullit të shtatëmbëdhjetë, së bashku me Molierin dhe Rasinin. I lindur në Rouen nga një familje e pasur, në rini studioi në shkollën jezuite të Rouen. U diplomua në drejtësi dhe u bë avokat i Parlamentit të Rouenit, por karakteri i tij i ndrojtur e bën atë të preferojë letërsinë dhe teatrin. Fillimet e karrierës karakterizohen nga një impenjim ekskluziv në komedi. Në vitin 1629 shkruan dramën e tij të parë "Melite", që shfaqet me sukses në Paris. Sezoni 1634-1635 shënon një ndryshim të madh në teatrin francez, me shfaqjen e ,”Sophonisbe” nga Jean Mairet, që korr një sukses triumfues dhe lançon zhanrin e tragjedisë në skenën franceze. "Sidi", shfaqur në fillim të vitit 1637, ende konsiderohet si kryevepra e Kornejit, e konsakron dramaturgun më të madh të teatrit të kohës, prestigj që do të zgjasë, deri më 1670, vit në të cilin fillon ngjitja e Rasinit. Mbreti Luigji XIII i dha Korneijt titullin fisnik. Në vitet në vazhdim ai shkruan pa pushim drama, komedi dhe tragjedi të suksesshme. Në zhanrin tragjik përmendim "Horasin", frymëzuar nga historia romake (1640), "Sina"-n (1641) dhe "Poliuto" (1642) që së bashku me "Sid"-in formojnë një lloj “tetralogjie” ku ekzaltohet vullneti, i mishëruar nga heroi i cili nuk zmbrapset para sakrificave. Përmendim gjithashtu komedinë e tij më të mirë', "Gënjeshtari", dhe tragjeditë "Rodogyna"dhe "Nikomedi". Në vitin 1640 ai martohet dhe vendoset në Rouenin e tij të lindjes. Karriera e tij si një dramaturgut ndërkohë e vazhdon dhe në vitin 1647, ai u pranua në Akademinë Franceze. Pleqëria e tij është e trishtë e bile ndodhet edhe në vështirësi ekonomike. Vdes në Paris më 1 tetor 1684.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Molier (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673. Molier ështe një nga figurat më të ndritura të letërsise botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin "shekull të artë" të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan "Teatri mbretëror", pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Molier (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673. Molier ështe një nga figurat më të ndritura të letërsise botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin "shekull të artë" të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan "Teatri mbretëror", pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania